Karaxhiç dënohet me burgim të përjetshëm

March 20, 2019 15:20

Karaxhiç dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykatësit e Hagës për Krime lufte dënoi kriminelin e luftës Radovan Karaxhiç përfundimisht me burgim të përjetshëm.

Karaxhiç është dënuar më 2016 me 40 vjet burg, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Kështu, Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës dhe i ka zgjatur dënimin me burgim të përjetshëm.

Në Srebrenicë janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë.

Siç ishte raportuar, Karaxhiç e ka cilësuar dënimin e tij si rezultat i një “gjykimi politik”, ndërkohë që avokatët e tij kanë insistuar se prokurorët dhe gjyqtarët kanë bërë një varg gabimesh gjatë gjykimit të tij shtatëvjeçar.

Në seancën e tij të apelit, ai pati thënë se “kurrë nuk ka bërë asgjë kundër myslimanëve. Ne i konsiderojmë ata serbë me fe myslimane”.

Më shumë se 100,000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.

o.j/dita

March 20, 2019 15:20
Komento

5 Komente

  1. Maelga March 20, 15:47

    Hajde me kembe te mbare edhe ne koke te vellait.

    Reply to this comment
  2. fteri March 20, 15:48

    Ky është vllai biologjik i Saliut ?

    Reply to this comment
  3. demo March 20, 17:48

    Cfare jane serbet,cfare jane serbet!!!
    Nder 3 miljon shqiptare,vajten e gjeten nje Karaxhic te pllenuar ne Tropoje.
    O te dhjefsha sigurimin,o enver hoxha!E fute ne oxhak.
    Ne fakt sigurimin e kishe kunder rraces shqiptare,se serbe dhe greke ishin drejtues te sigurimit.

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana March 20, 18:11

    Po sali karaxhicin kush do e denoje.

    Reply to this comment
  5. s.g. March 20, 21:20

    Karaxhiçi 1 e mori dënimin e merituar për vrasje civilësh shumë shpejtë edhe Karaxhiqi 2 do të jetë pranë tijë

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim