Sali Berisha dhe kartolina

Ilir Hashorva December 8, 2015 21:50

Sali Berisha dhe kartolina

Më 4 dhjetor, 2015, pasi Taulant Balla lexoi në Kuvendin e Shqipërisë një kartolinë që Sali Berisha i dërgonte plot dashuri dhe respekt nga Parisi në vitin 1979 Hysni Kapos dhe Vito Kapos, me rastin e lindjes së një nipi në familjen e tyre, u ngrit Sali Berisha për replikë. Në vend që të përqendrohej te kartolina, iu drejtua Edi Ramës me një fjalim gjysmë poezi e gjysmë prozë, çdo strofë apo paragraf të të cilit e fillonte, duke përsëritur një herë apo disa herë, fjalën: Edi Rama.

Fjalimi që mbajti ishte përgatitur, me sa duket, kohë më parë për ta përdorur kur t’i a lypte nevoja, sepse ai nuk kishte kurrfarë lidhje me kartolinën, pra me çështjen që diskutohej. Nga fjalimi i Sali Berishës që zgjati 4 minuta shkëputa këtë frazë: “Atë që u bëra etërve tuaj nuk ua ka bërë kush ndonjëherë”.

Sali Berisha, në të vërtetë nuk u bëri asgjë “etërve” të tyre, ndonëse me fuqitë që pati dhe me përkrahjen e popullit të asaj kohe, mund dhe duhej t’u bënte diçka, qoftë edhe të vogël. “Etërit” e tyre i eliminoi vetë koha dhe mosha. Por, ai bëri, ai bëri shumë, kundër atyre që u persekutuan nga “etërit” e tyre: kundër ish-pronarëve, kundër ish- të persekutuarve, kundër njerëzve të ndershëm dhe atdhetarë. Ai nuk ktheu pronat, ai nuk ndihmoi financiarisht, moralisht dhe politikisht të persekutuarit e komunizmit, ai nuk hapi dosjet. Të gjitha këto ai mund t’i bënte fare lehtë, pa i thënë kush se përse i bënte, të gjitha këto ishin hapat e parë që duheshin bërë për t’u larguar nga komunizmi.

Sali Berisha rrahu barbarisht ish-pronarët kur ata u futën në grevë urie. Ai rrahu barbarisht ish-të përsekutuarit kur ata u futën në grevë urie, madje i detyroi edhe të vetëdigjen, ai nuk hapi kurrë dosjet, por i përdori ato për qëllimet e veta të trembjes së njerëzve dhe të mbajtjes së pushtetit. Ai, në vend që disa parti historike antikomuniste dhe atdhetare si Balli Kombëtar e Legaliteti t’i përkrahte e t’i kishte aleate të forta, i shpartalloi duke u futur farën e përçarjes, i ndau në dy ose më shumë pjesë e i shndërroi, ashtu siç janë sot, në kufoma. Ai po këtë gjë bëri edhe me të persekutuarit politikë të komunizmit: ua ndau shoqatën e tyre në shumë shoqata, duke i vënë nga prapa shoqatës që i shkonte mbas dhe cilësorin “demokrate” dhe “antikomuniste”, a thua se grupet e tjera nuk qenë demokrate dhe ishin komuniste.

Dhe nga këto probleme që duhej t’i zgjidhte jo vetëm si çështje drejtësie, por edhe si çështje pushteti, ai e humbi pushtetin. Ai e humbi pushtetin jo se ata që e morën ishin më të mirë, por sepse ai gaboi rëndë: në vend që të mbante pranë njerëzit që trumbetonte se përfaqësonte, pra të persekutuarit e komunizmit, antikomunistët dhe jokomunistët, intelektualë të ndershëm me personalitet, me integritet dhe me guxim, ai e rrethoi veten me servilë pa asnjë lloj vlere, me njerëz me lidhje të forta me komunizmin, madje edhe me spiunë dhe persekutorë të tij, duke menduar se ashtu do ta mbante më mirë pushtetin.

Ai nuk u ndesh kurrë në kuvend me opozitarët e tij për çështje të një rëndësie të veçantë për të gjithë vendin dhe popullin si, për shembull, për çështjen e pronave, të dëmshpërblimit të të persekutuarve të komunizmit, të hapjes së dosjeve, të zvogëlimit të privilegjeve të deputetëve etj. Jo, për këto ai nuk u ndeshe kurrë, madje ka qenë në pajtim të plotë me kundërshtarët e tij, me ata që pretendon se u ka bërë namin etërve të tyre, se atë që ua ka bërë ai nuk ua ka bërë kush. Por, ai ndeshet përditë, për jetë a për vdekje, me ta për çështje që nuk kanë asnjë rëndësi të vërtetë dhe kjo i gënjen kundërshtarët e komunizmit dhe e bën atë popullor midis tyre. Megjithatë, pas shumë kohësh, sado demagogji të përdorë për t’i kamufluar sjelljet e tij, dhe më duhet të pranoj se është mjeshtër i demagogjisë, njerëzit kanë filluar ta kuptojnë.

Ah, sikur atë fjalim pasionant që mbajti gjoja për kartolinën, ta mbante për çështjet e rëndësishme që përmenda më lartë! Të ishte i sigurt se pushtetin, ëndrrën dhe pasionin e tij më të madh, do ta kishe përjetë dhe historia do t’i siguronte një vend nderi. Ai këto tashmë i ka humbur dhe nuk ka gjasa t’i fitojë më. Me politikën që ndoqi rilindi pikërisht bijtë e “etërve” që pretendoi se i shkatërroi, rilindi kundërshtarët e tij. I.Hashorva

 

Kartolina e S.Berishës për familjen Kapo

Kartolina e S.Berishës për familjen Kapo

 

 

Kartolina e Sali Berishës nga Parisi për Hysni Kapon

Deputeti socialist Taulant Balla ka lexuar në Kuvend një letër, që sipas tij është shkruar nga Berisha në kohën e regjimit komunist për Hysni Kapon.

Në këtë letër, sipas Ballës, Berisha i cili ndodhej në atë kohë në Paris, ka uruar Kapon për Vitin e Ri duke i dërguar edhe një kartolinë.

“I dashur shoku Hysni! Ju shoqes Vito dhe gjithë njerëzve tuaj ju uroj nga zemra shëndet e gjithë të mirat. U gëzova  pa masë për djalin e Besnikut dhe uroj me gjithë shpirt që së bashku me nipat dhe mbesat e tjerë të rritet i shëndetshëm, i lumtur, me prindër dhe gjyshër e të mishërojë kur të rritet gjithë virtytet e familjes. Me shumë dashuri dhe respekt Ju përqafoj Sali Berisha”, shkruhet në kartolinë.

​DEBATI PA MIKROFON 

Leximi i kartolinës që Sali Berisha i kishte dërguar Hisni Kapos në vitin 1979, shkaktoi debat në Kuvend.

Balla: Ti Sali i ke dërguar më 19.7.1979 një kartolinë nga Parisi Hysni e Vito Kapos ku i uroje për lindjen e nipit
Berisha: Ju keni ardhur këtu…
Rama: I dërgoje letra të përzemërta Vitos
Topalli: Rri aty, mos fol
Rama: Jozefinë, mos u bëj xheloze për Viton ti
Noka: Dëgjo aty
Balla: Lëre, lëre se detyrën bën ai…
Lutaj: Po varka e Drilonit?
Abazi: Po Gërdeci?
Berisha: Ikni kërkojeni falje familjes së Hazi Nelës.
Rama: Ja tregoje dhe Vitos këto përralla?
Flamur Noka: Dëgjoje, dëgjoje atë që po thotë
Balla: Ta dëgjojë sepse do ti?

Ilir Hashorva December 8, 2015 21:50
Komento

33 Komente

  1. demokrati i vertete December 4, 22:26

    KY ESHTE Salishtaza I VERTETE , B-LEPIRES I BLLOKMENEVE, PER TE NGRENE NDONJE KOCKE NGA SOFRA E TYRE E ME VONE TE VILLTE VRER NE VITET E MEVONESHME , DUKE U SAKRIFIKUAR SI ”Demokrat ”. AI KA QENE , ESHTE E DO TE MBETET NE SHPIRT Komunist i devotshem dhe kriminel i pazevendesueshem ne te gjithe boten.SHSHSHSHTTTTTTAAAAAAAZZZZZEEEEEEE Pylli .

    Reply to this comment
    • john December 5, 12:10

      BERISHA DUHET TE JETE NE BURG … DHE TE MOS JA SHOHIM ME SURRATIN …. ESHTE NJE NDYRESIRE .QE NA MASHTROI TE GJITHEVE…

      Reply to this comment
  2. Uksan doda December 4, 22:30

    Mahu mark , e mos u ligshto he burri dheut . Hajt falna ne kishe ishalla nuk o e vertet nji k’to fjal per skenderbeun e 2 muzliman , se ai i pari vdiq katolik.vej nonji tesh te lagur ne kry me perballu te nxehtin.. Ene qi ky sal berisha boll shume zullume paska ba . Nuk kena pas dit gjo . Tash po i ni bomat e salise .hajt per hajer te sales po e pi nje vene kallmeti

    Reply to this comment
  3. -master chess player.. .. December 4, 22:40

    O DAULLANT NA I SHPIFE

    VOTAT NE 23 QERSHOR 2013 I MORET QE T CONIM KARTOLINE SALIQENIT NE BURG DHE JO TE TALLENI NE PARLAMENT.

    BERISHA ESHTE KRIMINEL POR JU PO BENI NJE TRADHETI KRIMINALE QE NUK MERRENI ME 21 JANARIN POR NXJERR KETO TULLUMBACE.

    KJO KARTOLINE ESHTE TEPER NORMALE

    PLUMBAT E 21 JANARIT JANE KRIM..QE JU I HARRUAT SA VUTE MENDERET TE KOLLTUKUT…

    TURP DHE NEVERI..

    Reply to this comment
  4. Mark uk December 4, 22:41

    Sipas tejet Ismail Qemali qe i sherbeu turkut nuk ka as merit ma te vogel.

    Reply to this comment
    • gent December 4, 23:25

      Kryeshpellari dhe ju shpellaret e tjera na cate trapin me deklarata anti-komuniste ka 25 vjet. Por ju paskeni qene sherbetoret me te devotshem te komunizmit. Ju e paskeni mbajtur ne kembe komunizmin.

      Reply to this comment
  5. Mark uk December 4, 22:42

    Sipas tejet Ismail Qemali qe i sherbeu turkut nuk ka as meriten ma te vogel.

    Reply to this comment
    • Haliti me gernet December 4, 23:05

      Ismail Qemalit ai Sali Qeni yt nuk i afrohet as te koka e K….t. Prandaj mos bej krahasime te tilla sepse Ismail Bej Vlora u hoqi nje cope te madhe te Shqiperise nga duart Grekeve ,,,Vorio Epirin,,,qe Greket e qajne akoma ketu e 100 vjet. Kurse Sali Saleshi yt komunisti b..q..r , shkoi e ja dha detin falas Grekut sikur te ish nje cope torte. Prandaj mbylle ate gojen se nuk i kupton dot keto ti Mark,se jan pune te thellaaa.

      Reply to this comment
    • ben tironci December 5, 04:47

      Mark pyetja ishte te pelqeu kartolina lene Qemalin etj po flasim per shpellarin.

      Reply to this comment
  6. Darius December 4, 22:43

    te gjithe Bijer,Nip,e Skllever te ish-birose sot KUBEJA E Sklleverve shqiptare!

    Ai Parlament meriton qe te gjuhet dhe njehere me Top,po kesaj rradhe deri ne themel Graund 0.

    Reply to this comment
  7. beshani December 4, 22:53

    Qe i uroi Hysni Kapos lindjen e nipit, nuk eshte per t’u cuditur po te mbahet parasysh se Sali Berisha ishte mjeku i tij personal, qe perfitoi shume gjera nga Hysni Kapo, specializime ne Paris,
    mjekime kozmetike per te bijen e deri propozime per ta bere zevendes-minister te shendetesise dhe anetar te Komitetit Qendror.

    Ajo qe nuk do te arrij te kuptoj dhe qe me duket e pabesueshme eshte dicka tjeter.
    Ta leme politiken menjane.
    Nuk ka shqiptar qe mund ta bente kete qe ben Sali Berisha, qe kete Hysni, te cilit i ka borxh me shume se cdo njeriu tjeter ne jeten e tij, qe iu servilos sa ishte gjalle dhe bente fotografi me te dhe me Vito Kapon ne Paris, sot e fyen (PA IA KERKUAR NJERI) me shprehje te tilla si “FAMILJA KRIMINALE E HYSNI KAPOS”.

    PATURPESI, PABESI DHE MASKARALLEK – KE EMRIN E ZI SALI BERISHE.
    Thuaj Sali Berishe dhe nuk ke nevoje t’i thuash gje tjeter.
    TURPI I ZOTIT.

    Reply to this comment
  8. Shqipe December 4, 22:58

    Mire mo qe I ka derguar kartoline perzemersie dhe bythelepirese, Po shikoni si e ka shkruajtur…njellonjesoje si nje femije kopeshti ne fshatin shqiptare te viteve 60. I mjeri ky qe ka mbetur ende analfabet…..
    Oh me det! kush ka zene vend me parlament!!!!,
    Pse njerezit e vegjel sundojne boten e madhe? Kur do ti vije fundi kesaj kase funderinash, ordineresh e kriminelesh qe kane okupuar shqiperine?.?

    Reply to this comment
  9. demo December 4, 23:03

    Pa Ismail Qemalin ti sot do ishe Mark Ukovic.

    Reply to this comment
  10. titi December 4, 23:03

    Sa keq i vjen markshalgjatit kur i shan komunistin karierist e kriminel,sahanlepires i bllokut qe raportonte dhe qethte studentet ne kohen e dulles

    Reply to this comment
  11. titi December 4, 23:05

    O Mark edhe ti sigurims apo sekretar partie ke qene ne kohen e dulles,apo je vet penicilina.

    Reply to this comment
  12. Shkerdheni i Saliut December 4, 23:12

    Ore bariu Mark uk a i ke dhene uje gomarit si gomar qe je vete…. ja ke dhene te nxehte , o bo bo na e ke nxehur Gomarin Sali, apo ja ke dhene te ftohte, … o bo bo e paske ftohur Gomarin Sali ne bythe, cfare na ke bere more idiot. Vazho merru me Gomarin Kriminel dhe agjentin serb Sali Zehere Bisha, mi ne varke si var-kar qe rrinte ne Drilon, po per kete Kar-tolinen ke ndonje spjegim si i zgjuar qe je, ore Gomar. Lere Ismail Qemalin ne varrin e tij sa t’i “sjelle” eshtrat nga Italia, Ferdinat Xhaferi ish Minister i Kutures i Qeverise se Bishesh.

    Reply to this comment
  13. Mark uk December 4, 23:27

    Cili nga ju qe sot na tregoni sikur jeni dikush,qe nuk i kishte sherbyer me knaqsi ne byron politike.Po ma e keqja eshte sot mbas 30 vjet te vdekjes se diktatorit ma te eger te dalesh me portretin e tij duke parakaluar para nipit te byroistit Spiro Koleka.Ala kjo parti ka gazeten zeri i popullit qe nga viti 1942.Cfar ndryshoj te PKSH qe ndrroj emrin ne PPSH ne vitin 1949.Po kur ndrron perseri emrin ne vitin 1991,po ne shqiperi eshte pluarizmi.Ala ne mbledhje i thon njeri tjetrit shoku se jo zotni.

    Reply to this comment
    • KORÇARI December 5, 00:10

      @Mark uk. RROFTË SHOKU SALI MUTI, UP MË FAL SALI MUT BERISHA DESHA TË THOJA (E ngatërroj sa herë këtë Berishën me MUTIN)

      Reply to this comment
  14. al-boston December 5, 00:37

    Mark Uk ti je jshteqitja e kombit,vella me Sali Mutin.

    Reply to this comment
  15. Z/Kallami December 5, 02:33

    Tashti biografia e Berishes asht shpalos deri diku origjinal ne pershtatje te karaterit te tij ne esktrem i pakarakter.Perfundimi me fakte do e mbyll drejtesia e shtetit shtet.
    Cunak i perlyer me komunizem spiun penicilin i Shoshorit.
    Demokrat katil kriminel tradhetar i kombit.Vec argumenteve qe shpalosen cdo dite te keti te pa namuzi e te pa karater.Duhet te duroj populli dhe pordhet qe nxjerre nga goja e qelbur plot miza nga vathi i bagetive te vicidolit.Populli duhet te mbaj pergjegjesi per voten qe ia ka dhene per ne krye te shtetit per tu civilizue nga kjo llumehane malcori i pa gllenun,katil.

    Reply to this comment
    • Lili December 5, 22:41

      Mungojne vetem paragrafet qe do hapen pas disa vjete nga sherbimet e huaja.edhe tabloja per Sali Mutin do jeté komplet…

      Reply to this comment
  16. SHISHJA E RAKISE December 5, 07:30

    jashteqitja e kombit vetem maloket jane dhe familja sali -xen lirije -arqillja e berishes familje pleherash dhe mute te degjeneruar koke e kembe

    Reply to this comment
  17. Sabja December 5, 07:35

    Eshte per te ardhur turp e per te ndjere keqardhje ku eshte katandisur parlamenti Shqipetar ne nje kasolle ku te gjithe kalmajte se bashku me balozet e perllave jane mbledhur bashke e luajne me njeri tjetrin!Balozit Berishjane here pas here kalamajte Rama,Taulanti e plot te tjere te cilet nuk kan ç’fare ti numerojne ketij perbindeshi qe ka ngrene njerez,ka shkerdhyer nje vend,qe u ka perdhosur baballaret,qe ka zaptuar nje vend,qe kashitur tere pasurine e ketij vendi kuj e si i ka dashur,i tregojne se fundemi se si y perbindesh i paskerka derguar nje kartoline urimi atij qe hengri te parin me kariren e tij kriminale duke e çuar urgjentisht ne Paris nga edhe nuk u kthye me!Turp sa turp!Mjere ky popull se nga kush varet e nga cili pret te sheroje plaget e marra keto 25 vjete tradheti,poshterim,vrasje,prostitucion ,droge,zhvatje te paskrupullta e vrasje te panumurta nen nofkat “burre shteti”!Ky parlment duhet shkrire urgjentisht e ti behet thirrje gjithe inteligjences e intelektualeve te mirefillte te ketij vendi te marrin ne dore fatet e saj,ndryshe ky vend po shkon e duhet te shkoje drejt shperberjes siç edhe po shkon!Sali Berisha se bashku me 40 hajdutet duhet te shkoje prapa hekurave e Edi Rama se bashku me ekipin e kalamanjerve qe drejtohen nga Taulantet duhet te lene urgjentisht kete zanat e ti drejtohen teatrit te kukllave ku edhe do gajasin Zahot me keto peralla!Edhe nje here turp per kete vend,per kete ngrehine qe quhet parlament,per kete popull qe meriton me shume!Mjerr Shqipëria ne dore te kujt e kane lene ata qe na serviren sapunin per djathe e demografine per demokaci u nje grup hajvanesh jane mbledhur e tregojne peralla ngaqe s’kane ç’fare ti bejne gomarit e i bien samarit!Kete skene vetem Mark Ujket e kuptojne e e shijojne e kerkush tjeter qe quhet sadopak Shqipetar!

    Reply to this comment
  18. Virtual December 5, 10:05

    Kam pa ish-Kryeminister ne video korruptive me 700000 euro. Po shoh kartoline te ish-Kryeministrit tjeter derguar Hysni Kapos. Kam pa dhe foto pa brek te Kryeministrit aktual. Them se paskam bere mire qe nuk kam votuar asnje nga keto. Dhe qe i perkas shumices si une.

    Reply to this comment
    • john December 5, 11:51

      keni te drejte jane te gjithe ;;; de korruptuar ;;; e kthejne xhaketen per (5 DOLLARE …??? BERISHA RAMA META BASHA JANE EGOISTA TE NDYRE ..VETEM VJEDHJE DHE KORRUPSION… NE VEND TE MENDOJNE PER SHQIPTARET QE SKANE ME HENGER … CFARE BEJNE ..ME PISELLIQET E VJETRA .. QE KANE BER …. NA MORI LUMI THONIN LABET. ..

      Reply to this comment
  19. Miri December 5, 10:41

    Per mua nuk ka asnje te keqe kushdo nga ne do e bente https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM

    Reply to this comment
  20. shpatar December 5, 11:17

    Ilacin se si do te ecte Shqiperia, ne rrugen demokratike,e dhane amerikanet ne 91.Dihej qe Alia dhe llumi i mbetjeve komuniste ,qe mbanin postet e atije shteti,rekomandimet nuk ju pelqyen.
    Cfare rekomanduan amerikanet.
    1- Qe ti hapet rruge demokracise dhe pluralizmit politike duhet qe kupola politike e komunizmit dhe administrata e larte ne drejtimin e shtetit te terhiqet.
    2-Ti jepet mundesia forcave te reja politike e shoqerore intelektuale, qe kane nje karjere te pa kompromentushme me sistemin,te perzgjidhen per funksjonimin e pluralizmit politik e me pas te strukturave te shtetit te se drjejtes,te hyjne per te drejtuar vendin mbas largimit te strukturave te vjetra.
    3-Ne kete gare ,te barabarte ,te futeshin te gjithe intelektualet pa dallime te se shkuares,te rinjte e te rejat, qe ne karjeren e tyre dhe veprimtarine shoqerore,ne drejtim e funksjone te ndryshme, kane dhene prova bindse per ndryshim.
    Beni keto dhe mbeshtetja jone do te jete e madhe edhe financjarishte per te dal nga kolapsi ekonomik.(Kujtoni ate cekun e bardhe qe na mburreshin pseudodemokratet).
    Keto dhe shume keshilla konkrete ,jo qe nuk u zbatuan ,por u keq interpretuan ne popull duke e shkaterruar endren shqiptare per demokraci.Alia deklaroje qe une nuk i beje keto dhe premtoje qe do ti hapi rruge pluralizmit.
    Ju e dini e ska nevoje se si rodhen ngjarjet.U perzgjodhen nga kupola e mbetjeve te komunizmit ata qe mendoje Alia.Keta si Saliu e Nano na ndertuan kete demokraci qe kemi sot.Kur muaren pushtetin hoqen nje pjese te komunizmit ne strukturat e bazes.Pastrusa,korroxhinje,roje,mesues,oficer,polica,drejtora shkollash,ndermajesh,instruktora dhe mbushen vendet bosh me ushtaret e bindur e te afermit e tyre te sojit e sorollopit.U mburreshin amerikanve se e rrezuam komunizmin.
    Keta ,ish bishta, me te kompromentuarit e sistemit komuniste lepiu me amerikaet nga njera ane e me evropjanet nga ana tjeter, gatuan kete corbe qe sot e 24 vjete politika ka te njejtene fytyre ne parlament.Bishtat akuzojne njeri tjetrin duke u majmur pa bere asnje ndryshim ne sherbim te perparimit e zhvillimit ekonomik te vendit.
    Keto akuza dhe kunder akuza majtas e djathtas pa ndeshkim e kane cperfytyruar imazhin politike dhe kane vrare shpresat e popllit per ndryshim.Mbijetojne ne saj te perkrahjes amerikane,evropjane e te konjukturave rajonale.
    Cdo koment se kush eshte Saliu,Nano e Rama- Mrta eshte jetgjatsia e kollonave te shtrembta te demokracise se vendosur pas 91 it.
    Ilaci qe nuk po e shpeton kete popull, jane dozat e forta per te larguar ish bishtat qe mbolli demokracia e rreme ne keto 24 vjet.

    Reply to this comment
  21. shqiptar sharri. December 5, 12:06

    seJCILI KOMENTATOR KTU KA TE DREJTEN E MENDIMIT TE VET,PER SALI SERB BERISHEN,DHE UNE NGA SHARRI NUK JAM I MENDIMIT SE SALIU KA QEN MA SHUM BYTHLEPIRES,SESA NJI KALE TROJE I FUTUR NGA SHERBIMI SERB USHTARAK KOSI.Pra,sali berisha eshte edhe bythlepires por ma shum eshte dhe spiun,i futur nga serbet,dhe nga francezet.E`pate gjeh ne kuvend,kur ju lexue letra per hysni kapon se cfar ju tha socialistve?A`nuk ju tha sesa mir jua kam bere baballarve tuaj,kriminel dhe komunist,pai gjeh e pranoi se ne,P.P.SH,eshte futur me detyra dhe me urdher te sherbimeve franceze dhe serbe,me e shkatrue kalan nga mbrenda,dhe ka pas sukses,pikerishte se ai e ka lujt mir rolin ne ata dram apo teater,duke u shitur komunisti ma fanatik,dhe ma besnik i P.P.SH,dhe ariti te behet dhe sekretar,po ai dhe ne gjygje kunder te burgosurit bllomshi apo si e kishte emrin ka donencue ne sigurim,pra ai veproi shum me mencuri kunder p.p.sh.dhe sistemit komunist,por ma e keqja ai veproi me banditin azem hajdari edhe kunder popullit dhe pasuris se shqiptarve duke marr urdhra nga cia,udba,isfalia,qe ne emer te luftes kunder xhdo gjeje gjoja komuniste,e kallen shqiprin,e vodhen e dogjen e poqen shqiprin sali serbi me azem hajdarin dhe bandat e tyre te paguara nga cia amerikane dhe udba jugosllave dhe isfalia greke,pra ky lugat,dhe ky kryetradhtar e vrases kundershqiptar ma shum sesa kunderkomunist,kah moti e ka meritue plumbin ne lule te ballit,apo verjen ne mes te sheshit SKENDERBEU-GJERGJ KASTRIOTI,por nuk ka shtet dhe rende e ligje,per mbrojtjen e vendit ne shqipri,qysh ki,flliqsir dhe harbut,i pa din dhe iman e mori shqiprinn ne dore me ane te,amerikanve dhe serbo grekve,me ndihmen e rajersonit dhe milloshevicit,pra te arkanit dhe ati kryetarit te dikurshem te malit te zi,pra ky pjell e gjitha te ligave eshte per tu denua me vdekje per tradhti dhe shitjen e detit greqis.Por mjerishte nuk ka shtet ne shqipri,nuk ka me atedhetar dhe patriot krejt jan ma i zi njeri se tjetri,krejt per lek,shesin cfar tju bere ne dore,shesin detin,shesin lumejt,shesin tokat,shesin hidrocentralet,shesin kombinatet po defakto i kan shitur te gjitha,vetem ju kan ngel me shit dhe ullujte dhe serat e ullijve.Prandaj nuk jam i mendimit se sali serbi ngase eshte budalla,ka vepruar dhe vepron,si ne kohen e pushtetit popullor,pra atehere e mbronte komunizmin,dhe derdelliste kunder kapitalizmit,tani e mbron kapitalizmin dhe derdellis kunder komunizmit,jo nuk eshte budalla,por eshte rufjan thon italianet,dhe viktor malaj ka than se sali berisha krejt mundish me,i than se eshte,vrases,kriminel,hajdute,pushte,pa moralshem,por kuri nuk mujsh me i than se eshte budalla apo naiv,jo ai te gjitha veprimet i bene mir te menduara dhe te analizuara dhe del mjerishte shum here fitimtar ndaj kundershtarve te vet.Del fitimtare se serbia dhe amerika e greqia i kan lishua leke sa qe ai e blen gjysmen e popullit fukara per pake lek,dhe mjerishte edhe sot ai i ka mbrapa spaku nja 600.000-shqiptarella qe per 100o,lek i coin dy gishtat larte dhe pa dhembe ne goj duke u hakeruar e duke bertit per sali berishen,mjerishte kshtu eshte,por ska cfar bene kur nji popull i till ishte dhe injorante.

    Reply to this comment
  22. Mark uk December 5, 14:43

    Te gjith ata qe me kan fyer pa i fyer,jan te share me cfar ju permban pragu,jo nga une po nga gomart e Egjyptit.

    Reply to this comment
  23. Uskania December 5, 16:41

    Beshan, ke shumë të drejtë!Një sjellje komuniste, tipike si e kriminelit Enver Hoxha.

    Reply to this comment
  24. tradita December 9, 08:41

    Nje kartoline e rendomte, shume e zakonshme e nje mjeku pe rnje pacient. e shikoni a ka ndonje fjale per Partine aty. as edhe nje. Disa nga ju dote shkruani iu shtua edhe nje pushke Partise. Imagjinoni sa keni kerkuar dhe c’gjeni. Nje njeri normal do te qeshte me gjithe shpirt me varferine tuaj mendore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*