Karl Topia, historia e princit shqiptar me gjak francez

June 18, 2017 15:11

Karl Topia, historia e princit shqiptar me gjak francez

Nga Luan Rama

Një nga tregimet më interesante, aq sa duket dhe si legjendë, dhe që lidh anzhuinët me shqiptarët është dhe ajo e Tanush Topias, “Comte de Durrës” dhe lidhjes së tij me Helenën franceze, bijë e familjes mbretërore d’Anjou.

Luan Rama

Këtë histori na e përmend dhe albonologu i njohur, bizantologu Alain Ducellier, i cili duket se e beson si të vërtetë dhe që ashtu duhet të jetë besoj, meqë emblema e Topiajve e vërteton këtë. Tanushi e kishte parë Helenën për herë të parë në kështjellën e Durrësit, kur ajo kishte ardhur me një anije, vetëm sa për të kaluar një mbrëmje, gjersa furtuna në det të pushonte dhe për t’u nisur pastaj brigjeve të Greqisë, ku e priste i fejuari i saj frëng, princ i ishujve të Moresë. Thuhet se ajo ishte bionde dhe një bukuroshe e ashpër nga krahina e Anjou-së.

I ndezur nga dashuria për të, që atë mbrëmje, ai e rrëmbeu francezen me pasionin e tij. Ajo e pëlqeu menjëherë princin e pashëm arbëror dhe nuk pranoi të vazhdonte udhëtimin e nisur drejt Greqisë. Një vendim i habitshëm, por i vërtetë. Pra kjo histori reale përshkruhet dhe në Kujtesën apo Memorien e Gjon Muzakës, e shkruar në vitin 1510, në vitin e vdekjes së këtij princi mjaft të njohur dhe bashkëkohës i Skënderbeut.

Në këtë “memorie” të gjetur nga Hopf dhe të botuar në librin e tij Kronika greko-romane (Chroniques Gréco-Romanes) në vitin 1873, përshkruhet gjenealogjia e familjes së vjetër të Muzakajve, si dhe lidhjet familjare përmes krushqive të disa prej princave më të njohur të kësaj epoke disa shekullore, të cilët luftuan së bashku kundër dyndjeve osmane, apo ndaj dyndjeve sllave që vinin nga veriu. Në këtë Memorie, shkruhet se: “Mbreti Robert, që ishte mbret i Napolit, i dërgoi vajzën e tij bastarde, Helenën, princit të Moreas, që ai të martohej me të, mirëpo në det u bë një furtunë e madhe, çka e shtyu anijen drejt Durrësit, ku ata qëndruan disa ditë e në këtë mënyrë, Andrea (apo Tanushi në disa të dhëna të tjera historike) ra në dashuri me zonjën që përmendëm dhe ajo u bashkua me të. Të dy ishin dakord që të jetonin së bashku.

Kështu ata lindën dy djem: i pari u quajt zoti Karl dhe i dyti, zoti Gjergj…”

Karl Topia nga Kostandin_Shpataraku

I dërguari i mbretit të dinastisë anzhuine në Durrës, guvernatori francez, më kot e kërcënoi se mbreti në Napoli do t’i dërgonte ushtrinë dhe do t’ia digjte të gjitha pronat. Por çifti tashmë jetonte ditët e një lumturie të madhe.

Tanush Topia shpalli dasmën dhe thirri gjithë princat shqiptarë. Një vit më vonë u lindi një djalë që Helena e quajti Karl (Charles), në kujtim të stërgjyshit të saj.

Mbreti nuk guxoi të sulmonte Durrësin me flotën e tij. Ai e dinte që princi shqiptar do të gjente mbështetjen e princave të tjerë dhe betejën do ta humbte e bashkë me të mbase dhe mbretërinë. Shumë vite do të kalonin dhe më së fundi, mbreti anzhuin do t’u çonte mesazhe miqësie dhe i ftoi ata të shkonin në pallatin e tij, në Napoli. Një ditë, Tanush Topia dhe Helena e bukur do t’i hipnin anijes dhe do të niseshin nëpër Adriatik drejt Napolit.

Tanush Topia

Tanush Topia

Mbret Roberti u kishte çuar fjalë se i kishte falur dhe se në Napoli po përgatiteshin festimet e pritjes së princit shqiptar. Helena përpiqej të imagjinonte sesi do të ishte ky takim me të atin. Ajo e njihte mirë zemëratën e tij dhe shpresonte se pas kaq vitesh, mllefi i tij qe shuar dhe ndoshta tashmë me siguri ai do kishte mall jo vetëm të shihte atë, por dhe Karlin e vogël, që mbante si kujtim emrin e të madhit Charles.

Por Karli i vogël, ky pinjoll i lindur nga historia e një rrëmbimi, apo i një dashurie të nëmur, me gjak shqiptar e gjak francez, nuk do t’i ndiqte prindërit e tij. Disa thonë se ai kishte mbetur në kështjellë. Në Memorie-n e tij, Gjon Muzaka shkruan gjithashtu se “Duhet ta dini se në atë kohë, mbreti Robert e grishi të bijën dhe dhëndrin në shtëpinë e tij në Napoli dhe i vrau të dy për veprën që kishin bërë, dhe djemtë që thamë, u arratisën dhe erdhën në vendin e tyre. Pastaj, ky djali i quajtur Karl Topia u martua me zonjën Vojsava, bija e Balshës, e cila bëri një djalë me emrin Gjergj dhe ishte ky ai që ua la Durrësin peng venedikasve dhe vetë vdiq pa trashëgim… ”

Siç mund të konstatojmë, një histori tjetër thotë se ata i lanë fëmijët e tyre në Durrës dhe nuk i morën me vete në Napoli. Një ngjarje padyshim e jashtëzakonshme që i jep ngasje imagjinatës, si në këngët tragjike të Antikitetit…

Në Napoli, Topia dhe gruaja e tij Helenë, u pritën me nderime të mëdha dhe ceremonia vazhdoi gjer natën vonë. Ata nuk e dinin se po kalonin natën e fundit të jetës së tyre.

Mbreti urdhëroi t’i vrisnin që të dy dhe në mëngjes, kufomat e tyre u zhdukën. Rrëmbimi i Helenës, si në teatrot klasike greke, përfundoi me një tragjedi të tmerrshme. Më kot Karli i vogël, javë me radhë priste prindërit e tij, duke përgjuar detin dhe horizontin.

Principata mbajti zi për princin dhe princeshën e vrarë. Një armiqësi u krijua për mbretin e Anjou-së.

Por sa më shumë rritej princi i vogël, aq më shumë ai krenohej me prejardhjen e tij shqiptare e franceze. Kur u bë zot i Durrësit dhe i krahinës përreth, në stemën e tij ai vazhdoi të mbante zambakët heraldikë, duke shtuar dhe luanin e stemës së hershme të anzhuinëve.

Karl Topia përmendet për herë të parë rreth viteve 1350, në një kohë kur anzhuinët e zotëronin ende Durrësin. Për shumë kohë, Shqipëria vazhdonte të quhej “Regnum Albaniae” me kryeqendër Durrësin. Vetëm më 1359, Karl Topia kishte mundur të krijonte një principatë më vete e të pavarur, me toka që shtriheshin nga Kruja e gjer në Mat. Por ai shikonte gjithnjë nga Adriatiku, që një ditë qyteti-port i Durrësit të bëhej kryeqendra e tij. Dhe ai e sulmoi Durrësin në vitin 1362, ashtu siç bëri dhe Balshaj nga ana e tij, por pa sukses.

Dy vjet më vonë ai luftoi kundër Balshës dhe e kapi rob kunatin e tij, Gjergj Balshaj. Kronikat shkruajnë se ai filloi të përgatiste një flotë të tijën për të luftuar kundër venecianëve, të cilët Durrësit i jepnin shumë rëndësi në kontrollin e Adriatikut. Dhe kjo betejë u bë, por asnjë nga forcat nuk doli i humbur. Kështu Topia arriti më së fundi ta pushtojë Durrësin, duke krijuar një principatë më vete, ku Durrësit iu bashkuan dhe Kruja e Petrela. Topia krijoi aleanca afatgjata me Raguzën dhe Hungarinë dhe më së fundi, në vitin 1366, Senati i Venedikut pranoi ta quajë në shkresat e tij si “Dominus Albaniae in partibus versus marittimam Durachio”, pra “Zot i Arbërisë në viset bregdetare të Durrësit”.

Më 1374, duke parë forcën e princit Karl Topia, Papa Gregoire XI i dha atij titullin “Grande Comte d’Albaniae” (Kont i madh i Shqipërisë). Madje ai ishte quajtur “Princeps Albaniae” dhe “Primus de domo Franciae”. Nga Vatikani, Papa i dërgoi dy letra, ku ai çmon lart devotshmërinë e tij ndaj katolicizmit, duke e quajtur “Dux Dalmatie”. Në një nga letrat, ai i lutet që ta detyrojë peshkopin e Sardës që t’i pagojë taksën që i detyrohet Selisë së Shenjtë. Sipas Memorie-s së Gjon Muzakës, “djali i dytë, zoti Gjergj, vëllau i të përmendurit Karl Topia, u martua dhe bëri fëmijë, nga të cilët rrjedhin ata që quhen Topia. Karl Topia sundonte në dy Skuriet (Scurie), në Fisine (Flisina), Blevisht (Blevisti), në Tiranën e vogël (Taransa minore), Krrabën (Carrabi) dhe Farkën (Fuorcha)”. Kronikat mesjetare na flasin dhe për një ekspeditë të burrit të mbesës së Jean Gravina-s, e quajtur Jeanne de Duras (Zhana e Durrësit), i cili kishte tentuar të pushtonte Durrësin, ndërkohë që atë e zotëronte Topia. Por burri i saj, Louis d’Evreux në krye të njëmijë luftëtarëve të Navarës spanjolle, u vra në portat e qytetit, më 14 gusht 1376. (Një tjetër kronist i kohës ka shkruar se Louis d’Evreux ishte vëllai i mbretit Karli II i Navarrës, apo Karlit të “Keq”. Ishte ai që ngarkoi një kapiten mercenarësh, Ingeram de Coincy, të formonte një ushtri prej njëmijë ushtarësh gaskonë, shigjetarësh e heshtarësh, për çka u desh tre vjet. Kështu ata u hipën anijeve në Tortosa dhe në fund të vitit 1375, iu drejtuan Durrësit. Durrësi u pushtua për pak kohë, por Louis d’Evreux mbeti i vrarë. Karl Topia e çliroi përsëri qytetin. Megjithatë, 140 vjet më vonë, do të ishin mercenarë shqiptarë që do të mbronin navarasit kundër sulmeve të Kastijës.)

Në kujtim të familjes dhe prejardhjes së tij, Karl Topia ndërtoi kishën e Shën Vladimirit në Elbasan, ku deri vonë u ruajtën emblema, një «bas-relief» si dhe një dorëshkrim i mësimeve të tij shkruar në latinisht, greqisht dhe në gjuhën sllave, sipas porosisë së vetë fisnikut shqiptaro-francez “… Kur mbretëronte në Arbëri princi dhe Zoti i shkëlqyer Charles I i shtëpisë së Francës…”. Pikërisht në këtë kishë dhe do të varrosej princi shqiptar. I pari ishte studiuesi George von Hahn, i cili e identifikoi këtë emblemë, duke e përshkruar atë si një emblemë me “një luan të kurorëzuar me lule zambaku të Francës”. Në fakt, në emblemën e punuar si skulpturë nga shqiptari i atëhershëm Dhimitër Spades (Shpata), specialistët e heraldikës kanë pikasur se ajo përbëhet nga dy pjesë, ku në të djathtë është emblema e Karlit, e trashëguar nga paraardhësit e tij dhe nga e majta është emblema e Anjou-së, e ndarë nga një linjë diagonale.

Historia e Topiave dhe e Durrësit është e lidhur veçanërisht dhe me fundin e shekullit XIV, kur venedikasit donin të vendosnin pushtetin e tyre në Durrës, për t’i dhënë fund influencës së anzhuinëve dhe lidhjes me Francën.

itfrewdsrvoj558vfqdw

Gjergj Topia ishte atë kohë sundimtari i Durrësit. Më 1391, ai ishte i sëmurë rëndë dhe veç Venedikut, edhe princa të tjerë e lakmonin fronin e tij. “Venediku dërgoi flotën e tij para Durrësit, – shkruan historiani Schmitt, – me udhëzim të ngjashëm si dy vjet më parë: në rast se Topia vdiste ose arratisej, qyteti duhej marrë “in bona gratia” me pëlqimin e qytetarëve. Teksa në shtratin ku dergjej Gjergj Topia, shtyheshin kushërinjtë e tij të shumtë, vasali osman Gjergji II Strazimiroviq Balsha, papritur sulmoi Durrësin. Kjo shpjegohej nga armiqësia e vjetër mes dy familjeve, Balshaj e Topiaj. Në të vërtetë ajo ishte jehonë e shtrëngatave të mëdha në Itali dhe në Perëndim: në Napoli, mbreti Ladislas e kishte punën keq ndaj frëngut Louis II d’Anjou, kushëriri i mbretit frëng Charles VI. Topiajt, krenarë për gjakun anzhu, kishin marrë krahun e Louis dhe të Papës Clement VII që e mbështeste atë, duke tërhequr kështu në skizmën e madhe armiqësinë e papës Bonifac IX, kundërshtar i Clement-it.”

Po këtë vit, Durrësin e sulmoi dhe Gjergj Strazimir Balshaj, ban-i i Zetës, i nxitur dhe nga mbështetja që i dha Papa Boniface IX. Në historinë shqiptare është e njohur konkurrenca dhe luftërat midis këtyre dy familjeve të mëdha.

Historiani i njohur i Ballkanit, N. Iorga, në studimin e tij, “Historia e shteteve të Ballkanit”, na kujton faktin sesi “për të mbrojtur trojet e veta kundër sulmeve të Balshajve, Topiajt thirrën për ndihmë osmanët”, çka u dënua nga të gjithë princat e tjerë shqiptarë, që me shumë përpjekje po përballonin furinë e dyndjeve osmane, siç u zhvilluan ato në brigjet e Vjosës në vitin 1385, apo në Fushë-Kosovë, ku serbë, shqiptarë, hungarezë apo rumunë, kjo aleancë kristiane ballkanike, i doli përballë furisë osmane. “Por shqiptarët, – shkruan Iorga, – i ruajtën zonat bregdetare si dhe Shkodrën, Krujën, Pargën (që ishte nën Zebenishtin), Danjën e Zakariajve, Ohrin ku ishin Gropajt, Lepanton që i përkiste Pal Shpatës dhe Malin e Zi, ku ishin Cernoviçët, që ishin shqiptarë të sllavizuar dhe që pa ndonjë arsye e ndienin veten sllavë.” “Sundimi i Topiajve përpara trusnisë dyfishe të osmanëve dhe Balshajve, – shkruan Schmit, – ndodhej në prag të shpërbërjes. Dhe Venediku ishte i shqetësuar për këtë se do të dëmtohej tregtia e saj. Senati nuk donte ta rrëzonte princin nga pushteti, por edhe nuk mund të besonte në rezistencën ndaj osmanëve. Senati donte shtimin e protektoratit dhe fortifikimin. Nëse Topia nuk do të tregohej i hapur, por “kryeneç e i vështirë”, ai duhej joshur me 500 dukate dhe vetëm në rast kundërshtimi të plotë, venedikasit do të përdornin dhunën. Në vitin 1392, dy duzina mushqetarësh venedikas zbarkuan në Durrës. Konsulli Pietropizzoli i mbante të gjitha fijet në duar dhe vepronte në ato ditë vendimtare si përfaqësues i interesave venedikase.

Gjergj Topia, me një këmbë në varr, pranoi t’ia lërë qytetin në protektorat Venedikut. Për këtë, më 18 gusht, në Venedik, përfaqësuesi i tij Johan i Vregos, ipeshkv dhe pro-venedikas, e firmosi.” Siç dihet, vitet 1370-1380 janë të mbushura gjithë beteja e ngjarje dramatike midis princave shqiptarë, serbë dhe osmanë. Madje dhe shqiptarët luftonin kundër njëri-tjetrit: Gjergj Balsha II pushtonte Vlorën dhe Kaninën. Pastaj bashkë me vjehrrin e tij Pal Gropa dhe kunatin, Andrea Muzaka, luftojnë kundër Marko Krajleviçit, duke i rimarrë atij Kosturin, Ohrin, Prizrenin dhe Pejën. Atëherë, Marko thirri për ndihmë osmanët dhe më 1375 sulmoi shqiptarët, por pa ia arritur qëllimit. Më 1385, ishin osmanët e Hajredin Pashës, me rreth 40 mijë forca që mundën në Myzeqe Balshën e dytë, i cili u vra në këtë betejë. Por Gjin Bua Shpata do të rezistonte ende në viset shqiptare më në jug.

Në librin “Historia e Shqipërisë” lidhur me këtë moment historik, shkruhet gjithashtu se “Kur Turqit po shtyheshin drejt Regnum Albaniae, ai i kërkoi ndihmë venecianëve, duke dërguar në Venedik peshkopin e Scampa-s.

Më 1388, Grande Comte d’Albaniae, Karl Topia u sëmur rëndë dhe vdiq. Marrëveshja më Venedikun u bë në kështjellën e Durrësit, në gusht të vitit 1392 dhe u arrit pas shumë bisedimesh midis Gjergj Topisë dhe komandantit të flotës së Adriatikut, Saracen Dandulo. E veçanta e kësaj marrëveshje qëndron në faktin se Gjergj Topia pranonte që Durrësi të kalonte në dorë të Republikës së Venedikut, por pas vdekjes së tij. Mbrojtja e qytetit kalonte në duart e Venedikut dhe për këtë arsye të dyja palët pranonin që në kështjellën e Durrësit të ngrihej flamuri i Republikës së Vendikut, me qëllim që turqit osmanë të ndërprisnin sulmet për pushtimin e qytetit.

Gjergj Topia do të vazhdonte të merrte si më parë të gjitha të ardhurat e qytetit dhe do të vazhdonte të ushtronte kontroll mbi zyrtarët dhe ushtarakët e tij. Të dyja palët merrnin përsipër të respektonin statutet dhe rregullat e qytetit. Marrëveshja u ratifikua nga Republika e Venedikut më 18 gusht të vitit 1392. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Gjergj Topia nuk jetoi gjatë. Burimet bëjnë të ditur se në tetor të vitit 1392, ai nuk jetonte më. Pas vdekjes së tij, më 14 nëntor 1392, Republika e Venedikut nisi në Shqipëri dy zyrtarë të lartë (proveditorë), Michele Contareno dhe Pjetër Kurino, për të marrë të gjitha masat e duhura për marrjen në dorëzim të qytetit të Durrësit, dhe qeverisjen e ardhshme të tij. Zyrtarëve në fjalë iu dha detyra të merrnin edhe kështjellën e Krujës…”

Pas vdekjes së Gjergj Topias në vitin 1392, i cili ua dorëzoi venedikasve çeësat e qytetit, qytetarët e Durrësit u ngritën në revolta të shumta për ta kundërshtuar pushtetin e vendikasve, por kjo luftë ishte e dëshpëruar ndaj asaj force të madhe. Flamuri i Shën Markut do të valëvitej për një kohë të gjatë mbi kështjellë… Në janar të vitit 1393, Këshilli i Madh i Venedikut zgjodhi një rektor dhe një kapiten administrator për qytetin. Kështu Durrësi hyri në zonën venedikase të quajtur Stato da Mar. Ata përparuan në zotërimet e tyre gjatë bregut shqiptar, duke futur më pas në dorë edhe Lezhën e Shkodrën, e në vitin 1396 edhe Drishtin.

Madje senati venedikas kishte shpresë që me anë të venedikasit Marco Barbarigo, të shtonte në zotërimet e saj edhe Krujën, meqë ai ishte burri i Helena Topias, vajzës së Gjergjit, i cili sapo kishte vdekur. Por Helena dhe Marco do të preferonin një marrëveshje me osmanët që të mos ndëshkoheshin nga ata.

Bujarët shqiptarë të asaj kohe ishin të përçarë. Familja e Gjin Bua Shpatës dërgoi stradiotët e parë drejt Italisë dhe Europës, të cilët do të hynin në kronikat më të lavdishme të historisë europiane!…

June 18, 2017 15:11
Komento

23 Komente

  1. Arber I June 18, 19:04

    Teme e shkelqyer per skenar filmi artistik.

    Reply to this comment
  2. demo June 18, 21:43

    Ti do shkruash skenar filmi passionant,apo do shkruash historine?Tanush Topia ishte vasal i mbretit anzhuin te Napolit Robert dhe duhej te shoqeronte te bijen e tij Helenen deri ne Greqi ku do te martohej me nje princ te Morese.Ne vend qe te bente detyren,ky e rrembeu te bijen e shefit dhe e perdhunoi,qe kjo te detyrohej te martohej me te,sic edhe ndodhi,Ku e lexove ti qe passioni i dashurise me shikim te pare i perfshiu te dy,sa u hodhen ne krahet e njeritjetrit?

    Reply to this comment
  3. demo June 18, 22:37

    Ti do shkruash skenar filmi passionant,apo do shkruash historine?Tanush Topia ishte vasal i mbretit anzhuin te Napolit Robert dhe duhej te shoqeronte te bijen e tij Helenen deri ne Greqi ku do te martohej me nje princ te Morese.Ne vend qe te bente detyren,ky e rrembeu te bijen e shefit dhe e perdhunoi,qe kjo te detyrohej te martohej me te,sic edhe ndodhi,Ku e lexove ti qe passioni i dashurise me shikim te pare i perfshiu te dy,sa u hodhen ne krahet e njeritjetrit?
    Karl Topia eshte shqiptari i pare qe ftoi turqit ne Ballkan.Kur hapi gropen per Balshajt,ra vete brenda nga Turqit dhe Venedikasit.E shiti Shqiperine tek Turqit.Ndertoi nje avanpost te serbeve ne mes te Elbasanit,duke sjelle eshtrat e nje serbi antishqiptar,qe e kishte kaluar jeten duke luftuar me malesoret e Shkodres dhe Ulqinit, Jovan Vladimirin,nje eunuk serb qe e vrane kuneterit Bullgare ne Prespe dhe nuk kishte asnje lidhje me Elbasanin dhe Shqiperine.Ashtu si Ali Tepelena u verviti shqiptareve murgun grek Kozma Etoliani,edhe Karl Topia u verviti mbi koke eshtrat e antishqiptarit Jovan Vladimiri,qe tui shenjterojne shqiptaret dhe te sherbejne si gur kufiri serb mu ne mes te Elbasan\it.Kjo eshte historia e vertete e ketij dobici,qe lindi nga perdhunimi i pabese,dhe qwe Gjergj Kastrioti i lavdishem i shqiptarise i trajtoi si lamashe,u mori pronat e grabitura dhe kur e tradhetonin,i conte te lidhur ne hekura tek miku i tij ne Napoli.Keta princa ferrash kane qene si Sali Berisha me Ilir Meten,qe falen sa tek greku,sa tek serbi.

    Reply to this comment
    • KORÇARI June 19, 13:42

      Bravo ,demi, Nuk heq as shtoj as dhe një presje të vetme nga këto që ke shkruajtur.

      Reply to this comment
    • sali Serbi June 20, 11:42

      Nuk jam historian por nese kundershton nje teze te nje kolegu duhet te paraqesesh edhe referencen ku spjegohet qe Tanush Topia rembeu Helenen e Anzhuineve dhe e perdhunoi.Pyetje te njejte pra, ku e lexove ti qe e perdhunoi?. Pastaj keto shprehjet e tjera dobiç, i pabese … nuk jane te denja per nje pretendent si historian.Sa per keta te fundit,ke te drejte,jemi bashkohes dhe sjellja e tyre eshte tradheti e poshtersi antishqiptare.

      Reply to this comment
  4. Shpati June 19, 06:20

    Karl Topia ishte ai qe thiri turqit osmane selxhuke per ndihme per te sulmuar nje princ tjeter shqiptar. Aq deshen osmanet selxhuke, u futen dhe s’dolen prej aty per me shume se 500 vjet.

    Reply to this comment
    • sali Serbi June 20, 11:45

      Edhe po te mos i kish thirrur ai,ata do vinin me force siç ardhen ne rajone te tjera te ballkanit.Si fakt historik qendron por si konkluzion se ai i thirri turqit selxhuk dhe eshte faji i tij qe turqit na mbajten 500 vjet nuk qendron,per mendimin tim

      Reply to this comment
  5. Fatos June 19, 14:54

    Luan pershendetje. Eshte per te bere nje skanar per kete histori brillante. Del nje film qe do te marri te gjitha çmimet Oskar.

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 June 19, 17:15

    të gjithë familjet mbretërore ose fisnike kanë në gjakun e tyre një rrokoko rruazash të kuqe!!pothuajse të gjithë janë bërë lesh e koqe me njëri tjetrin!!janë martuar për të bërë aleanca,për tu martuar me nivelin e tyre dhe në fund të fundit kanë bërë luftra me njëritjetri dhe kanë vrarë njëri tjetrin!!
    dhe princërit tanë nuk kanë qënë të veçantë në këtë drejtim!!

    Reply to this comment
    • Pall Ariu June 22, 11:53

      Hiqi tangat o beqireshe haremi dhe dil vetem nje here te vetme me emer dhe mbiemer nga anonimiteti. Drejtoje kurrizin tend te thyer o buce forumesh, shtrengoje pak ate sumatricen e shkatarrume, qe ta shohin te gjithe se sa te vlen gariplleku prapa kompiuterit.

      Reply to this comment
  7. Artur June 19, 22:24

    histori shume interesante. Por fatekeqesisht e shkruar si nje lemsh i vertete. Duhet qe te marresh shenime ne fletrore per te kuptuar rrjedhjen e ngjarjeve dhe te personazheve

    Reply to this comment
  8. beni June 20, 09:43

    Nacionalizem te vertet shqiptar nuk Ka,pervecse perzjerje popujsh,sllav,,italian,epirjot,hungarez e ne Fund turqia,e arumunet!!
    Shqiptar esht nje epitet i ri ne historin e Ktij vendi?
    Ne hartat e tjetra te vjetra njihen me emer epidari ose epiri!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 21, 15:24

      sërb idiot!
      e gjithë bota është kështu!!
      lëvizjet e popujve kanë qënë që në kohën kur kishte vetëm kafshë në këtë tokë,e jo më kur filluan të krijoheshin komunitetet njerzore!!
      por or kafshë e mutit,ka pasur gjithnjë një bazë që o është shpërbërë ose është ruajtur!!
      këtë fakt e vërtetojnë shumë gjuhë të vdekura!!ashtu si e vërtetojnë dhe veçantitë e trashëgimisë kulturore kur tradita e një populli ka mbijetuar!!
      kështu si me dyndjet pellazge, ato sllave,ato gjermanike e skandinave,gjithnjë për euroazinë!!në krahun tjetër kemi lëvizjet e popujve të amerikave dhe më pak atë të australisë!!
      debil nuk ka rëndësi emri!!o gamor me avull,gjermanët nuk i bën më pak gjermanë ndryshimi i emrit nga keltë në prusianë e gjermanë!!turqit nuk i bën më pak turq ndërrimi i emrit osman!!
      sërbia tënde pavarsisht se nuk ka egzistuar fare është një nocion që është fare i ri!!
      shqiptari mbetet shqiptar që nga koha e pellazgëve!!bile dhe dhe it ka mundësi që të jesh një nga bastardët tanë!!i kemi pasur të shumtë!!duke filluar nga bastardët me gjysëm gjaku deri tek bastardët me gjak të pastër!!
      sot ka bastardë shqiptarë që duan turkun erdogan,që duan ndyrësinë greke e sërbe!!ke të tjerë që duan italinë dhe atë copë bukë që ju dha në këmbim të lirisë!!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 22, 08:56

      sërb idiot!
      e gjithë bota është kështu!!
      lëvizjet e popujve kanë qënë që në kohën kur kishte vetëm kafshë në këtë tokë,e jo më kur filluan të krijoheshin komunitetet njerzore!!
      por or kafshë e mutit,ka pasur gjithnjë një bazë që o është shpërbërë ose është ruajtur!!
      këtë fakt e vërtetojnë shumë gjuhë të vdekura!!ashtu si e vërtetojnë dhe veçantitë e trashëgimisë kulturore kur tradita e një populli ka mbijetuar!!
      kështu si me dyndjet pellazge, ato sllave,ato gjermanike e skandinave,gjithnjë për euroazinë!!në krahun tjetër kemi lëvizjet e popujve të amerikave dhe më pak atë të australisë!!
      debil nuk ka rëndësi emri!!o gamor me avull,gjermanët nuk i bën më pak gjermanë ndryshimi i emrit nga keltë në prusianë e gjermanë!!turqit nuk i bën më pak turq ndërrimi i emrit osman!!
      sërbia tënde pavarsisht se nuk ka egzistuar fare është një nocion që është fare i ri!!
      shqiptari mbetet shqiptar që nga koha e pellazgëve!!bile dhe dhe it ka mundësi që të jesh një nga bastardët tanë!!i kemi pasur të shumtë!!duke filluar nga bastardët me gjysëm gjaku deri tek bastardët me gjak të pastër!!
      sot ka bastardë shqiptarë që duan turkun erdogan,që duan ndyrësinë greke e sërbe!!ke të tjerë që duan italinë dhe atë copë bukë që ju dha në këmbim të lirisë!!
      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      Reply to this comment
      • beni June 22, 09:52

        O zgjebje e turqis Kur ke filluar Ti Biesh ere bajgave e te na tregon levizjen e popujve?
        O Türk Muti Boll behesh si i civilizirte e si i ditur i bythes sii sulltan hamiti!
        Kur erdhet Ju bythqirit nga turqia,ke gjetet sulltanet hamitin Apo Karl topine e strazimir balshic Apo Ballsh tashme?

        Reply to this comment
      • beni June 22, 10:01

        O zgjebje e turqis Kur ke filluar Ti Biesh ere bajgave e te na tregon levizjen e popujve?
        O Türk Muti Boll behesh si i civilizirte e si i ditur i bythes sii sulltan hamiti!
        Kur erdhet Ju bythqirit nga turqia,ke gjetet sulltanet hamitin Apo Karl topine e strazimir balshic Apo Ballsh tashme?
        Skut…..Ari e Skipt……Ari quhet te Vogel e kam fjjalen te Quajtur nga Serbet e kroatet Kur u shkeputen nga kisha e tyre qe Formulan nje tjetr nacion skiptarine!
        Serbet e dalmatet man dir me mir se kushdo tjetr historin Ton,por kan respektieren integrierten e nje gjuhesimi?

        Reply to this comment
        • Pall Ariu June 22, 12:21

          Arben!

          Distancohu sa me shpejt nga ZGJEBSI, se eshte nga ato speciet e ralla qe QELBIN forumet shqiptare vetem nga ERA E KERMES.

          Reply to this comment
          • ganiu June 22, 18:31

            Palla e Ariut
            Shoku tim, anticen, të cilit ja ke drejtuar këtë replik të ka kërkuar emrin.
            Përse nuk ja jep?
            Unë mendoj se ai e mban fjalën. Vjen e takon. Bile të jap një garanci tjetër. Nëse nuk vjen ai, vi e të takoj unë. Aty ta them dhe emrin e tij.

    • anticensurë25642654 June 22, 10:31

      sërb idiot!
      e gjithë bota është kështu!!
      lëvizjet e popujve kanë qënë që në kohën kur kishte vetëm kafshë në këtë tokë,e jo më kur filluan të krijoheshin komunitetet njerzore!!
      por or kafshë e mutit,ka pasur gjithnjë një bazë që o është shpërbërë ose është ruajtur!!
      këtë fakt e vërtetojnë shumë gjuhë të vdekura!!ashtu si e vërtetojnë dhe veçantitë e trashëgimisë kulturore kur tradita e një populli ka mbijetuar!!
      kështu si me dyndjet pellazge, ato sllave,ato gjermanike e skandinave,gjithnjë për euroazinë!!në krahun tjetër kemi lëvizjet e popujve të amerikave dhe më pak atë të australisë!!
      debil nuk ka rëndësi emri!!o gamor me avull,gjermanët nuk i bën më pak gjermanë ndryshimi i emrit nga keltë në prusianë e gjermanë!!turqit nuk i bën më pak turq ndërrimi i emrit osman!!
      sërbia tënde pavarsisht se nuk ka egzistuar fare është një nocion që është fare i ri!!
      shqiptari mbetet shqiptar që nga koha e pellazgëve!!bile dhe dhe it ka mundësi që të jesh një nga bastardët tanë!!i kemi pasur të shumtë!!duke filluar nga bastardët me gjysëm gjaku deri tek bastardët me gjak të pastër!!
      sot ka bastardë shqiptarë që duan turkun erdogan,që duan ndyrësinë greke e sërbe!!ke të tjerë që duan italinë dhe atë copë bukë që ju dha në këmbim të lirisë!!
      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      Reply to this comment
      • beni June 22, 15:10

        Po un Jam puro shqiponjash mor zagar turqie,por qe i respektoj edhe Serbet e kroatet se me ta Na lidh historia jon,Ju jeni pjell e turqis e kini troc asmerin fetare me kto nacionalistett,si Ju shkerdhyen mbar e prapa e terrorist e Islamist te ndyre Ju i Beni patriote?

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 June 23, 08:15

          e ty të …!!
          ti shqiptar moj hale e qelbur??
          nuk e vë në dyshim që je bir shqiptari,por ke ngjarë nga jot ëmë!!njëlloj si kalamajt e berishës!!
          ndryshimi është se ata e dinë kë kanë baba!!ti e di vetëm që e ke shqiptar!!jot ëmë nuk e di se kush është ai që të ka zënë ty!!megjithse sot një ADN nuk kushton shumë!
          ps:problemi është se sa ADN duhen provuar,dhe nëse jot ëmë i kujton të gjithë që e kanë …!!

          Reply to this comment
          • beni June 23, 09:39

            Or antishure!
            Kto qe shkruani Ti e OfendonJan llogje te nje femije me Moshe foshnjore!
            Un e kam per nder qe Jam nga kjo Race e nenes e babes se gjergji kastrioti,nga vojsava e jovanin,jorgo ose Johan se ata mbajt gjithnje flamur me dy kokash por me kryq ne mes!
            Ti nuk je i Sigurt per identitetit tend,se hidhesh nga nje flamur Tek tjetri,pa dinn e pa iman,Ben mir te Hülesh njeher koken nen fusanin e satemeje,e te shikosh e Ka me Lesh Apo te rojtur,qe te bindeshr kujt identitetit i takon?

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*