Kasollet me drogë në Vlorë, ja agjenti i Antikrimit që u shpall në kërkim

October 6, 2016 10:20

Kasollet me drogë në Vlorë, ja agjenti i Antikrimit që u shpall në kërkim

Ky është agjenti i Antikrimit Ekonomik, Renaldo Avduli, oficer policie që rezulton të jetë pjesë e grupit që kultivoi 10 tonë drogë në Vlorë, të zbuluar ditën e djeshme.

Renato Avduli, inspektor në sektorin e Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, është shpallur në kërkim, pasi nuk u ndalua në kohë nga kolegët e tij.

Renaldo Avduli.

Renaldo Avduli.

Avduli rezulton si një ndër 40 personat e përfshirë në drogën masive të kultivuar në fshatra të Vlorës, ku u zbuluan të mbjella rreth 15 mijë rrënjë, ndërsa 10 tonë të tjerë ishin në proces përpunimi pas korrjes.

Gjashtë persona në pranga dhe mbi 7 mijë rrënjë bimë kanabis është rezultati i një operacioni të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Të akuzuarve për këtë trafik iu vunë prangat teksa ishin duke konsumuar kafe në një lokal, ashtu si duket edhe në videon e operacionit. Policia, Prokuroria bashkë me Grupet e FNSH Fier zbuloi lëndën narkotike mes fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë.

Bimët u gjetën brenda 6 kasolleve, ku ishin fshehur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri të llojit “automatik”, 1 armë zjarri e llojit “pushkë” dhe 2 krëhëra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm si dhe veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.

Personat e arrestuar:

1-  Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë.

2-  Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.

3-  Klajdi Imeri, 21 vjeç,  banuese në Vlorë.

4-  Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

5-  Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

6-  Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.

October 6, 2016 10:20
Komento

Ende pa komente

  1. Niku October 6, 11:32

    Po pse vetem renato avduli po fatmir basha apo skeni informacion per te ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*