Karabeci “harron” Partizanin: Kam luajtur më shumë te Tirana

December 4, 2014 23:27

Karabeci “harron” Partizanin: Kam luajtur më shumë te Tirana

Një futbollist i rritur në akademinë e Partizanit kërkon të mposhtë të kuqtë duke mbrojtur fanellën bardheblu. Erando Karabeci lë pas nostalgjinë, dhe si profesionist i vërtetë do të japë maksimumin për suksesin e skuadrës së tij.

26-vjeçari, në prononcimin për shtyp para derbit, nuk e fsheh entuziazmin për rikthimin e tifozëve në stadiumin në një derbi që ofron maksimumin për opinionin sportiv në vend.

“Një derbi me tifozë të të dyja skuadrave është lajmi i bukur në këtë moment. Janë tifozët ata që me koreografinë e tyre e bëjnë edhe më të bukur derbin”, tha Karabeci. Në një stadiumin të mbushur nga të dyja tifozeritë, i vetmi dizavantazh për bardheblutë sipas Karabecit, është terreni i vështirë.

“Partizani ka një mbrojtje mjaft solide, por unë jam i bindur se me grintën që na karakterizon do të fitojmë. Mund të në penalizojë vetëm terreni i vështirë, që ndoshta s’do të na lejojë të dalim në lojën tonë”, theksoi mesfushori. Në fund, Karabeci ka edhe një mesazh për ata tifozë të Partizanit, që nuk e kapërdijnë dot faktin që një lojtar i rritur te të kuqtë, sot mbron ngjyrat e Tiranës.

“Unë kam luajtur 2 vjet te skuadra e parë e Partizanit dhe u jam mirënjohës trajnerëve me të cilët kam punuar, veçanërisht Shpëtim Duros, që më ka dhënë dorën duke më aktivizuar në formacion, por unë kam më shumë vite si bardheblu. Ata tifozë të Partizanit që më shajnë në stadium kur unë vishja fanellën e kuqe nuk ekzistonin fare”, përfundoi Karabeci.

December 4, 2014 23:27
Komento

4 Komente

  1. ben December 5, 11:20

    ik more pleher ti u bere lojtar dhe njeri tek partizani dhe tani na shet dengla ik dhe shiko tullumin qe do te hash te henen

    para legjenda e kuqe

    Reply to this comment
  2. lirmeta December 5, 11:53

    tullumin keto vitet e fundit sikur e ka honger me shume partizoni apo jo ben Ju vazhdoni te enderroni kohen kur partizoni ishte ekipi qe merrte te gjithe lojtaret me te mire dhe ku edhe fale mbeshtetjes se regjimit te kohes ekipet e diktatures pikerisht partizoni mm dhe dinamo mb arriten te fitonin numrin me te madh te titujve ne vend dhe per fat te keq tradita e djelmuria si dhe djepi i futbollit shqiptar i luajtur ne lagjet e varfra e tirones, durrsit, korces, kavajes, shkodres, vlores, beratit, elbasanit e keshtu me radhe u neperkemb nga regjimi komunist. tani kane ndryshuar kohet dhe autentitkja dhe jo fallco dhe e krijuara me dhune si din dhe par do te mbizoteroje. uroj te zhvillohet nje ndeshje e mire pa eksese dhe sharje dhe fitofte tradita qe eshte tirona.

    Reply to this comment
  3. tironsi December 5, 13:27

    o Liro na turperove me komentin tend. E ke treguar veten tamam injorant qe nuk di te shkruash. Me mire vetem lexo, nqs di.
    Fitore Tirona!

    Reply to this comment
  4. lirmeta December 5, 18:23

    O tironco nuk e di sesa tironc dhe sesa vjec je por qe je injorant dhe nuk arrin te kuptosh shkurtimet qe kam perdorur ky nuk eshte faji im. Ti duhet te jesh ndonje adoleshent qe ke nja 3 vjet qe e ndjek tironen nderkohe qe une e kam ndjekur qysh ne kohen e tit dibres, millan bacit cim muces Ner hodjes mirel joses ben minges agustin koles etj. Per kete arsye dhe per nivelin qe ti perfaqeson ne po denohemi per te luajtur pa tifoze. Me gjithe zemer uroj te fitoje tirona ajo qe do c’do tironc I vertete dhe jo tironc I lehte si puna jote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*