Kapet shqiptari me 4 emra, i dënuar me 19 vjet burg për vrasje në Itali

July 20, 2017 13:56

Kapet shqiptari me 4 emra, i dënuar me 19 vjet burg për vrasje në Itali

 

Një 44-vjeçar i dënuar me 19 vjet e 7 muaj burg është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet për vrasje me dashje.

I arrestuari ishte shpallur në kërkim dhe mbante katër emra.

Sektori për Hetimin e  Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë një pune intensive 1 mujore dhe të mirëorganizuar, në bashkëpunim  me Forcat Speciale Renea bënë kapjen dhe ndalimin e  shtetasit në kërkim ndërkombëtar Astrit Sufali alias,  Adriano Sufali alias, Arben Zaim alias,  Josko Rançiç, 44 vjeç, banues në Peqin.

Policia sqaron se: “Kapja dhe ndalimi i tij u bë  pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane  të drejtësisë, mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj  burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga nenet 575, 582, 583 dhe 585 të Kodit Penal Italian.

Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin italian.

July 20, 2017 13:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim