Karan: Ja e vërteta ime me Tiranën

April 23, 2016 09:15

Karan: Ja e vërteta ime me Tiranën

Mbrojtësi i Tiranës, Dejan Karan, preferoi ekranin e Supersport për të thënë të vërtetën e tij në lidhje me dëmtimin që ka pësuar më shumë se një muaj më parë dhe zërave për një largim të parakohshëm nga bardheblutë. Sipas mbrojtësit serb kontrata me Tiranën vazhdon të jetë në fuqi, pavarësisht raportimeve të fundit në media: “Ju falenderoj që me dhatë mundësinë për të sqaruar historinë time me Tiranën dhe dëmtimin që kam pësuar. Para një muaji u dëmtova në shpinë gjatë stërvitjes dhe gjatë javëve në vazhdim u përpoqa që të riaftësohesha këtu në Shqipëri, por më duhet më shumë kohë për ta kaluar dëmtimin ndaj vendosa që të bisedoj me presidentin dhe me stafin për të rënë dakord që të shkoj në Serbi dhe më pas në Bosnjë ku do t’i nënshtrohem terapisë. Synimi im është që të jem gati për sezonin e ardhshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse do të largohem nga Tirana”.

Praktikisht për 27-vjeçarin, sezoni mund të quhet i mbyllur, ndërsa për kontratën me Tiranën do të bisedojë pas riaftësimit të plotë nga dëmtimi. “Unë kam kontratë me Tiranën deri në fund të sezonit me të drejtën e rinovimit edhe një vit tjetër. Kur të kthehem do të bisedoj me drejtuesit për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe për sezonin e ardhshëm. Besoj se isha i qartë me gjithçka thashë”, deklaroi Karan.

 

 

April 23, 2016 09:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim