Kapsi.hal shtrëngohet ca dhe lëshon një… konspiracion

July 15, 2016 19:44

Kapsi.hal shtrëngohet ca dhe lëshon një… konspiracion

 

Gojët e Liga mësuan sot me gaz të math, se media erëmirë kapsi.hal më në fund, pasi u shtrëngua cazë, lëshoi një tjetër vëzhgim të hollë konspirativ, me ca LSI brenda. Ky produkt këshillohet të lexohet me hundë të zëna dhe dritare hapur.

Është fakt tashmë i ditur se kjo media e ternenetit lirohet herë pas here se i bën mirë për shëndenë, mesa duket me porosi të Doktorit.

Lirimi i kësaj radhe zbulon se DITA është e lidhur me “segmente të caktuara” të qeverisë, dhe jo vetëm kaq: DITA i bie ambasadorit amerikan dhe i bën duanë “segmenteve” ndërsa paralelisht i bën hyzmenë LSI-së.

Pse? Sepse publikoi një letër konfidenciale të zotit Lu dërguar zotit Lla të prokurorisë, ku mes rreshtave i kërkoi të mbyllë atë hetimin penal ndaj Bankersit që hodhi në erë ca fshatra. Dhe Lla-ja, pronto!

Shkurt hesapi, shokëni, kapsi.hal është i mendimit që kur të bie në dorë një skandal, duhet të presësh që të piqen kushtet. Edhe pse mund të kalojë aq kohë sa të bëhesh kaps. Por ani burra, thotë kapsi.hal, ja neve s’na ka gjetur gjë, jemi si kokrra e m…ollës!

Gojët e Liga këtu do bëjnë një vëzhgim, patjatër jo aq të hollë e vitaminoz sa të kapsit: Seç kanë diçka të përbashkët themeluesit e kapsit.hal, ndryshe kapsat, me këtë LSI-në që mbron aq shumë Dita.

E përbashkëta është se të dyja fenomenet, njëra politike dhe tjetra m… ediatike, tentojnë që njërën dorë ta kenë në kadaif, tjetrën në bakllava.

LSI-së mirë i shkoi edhe me italianin, edhe me gjermanin, edhe me këta të malit.

Ndërsa themeluesi kaps me një M më pak, bën si mëngjërash, ai me një M më shumë, si mesfushor i djathtë.

Dhe të dy bashkë kanë gjetur m…esin e artë.

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Pra, merreni seriozisht.   

July 15, 2016 19:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*