Kapet shqiptari në SHBA, u arratis për t’i shpëtuar dëbimit

May 25, 2018 22:46

Kapet shqiptari në SHBA, u arratis për t’i shpëtuar dëbimit

 

Një shqiptar është kapur nga autoritetet amerikane në një tren disa ditë pasi kishte arritur të arratisej nga një anije, sipas autoritetit amerikan të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit.

Agjentët kishin njoftuar në New Orleans se Gentian Kurdina, 23 vjeç, ishte arratisur nga trageti pasi pritej të dëbohej nga SHBA-të.

Ai u arrestua në një tren në Atlanta që pritej të nisej drejt qytetit të Nju Jorkut. Sipas autoriteteve, Kurdina ndodhet në paraburgim në pritje të lëvizjes së tij jashtë SHBA-ve.

Ndërkohë drejtori i zyrës operacionale në New Orleans shprehet për mediat se ky është vetëm rasti i fundit në të cilën agjentët e tij punojnë fort për të ruajtur çdo ditë kufijtë dhe për të mbajtur të sigurtë kombin.

Pak ditë më parë, mediat ndërkombëtare trajtuan rastin e një tjetër shqiptareje, e cila u deportua në Shqipëri edhe pse kishte vite që jetonte në SHBA.

Çile Precetaj kishte krijuar familje në Amerikë, ku ishte martuar me një shqiptar me dokumente të rregullta dhe kishin bërë tre fëmijë, por nuk arriti kurrë që të pajisej me vizë qëndrimi.

a.s/dita

May 25, 2018 22:46
Komento

1 Koment

  1. Shqiptar Vendi May 26, 12:46

    aleatja e malokeve ,ose me sakte padronet e malokerise.Amerika na mbron ciliminjte na ushqen ,na shton bagetin..si sali protopapa me shoke .Amerika bllokon ka kaq vite anetaresimin e shqiperise ne eu edhe nga ana tjeter i perndjek shqiptaret me gjueti shtrigash.Ka ngritur nje rrjet te tere poshteranesh ketu ne shqiperi qe llapin neper tv e gazeta per mbrojtjen amerikane etj etj qen qe lehin me porosi.Po ku kane maloket nder edhe ndjesi atdhetare ,fise sllavo turkmene me daulle e zurna lahuta e cifteli nga kaukazi qe nuk u ndjen kurre ne toke te vet.E shesin sapo kane mundesi kete vend.Amerika hasmi i shqiptareve.Ja te fillojne tashi keta idiotet maloke qe vetquhen gazetar te shajne pak turqine apo komunizmin etj etj se ata jaje me tru te programuar .Akoma si kane bere nderrim programit te para 300 vjeteve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*