Karta Amicus

January 25, 2018 04:38

Karta Amicus

Në një letër drejtuar Gjykatës së Lartë të SHBA parlamentarët e BE të grupeve të ndryshme parlamentare paralajmërojnë për rrezikun që sjellin përpjekjet për t’u lejuar autoriteteve të SHBA qasje në qendrat evropiane të të dhënave.

E ashtuquajtura Karta Amicus – e nënshkruar ndër të tjera nga ish-Komisarja e Drejtësisë e BE, Viviane Reding dhe europarlamentarë të tjerë bën të qartë se një qasje në të dhënat në Evropë nuk pajtohet me Kartën e të Drejtave Bazë të Bashkimit Evropian.

Transmetimi tek të tretë, për shembull te një institucion, i të dhënave të personave, do të ishte një “ndërhyrje në të drejtën bazë të personit të prekur për respektimin e jetës private” sipas nenit 7 të Kartës, citon gazeta gjermane Handelsblatt letrën e deputetëve.

Para së gjithash zbulimi i komunikimit elektronik do të ishte një ndërhyrje “veçanërisht e rëndë” në të drejtat bazë të personit.

Gjykata më e Lartë e SHBA do të vendosë nëse një institucion i SHBA do të ketë të drejtë të kërkojë nga sipërmarrjet akses në të dhëna personale që memorizohen jashtë SHBA.

Kjo situatë u krijua për shkak të një procesi gjyqësor, në të cilin SHBA kërkoi nga Microsofti që të dorëzonte nëse I kërkoheshin të dhënat personale të klientëve, edhe nëse qendrat e këtyre të dhënave ndodheshin brenda territorit të BE.

Qeveria gjermane dhe disa përfaqësues të ekonomisë patën shprehur rezervat e tyre përballë SHBA, bëri të ditur “Handelsblatt”.

Edhe shoqata e dëgëve digjitale Bitkom i dërguan gjithashtu një letër Amicus.

Eksperti për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë të të Gjelbërve të BE, Albrecht paralajmëroi për pasojat, nëse Supreme Court do të këmbëngulë për zbatimin e ligjeve të SHBA ndaj të dhënave të Microsoftit.

Ky do të ishte “fundi i internetit, siç e njohim sot”, i tha Albrecht gazetës “Handelsblatt”.

“Atëherë mundet dhe do të ndodhë, që shtete si Kina, Rusia ose Turqia të kërkojnë dorëzimin e të dhënave të klientëve evropianë”

Vendimi i Gjykatës Supreme të SHBA-ve do jepet në verë – raporton Deutsche Welle.

b.m. /dita

January 25, 2018 04:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*