Kapet shqiptari i “1 mijë” identiteteve

January 25, 2018 12:20

Kapet shqiptari i “1 mijë” identiteteve

Një 30-vjeçar, i cilësuar nga mediat italiane si shqiptari i “një mijë identiteteve” është arrestuar nga autoritetet fqinje. Ai rezultonte i dënuar me dy vite burg, por shëtiste i qetë nëpër Graffignanos në Itali.

Sipas Viterbo News24, karabinierët kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, që duhej të shlyente dy vite burg për vepra penale të kryera më parë.

Nga hetimet e karabinierëve rezultoi se i arrestuari në të kaluarën kishte përdorur identitete të shumta dhe me këto identitete të rreme u kërkua të arrestohej për emigrim të jashtëligjshëm duke qenë se ishte përzënë nga prefektura e Pescar-ës në vitin 2015.

Në fund të procedurave, shqiptari i arrestuar u vendos nën arrest shtëpiak për kryerjen e veprave penale të dyfishta.

January 25, 2018 12:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*