Karnavalet e Korçës, tradita që vazhdon

June 9, 2019 17:34

Karnavalet e Korçës, tradita që vazhdon

Këtë të shtunë, Korça çeli sezonin turistik me festivalin ndërkombëtar të karnavaleve, i cili mbahet për të dymbëdhjetin vit radhazi. Grupe nga Shqipëria, Rumania, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Argjentina janë bërë pjesë e këtij festivali duke sjellë performacat e tyre dhe veshjet shumë ngjyrëshe në qendër të Korçës për të vazhduar performancat në pazarin e vjetër karakteristik të qytetit.

Në sheshin qendror të pazarit janë mbledhur qindra qytetarë e turistë për të marrë pjesë dhe për të soditur atmosferën e mrekullueshme në qytetin që ofron turizëm në çdo stinë.

“Jemi për herë të parë këtu. Vijmë nga një qytet i vogël i Bosnjë Hercegovinës dhe përfaqësohemi me grupin tonë në këtë festival. Është një atmosferë fantastike dhe është diçka shumë pozitive për traditën e karnavaleve”, u shpreh  një prej pjesëmarrësve për mediat.

Për të dymbëdhjetin vit radhazi një sërë grupesh nga Shqipëria, rajoni dhe më tej sollën performancat e tyre dhe fabulat e përzgjedhura në Korçë. Karnavalet në Korçë kanë filluar të festohen para vitit 1940. Pas ndërprerjes në vitet ‘60 sërish Korça është qyteti i parë që rizgjoi këtë traditë në vitin 1992, për ta kthyer më pas në një manifestim të përvitshëm e ndërkombëtar të kulturës.

e.ll./dita

June 9, 2019 17:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*