Karlos Slim, më i pasuri në botë për të katërtin vit me radhë

Redaksia Online March 5, 2013 12:10

Karlos Slim, më i pasuri në botë për të katërtin vit me radhë

Për të katërtin vit radhazi, miliarderi meksikan, Carlos Slim, është shpallur si njeriu më i pasur në botë nga revista “Forbes”. Pasuria e Slims llogaritet të jetë rreth 73 miliardë dollarë, ndryshe e barazvlefshme me Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë në pesë vjet (pothuajse 20-fishi i buxhetit të shtetit një vit). Miliarderi meksikan është pasuruar me 4 miliardë dollarë në krahasim me një vit më parë.

Pas tij, i dyti në listë është bosi i Microsoftit, Bill Gates.

Dhjetë personat më të pasur në botë:

1. Carlos Slim Meksikë 73 mld $
2. Bill Gates SHBA 67 mld $
3. Amancio Ortega Spanjë 57 mld $
4. Warren Buffet SHBA 53,5 mld $
5. Larry Ellison SHBA 43 mld $
6. Charles Koch SHBA 34 mld $
7. David Koch SHBA 34 mld $
8. Li Ka-shing Kinë 31 mld $
9. Liliane Bettencourt Francë 30 mld $
10. Bernard Arnault Francë 29 mld $

 

Redaksia Online March 5, 2013 12:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*