Karantina masive nuk mbahet dot për një periudhë të gjatë, flet psikiatri

April 3, 2020 16:45

Karantina masive nuk mbahet dot për një periudhë të gjatë, flet psikiatri

Mërzitje. Zhgënjim. Zemërim. Ankth. Acarim i marrëdhënieve. Më shumë se një miliardë njerëz në mbarë botën po përpiqen të durojnë këto simptoma të ndryshme të vetëizolimit.

Lidhur me këtë situatë ka folur mjeku psikiatër Simon Wessely.

Ai foli për DW nën karantinë të imponuar pasi gruaja e tij u sëmur me COVID-19.

“Është fizikisht e vështirë, është psikologjikisht e vështirë, sepse nuk është izolimi shoqëror mënyra si punojmë ne, si qenie njerëzore. E gjithë rrjedha e jetës bëhet më e vështirë dhe zhgënjyese. Ka dëshmi se njerëzit fillojnë të bëhen dikur të shkujdesur. Unë mendoj se do të zbulojmë se do të jetë e vështirë për shumë njerëz. Do të ketë disa që do të jenë mirë, por po të mos jesh si ne – të kesh një pronë pak a shumë të madhe, të rehatshme – mendoj se do të bëhet gjithnjë e më pak e durueshme me kalimin e javëve”, tha ai.

Më tej ai ka treguar se çfarë do të ndryshojë te njerëzit që izolohen në javët në vazhdim.

“Para së gjithash, në plan afatshkurtër, ne kemi provuar se përshtatemi si specie, shumë shpejt, me realitetet e reja. Qeveria jonë ka qenë mjaft e kujdesshme të sinjalizojë paraprakisht pothuajse të gjitha ndryshimet që janë bërë. Pra, të gjithë i kanë pritur masat – punën nga shtëpia, mbylljen e restoranteve, pastaj ndalimin e plotë.

Kështu që ata na kanë dhënë pak kohë për t’u përgatitur, gjë që mendoj se ka qenë shumë e dobishme. Por, pas një kohe, njerëzve kjo fillon të mos u bëjë më përshtypje, të mos shqetësohen më, ose thjesht thonë: “Nuk më intereson, boll më, thjesht dua vetëm të dal jashtë për të parë njerëz ose për të bërë diçka”.

I pyetur se çfarë do të ndiejnë ata saktësisht çdo ditë, ai tha se nuk ka nevojë të jesh psikiatër për të ditur që emocionet janë mërzitje, zhgënjim, zemërim, nervozizëm, si dhe acarim në marrëdhënie.

“Dhe mos harroni, shumë njerëz tani kanë të bëjnë me fëmijët e tyre, të cilët duhet të ishin në shkollë, por tani nuk janë – një vendim shumë i debatueshëm, me të vërtetë. Kjo ka ndodhur në të gjithë Evropën dhe botën. Mbyllja e shkollave ka shtuar presionet.

Më në fund, dëshira e njeriut për kontakte të vërteta sociale ballë për ballë ose për shumëllojshmëri: njerëzit do të fillojnë t’i japin liri vetes, jo sepse nuk duan të pajtohen, por sepse thjesht do ta quajnë shumë të mundimshme atë që u kërkohet. Kjo do të jetë e ndryshme nga personi në person, dhe natyrisht një numër i madh njerëzish do të binden. Por të tjerët jo”.

j.l./ dita

April 3, 2020 16:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim