Kartolina e urimit të Ramës për kamionistët e mallrave në Itali

December 30, 2015 11:27

Kartolina e urimit të Ramës për kamionistët e mallrave në Itali

Kryeministri Edi Rama e nisi konferencën për shtyp të fundvitit me një kartolinë urimi për të gjithë kamionistët shqiptarë që çojnë mallra në drejtim të Italisë.

Që prej periudhës komuniste, një taksë nga vendi fqinj ka qenë në fuqi për hyrjet dhe daljet e kamionëve me mallra në drejtim të Shqipërisë.

Kryeministri Rama bëri me dije se qeveria italiane e ka dërguar vendimin e saj në Parlamentin vendas.

“Prej 25 vjetësh vuajnë në kurriz barrën e një taksimi krejtësisht të padrejtë që ka mbetur në raport me mallrat që ikin nga Shqipëria qysh në mesin e shekullit të shkuar.

Një absurditet i plotë ku Shqipëria ka mbetur në këtë regjim absurd së bashku me dy vende të tjera të Lindjes së Mesme. Asnjëherë nuk është arritur që kamionistët të çlirohen nga kjo barrë”, theksoi kryeministri.

Rama tha se kishte zhvilluar një bisedë me kryeministrin italian, teksa ka marrë edhe lajmin e gëzuar.

“Ligji është depozituar në Parlamentin italian për heqjen e kësaj takse prej 500 euro për çdo kamion që hyn dhe del nga Shqipëria në Italia.

Ky hap kthehet në ligj. Është një zotim i mbajtur nga qeveria italiane, të cilët ia kam kujtuar në mënyrë të vazhdueshme pa finalizuar këtë zgjidhje”, shtoi ai. /Dita/

December 30, 2015 11:27
Komento

3 Komente

  1. ballist i penduar December 30, 11:42

    Ky fjalim i sotem , bene te vjellin edhe mizat qe rrine mbi Mut.
    Kriemistri ine i Gjate perdore fjalen TAKSE APSURDE ?
    PSE mo egzistojne taksat apsurde ?
    po ato taksat e tua qe popullin i quan apsurde ,?
    kur do na mbash nje fjalim si ky
    aman se ke perendi mos na e prish diten e neserme , mos dil te te shohim se na ze barku , e do ngelemi ne banjo ……

    Reply to this comment
  2. elio December 30, 14:34

    Ky eshte vendimi i Renzit, e jo i Rames…Italianet po te deshen e kishiv vazhduar ta mbanin…

    Reply to this comment
  3. SHVEJK December 30, 16:35

    O ‘BABAI I ZAHOS’ E ‘DHJETARIST’ I BERISHES PARA SE TE FLASESH PER ‘PERIUDHE KOMUNISTE’ QE NUK ESHTE QUAJTUR ASNJEHERE NE KETE VEND -VERI EMER SISTEMIT EKONOMIK E POLITIK RESTAURUAR 25 VJET NE KETE VEND!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*