Ferra e vogël “Merhaba” fsheh “lepurin” e madh?

February 24, 2016 12:48

Ferra e vogël “Merhaba” fsheh “lepurin” e madh?

Policia shqiptare kësaj radhe u tregua partnere e denjë e kolegëve perëndimorë. Nëpërmjet Operacionit “Eklips” në portin e Durrësit u sekuestruan rreth 11 tonë cigare (550 000 paketa) të markës “Merhaba”, në kamionin me targë : AA 679 KU dhe trajleri TR 0349 R. Në pranga ranë edhe 3 kontrabandistë: Irfan Ahmeti, shtetas maqedonas, por shqiptar etnik, Gjyljen Sami shtetase turke, por me rezidencë në FYROM dhe tiranasi Ilir Dengu. Kapja e një sasie të tillë cigaresh kontrabandë me destinacion zyrtar Italinë, por që ka dyshime të arsyeshme se destinacioni real ishte një vend në Afrikën e Veriut, është padyshim një sukses i policisë shqiptare. Suksesi është i veçantë jo për shkak të sasisë relativisht të madhe, të cigareve të kapura, por se policia shqiptare kësaj radhe nuk e dekonspiroi informacionin e ardhur nga një vend aleat dhe mik i Shqipërisë.

Ferra e vogël “Merhaba” fsheh “lepurin” e madh

Cigaret e markës “Merhaba” prodhohen në Mal të Zi nga Kompania “Tobacco Plant AD” Podgorica në zonën e quajtur Donja Gorica, me numër kontakti 00 382 20 243 228. Fabrika malazeze është blerë vetëm 10 ditë më parë (14 shkurt 2016) nga kompania BMJ Industries e inkorporuar në Zonën e lirë fiskale të Ras-Al-Khajmah të Emiraeve të Bashkuara Arabe. Për më shumë mund të konsultohet linku: http://www.gov.me/en/News/157628/Agreements-on-recapitalisation-and-management-of-New-Tobacco-Plant-AD-Podgorica-signed-with.htm. Në Emiratet e Bashkuara Arabe kompania BMJ Industries është në pronësi të një kompanie guackë (shell company) të quajtur Leyland të regjistruar në Liberty FZE Hamra Ras-Al-Khajmah, me numër regjistrimi RAKIA51-FZ3 11092282. Si bosët e kësaj kompanie në EBA janë zotërinjtë Fadil Younis (palestinez), Ali Syed dhe Ranu Ziad. Partneri i tyre zyrtar në Mal të Zi është Zoran Djurkovic, por besohet se partneri i tyre real është një farë Aco me mbështetje dhe lidhje të forta familjare me politikën malazeze. “Tabaco Plant AD” për të eksportuar cigaret e prodhuara në fabrikën e saj (markat Golden Port, Merhaba, Double Gold, markën e falsifikuar Partner si edhe prodhon të falsifikuar një markë të famshme e të vjetër cigaresh të një vendi të Afrikës së Veriut) përgjithësisht përdor Portin e Tivarit, por Shqipëria ka filluar të përdoret si rrugë alternative eksporti për shkak të lidhjeve të vazhdueshme të Shqipërisë me anije tip “general cargo” me portet e një vendi në Afrikën e Veriut.

FYROM Connection

Kompania prodhuese e cigareve “Merhaba” ka edhe një degë të saj në Maqedoni, të bazuar në ish ndërmarrjen e kohës së Titos “Tutunski Kombinat AD” Prilep.Personi zyrtar i kontaktit i Merhabasë maqedonase është Viktor Mitrevski me numër kontakti 00 389 2 244 2971, ndërsa bosi real i Merhabasë maqedonase është Sasha Banjkanski. Zakonisht shitjet e Merhabasë maqedonase bëhen më parti minimale prej 225 000 paketash d.m.th. 450 bokseose 4,5 ton.

Nga prilli i vitit 2015 kompania Merhaba ka regjistruar legalisht markat e saja edhe në Poloni. Kolegët investigativëpolakë prej javësh po investigojnë me sukses veprimtarinë e kësaj kompanie në territorin polak.

Tirana Connection

Kompania “Merhaba” është e regjistruar në Tiranë. Kjo komani është e regjistruar ligjërisht në QKR, madje ka regjistruar në Buletinin e pronësisë intelektuale edhe markën e cigareve të saja si “Marhaban Silver” për ta mbrojtur nga pirateria. Kompania quhet “Merhaba International Trade” në pronësi të z. Skënder Dedja me adresë Rruga Ismail Qemali, Njësia bashkiake Nr. 5 Pallati Fratari me numër kontakti: 04 223 0482 dhe 066 70 808 33. Numri i saj i NIUS-it (ish NIPTI) është L42424006P. Kjo kompani e themeluar në vitin 2014 sipas deklarimit në organet tatimore shqiptare nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet, por ka paguar rregullisht detyrimet fiskale sipas legjislacionit shqiptar, madje në vitin 2014 ka regjistruar në bilanc humbje neto: 9341 lekë.

Tashmë është provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se cigarete e prodhuara në Mal të Zi përfundojnë të shitura kontrabandë ndër të tjera në vende të ndryshme të Afrikës së Veriut, pjesa e quajtur si Zona Sahel, në shtete të tilla si Libia (!), Mali, Burkina Fasso (ish Upper Volta), Niger etj. Një pjesë e mirë e të ardhurave nga këto shitje përfundojnë në kasat e francajzit libian të Kalifatit Islamik të ngulur në zonën e Sirtes në Libi. Në tërë këtë histori kontrabande cigaresh mbetet po ashtu i paqartë fakti pse oficerët e Mukhabaratit egjiptian kanë ndërhyrë prënë oficerëve të doganës në zonën fiskale të Port Said it, me qëllim që këta të fundit të mos pengojnë kontejnerët me cigare te markave “Merhaba,” “Partner” (false) dhe të një marke egjiptiane po ashtu të prodhuar false në Mal të Zi, për të hyrë kontrabandë nëpërmjet territorit fiskal egjiptian.

Pikërisht kapja e kësaj sasie cigaresh nuk është thjesht një dorë parash në buxhetin e shtetit shqiptar, por një kontribut i vyer i policisë shqiptare në luftën antiterror. Mbetet për tu parë se kush është ekujvalenti i Aco-s së Malit të Zi në Shqipëri. Kuptohet një operacion i tillë kontrbande cigaresh internacional madje interkontinental nuk mund të ishte rezultat i komprometimit me ryshfet të 3-4 doganierëve dhe të 2-3 kapterrëve të policisë në Pikën e kontroll kalimit të kufirit në Bozhaj të Malësisë së Madhe. Njëlloj si në kohën e firmës piramidale të Sudes natyrshëm lind pyetja: Cili është “kompetenti” shqiptar i kësaj kontrabande cigaresh?!

Gjergj Thanasi – DITA

Regjistrimin e kompanisë në QKR e lexoni KETU

 

 

February 24, 2016 12:48
Komento

7 Komente

  1. R. Protector February 24, 14:02

    Ferra Mehraba fsheh jo lepur por derr te math islamik. Fabrika malazeze e cigareve Mehraba qenka blere ne 14 shkurt nga firme nga Emiratet Arabe ( per shen-Valentin atje e per shen-Muxhahedin ketu ). Shkrimi shtjellon vazhdimin dhe ne fund ka vertet esencen. Kush e levron Mehraban arabe neper Shqiperi? Per ta bere te sakte luften antiterror ne ekonomi duhet patjeter dhe te mbyllesh rruget e penetrimit te firmave te dyshimta qe financojne terrorizmin, por duhet mbi te gjitha te hapen mire syte e mos lejohen ketu as muxhahedine, as klandestine, as sorollop tjere si keto se pastaj lufta kunder ketyre ” Mehrabave ” nuk behet dot me ferra neper kembe.

    Reply to this comment
  2. ??? February 24, 14:41

    Bravo Gjergj, keshtu behet gazetari dhe jo me hamendje. Tani investigo kush eshte parneri Shqiptar dhe cfare financon kjo kondrabande.

    Reply to this comment
  3. Mark uk February 24, 14:58

    Pune turqish ne te gjitha drejtimet.

    Reply to this comment
  4. Akili February 24, 16:30

    Shkrim tip konspiracioni demek,si gjithmone prej ketij trapit gazetar.Ky ben sikur i di gjithe gjerat jo ne Shqiperi,por edhe ne bote,dhe i fut ca prralla dhe ca connection,qe katunaret te rrine me goje hap.

    Reply to this comment
  5. Shkerdheni i Saliut February 24, 17:17

    Mark uk Bolja, “kopetenti” ne Shqiperi eshte familja kriminele e Salehit, vazhdojne lidhjet e tij me vendet e ish Jugosllavis, familja e tij ka rrenje te forta me arabet e turqit.

    Reply to this comment
  6. joy February 25, 01:42

    o gazetar me shpjego pak te lutem : si kapja e ketyre cigareve eshte 1 kontribut per buxhetin e shtetit,,,,,,apo shteti do ti shesi prap keto ? mesa di une mallrat kontrabande pasi sekuestrohen prishen ose digjen ,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Behushja February 25, 12:21

      Z. Joy sipas legjislacionit shqiptar mallrat e sekuestruara perfundojne ne rezervat e shtetit. Pas perfundimit te procesit gjyqesor, nese ato kane vlere perdorimi dhe nuk demtojne shendetin e njerezve, te kafsheve ose bimeve ato shiten ne ankand. ne raste te vecanta ato i kalojne pa ankand enteve shteterore, por jo SHA-ve edhe , kur e kane 100% tekapitalit shteteror. Digjen, prishen, varrosen, asgjesohen etj vetem,kur nuk kane vlere perdorimi ose jane te demshmeapo jane ndotese per ambjentin.Psh. nese sekuestrohen pije apo ushqime me permbajtje lendesh te demshme per shendetin ato asgjesohen ne perputhje me legjislacionin perkates per mbrojtjen e ambientit.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*