Aksidentohen makinat e policisë, plagosen 12 efektivë të Burgjeve

January 24, 2014 09:08

Aksidentohen makinat  e policisë, plagosen 12 efektivë të Burgjeve

Nisen për një operacion kontrolli të befasishëm në qytetin e Vlorës, por aksidentohen në Novoselë pas karambolimit me njëra-tjetrën tre makinat e Drejtorisë së Burgjeve me 12 efektivë. Për pasojë, të 12 policët kanë mbetur të plagosur dhe dy prej tyre më rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në aksin Novoselë-Vlorë. Mësohet se mjetet kanë qenë me shpejtësi, por nuk dihet ende shkaku që shkaktoi karambolin, pasi të tre mjetet u dëmtuan në pjesën e përparme të tyre. Bëhet me dije se mjetet e përplasura janë një fuoristradë dhe dy furgonë. Si pasojë e përplasjes së mjeteve të policisë, kanë mbetur të plagosur 12 efektivë të Policisë së Burgjeve, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës. Mësohet se 11 efektivë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe një tjetër ka fraktura serioze. Momentalisht nuk bëhen të ditur emrat e efektivëve të plagosur, por sipas drejtuesve të spitalit, një orë pas aksidentit është rekomanduar dërgimi me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Gjithashtu Policia e Vlorës ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Ditët e fundit, Drejtoria e Burgjeve ka shtuar kontrollet në burgje dhe paraburgime, ku vetëm tre ditët e fundit janë zbuluar 4 raste me drogë në Durrës, Fushë-Krujë dhe Peqin.

January 24, 2014 09:08
Komento

3 Komente

  1. altin January 24, 11:11

    Aksidenti ndodhi, por ku ishte Saimiri, ministri yne me i suksesshmi.Me siguri ka qene duke dhene ndonje iterviste ne kanalet televizive per rezultatet e punes se policise.Ktheu more ne detyre dhe ndalo krimet qe po ndodhin ne c’do sekonde.

    Reply to this comment
  2. DREAM January 24, 11:44

    Aloooo policiaaaa ????
    Nje polic per …policin doja …eshte …urgjente .

    ahahaahhahahhahahahahhaa
    heqje patente ,gjobe ,dhe 3 muaj burg

    Kujdes njerez me trafikun …..po kalon policia .

    Te shkuara shefave …DIDI do i prese vizitat ? bashke me Tahirin ?

    Reply to this comment
  3. Labi 2 January 24, 11:46

    Po mire diten do punoje Sajmiri,por nuk ka cfare t’ju beje juve sahanlepiresve qe shkoni e vini tritol edhe shtyllave te tensionit.Nuk mund te mendohet c’faj kane ato?
    Juve nuk keni cfare t’i beni gomarit e i bini samarit o te gjore..
    Deri tani nuk ju ka mbetur gje tjeter vec te perserisni 97-en.Po afrojne ditet e hapjes se burgut per Sali horrserbin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*