Karl Topia dhe kulti i Gjon Vladimirit

May 20, 2020 12:56

Karl Topia dhe kulti i Gjon Vladimirit

Moikom Zeqo

Karl Topia, princi reformator dhe Konstandin Shpataraku

Krishterimi tek shqiptarët është i vjetër i kohërave apostolike, d.m.th. përpara krijimit institucional të kishave dhe të kanuneve liturgjike.
Ky krishterim pati dy vatra të mëdha në Ballkan, dy qytetet ilire, qytetin e Salonës në Dalmaci (Spliti i Sotëm) dhe qytetin e Durrësit ku ka apostoluar vetë Shën Pali dhe ku në vitin 57 pas Krishtit ka patur një Agape (komuniteti tipik i të krishterëve të parë) si dhe dy dishepuj ungjillorë të famshëm Shën Cezari dhe Shën Apoloni, pa harruar dhe martirin e madh Shën Asti.
Është pikërisht forca tërheqëse e emrit të Shën Astit që ka bërë të mundur thithjen e legjendave dhe gojëdhënave si dhe një kult tjetër të krishterë, shumë të rëndësishëm për shqiptarët, kultin e Gjon Vladimirit.

Ç’përfaqëson kulti i Gjon Vladimirit?
Kush është Gjon Vladimiri, përse kulti i tij para së gjithash nderohet nga shqiptarët?
Literatura shkencore dhe ikonografike për Gjon Vladimirin është relativisht e gjerë.

Studimi i albanologut të madh kroat Milan Shuflai për kultin e Gjon Vladimirit përbën një strukturë konceptuale, të pazëvendësueshme për këtë figurë.
Sipas Shuflait kulti i Gjon Vladimirit përbën një nga kultet më të mëdha të krishtera për gjithë Ballkanin, ky kult është i çuditshëm dhe i pastudiuar deri në fund, nuk ka ende një studim përfundimtar dhe shterues.
Ky kult i cili ka lëvizur vetëm në qarkun etnik shqiptar, brenda për brenda mjedisit shqiptar megjithatë është nderuar edhe nga sllavët e Jugut, edhe nga serbët e maqedonët edhe nga kroatët.
Ka debate shkencore dhe fetare për Gjon Vladimirin, ka dhe falsifikime dhe pasaktësi të nisura nga politika shoviniste dhe të qëllimshme kryesisht antishqiptare.
Por është fakt që kulti i Gjon Vladimirit ka qenë një nga legjendat më të mëdha dhe më të rëndësishme të Ballkanit, siç e ka quajtur Milan Shuflai.

Gjon Vladimiri ka qenë princi i krahinës së Krajës pranë Ulqinit një tokë me popullsi iliro-shqiptare e kahershme në shekullin XI.

Gjatë një vizite që autori i këtyre rreshtave bëri në janarin e këtij viti pa me sytë e tij gërmadhat e shtëpisë princërore të Gjon Vladimirit në Krajë si dhe një pus të madh që mban emrin e gruas së Gjonit, princeshës Kosara.
Gjon Vladimiri (i quajtur në burimet sllave si Ivan Vladimiri) iu nënshtrua Carit bullgar Samuil, kur ky pushtoi Shqipërinë Veriore.
Mbasi u bë vasal i Carit Samuil, Gjoni u detyrua të martohej me vajzën e Samuilit, princesësh Kosara.
Ky vasalitet u prish sepse Gjon Vladimiri u bashkua në aleancë me perandorin bizantin Vasili II.

Cari bullgar Samuil e vrau në mënyrë të pabesë princin kryengritës të Krajës, Gjonin, madje së bashku me të shoqen Kosarën.
Qe pikërisht kjo kryengritje kundër bullgarëve, martirizimi politik i Gjon Vladimirit, që bëri që shqiptarët në Krajë, në Anamal dhe në Ulqin ta quanin Gjon Vladimirin një martir në rradhë të parë për lirinë e tyre, që sakrifikoi kundër pushtuesve bullgarë, pra pushtuesve sllavë.
Si martir qenë pikërisht shqiptarët që pa asnjë akt zyrtar kanunizues e shpallën Gjon Vladimirin një shenjtor të madh, një shenjtor që në fakt nuk u bë i tillë nga asnjë akt i shënuar incriptus nga kishat e krishtera, qoftë të ritit lindor ortodoks serb, qoftë të ritit perëndimor katolik të Romës.

Është e habitëshme por është plotësisht e vërtetë që kultizimi dhe shenjtërimi i Gjon Vladimirit u bë në mënyrë popullore dhe në një mjedis tipikisht shqiptar.
Shumë dijetarë e quajnë Gjon Vladimirin me origjinë sllave, duke u nisur edhe nga fakti që në burimet sllave ai quhet Ivan Vladimiri.

Por krahina e Krajës, madje mali i quajtur Katërkolë (shihni ju lutem këtë toponim, që përbëhet nga fjalë shqipe, nga fjala “katër” dhe fjala “Kolë”, që shpjegohet me emërtimin nga katër kisha e Shën Nikollës dikur në këtë mal. Pas Vdekjes eshtrat e Gjonit u ruajtën në kishën “Virgjëresha e Krajës” deri në vitin 1215. Gjoni u vra në vitin 1016.

Mbas 199 vjetësh një sundimtar epirotas i quajtur Teodor Engjëll Komneni i mori eshtrat e shenjta të Gjon Vladimirit nga Kraja dhe i vendosi në Durrës.
Që nga ajo kohë eshtra e Gjon Vladimirit në Durrës u nderuan nga besimtarë të dy kishave të Kishës Lindore dhe Perëndimore.
Ky nderim në Durrës i shoqëruar edhe me panaire të mëdha nga më të mëdhatë e mesjetës ditën e 22 majit, që është dita e Shenjtit, vazhdoi për gati 1 shekull e gjysëm. Janë të shumta dokumentet që lidhen me Durrësin deri në shekullin XIV që tregojnë sesi reliket e Gjon Vladimirit nderoheshin madje duke i kushtuar vepra letrare fetare dhe dhurata të shumta ex voto.
Nuk e dimë deri më sot se ku ka qenë kisha që ka strehuar reliket e Gjon Vladimirit në Durrës.

Por mësojmë nga disa burime se në një nga katedralet e klerit domenikan të Durrësit nderohej së tepërmi martirizimi i Shën Astit, që u vra nga perandori romak Trajan në vitin 100 dhe vetë shenjtori Gjon Vladimiri dhe se për të dy këta shenjtorë kishte gojëdhëna të përafërta dhe tejet ekzotike, shoqëruar edhe në vargje në gjuhën latine dhe greke.

Karl Topia dhe manastiri në Elbasan

Një nga princërit më të rëndësishëm dhe më të kulturuar shqiptar të shekullit XIV, Karl Topia, në vitin 1381 i mori eshtrat e Gjon Vladimirit dhe i vendosi në kishën, që ai e ngriti dhe e ndërtoi së bashku me manastirin e Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit.

Karl Topia ngriti një nga manastiret më të famshëm, qendër kulturore e jashtëzakonshme për shqiptarët. Në këtë manastir kryet e vendit e kishte sarkofagu madhështor që kishte brenda pjesët e trupit të shenjtorit Gjon Vladimirit.

Sipas një shënimi ka patur dhe afreske në mur ku tregoheshin ndodhitë dhe bëmat e shenjtit.

Në fondin e dorëshkrimeve të manastirit, kishte kodikë, shënime arkivore, libra psallmik dhe me poezi në disa gjuhë për kultin e Gjon Vladimirit.
Për fatin e keq kjo kishë u dogj nga gjermanët në 1944, çdo gjë u shkatërrua në një llahtari të papërshkrueshme, humbja kulturore siç mund të kuptohet është e pariparueshme, sot ekzistojnë muret akoma në këmbë në absidën e kishës së manastirit, ruhen gjurmë afreskesh, që dëshmojnë për një lavdi të madhe të dikurshme.
Nga ky manastir është marrë porta monumentale e gdhendur në gur së bashku me emblemën stemën heraldike të princit Karl Topia dhe mbishkrimin trigjuhësh të Karl Topisë dhe sot ky monument shumë i rrallë dhe i jashtëzakonshëm ndodhet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.
Nga mbishkrimi mësojmë se manastiri u ngrit në vitin 1381 në vendin e një kishe më të vjetër, manastiri në të vërtetë u bë katër herë më i madh sesa kjo kishë e vjetër.

Emblema e Karl Topisë është tipike dhe përbën një vepër arti të pazakontë në shekullin e XIV në historinë e artit tonë kombëtar.
Emblema është në relief të hollë, ka në qendër si figurë kryesore luanin heraldik me kurorë mbretërore të ulur mbi një fron, nën të është forma e një libri të hapur pastaj ka një fushë dekorative ku duket skalitja e 20 kryqeve, 10 prej tyre janë mbyllur me rreth si dhe figurat e stilizuara të zambakëve si shenja mbretërore të fronit francez, konkretisht dinastisë së anzhuinëve të cilët më 1272 krijuan edhe shtetin e madh mesjetar shqiptar të quajtur Mbretëria Shqiptare (Regnum Albaniae) me kryeqytet Durrësin.

Shenjat e zambakëve janë vënë në këtë emblemë për të treguar lidhjen e Karl Topisë me një origjinë të supozuar të tij, në fakt me një lidhje krushqie me një princeshë franceze.

Nga ana tjetër politikisht Karl Topia ka luajtur me idenë e Mbretërisë së Shqipërisë së Anzhuinëve të shekullit XIII, sepse një shekull më vonë është Karl Topia që synon të quhet mbret i shqiptarëve.

Sipas studjuesit Gjergj Frashëri fusha dekorative ka disa shenja që janë dëshmi e një kalendari grafik origjinal.
Sipas këtij studjuesi me një gjuhë simbolike grafike është shënuar në emblemën prej guri data e ngritjes së monumentit, kjo tregohet nga një vijë e vetme horizontale, e cila tregon shifrën 1000, nga tri vija vertikale (secila nga këto vija tregon shifrën 100, pra të trija së bashku tregojnë numrin 300), nga 8 vizatime zambakësh, që tregojnë së bashku shifrën 80 si dhe nga një vizë e vogël vertikale, që tregon numrin 1. Kështu gjithsej dilet tek shifra 1381, pra një nga format më origjinale dhe më të çuditshme të patakuar deri më sot të shënimit të datës të një Kalendari nga shqiptarët.

Duke parë me vëmendje fushën dekorative të emblemës së Karl Topisë mund të them se ajo nuk është studjuar plotësisht nga pikëpamja simbolike, ka enigma grafike të pazbërthyera dhe përbën në vetvete një kod enigmatik të fshehtash dhe simbolesh.

Ajo që është më e çuditshmja dhe më e rëndësishme është se ky manastir i ka shërbyer në mënyrë barazimtare edhe katolikëve edhe ortodoksëve.
Dihet se Karl Topia qe një princ katolik.

Atëherë pse ai ndërtoi një manastir të ritit ortodoks?
Ai kishte kështu një vizio dhe politikë të sinkronizuar fetare, idenë e një kishe të përbashkët dhe të njëjtë nga pikëpamja institucionale si për shqiptarët ortodoksë ashtu dhe për katolikët.

Për t’i bashkuar shqiptarët e dy kishave, ai përdori jo gjëra të rëndomta dhe simbole të çfarëdoshme por thesarin më të madh që kishte Shqipëria e shekullit XIV, eshtrat e shenjtit Gjon Vladimir.

Shikoni pikat gjeografike të tri qendrave të nderimit të këtij shenjti. Kraja shqiptare, Durrësi shqiptar dhe Elbasani shqiptar.

Nëse nuk merret parasysh ky realitet etnik nuk mund të kuptohet fare as procesi i shenjtërimit as prologu dhe deri diku as epilogu i historisë së eshtrave të shenjtit.
Shumë apologje të kishës serbe si kudo në politikë dhe histori në shkarkimet e tyre e mohojnë pa asnjë logjikë mjedisin shqiptar nga fillimi deri në fund të nderimit të eshtrave të Gjon Vladimirit.

Argumenti që përdorin serbët se Gjon Vladimiri është me origjinë sllave është një argument aprioristik sepse në të vërtetë deri më sot nuk ruhet absolutisht një dëshmi e sigurtë për origjinën etnike të Gjonit.
Nga ana tjetër emri Gjon është emër tipik i përdorur nga shqiptarët, ai quhet kështu në rrethet e Ulqinit por dhe kudo në Shqipëri.
Askush këtij shenjti nuk i thërret me emrin Ivan sipas sllavëve apo Johan sipas grekëve.

Nga ana tjetër janë shqiptarët ata që kanë krijuar disa vepra arti të shkëlqyera madje kanë botuar edhe libra të veçantë kushtuar Gjon Vladimirit të mbiemëruar më pas edhe si elbasanasit (në të vërtetë ulqinakas, ose më saktë nga Kraja).

Librat për Gjon Vladimirin

Janë dy botime të quajtura “Akuilithe” kushtuar jetës së Gjon Vladimirit, të botuara në Venedik, nga tregëtarët nga Elbasani.

Këto libra kanë jetëshkrimin dhe gojëdhënat lokale shqiptare për Gjon Vladimirin.
Për këto dy libra ka bërë shënime bibliografike Prof. Dhimitër Shuteriqi.
Më përpara, që në shekullin XIX, për njerin nga këto libra ka folur gjerësisht albanologu austriak Georg Hahn.
Ai jep të shtjelluar madje dy legjenda për Gjon Vladimirin si njeri i shenjtë.
Sipas këtyre legjendave Gjon Vladimiri u martua me Kosarën, vajzën e Samuilit, por kjo martesë “nuk u konsumua” mbasi shenjti vendosi të rrinte i virgjër.

Kjo ngjalli zemërimin e Kosarës, vëllai i saj e goditi me shpatë Gjonin por shpata përkulej si dyllë sapo prekte trupin e shenjtit, ahere Gjoni duke menduar nderimin e martirizimit të tij të ardhshëm i dha vrasësit shpatën e vet dhe kështu vrasësi i preu kokën Gjonit.

Gjoni me kokën e prerë në sqetull vrapoi dhe e çoi atë në kishën “Virgjëresha e Krajës” kurse vrasësi sipas dënimit hyjnor hëngri mishin e trupit të vet etj.
Dy librat e shqiptarëve për Gjon Vladimirin kanë rëndësi të posaçme për të kuptuar atmosferën dhe procesin e mendimeve nga shekulli XIV deri në shekullin e XX.
Ndoshta ka ardhur disa që këto libra në fakt të botuara në greqisht dhe me shpenzime të mëdha në Venedik të përkthehen edhe në shqipen e sotme letrare.
Ndoshta dhe shumë në poezi dhe himne fetare që kanë bërë shqiptarët për Gjon Vladimirin të përmblidheshin në një antologji.
Në të vërtetë akoma dhe sot shqiptarët ruajnë diçka materiale dhe konkrete, ruajnë kryqin e Krajës, është një kryq prej druri, i cili sot është pronë e një familjeje shqiptare në një fshat midis Tivarit dhe Ulqinit.

Sipas gojëdhënës këtë kryq e hodhi nga qielli një skifter i bardhë, për Gjon Vladimirin kjo qe një shenjë hyjnore për të ngritur Kishën “Virgjëresha e Krajës”.

Më vonë përballë kësaj kishe ka qenë akoma dhe një kryq akoma më i madh prej druri.
Populli e merrte këtë kryq në 22 maj në mëngjes dhe me të shtegtonte mbi Malin e Rumisë në afërsi të Shkodrës. Shqiptarët pavarësisht nga besimi të gjithë tok ortodoksë dhe myslimanë, në ditën e Rushajave (Pentecostes) bënin procesionin e kryqit në Malin e Rumisë.

Për fat të mirë kryqi i vogël i Kishës ruhet pra siç thamë përsëri në një familje shqiptare.

Ikona e Konstandin Shpatarakut

Në shekullin XVIII ikonografi gjenial shqiptar Konstandin Shpataraku bëri një kryevepër, ikonën e madhe të Gjon Vladimirit të perënduar më 1731.

Kjo ikonë ka në qendër princin e Krajës, Gjon Vladimirin, i cili mban në dorën e majtë kokën e tij të prerë si dhe 12 skena rreth e qark figurës qendrore.
Në njërën nga skenat është figura në këmbë e princit shqiptar Karl Topia, i cili tregon me dorën e djathtë tregon konstruktin arkitektonik të manastirit të Gjon Vladimirit në formën e tij fillestare.

Ky portret i Karl Topisë është i vetmi portret historik që kemi nga shekulli XIV. Konstandin Shpataraku e ka bërë portretin e Karl Topisë duke u bazuar tek një ikonë e vjetër e Karl Topisë që ka qenë në manastir.

Skenat e tjera tregojnë historitë e shenjtit. Kështu tregon shenjtin me kalorës në gjueti, skenën kur shenjti pa për herë të parë skifterin e bardhë që i hodhi kryqin, shenjtin në luftë me sa duket me bullgarët.
Ajo që të habit është se një nga kalorësit mban një flamur të kuq, që të kujton shumë flamurin e shqiptarëve, skena të habitshme janë ato që tregojnë 16 francezë që siç thuhet nga gojëdhëna e Elbasanit donin të vidhnin eshtrat e Gjon Vladimirit, por mushka që ja ngarkuan këto eshtra ngordhi në vend etj.

Për fat të mirë ikona e Kostandin Shpatarakut ruhet akoma edhe sot.

Kulti i Gjon Vladimirit

Milan Shuflai pyet: Kush ja tregoi kishës së Romës rëndësinë e kultit të Gjon Vladimirit, kjo nuk dihet por sido që të jetë duhet të ketë qenë një njohës i veçantë i gjendjes në Krajë. Shuflai na tregon sekretin e gjithë enigmës.

Shuflai thotë se ka qenë një kishtar shqiptar i quajtur Pal Dushmani, metropolit i Krajës, i cili ka ndikuar edhe te kardinali domenikan nga Raguza i quajtur Gjon Stajkoviç.

Pal Dushmani më 1440 ka qenë famullitar në qytetin Trevizo në Italinë e Veriut, në 1443 ka qenë peshkop në qytetin e Shasit pranë Ulqinit, në 1446 peshkop në Drisht.
Ky kishtar shqiptar ka luajtur role të mëdha pranë Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ky njeri që ka ndikuar më së shumti për shenjtërimin e kultit të Gjon Vladimirit.

Kjo histori e Gjon Vladimirit te shqiptarët tregon njëkohësisht dhe tolerancën fetare të shqiptarëve dhe përbën një nga legjendat më të mëdha, madje kryesoren për nga rëndësia siç e quan Shuflai” të një shenjti në krejt historinë e Ballkanit”.

Vetëkuptohet që historia e Gjon Vladimirit nuk mund të kalojë në indiferencë dhe të mos bëhet element përbërës kulturor edhe në kohërat e sotme.

May 20, 2020 12:56
Komento

15 Komente

  1. Doda May 20, 16:47

    Karl Topia qe solli hordhite osmane ne trojet shqiptare per te sulmuar nje princ tjeter shqiptar. Ky eshte heroi?!

    Reply to this comment
  2. demo May 20, 17:24

    Perpjekjet per te shqiptarizuar Jovan Vladimirin jane antihistorike,antishkencore dhe demtojne seriozisht Historine e Popullit shqiptar.Demtojne ne radhe te pare autoktonine e shqiptareve ne trojetr e tyre,Perkatesine e paster ethnike te mjaft figurave me fame kombetare dhe nderkombetare te Hiostorise shqiptare,.Keto gure themeltare te kombit shqiptar,si Gjergj Kastrioti,mtohen edhe nga fqinjet grabitqare,qe nuk kane lene figure te pop.shqiptar pa e bere serb,grek,malazes deri bosnjak.
    Shkurt dua t`i them Zeqos,qe me aftesite e tij sofistike, sugjestionuese,ne vend qe te shqiptarizoje nje serb te mirefillte,te vertetuar historikisht,rrezikon te humbase edhe Skenderbene. Nje hajdut qe kapet duke vjedhur nje pule tek komshiu,rrezikon te humbase edhe shtepine qe pretendohet nga fqinji.
    Jovan Vladimiri lindi ne vitin 970 ne Enklaven sllave Krajna,e quajtur nga shqiptaret Kraje.I atii quhej Petrisllav Nemanja dhe shenon fillimin e sundimit te shtepise princore srbe te Nemanjideve.Ne fillimet e tij Jovan Vladimiri njihet si zhupan i luftetareve serbe.Lufton kunder shqiptareve dhe u merr atyre Shkodren,qe e ben kryeqytet te principates se tij.Por ne betejen qe u zhvillua me bullgaret e fuqishem te mbretit Samuel ne kodrat e Oblikes humbet dhe bie rob ne duart e Samuelit,qe e deergon ne Prespe ku kishte qendren e mbreterise.Atje pelqehet me te bijen e mbretit,Kozaren me te cilen martohet,Cari Samuel i fal si prike edhe qytetin e Durresit.Por Jovan Vladimiri behet aleat i perandorit Bizantin Vasil Bullgarothronit,kur ky shpartallon vjerrin Samuil.
    Pas vdekjes se Samuilit,kunati Vladisllav e fton ne Prespe Jovanin e [pabese dhe i pret koken ne nje nga manastiret e Prespes,ne 1016..Fillimisht u varros ne Prespe,15 vjet me pas u cvarros dhe u varros ne Shen Naum,.Me vone u varros ne Kraje.
    Prej andej Dhespoti i Epirit Mihal engjell Komneni e cvarrosi dhe e solli ne Durres ne 1215.Nga Durresi Karl Topia e cvendosi ne Shen gjon ne 1381.
    Kush e shenjteroi Jovan Vladimirin?
    Jovan Vladimirin e shenjteroi Kisha Bizantine,sepse vdiq duke i sherbyer perandorit bizantin Vasil i II,ne dem te vjehrrit dhe kuneterve.
    Cfare lidhje ka me shqiptaret?Asnje lidhje etnike,aleance,,pervecse e nisi veprimterine e tij si armik dhe pushtues e trojeve shqiptare.
    Perse e solli Karl Thopia ne Elbasan?
    Sepse Karl Thopia ishte nje sundimtar pragmatist,servil dhe interesaxhi.Pas pushtimeve ballkanike te perandorit serb Stefan Dushan,nje garnizon i fuqishem serb nen komanden e nje Zhupani nga fisi Nemanja ishte vendosur ne Elbasan,ku kontrollonte kryqezimin e rruges Egnatia.Per te siguruar mbrojtjen e sundimtareve serbe,Karl Topia solli eshtrat e Jovan Vladimirit dhe ndertoi manastirin ne Bradashesh..Eshte i pari sundimtar shqiptar qe solli turqit ne Shqiperi.
    Prandaj kur te lexoni Zeqon,kini parasysh se Zeqo shet 7 hise hirre dhe nje qumesh,7 gota uje,nje plloske vere,
    Ngjyra eshte po ajo.

    Reply to this comment
    • Niku May 21, 03:08

      Me ngadalë Demo, mos u dhjas! Me Jovan Vladimirin po na rrezikon etnicitetin! Historia shkruhet me dokumenta dhe jo se kush e tregon përrallën me të bukur. Mos u nis nga emrat, se perandorin bizantin e gjejme si Bazili i II dhe me Vasili i II, po keshtu perandorin bullgar e gjejme me Samuil dhe me Samuel. Po te mos e dinim qe Moisi Golemi ishte djali i vellait të Gjergj Aranitit, do të thonim se ishte sllav, sepse Golem perkthehet i Madh. Po sikur Gjon Vladimiri të ketë patur mbiemër arbëri dhe për t’i marre vajzën perandorit ka ndruar mbiemrin në Vladimiri dhe mbas 10 shekujsh ne e bejmë serb?! Vijme te një fenomen shqiptar që na futet gjithmonë për të çorientuar që është se shqiptaret nuk i ndrojne emrat sllave, ndersa sllavet asnjehere nuk pranojne emrat shqiptare apo arbëre dhe me ketë menyrë veprimi na çorientojne dhe zihemi me njeri tjetrin. Edhe nje emër shqiptar që ishte në Prespe nga Liqenas e kthyen në Pustec. Prandaj ka dy menyra për të të besuar ty: ose na trego dokumentat ku bazohesh, ose të kesh lindur në kohën e Gjon Vladimirit.

      Reply to this comment
      • hahah c'gallate ka ktu ! May 21, 19:33

        interesant ne faqet e interetit ne Afganistan ishe i lire

        me diskutu mbi gjithcka .

        hahahahahahahaaaa .

        si tha ai intersaxhia i famshem ?

        ………te kam dhjer se s’te kuptova njiher !

        Edhe Moikomi boka ga kto gjona e ?!

        Allahile ,,pom’zhgenjen

        Reply to this comment
    • Eno May 21, 06:22

      Demo. Mund të na tregosh burimin origjinal të këtij historiku? Ta lexojmë dhe ne të tjerët.

      Reply to this comment
    • Prostituta Kombetare Sali May 23, 22:41

      Demo!
      Po filmimet nga Mesjeta kur do i shfaqesh?
      Emrat sllave e greke nga mijera vjet per shqiptaret apo emrat arab nga Mesjeta e sot nuk tregojne etni!
      Eshte njesoj sikur te thuash Isa Boletini ishte arab prej emrit Isa apo Themistokli Germenji ishte ‘grek’ prej emrit Themistokli.
      Nese Shuflaj i jep shqiptarine, dicka eshte ketu. Shuflaj vritet prej serbeve pikerisht per studimet qe kryente mbi shqiptaret!
      Nuk po them qe z.Moikom Zeqo ka shkopin magjik, por po sjell te dhena te ndryshme dhe shterruese per kete pjese te historise!
      Sa per dijeni, a mund te na shpjegosh ku jane shqiptaret ortodokse te Malit te Zi?!
      Normal qe nuk mundesh, ashtu si nuk mund te shpjegosh qe fise shqiptare deri para 3 shekujsh sot deklarohen serbe ne Mal te Zi!
      Pa folur per Lumoviq, Kastratovic e shume fise te tjera “serbe” te Kosoves!
      Thjesht Demo , te marresh e te perkthesh nje material serb apo grek ne shqip, nuk te ben dijetar, vetem nese ti nuk je Demo por je “Makina e te Vertetes”.

      Reply to this comment
  3. Tz May 20, 22:15

    Zeqo eshte nje Plehre e histories. Kjo eshte dhe Akademia jone e Albanologjise

    Reply to this comment
    • duhet me qen banore Kazani ,qe te qisesh nga goja plehra ! May 21, 10:21

      Tz,

      cdo idiot ose skicofren ,mundet te ofendoj
      ke do .

      Mbasi ke dhjer nga goja ,del ne kokluzion !

      Duket qarte ,se ktu s’kemi t bejme me nji tru normal .

      Ky s’eshte as Koment e as Argument .

      C’do ti ktu ?!

      Absurdi medieve shqiptare ,por qe s’eshte i vetmi 🙁


      Sa te semure xhirojn ktij intrneti !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  4. suliot May 21, 17:20

    Perpjekje per te shqiptarizuar jovan vladimirin sic ka shume te tjera perpjekje per ti shqiptarizuar, kur kuptohet nga emri dhe menyra sic kane ndodhur ngjarjet qe ishet sllav, sic kane qene dhe disa te tjere sllave, por ja qe historia shqiptare nuk i permend sepse historianet e diktatures veprojne ne te njejten menyre si ne diktature,Moikom vllah zeqo vetem peralla shkruan sepse se pari keto i pelqejne popullit dhe se dyty nuk mundet te shkruaje ndryshme sepse te gjitheve u pelqejne mitet dhe perallat dhe jo e verteta sidoqofte kjo, por kur flitet per fakte historike duhet te dime te verteta dhe jo peralla thjesht per te ngritur ndjenjen nacionale dhe asgje tjeter, SE NJE ZBULIME KAM BER DHE VETE QE PORTUGALIA ESHTE THEMELUAR NGA SHQIPTARET FJALA LIZBON ESHET LIS-BON SEPSE VERTET ATJE BEHEN LISAT E CUDITSHME , ATJE SHKUAN ILIRET DHE FORMUAN LIZBONEN KURSE NEJ PJESE ME ANIJE NE SPANJE DHE SIPANE KETA TE LIZBONES DHE U QUAJT SPANE-ANIJE=SPANJA>> te tilla histori ben MOIKOM VLLAH ZEQO,ne shqiperi kokat e rilindjes kombetare kane qene vllehet ortodokse dhe ishin keta vllehe qe ngriten ndergjegjjen kombetare qe hymni flamurit , fan noli , kristoforidhi etj dhe asnje akademik nuk ka shkrur qofte dhe nje shkrim per keta qe jane vllehe, po cte keqe ka nese thuhet qe jane vllehe sepse ne cdo vend te evropes kane ekzistuar njerez te mencur te kombesive et tjera qe luftuan per shtetin perkates, po dyndjet sllave, bullgaret qe nuk permenden fare kur shqiperia para se te pushtohej nga osmanet ishte nen perandorine bullgare me vllehet aseni, etj po si ka mundesi gjithe toponime sllave si i trasheguam etj pra shkrime te rendoma per klasat fillore ben ZEQO,

    Reply to this comment
  5. Tz May 21, 17:43

    Plehre e pjelles Çabejane o njeri qenke dhe ti qe nuk meriton te quhesh I tille, Akademia dhe te gjith at pleq qe paguhen nga shteti Shqiptar dhe I sherbejne Serbit ,grekut dhe dreqit vete jane nje mafie e ndyre dhe antikombetare.per te nderuarin tend ZEQO o hale kam dhe fakte per punon antikombetare qe ben si dhe plehrat e tjera si ,CABEJ,TOPALLI,OMARI e tjere….Per Zeqo Halen, kur dikush I shpjegonte ketij ne amfiteatrin e Durresit per nje shkrim te vjeter me germa greke por fjalia ishte SHQIP ky I nderuari hale ja mohon dhe kundershton ne menyre kategorike…..ky njeri eshte dikush qe njeh shume mire greqishten e re dhe te vjeter si dhe etruskishten she ky eshte NIKO STILLOS

    Reply to this comment
  6. demo May 21, 19:02

    Eno!
    Lexo Historine e Perandorise Bizantine te Georg Ostrogorskit,perkthyer nga Pellumb Xhufi.
    Lexo Monografine e Kryepeshkopit Visarjon Xhuvani kushtuar shen Jovan Vladimirit.
    Lexo Dy studime bashkohore te Albanologut te famshem Robert Elsie:Krishterimi ne Shqiperi dhe Arti bizantin ne Shqiperi.
    Lexo historine e Mesjetes shqiptare nga Alex Buda

    Reply to this comment
  7. Sd May 22, 14:54

    Po mire a ka shtet ne Shqiperi?
    A ka ministri arsimi, akademi, university, insitut kulture ne Shqiperi.
    Po nga i marin rrogat keta njerez?
    Si është e mundur qe dy libra të till nuk jane perkthyer akoma, apo presin ti perrkthej akademia serbe?
    Po ju zoti Moikon cfare pune beni aty ne Shqiperi vetem tregoni historira?
    Ah e mjera Shqiperi kur drejtojne fundrina e antishqiptar edhe tani!

    Reply to this comment
  8. Prostituta Kombetare Sali May 23, 23:02

    serbet, greket edhe kur nuk kane histori mbi dicka, e krijojne!
    Ne dhe nese e kemi i vejme kazmen!
    Z.Zeqo eshte nga te paktet shqiptare qe ke deshire ta lexosh dhe jep histori nga me te vjetrat dhe interesantet mbi ngjarjet qe kane ndodhur dhe te lidhura me popullin shqiptar.
    Po te shohesh popujt fqinj, i nderojne personazhet e historise se tyre, te te gjitha fushave, dhe kjo sherben dhe per forcimin e identitetit te tyre kombetar dhe bashkimin mes veti, e kunderta ndodh vetem me ne, vazhdojme te sillemi si popull nomad.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim