10 ton drogë në Vlorë!

October 5, 2016 10:39

10 ton drogë në Vlorë!

Një sasi shumë e madhe marijuane është sekuestruar gjatë një operacioni në qytetin e Vlorës.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur  se sasia e sekuestruar arrin në mbi 10 tonë drogë. 

Në kërkim është dhe një punonjës policie për të cilin është firmosur masë arresti në mungesë.

Operacioni u krye midis  midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë ku janë konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Te arrestuarit
1- Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë.
2- Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.
3- Klajdi Imeri, 21 vjeç, banuese në Vlorë.
4- Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
5- Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.
6- Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri dhe fishekë.

Po sot një gomone me 750 kg marijuanë e nisur po nga Vlora është ndaluar nga autoritetet italiane.

Ato e kanë pikasur gomonen në kanalin e Otrantos.

Pas një operacioni për disa orë, mjeti lundrues është bllokuar dhe në pranga kanë përfunduar tre shtetas shqiptarë me iniciale V. L vjec 49, V. N. Vjec 30 dhe A. L. 49 vjeç.

Droga nëse hidhej në treg kapte vlerën e 7 milionë eurove.

 

October 5, 2016 10:39
Komento

4 Komente

  1. Darius October 5, 13:23

    hahahahahaha shkuan Taksidaret e Shtetit.
    Po sic duket hashashin e gjeten ne shpelle,ose Taksidaret e Ripjelljes e lane me e mbjell,me e rrit,dhe……e moren vicin e majmur…..hahahahag
    a ju q…fsha mu ne shtetin tuaj,shtet legen.

    Reply to this comment
  2. Arben October 5, 16:14

    DUHET TE JETE NGA AI QE KA MBETUR NGA KOHA E SALIUT.

    HAHHAHAHHAHAHAHAHHAHA

    Reply to this comment
  3. info analitike October 5, 22:08

    Gojet e lika nga brenda policise thone se kjo eshte prone e kushove te Tahorrit. Me siguri nuk ka mundesi se ata jane deli djem e nuk merren me trafik. Atyre vecse u pelqen te bejne ndonje xhiro me motoskaf dhe me makinen e minsitrit sa per hyrje dalje nga kufir ashtu per qejf e sa per engeltisje.

    Reply to this comment
  4. Moloso October 5, 22:10

    Te gjitha emrat jan te shqipfolseve turkoarab.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*