Kasami: Ja pse festova me shqiponjë

October 24, 2014 01:17

Kasami: Ja pse festova me shqiponjë

Beogradi duket se ka ndikuar tek çdo shqiptar. Pajtim Kasami, shqiptar i Zvicrës, e tregoi këtë në Pire. Lojtari i Olympiacos festoi duke imituar shqiponjën me dy koka, me dy pëllëmbët e duarve të kryqëzuara, pas golit që i shënoi Juventusit në Champions. E gjitha kjo në një stadium ku tifozët e skuadrës së Kasamit, thirrën se Kosova është Serbi dhe kishin sjellë me vete flamuj serbë. Shqiptari i Strugës doli edhe në “Facebook”, duke postuar fotot e tij pas golit dhe duke bërë përshëndetjen në anglisht dhe në shqip. Pas ndeshjes ai foli për suksesin e rëndësishëm. “Unë e dija se Juventusi ishte një skuadër shumë cilësore, më e forta në Itali. Shpesh në Champions ndodh që ai që shënon i pari, edhe e fiton ndeshjen. Na mjaftoi një gol. Donim të mos bënim gabime dhe të neutralizonim cilësitë e padiskutueshme të Pirlos, Vidalit apo Pogbasë”. Mesfushori 22-vjeçar është një nga lojtarët më të mirë të Olimpiakosit që synon të fitojë titullin në Greqi dhe të kualifikohet për në fazën e dytë në Champions.

Festimi – Ndërkaq, heroi i Olympiacosit ka treguar arsyen pse festoi me shqiponjë kur shënoi gol kundër Juventusit. Pajtimi deklaroi se familjen e ka shqiptare dhe për një fakt të tillë ai festoi duke bërë me duar shqiponjën dykrenare. “Prindërit e mi, vëllai im dhe motra ime kanë lindur në Strugë, janë shqiptarë. Kjo është arsyeja pse e bëra flamurin e Shqipërisë”, u shpreh Kasami, transmetojnë mediat greke. “Unë kam lindur në Zyrih dhe luaj me Përfaqësuesen e Zvicrës. Kjo është arsyeja pse në këpucën time kam flamurin e tyre”, shtoi më tej Pajtimi.

 

October 24, 2014 01:17
Komento

2 Komente

  1. mento October 24, 09:50

    festo or trim festo po UEFA na e futi
    http://goo.gl/k8nZRM

    Reply to this comment
  2. mirel October 24, 19:39

    Bravo cun. Jemi krenare per ty.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*