Kapitullim ose çlirim?

August 21, 2018 19:33

Kapitullim ose çlirim?

 

Max von der Grün (Maks von der Gryn)

Edhe për hir të miqësisë që pata nderin ta kisha, dhe përkrahjes që më ofroi, kur ia pata kërkuar, po prezantoj këtë Shkrimtar të shquar dhe humanist. Herën e parë, në vitin 1979, e luta të angazhohej për lirimin e Adem Demaçit. Kërkoi t’i ofroja material të shkruar për biografi e tij. Me ndihmën e një Mikeshe gjermane përgatita një broshurë modeste, duke e cila përmbante edhe një fragment nga romani “Gjarpit e gjakut” dhe pasqyrë të tregimeve të tij, që i gjeta në Bibliotekën Institutit për Europë Juglindore në në Ruhr-Universität Bochum, ku ishte i angazhuar albanologu kroato-gjerman Dr. Lazar Dodiq. Angazhimi i Maks von der Gryn pat ndikuar që udhëheqja e PEN-Club qendror në Holandë, ta “adaptonte” AD si shkrimtar të burgosur për bindje politike dhe t’i caktonte një ndihmo modeste mujore, aq sa patën miratuar institucionet jugo-sllave. Ia dërgonte në burg në Gospiq, përmes transferit zyrtar. Por, pas disa vitesh drejtoria e atij burgu i kthen ato ndihma në PEN-Club, duke refuzuar t’ia dorëzonte AD…
Gjatë viteve të 90-ta ishin për vizitë në Gjermani Milazim Krasniqi, atëherë sekretar i Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës, me Basri Qapriqi, kryetar i PEN-Klubit të Kosovës. E luta Maks von der Gryn t’u aranzhonte takime me PEN-Klubin gjerman. Por, ai u përgjigj: “Le të na shkruajnë çfarë kërkojnë nga kolegët gjermanë, sepse takimet me shkrimtarë të ish-shteteve socialiste nuk po i pëlqejmë, kryesisht për shkak se po na mbajnë ligjërata për demokracinë…” (parafrazim) Këto ua pata thënë Milazimit e Basriut, duke u propozuar që të shkruanin, duke u thirr në udhëzimin e Maks von der Gryn…

Biografi telegrafike:

• 1926, 25 maj, i lindur në Bayreuth (Bajrojt), Gjermani Jugore.

  • 1933-1941 shkollimin fillore në Paulusbrunn dhe Shoenvald.
    • 1941-1943 shkollë zanati, për shkak se pushteti fashist nuk e lejoi në gjimnaz.
  • 1943-1944 në shërbim obligativ ushtarak.
  • 1944 rob lufte i Ushtrisë Amerikane.
  • 1944-1946 rob lufte në Amerikë Louzian, Tksas), në punë të detyruar në plantazha pambuku dhe panxharsheqeri.
  • 1946 Lirimi nga rob lufte dhe kthimi në Gjermani (Mitterteich).
  • 1946-1959 punë të ndryshme fizike, edhe si minator qymyri, për mbijetesë.
    • 1959 Njohje me drejtorin e bibliotekës në Dortmund, pasi ia ofron disa manuskripte me tregime letrare.
  • 1962 i publikohet romani i parë „Männer in zweifacher Nacht“ (Burra në natë të dyfishtë), i cili i hap portën për shkrimtar.
  • 1963 romani i dytë „Irrlicht und Feuer“ (dritë irrituese dhe zjarr), e afirmoi si shkrimtar.
    • Aty e tutje shkruan 7 romane,
    • 12 përmbledhje me tregime,
    • tre libra për fëmijë,
    • 5 përmbledhje të rrëfimeve autobigrafike dhe
    • mbi 14 skenare për reportazha, drama e filma televiziv.
    • Libreton për operën „Brot und Spiele“ (bukë dhe lojëra).
    • Dy drama dhe dhjetëra punime për radioemisione.

 

  • Ka marrë 11 çmime për krijimtari letrare dhe 4 nderime.

    • Mbase doli në pah në këtë paraqitje telegrafike, se Shkrimtari Maks von der Gryn nuk ka frekuentuar asnjë fakultet e shkollë të lartë, pos shkollim fillor (8-vjeçar) dhe zanatit (3-vjeçar). Deri sa i është mundësuar të rroi nga krijimtaria letrare, në moshë 37-vjeçare, ka ushtruar punë të rënda fizike, deri edhe si minator në miniera të qymyrgurit, deri në horizontin e 5-të…

 

2005, 7 prill, vdes në Dortmund./ Përgatiti Ibrahim Kelmendi

Në vazhdim, një ese politik:

***


Kapitullim ose çlirim?

Nga Max von der Grün (Maks von der Gryn)

Për një pjesë të popullatës sonë 8 maj 1945 konsiderohet si data e kapitulimit pa kushte, për të tjerët ajo është dita e çlirimit nga fashizmi. Unë jam njëri prej atyre që e shohin çlirimin e tyre në kapitulim. Sa shpesh m’është kujtua në vitet e fundit vjersha e Erich Kästner, e vjershëruar pas Luftës së Parë Botërore: Nëse do ta kishim fituar luftën… Nëse do ta kishim fituar atë, unë do të isha sot ndoshta oficer pushtues në Moskë apo Paris, ose nuk është më i gjallë. Por faleminderit zotit…, nuk e kemi fituar. Unë fillova shkollimin në vitin 1933, unë mësova dhe u edukova në shtetin fashist por herët mprefa vështrimi për mjedisin, për shoqërinë në të cilën unë u ngrita, sidomos pas vitit 1938, kur babai im përfundoi në kampin e përqendrimit.

Unë nuk po mund të kuptoj, si është e mundur që në vitin 1975, të cilin po e jetojmë, në Republikën Federale të Gjermanisë më shumo kujtohet shkrimtari Thomas Mann, së sa përvjetori i çlirimit nga fashizmi. Fashizmi është baraz me vrasjen masive.

Në RDGJ (Gjermaninë Lindore), Shoqata e tregtuesve të librit ka publikuar një listë të librave, që të gjithë do të duhej t’i kenë lexuar, ose t’i lexojnë në të ardhmen e afërt, që të kuptojmë se sistemi barbar, i cili dymbëdhjetë vjet Evropën dhe botën e mbajti në ankth, me 30 deri 40 milionë viktima.

Ne duhet të jemi të qartë në lidhje me faktin se ne nuk mund të harrojmë të kaluarën tonë, siç ka thënë ish-kancelari Erhard, duke konstatuar se periudha e pasluftës ka përfunduar. Kjo politikisht thjesht është marrëzi, sepse ne gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm për të kaluarën tonë, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, pavarësisht nëse ne jemi krenar për të apo vij turp, sipas porosisë së George Santayana, që mund t’i lexojmë në muzeun e Dachau’t: “Ai që nuk e kujton të kaluarën, dënohet për ta përsëritur atë”.

Disa njerëz në këtë vend sillen sikur nuk e kishim asnjëherë këtë të kaluar, apo sikur është histori horror, e sajuar nga fitimtarët e 1945-tës, siç spekulonin edhe grupet anarkiste – të tilla si rrëmbyesit fundit të Lorenz’it në Berlin – që joshnin fashizmin me veprimet e tyre krejtësisht jo-politike, që të rikthehet në vendin tonë. Ne gjithashtu mund të mësojmë, se si disa politikanë taktizojnë, që zhurmojnë për rrezikim të sigurisë se brendshme në vendin tonë, duke fshehur në këtë mënyrë qëllimisht përvojën e të kaluarës sonë. Për këta mjafton të citojmë William Faulkner: “E kaluara nuk është vdekur, ajo ende nuk ka kaluar.” Jo për Strauss’in, jo për Dregger’in dhe si-mendësuesëve të tyre? Sigurisht, Auschwitz’i nuk do të përsëritet, fashizmi ka shumë fytyra, dhe fashistët si të tillë, sot është e vështirë t’i identifikosh, nuk është aq e lehtë si përpara, kur ata veshur emblemat e tyre dhe paraqitnin hapur pikëpamjen e tyre, por thirrja për dënimi me vdekje, nga kokë-prerësit e Bavarisë, duhet të na shqetësojë më shiumë se sa vetëm të përhumbim në mendime.

Për një sasi të madhe të prozës që kam shkruar në muajt e fundit, dhe sidomos pas një qëndrimi në Izrael, kam lexuar përsëri këtë libër të mirë dhe të tmerrshme, nga Jean-Francois Steiner: “Treblinka – revolta e një kampi shfarosës.”

Ky libër në Gjermani, si unë mbaj mend, përhumbi në botën letrare, qysh kur ajo u botua në vitin 1966 nga Stalling Verlag (botues). Ndërsa në Angli, Francë dhe Itali, ishte një sukses i madh. Gjermanët kishin shqetësime të tjera, ata kanë shqetësime tjera gjithmonë kur është fjala për historinë që nuk përmban kapitull të lavdishëm. Steiner në librin e tij, i cili është më shumë roman se sa dokumentacion, përshkruan  strukturën, funksionimin, operacionin, rënien, dhe se fundmi revoltën, e njëmijë të burgosurve të mbijetuar. Romani bazohet në dokumenta dhe deklarata të pak vetave, që shpëtuan nga ferri nazist. Këta ishin vetëm një pakicë çifutësh. Por ata ishin të mjaftueshëm, dhe ky ishte qëllimi i revoltës, për t’u treguar brezave të ardhshëm se çfarë kishte ndodhur atje. Nuk mund t’i shpreh me fjalët e mia këto mizori, përbuzje për jetën, sadizmin dhe torturat. Gjatë leximit kam menduar, çfarë janë librat e z. De Sade për historitë e fëmijëve, në krahasim me këtë roman.

Në librin e Steiner është një pjesë tepër e tmerrshme. Ajo do të duhej të lexohet në shkollat ​​e larta, për ta bërë të qartë se çfarë kapitulli barbar përmban historia jonë, por që nuk po ofrohet për ta mësuar në shkolla. (…)

Treblinka, që dha urdhër për gati një milion hebrenj të gazifikuar dhe groposur, të nxjerren dhe pastaj të digjen, për të mos lënë asnjë dëshmi për Ushtrinë e Kuqe, e cila po vinte, për ekzistencën e një kampi të shfarosjes. Hiri i kufomave të djegur duhej të shpërndahej. Kjo nuk ishte aq e lehtë atëherë, meqë furrat e gazit për djegien e masave të tilla të njerëzve nuk ekzistonin, benzini që pakësuar dhe ishte i paefektshëm. Tekniku i vdekjes, Herbert Floß, këmbëngulte, se kufomat duhej të nxjerreshin për t’u djegur, që brenda afatit një milion kufoma të mund të shndërroheshin në pluhur. Pas pak ditëve dhe netëve të testeve praktike ai kishte gjetur zgjidhjen: kufomat ishin bërë pirg mbi hekurishte të ndryshkura, kështu që ato shkatërruan veten e tyre me pak karburant djegës. Po citoj fjalo për fjaë: “…të nesërmen Herbert Floß bëri të njohur sekretin e tij: përbërjen dhe formën e pirgut të kufomave. Siç shpjegonte ai, jo të gjitha kufomat digjeshin njësoj. Kishte kufoma të mira dhe të këqija, rezistente dhe shumë të ndezshme. Arti i punës është që të përdoren kufomat e mira për t’i djegur të këqijat. Sipas hulumtimit të tij, kufomat e vjetra digjeshin më mirë se sa të rejat, të trashat më të mirë se sa të hajthmet, gratë më mirë se burrat, ndërsa kufomat e fëmijëve digjeshin më keq se të femrave, por më mirë se të burrave. Nga kjo rezultoi se kufomat e vjetra të grave të dhjamosura ishin kufomat më ideale… gjithmonë jepnin flakë më të lartë lartë dhe pikonin dhjamë në kufoma më pak të djegshme… Të gjithëve po u hubte durimi, gjermanëve nga kurreshtja dhe pritja, të burgosurëve nga indinjata dhe tmerri… Herbert Floß pa se ishte zgjidhje e mirë, ai fërkoi duart e tij dhe bërtiti: e përkryer, e përkryer!… një spektakël ferri, Herbert Floß ngazëllonte. Flaka e pirgut të kufomave ishte ngjarja më e bukur e jetës së tij.” Dhe ky sistem duhej të praktikohej më intensitet të shtuar. Më duhet të pranoj se asnjë pasazh nga ndonjë libër mbi Rajhun e Tretë nuk më ka trondit kaq shumë, se sa këto mizori të këtij libri të Steiner’it, të cilën në ketë vend duhej të bëhej lektyrë e detyrueshme për t’u lexuar, sidomos nga brezi i ri në rritje, që të informohen për historinë e etërve të tyre. Këtë libror ia pata dhuruar para një viti vajzës time për ta lexuar. Pas disa javësh ajo ma ktheu librin, me shpjegimin se i ka marrë shumë kohë për ta lexuar, ngase i ishte dashur të qante shumo dhe nuk e vazhdonte dot leximin, ndonjëherë edhe kishte vjellur. Dhe ajo më pat thënë: E tmerrshme, si mund që njerëzit të jenë përbindësh të tillë.

Megjithatë, e tmerrshme si rrjedh historia! Në Tel Aviv, një student më akuzoi për antisemitizëm vetëm sepse unë guxova të thosha në një diskutim, se Izraeli duhet tani të bëjë paqe me arabët, sepse koha po punon kundër Izraelit. Por ai besonte, dhe jo vetëm ai, paqja me arabët nuk do të ketë, derisa arabët nuk u mposhtën përsëri edhe nga një luftë, kështu që ata kurrë më të mos mund të rrebeloheshin.

Ende më ushtojnë fjalët e Hitlerit në veshin tim, në vitin 1941 pat bërtitur: “… dhe kundërshtari kurrë nuk do të ngritet më…” (Ai e mendonte Bashkimin Sovjetik.)

Nëse diskutimi për sigurinë e brendshme të shtetit tonë është duke gumzhi këto ditë, atëherë në sfond të këtij diskutimi – së paku nga disa politikanë të CDU / CSU – është kërkesa për të shkatërruar kundërshtarin politik. Por nazistët ishin në gjendje ta bënin këtë në përsosmëri, përmes sloganit: Nëse nuk dëshiron të jesh vëllai im, atëherë unë do ta thyej kafkën. Nga dënimi me vdekje në shtetin policor është vetëm një hap.

Kam frikë nga njerëz të tillë si këta kokë-prerës, nëse ndonjëherë do të bëheshin ministër i brendshëm në këtë vend. Ata ngriten brenda natës në ministër policie. Dhe në lokalin tim pata dëgjuar në ditët e rrëmbimit Lorenz’it: Hitleri do të kishte vepruar shumë më ndryshe.

Është për t’u çmendur. Rend për shumë njerëz do të thotë paqe e varrezave, sepse vetëm kur popullit t’i vihen prangat, kundërshtarët politik të përfundojnë prapa grilave, ose nën gijotinë, do sigurohet qetësia dhe rendi – dhe ata gjithmonë e kuptojnë qetësin si nënshtrim.

A nuk mund të mësojmë ndonjë gjë në këtë vend nga e kaluara e afërt? Ndoshta jo, sepse dëshirohet të harrohet historia, që shumë lehtë të thuhet: ne nuk kishim të bënim fare me të, ishin të tjerët. Natyrisht, gjithmonë do të ishin të tjerët. Ashtu si në tallje më tingëllojë fjalët e qytetarëve të papërshtatshëm, si blasfemuese fjalët që flasin për barazi para ligjit, nëse praktikohet gjueti shtrigash dhe survejim në Baden Wuerttemberg, ku të ashtuquajturit armiq të kushtetutës përjashtohen nga shërbimi publik. Këtu është për t’u bërë pyetja: Kush është në të vërtetë armik i Kushtetutës, kandidati ose ministri i punëve të brendshme në Shtutgart, i cili ka kohë që ka fol, në një intervistë televizive, për konceptin e tifozëve fanatikë. Ai ishte vetëm një bashkëveprues në Rajhun e Tretë, ndërsa qytetarët kritikues në këtë vend na qenkëshin armiq të kushtetutës, gjithmonë në përputhje me moton: unë jam shteti.

Në vendin tonë ka ende – përsëri – politikanë që kundërshtojnë diktaturën, sepse nuk është diktaturë që e ushtrojnë ata vet.

Në gjuhën e tyre ne do t’i njohim ata, kur do të deklamojnë fjalimet zyrtare në 30 vjetorin e përfundimit të luftës, nëse do të thonë: kapitulim – ose çlirim. Pastaj do ta dimë, çfarë mendësie kanë.

Kush nuk e kujton të kaluarën, është i dënuar ta përjeton ate edhe njëherë.

(1975)

August 21, 2018 19:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*