Cilët ishin njerëzit e afërt të Ahmet Zogut një vit para pushtimit

Dr.Hasan Bello January 1, 2018 11:10

Cilët ishin njerëzit e afërt të Ahmet Zogut një vit para pushtimit

Shqipëria një vit më vonë do të pushtohej nga Italia fashiste dhe gjithçka do të ndryshonte në skenën politike shqiptare.

Ky raport i botuar në disa cikle nga DITA, përfshin profile të shkurtra dhe koncize, por mjaft domethënëse të njerëzve të njohur të mbretërisë së Zogut, dërguar në 21 shkurt 1938 ministrit të Jashtëm britanik Viskontit Halifaks, nga ambasadori anglez në Shqipëri, Sir Andreë Ryan.

Në mënyrë të paanshme dhe të përmbledhur, jepen shqiptarët e njohur të viteve 20-30 me të gjitha virtytet dhe veset e tyre.

Thoma Orollogaj

Është deputet i Korçës që prej vitit 1932. Lindi në vitin 1888. Mësimet e para i kreu në vend dhe pastaj i plotësoi duke marrë diplomën në jurisprudencë në Universitetin e Athinës. Bëri një specializim dy vjeçar në Francë. Jurist i mirë me emër për ndershmëri dhe karakter të pavarur. Ishte anëtar i Komisionit të krijuar nga qeveria në 1929 për kodifikimin e legjislacionit dhe përgjigjet në masë të madhe për përgatitjen e Kodit Civil dhe Penal që janë tani në fuqi. Më 1932 dha dorëheqjen nga pozita e Kryetarit të Gjykatës të Diktimit si pasojë e një mosmarrëveshjeje me qeverinë e atëhershme mbi pronën e disa tokave që ishin në posedim të fshatarëve, por që dëshirohej t’u jepesh pronarëve me influencë që i kishin kërkuar. Ai u emërua ministër i Drejtësisë në 1936 në kabinetin e Koço Kotës. Ka qenë deputet për Korçën në parlamentin e kaluar dhe u rizgjodh në janar 1937. Njeri i rezervuar, që nuk shoqërohet shumë me të tjerë dhe gëzon respekt të përgjithshëm.

Dhimitër Popa

Dhimitër Popa qe pasardhësi i Xhafer Vilës në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme. Është ortodoks durrsak lindur rreth vitit 1885. Shumë i rezervuar dhe jo i shoqërueshëm, por i ndershëm dhe punëtor. Më 1932 u emërua ministër në Sofje po dha dorëheqjen në 1934. U dërgua në Romë në vjeshtë të vitit 1934 me mision për të biseduar me Vatikanin bazën e një konkordati. U emërua Sekretar i Mbretit, një post i ri, në shkurt 1937.

faik_quku

Major Faik Quku

Major Faik Quku
Ka lindur më 1896. Komandon Grup-Armatën në Elbasan. Studimet i ka kryer në St. Cyr (Akademia Ushtarake Franceze) si dhe shkollën e luftës italiane për oficera të shtabit. Eshtë oficer i zoti dhe inteligjent i cili mund të luajë një rol të konsiderueshëm, n.q.s zotësia do të inkurajohet në ushtrinë shqiptare, ku gjer tani nuk është kështu.

Major Ali Riza Topalli

Ali Rizai është oficer i vjetër i ushtrisë turke lindur në një fshat afër Shkupit më 1881, bir i një kapiteni të xhandarmërisë turke. Luftoi kundër bullgarëve komitaxhinj dhe në Kumanovë. Shërbeu më vonë nën princ Vidin, Esad Pashën dhe nën austriakët. Pas disfatës së ushtrisë austriake shërbeu për disa kohë me Bela Kunin (lider i një revolucioni jetëshkurtër komunist në Hungari, shën. i red.) në Budapest dhe në Vjenë. U kthye në Shqipëri më 1920. Ishte nën shërbim të Fan Nolit dhe bëri një rezistencë të fortë kundër Zogut kur ai kthehej nga Jugosllavia në 1924. Atij iu kursye jeta dhe u vu nën shërbim të Zogut. Iu dha komanda e rojeve të kufijve më 1929. Eshtë luftëtar trim me një dituri të çuditshme mbi komitët dhe metodat e tyre, por është vetë barbar. U emërua nga Mbreti të kryesonte gjyqin ushtarak pas lëvizjes së Fierit në vjeshtë të 1935 si i plotfuqishëm.

Zef Serreqi

Gjeneral Zef Serreqi lindi në Shkodër rreth vitit 1892 dhe mësimet e para i kreu në kolegjin jezuit të atij qyteti. Gjatë okupacionit ushtarak austriak të Shqipërisë u dërgua në Vjenë për stërvitje ushtarake dhe me kryerjen e mësimeve hyri në ushtrinë austriake. Gjatë okupacionit ndërkombëtar të Shkodrës më 1918 ai shërbeu si toger xhandarmërie dhe kur qyteti iu dorëzua Shqipërisë, ai hyri në ushtri me gradën kapiten. Më 1921 mori pjesë në përpjekjet gjatë kufirit që përfunduan me tërheqjen e jugosllavëve nga zona e Shkodrës. Në atë kohë ishte kundërshtar i Ahmet Zogut dhe shërbente si adjutant i Bajram Currit, armiku më i hidhur i Ahmet beut. Me disfatën e Bajram Currit më 1922, Serreqi u largua në Jugosllavi, aty u pajtua me Ahmet beun dhe u kthye me të në dhjetor të 1924. U bë adjutant i presidentit më 1925 dhe pas disa gradimeve të shpejta dhe të shpeshta u bë kryeadjutant më 1928 me gradën e kolonelit dhe më vonë të gjeneralit. Më 1934 Mbreti e dërgoi të bisedonte me baron Aloisin bazën për një marrëveshje të re me Italinë. Më vonë shoqëroi Dhimitër Popën në misionin e tij pranë Vatikanit. Njeri i qetë, me inteligjencë mesatare, por me pamje dhe sjellje të këndshme. Duket se Mbreti ka një farë dobësie për të, ndoshta se mund të besohet se do të kryejë pikërisht dhe vetëm atë që është urdhëruar të bëjë. Eshtë italofil i deklaruar.

Shefki Shatku

Lindi në Dibër rreth vitit 1896. Mësimet i ka kryer në Turqi dhe e flet turqishten në mënyrë të rrjedhshme. Kupton gjermanishten dhe italishten. Shërbeu në ushtrinë turke në Siri dhe është dekoruar me kryqin e hekurt gjerman. Më 1920 u kthye në Shqipëri dhe hyri në ushtri. Partizan i Ahmed bej Zogut, u emërua president i të parës Gjykatë Ushtarake në Tiranë më 1925 dhe e ruajti këtë post për dy vjet. Pastaj ai u transferua si qark-komandant në xhandarmëri. U kthye përsëri në ushtri dhe u caktua të komandonte shkollën e nënoficerëve. Më vonë komandoi Grup-Armatën VI me gradën e kolonelit. Më 1931 u emërua komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë në vend të Muharrem Bajraktarit. Gëzon besimin e Mbretit dhe punoi mirë në fillim me gjeneralin Percy, Inspektori i Përgjithshëm Britanik i xhandarmërisë shqiptare, megjithëse besimi që ky i fundit pati në të u trondit në mënyrë serioze nga frika e shfaqur nga Shatku në rastin e kryengritjes së Fierit në gusht 1935.

Faik Shatku

faik shatku (Dibra) I njohur gjithashtu si Faik Dibra lindi rreth vitit 1886. Mësimet i kreu në Turqi dhe thuhet se ka kryer një kurs tregtie në një shkollë franceze në Turqi. Me profesion është jurist. Ka qenë gjykatës i Gjyqit të Shkallës së Parë në Elbasan më 1924-1925. U emërua sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë më 1925, dhe anëtar i Këshillit të Shtetit më 1929. Qëndroi në këtë post deri më 1936 kur u emërua ministër i arsimit në qeverinë e formuar nga Koço Kota. Kështu hyri në jetën politike të vendit megjithëse nuk ishin të qarta dhe të dukshme kualifikimet e tij për këtë post. Shkathtësia e tij si jurist thuhet se i pëlqen Mbretit. Si gjithë anëtarët e tjerë të qeverisë u zgjodh edhe deputet i Elbasanit.

Tahir Shtylla

Vjen nga Korça ku lindi më 1900. Kreu shkollën ushtarake në Itali dhe pastaj fakultetin e  jurisprudencës në Romë. Ka shërbyer në poste të ndryshme jashtë shtetit që nga viti 1925 duke përfshirë Legatën në Beograd prej vitit 1926-1929. Pas kësaj shërbeu në Legatën shqiptare në Romë dhe si konsull i përgjithshëm në Bari. Në Jugosllavi ish konsideruar si “persona grata” dhe kështu në mars të vitit 1937 u dërgua në Beograd si i Ngarkuar me Punë i Shqipërisë. Në nëntor të po atij viti u gradua dhe mori rangun ministër. Në një raport të mëparshëm përshkruhet si jo pa inteligjencë, por i paqëndrueshëm dhe me tendencë për intriga të vogla.

Stavro Stavri

Stavro Stavri është ortodoks prej Kavaje lindur atje në vitin 1888. Është martuar me një zonjë franceze. Studimet për mësues i kreu në Greqi. Më vonë hyri në shërbimin civil të Turqisë. Për njëfarë kohe qe sekretari i Esat Pashës. Vonë kreu fakultetin e jurisprudencës në Paris. Më 1925 u kthye në Shqipëri dhe u zgjodh nga Ahmet bej Zogu si sekretar i tij vetjak. Për një kohë të shkurtër ka qenë ministër i Shqipërisë në Beograd dhe pastaj Këshilltar i Legatës në Paris. Më 1929 u zgjodh deputet për Durrësin dhe më 1932 u kthye në Paris si i Ngarkuari me Punë. Me emërimin e Ekrem Libohovës si ministër në Paris, Stavri u kthye në Shqipëri dhe u rizgjodh deputet në vitin 1937. Është njeri i sjellshëm, xhuxh në paraqitje, por me sjellje me të vërtetë miqësore dhe me një njohuri të konsiderueshme për çështjet juridike. Për një kohë përgjigjej për botimin e gazetës “Ora”. Mbreti ka një dobësi të veçantë për të dhe ai ndihmon në Pallat me punë si sekretar përveç punës si deputet.

Abdyl Sula

Abdyl Sula lindi në Dibër rreth vitit 1895 dhe kreu studimet në shkollën Amerikane të Manastirit dhe në Robert College në Stamboll. Më 1920 u bë sekretar i Ahmet Zogut kur ky qe ministër i Brendshëm. Ai u largua nga Shqipëria po thuaj në të njëjtën kohë me Ahmet beun në 1924 dhe u kthye në 1925. U emërua Konsull i Përgjithshëm në Selanik nga ku u transferua në Stamboll më 1931. Në shtator 1934 u emërua drejtor i drejtorisë politike të Ministrisë së Jashme, dhe nga fundi i vitit 1936 shkoi si i Ngarkuari me Punë në Legatën Shqiptare të krijuar rishtas në Egjipt. Ai flet anglisht, turqisht dhe frëngjisht.

Angjelin Suma

Bën pjesë në familjen, një kohë të pasur, me atë emër në Shkodër. Ai kreu studimet në Vjenë dhe është person me kulturë. Nga viti 1921 deri 1924 ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, por u bashkua me opozitën kundra Zogut dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria. Ai vajti në Vjenë si emigrant politik dhe mori iniciativën në themelimin e “Bashkimit Kombëtar” që përbëhet prej të ikurish politikë të ngjyrave të ndryshme dhe të pikëpamjeve të ndryshme. Të hollat që jugosllavët i jepnin kësaj organizate kalonin nëpër duar të tij. Në shkurt 1931 kur u bë atentati për të vrarë Mbretin Zog në Vjenë, Suma ra nën dyshim – pa tjetër pa themel – se kish organizuar komplotin me shtytje nga jugosllavët. Ai u largua nga Vjena dhe shkoi në Paris. Dyshohej në 1936 për lidhje me Internacionalen e Tretë.

Kol Thaçi

Kol Thaci është katolik shkodran. Kreu mësimet në kolegjin e Jezuitëve ku qëndroi dhe si mësues për një farë kohe. Lindi rreth  vitit 1882. Flet italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Më 1913-1914 ishte sekretar i doganës së Shkodrës dhe nga viti 1918 deri në 1921 Drejtori i asaj dogane. Duke u bërë mik me Ahmet bej Zogun, u zgjodh deputet i Shkodrës dhe u emërua ministër i Financave në 1922. Më 1926 u bë anëtar i Komisionit të Kontrollit dhe më 1928 presidenti i atij komisioni. Më 1930 u emërua prapë ministër i Financave në qeverinë e Pandeli Evangjelit por dha dorëheqjen në 1931 pas një mosmarrëveshjeje me kolegët e tij dhe u kthye te posti i tij të mëparshëm. Më 1932 u emërua delegati i dytë shqiptar në komisionin për administrimin e fondeve të huasë akorduar nga Italia sipas marrëveshjes të vitit 1931. U emërua për së treti herë ministër i Financave në kabinetin e formuar në nëntor 1936 dhe hyri dhe në parlament si deputet i Shkodrës. Thaçi është i ndershëm, por ka pak horizont dhe kapacitet.

Terenc Toçi

Katolik shqiptar, lindur në Itali në vitin 1880. Kreu studimet aty dhe u diplomua në jurisprudencë. U mor me gazetari dhe botoj një libër me titull “La Questione Albanese” (çështja shqiptare) në vitin 1900. Më vonë mori pjesë në lëvizjen politike shqiptare në Amerikë dhe në vende të tjera. Ishte pjesëmarrës në kryengritjen e Mirditasve në 1911 kundër turqve. Më 1913 vendosi të qëndronte në Shkodër dhe aty botoj një gazetë me titull “Taraboshi”. Mbështeti kandidaturën e Fuatit të Egjiptit për fronin e Shqipërisë, por me zgjedhjen e Princ Vidit punoi në interes të Princit dhe të Austrisë. U internua, me anë të një loje, në Itali pas largimit të forcave ndërkombëtare më 1914. U kthye në Shkodër në 1920 dhe prapë filloi botimin e Taraboshit. Për periudha të shkurtra u bë Prefekt i Korçës, Kryetar i Zyrës së Shtypit, deputet, dhe Kryetar i Gjykatës së Diktimit, pastaj sekretar i Presidentit të Republikës nga viti 1925 deri në 1928. La këtë detyrë kur Presidenti u bë Mbret me sa duket për mosmarrëveshje me të. Praktikoi si jurist deri në 1936 kur u emërua Zv/Ministër i Ekonomisë Kombëtare me rang ministri në kabinetin që u formua rishtas nga Koço Kota. Disa muaj më vonë u gradua ministër. Dr. Toçi është inteligjent por jo shumë i qëndrueshëm. Tani përflitet se ka simpati të madhe për italianët dhe konsiderohet si vegla e tyre për depërtimin e mëtejshëm italian në ekonominë shqiptare, megjithëse një herë ka ndaluar, ose më mirë të themi rezistuar kërkesat italiane. Në disa qarqe konsiderohet si njeri i korruptuar por për këtë nuk ka asnjë provë.

Seit Toptani

Është anëtar i një familjeje latifondiste e pasur me të njëjtin emër. Kreu studime për bujqësi në Vjenë. Më 1921 hyri në ushtri dhe një vit më vonë luftoi kundër Elez Isuf Ndreut kur zbriti në Tiranë. Për disa vjet me radhë ka qenë deputet i Durrësit dhe i Tiranës dhe u rizgjodh në janar 1937. Më 1931 u emërua ministër i Ekonomisë Kombëtare në kabinetin e Pandeli Evangjelit, por dha dorëheqjen kur ra qeveria më 1932 dhe nuk u emërua prapë kur u riformua qeveria kryesuar prapë nga Pandeli Evangjeli. Në gusht 1937 u emërua President i Bankës së Re Bujqësore. Nuk i mungon inteligjenca dhe ndershmëria e tij është e padyshimtë, por si ministër nuk e tregoi veten si organizator i mirë dhe është pak si nevrik.

Shefqet Vërlaci

Shefqet Vërlaci lindi rreth vitit 1888. Është latifondisti më i madh i Shqipërisë me toka në krahinën e Elbasanit. Thuhet se është njeriu më i pasur në Shqipëri. Në vitin 1923 u bë Kryeministër por nuk tregoi ndonjë aftësi në këtë drejtim. Ahmet bej Zogu në një kohë ishte i fejuar me të bijën, por fejesa u prish para se të proklamohej monarkia. Ish e fejuara e Ahmet beut më vonë u martua me Xhemil Dinon. Shefqet beu, të paktën me sa duket mbeti në marrëdhënie të mira me Ahmet beun pavarësisht se në Shqipëri, prishja e një fejese konsiderohet si një ofendim i rëndë. Shefqet beu jeton i qetë në tokat e tij dhe shpesh shkon në Romë. Zgjedhur deputet për Elbasanin në vitin 1932 dhe prapë në 1937, shfaq pak interes në politikë. Është pro-italian si shumica e latifondistëve të Shqipërisë së mesme. Njeri i pëlqyeshëm dhe i shoqërueshëm, po pa ndonjë aftësi të spikatur.

Dr.Hasan Bello January 1, 2018 11:10
Komento

49 Komente

  1. emi July 6, 12:44

    Jo po thuaj atij hedebzesit sali m.tit qe i vuri bustin ne qdnder te kryeqytetit,o ishalla e marrte me vete

    Reply to this comment
    • Labi Vlore December 2, 09:36

      Teksti i Marrëveshjes Zogu-Pashiç**

      “1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

      2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.

      3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

      4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

      5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

      6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

      7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

      8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

      9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

      10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

      11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

      12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

      13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

      14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

      15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

      16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)

      Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004, f.207.

      ** Materiali vjen nga disa burime arkivore.

      Reply to this comment
      • KOZi December 12, 18:46

        Asnje pike nuk rezulton e zbatuar ! Asnje rast nuk eshte publikuar kjo nga Pashiqi edhe kur mardhaniet me Jugosllavine ishin prishur fare. Ne periudhen kur Zogu erdhi ne Dhjetor 1924 Pashiqi ishte ne Opozite ne Jugosllavi dhe Zogu ishte vetem Komandant Operacioni. Kush e ka firmosur kete marrveshje qe publikohet qe ne 1994. E ka publikuar i pari ne 1994 Uran Butka dhe nuk ia pranoi asnje historian …..harronie eshte konsumuar ! tung

        Reply to this comment
        • Arber I January 1, 16:42

          Kozi. Keto dy pika i takonin t’i zbatonte Ahmet Zogu si shperblim qe u kthye ne pushtet absolut ne Shqiperi :

          10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

          12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

          Nikola Pashic vdiq me 10 dhjetor 1926, kur akoma Ahmet Zogu nuk ishte shkeputur haptazi nga Jugosllavia per t’u lidhur me Italine e Benito Musolinit, i ccili e bleu Shqiperine nga Zogu me miliona flori ryshfete te dhena Zogut President dhe Mbret. Milinat Zogu i Kurves i depozitoi ne bankat e Zvicres, Londres dhe New Yorkut dhe jetoi me to si Pasha.

          Reply to this comment
  2. la repubblica July 6, 13:14

    Ah o Zog leshi… dallkauk shpirt lig.

    Reply to this comment
    • PA PARTI FARE July 6, 16:53

      ehhh ku i vje MBRETI ZOG shqipnise edhe i here,,!!

      Koha e arte e tij,,kur gjithe shqiptaret u kapen me leke

      Por nuk kam lexu kurre,,historite e kuqe,,,,,,,,,,,

      Mendimi im ky,,,pasi kam degjuar te vjetrit,,,,jo historine e Dulles

      Reply to this comment
    • ELIOT January 2, 18:59

      BRAVO ZOGU …. VENTE NE QEVERI MINISTRA QE I BENE STUDIMET JASHTE …..ME KULTURE ..TE MADHE ….. ENVERI VURI TEFTA CAMI ME FILLOREN ME MIK FOLTE 5 GJUHE TE HUAJ EDHE SHQIPEN SE DINTE MIRE …. LENKA CUKO NGA LUSHNJA ..KRYETAR KOOPERATIVE ..FOLTE MIRE SHQIP DHE GHUHE E SHURDHE MEMECEVE …. DO ME THEN ANALFABETE …. RAMIz ALIA ME 5 KLASE SHKOLLE I MORRI ME MIK KADRI AZBIU ..ADIL CHARCHANI ABDUL KELLEZI HEKURAN ISAI NGA KATUNI I … KATNARI NGA PEZA TE GJITHE ISHIN ANALFABETA .. DHE ENVERI I XHIRONTE …. ELITEN E VERTETE ENVERI I VRAU ..OSE I QUAJTI TRADHETAR NGA XHELOZIA ..NGA FRIKA DHE NGA CMIRA .SE VETE SHKOLLEN SE MBAROI NE FRANCE … E SHIKONI EKIPIN E ZOGUT DHE TE ENVERIT . DHE ZOGU JETOI NE 1935 ENVERI NE 70 …KRAHASOJINI PAK KULTURAT CIVILIZIMIN E QEVERISE ….MERCI AI QE I TREGOI KETO HOLLESIRA …

      Reply to this comment
  3. kastriot July 6, 14:52

    Shperdorimin e parase publike e paskemi trshegim nga ky palo burre…Imagjino te flesh qeveritar e te ngrihesh mbret.Prandaj,duke ndare bemat e Verukut,do thoja-Bravo Kongresit te Permetit,per vendimet lidhur me kete zhvates te kombit.Ka lare ne ar putanat e Botes.

    Reply to this comment
  4. Zeni prej Viçidoli July 6, 15:50

    Eh edhe baba jem don me u bo mret ,por e pa qi poplli nuk e do mretnin ….Ah sa mir do isha mec mreti , njerzit do m’thojshin Zeni i nalt madhnis mretit Sal :p

    Reply to this comment
  5. Nastradini July 6, 16:22

    zogu nuk ka vjedhur , por ka marre ate qe ka qene e tepert.

    Reply to this comment
    • i ri December 13, 14:12

      Po nastradin efendi,mori atë që ishte e tepërt,por la gozhdën pa e marë.la zotërinë tënde .Të paska marrë malli për të ,,,,!

      Reply to this comment
    • ELIOT January 2, 19:06

      NASTRADIN …. ZOGU E BERI MIRE QE E MORRI FLORININ ME VETE …PERSE …SE PO TA LINTE NE SHQIPERI ….. DUCJA DO TA VIDHTE …DHE DO TA BENTE RRUSHE E KUMBULLA PER VETE … PRANDAJ MIRE E BERI …. HITLERI JA MORRI EUROPES TE GJITHA GJERAT ME VLERA DHE FLORIJTE ARIN ….. EDHE PIKTURAT ME VLERE I VODHEN ..PRANDAJ SHQIPTARET QE BEJNE SI NAIVA E DINE MIRE SE KY FLORI DO TE SHKONTE NE DORE TE GJERMANEVE OSE ITALIANVE … DHE PO TA FSHINTE DO TA CONTE ENVER HAJDDUTI NE SVICER PER RRACEN E VET … DO ME THEN MIRE E BERI NJEQIND HERE …

      Reply to this comment
  6. Bureto July 6, 16:55

    shkrimi i dr.Bellos ka edhe shume pasaktesi historike qe e bejne keshtu edhe me shume te sajuar kete shkrim.

    Reply to this comment
  7. Naci July 6, 17:05

    Kushe e ka mendjen tek Ahmet Zogu i K..urves….apo vetem lajme sa per dite te djelash..

    Reply to this comment
  8. aladini July 6, 17:16

    kur te flitet pas ca vitesh per “kaster e Saliut”, kush do renditet me pare aty? Cili hajdut dhe vrases do zeje vendin e nderit?

    Reply to this comment
    • mergimtari fv July 6, 20:01

      kush punon ne mjalte e s ngjyen gishtin ?, te tere qe nga I.Qemali , Zagolli , Enveri pa perjashtim pa çka se nuk e pranojne , perjashtim bejne figurat letraro-politike te A.Z.Cajupit e Beut te Konices qe ishin evropiane ne mendim e veprim .

      Reply to this comment
    • Dardan July 7, 00:15

      zogu, nje pallosh zhabulan!

      Reply to this comment
  9. Nje qytetar July 6, 18:00

    kush ka vjedhur ka bere hajer ne kete vend
    kjo eshte historia

    Reply to this comment
  10. beni July 6, 18:28

    mbret ore mbret
    vecse problemi i mbretit ishte se dashuria e tij ishte me e madhe per floririn se sa per Shqiperine.

    Reply to this comment
    • PA PARTI FARE July 6, 20:53

      shqiptaret,bridhnin lirisht ne ate kohe,e benin tregti te lire pa viza,,,por dhe qe statusi per kanditat nuk egzistonte ne ate kohe te arte,,,apo jo,,????

      Reply to this comment
  11. shqip hesapi July 6, 20:23

    dava kurvash
    nga zogu e me radhe
    e kane lene ate cope vendi perle te vuaje ne varferi dhe analfabetizem

    Reply to this comment
  12. P.A.B July 6, 22:11

    Shpenzimet pa hesap në këtë vend kaq të varfër ishin vërtet çmenduri. [artikulli]

    Reply to this comment
  13. lexues July 6, 22:42

    Nderime autorit dhe i kërkoj të bëjë kujdes nga motivimi i keq që nxisin ndonjeherë vleresimet.

    Reply to this comment
  14. merkantil July 6, 22:51

    historia perseritet
    zogu me fan nolin dikur jane si saliu me edi ramen sot

    Reply to this comment
    • KOZi December 12, 19:02

      Jo te gjith personazhet qe permenden jane te krahut zogist. Nuk jane dhe e treguan ne 7 Prill 1939. : Mustafa Kruja, Aqif Lleshi , Shefqet Verlaci, Angjelin Suma,Faik Quku, Thoma Orollogaj e ndonje si Terenc Toci…..

      Reply to this comment
  15. Milo Koka July 7, 00:02

    kam lexu diku qe zogut i pelqente qe ta futnin ne histori si Skenderbeu i dyte.
    E kane ne gjak qe po u dhe pushtet shpellareve te gjith duan te krahasohen me Skendon

    Reply to this comment
  16. Dardan July 7, 00:08

    Kot nuk thoshte Enver Hoxha, Zogu ishte nje satrap oriental dhe mjaft i ndyre ne karakterin e tij me cilesine me te spikatur ate te tradhetarit te interesave te atdheut vetem per hir te interesave te tij!
    Por na e sollen prape mamuthet e Vicidolit dhe an e vune ne mes te Tiranes. He Sali pordha ca i bere keti populli!

    Reply to this comment
  17. max July 7, 07:24

    as mbreteri as republike
    shqiperia do diktature

    Reply to this comment
  18. Studenti. July 7, 07:28

    ai analisti i para ca diteve i Huffington Post qe shkruante per Shqiperine ishte njeri i Leka Zogut

    http://www.mapo.al/2015/12/ja-me-ke-punon-analisti-revolucionar-i-huffpost

    Reply to this comment
  19. lugu lemes July 7, 13:30

    katundaret, ,fatkeqesia e ketij kombi, e kane vjedhur dhe skane lene gje pa bere,, a e dine keta se gjithe ky tamaqarllek per te vjedhur popullin tend ,per te vrare,popullin tand, gjithe kjo uri prej ujku, do lahet nje dite?????????????
    dhe do ta lajne ata te”pafajshmit”. e shkruaj te pafajshmit se skane vjedhur direkt por te paret e tyre, por ata qe kane vjedhur nuk mendojne se do te paguajen dikush dhe ky dikush eshte aii pafajshmi,
    Mos mbete gje pa paguar, normal qe doracaku, mandej ate e vendos tjeterkush.
    Mjere shqiperia per bukeshkalet, hajdutet,kriminelet qe ka pase ne pushtet.

    Reply to this comment
  20. Dardhari December 2, 04:20

    Zogu me Saliun ngjajne shume sidomos ne shitjen e territorit per te qendruar ne pushtet.
    Po edhe ne kemi qene dhe jemi nje turme injorante per deri sa degjojme ” analistet ” e fevziut dhe idjotlleqet e çanit.

    Reply to this comment
  21. Mark uk December 2, 08:44

    Zogu luftoi per atdhe qe vendi te mos kishte ahmeta e mahmuta e saliha.

    Reply to this comment
    • lexues athine December 12, 18:35

      Përshëndetje DITA. Më vjen edhe për të qeshur edhe për të qarë kur lexoj çfarë thotë sot Saliu për Zogun.

      Nga një gazetë RD e 1994-s, shkëputa këto fjalë të Berishës: “…Revolucioni i qershorit 1924 [i Fan Nolit] hapi për ne, epokën e ndritur të demokracisë. Ky revolucion u realizua jashtë çdo aleance të dyshimtë apo marrëveshjeje komprometuese që kish nënshkruar dhe do të nënshkruante më pas Ahmet Zogu për të siguruar e ruajtur fronin e tij…. [Ndërsa] dhjetori i vitit 1924 [kur rierdhi në pushtet Ahmet Zogu] ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë së Fan Nolit nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve më tragjike të historisë sonë kombëtare. [Dhe pas kësaj] Shqipëria njohu për 68 vjet me radhë vetëm mynxyra, pushtime tiranira, dhe diktatura nga më të egrat….”

      Fjalët më sipër i ka thënë Berisha në 1994. Se Berisha bëhet zogist e fanolist si ti fryjë era e pushtetit, për këtë nuk e ka fajin populli, as opozita.

      Reply to this comment
      • KOZi December 12, 18:56

        E vertete ! ashtu ka qene ne fillim krejt PD. Vetem ne vitin 1997 kur plasen rremujat dhe u menaxhuan nga Socialistet e kuptoi ose ja spjeguan se “revolucioni i Qershorit 1924 eshte nje grusht shteti i pakices parlamentare kunder shumices ”
        Kjo vlen edhe per sot . Pakica parlamentare nuk mund te marre pushtet jashte votimeve. Berisha e di kete.

        Reply to this comment
    • i ri December 13, 14:16

      Më në fund e nxori qafen struci mark,nga dashuria e madhe për qafë thyerin mbret,në mungesë pudroset me fecen Sali,,,Hë qafir,ku fshihesh,,,,,,!

      Reply to this comment
  22. intelektuali December 12, 21:54

    HARRAM BUKEN QE BLENI O ENVERISTA DALLKAUKE ME LEKAT E ZOGUT!

    Edhe ne nje shkrim me pare ne gazeten DITA zoti Bello hedh drite mbi personalitetet qe qeverisnin vendin ne Kohen e Ahmet Zogut qe jane te gjithe intelektuale me shkolle te dipllomuar ose ne Robert Kolezhin e Turqise, ose ne Vjene apo ne Paris. Prandaj edhe Vatani kishte filluar te ecte me kembet e veta me nje ekonomi tregu perendimor ashtu sic ishte ne te gjitha vendet perreth, ashtu sic po perpiqet dhe po enderron te behet sot, pas 70 vjetesh pasi Enver Hoxha mbolli MURTAJEN e kuqe bolshevike ne trojet tona dhe e beri Vatanin si nje CIFLIG feudal te falimentuar totalisht. Prandaj dallkauke enveriste ne DITA intelektuali ju yet more te paudhe:

    PO LENKA CUKON DHE PALI MISKEN DONI JU NE DREJTIMIN E SHTETIT MORE TE PAUDHE?

    Reply to this comment
    • Tuti December 13, 13:35

      zogu ne shtetndertim ishte eficent. faji i tij i vetem eshte se iku si BQ duke lene popullin ne batak e ne lufte. kjo si falet, ska as me te voglin justifikim. ikja ne mes te luftes konsiderohet dezertim, tradheti (aqmeteper nga mbreti) dhe denohet me vdekje ne cdo rast. pra me pak fjale zogu eshte denuar me vdekje nga populli shqiptar edhe pse vendimi nuk u ekzekutua.

      Reply to this comment
    • i ri December 13, 14:19

      Ju vafsh pranë sa më shpejt zogjve të Zogut o gërdallë anadollake,qe sheh ende ëndërr me nbretpr ditën për diell,,,,!

      Reply to this comment
    • fati January 2, 17:59

      Nga Migjeni (13 tetor 1911 – 26 agosto 1938)

      Pjese nga “Unë nuk shkruej urime…”
      Por kësaj here due te hyj ne rradhën e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937. Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, qe te mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue mundunve, as britmën e ngadhnjysve në këtë jetë. Te mos dëgjosh bubullimën e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos dëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga teë ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq?
      E gjuha ne vend te dhëmballës përgjigjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun. Se dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, ne sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht).
      Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n ‘anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Te jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku të rrish, ti qeshu.
      Në rast se s’ke zjarrm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonj ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu. Del në rruge bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht!
      E kur të të vije në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botës vetvetja dhe do të filloje të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi…
      Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smunde patalogjisht. … si Intelektuali

      Reply to this comment
  23. Alb December 13, 02:56

    A di ndonjeri te me bej nje analyze sa pika te kesaj akt-marveshje, qe eshte bere ne 1924, nga Ahmet Zogu, kan gjetur zbatim nga mekembesi I tij, Berisha 1991-2015? Mos shikoni c’fare beri zogu……se ato dihen, po piketa eshte kush e zbaton ende sot ekete marveshje, nga e Cila ca pika Jane aplikuar direkt, ca inirekt nepemjete Kosoven…( dogana , vetevendosje…) Dhe ca Jane en rrugen e projektin Evropiane si autostrada Nish- Durres, superstrada…..etj.
    O vellezer, haro jeni cfare ka ndodhur, Po le te behemi gati per vullkanit qe Po qaset

    Reply to this comment
  24. Lili December 13, 12:23

    Njerezet te gjithe te diplomuar neper universitetet ma me renommée! Krahasimi me qeverite qe kemi keto 25 vjet tregon vete ku jemi ne krahasim,e pse nuk jemi ne gjen dje nje ligje si ka dhane Zoti me bâ!

    Reply to this comment
  25. fteri December 13, 15:48

    *****Kasta e Zogut nje Kaste kargjozrsh te nje Mreti karagjoz i ARDHUR NE PUSHTET me grusht ushtarak te ndihmur nga Pashiqi dhe forcat regressive Brenda vendit .Keta njerez dhe keta kaste Zogiste tradhtuan atdheun ne kohen me te zeze per popullin dhe bashke me satrapin zog pasi muarn parat e bankes thyen qafen jasht vendit.edhe sa ishin ne udheheqje nuk punuan kurre per popullin por vetem per gjepin e tyre .ate e lane shqiperine popullin me prapambetur dhe te varfer te europes ,transporti ne rruget kryesore te shqiperise behej vetem me karroca me kuaj dhe gomar .Per Ndriçim kishte vetem pishen dhe kandilin .Per TE lexuar kishin vetem nje prift ose hoxhe ne fshat se 90% te popullit ishte analfabet pa ditur lexim as shkrim.Ne gjithe rrethin e Durresit nuk kishte nje shkolle te mesme,lere me per ndihme shendetesore qe mungonte ,njerrzit I lidhnin plaget me duhan dhe mjete rrethanore si ne mesjete.GJandaret shkonin ne fshatra vetem per te mbledhur tatimet qe duhej te ja paguaje mbretit.Jeta artistike mungonte fare ,kendonte vetem nje soprano ,kengetare qe erdhi nga franca Tefta Tashko ne v.1936 dhe Zogu ju kundravu dhe nuk e lejonte koncerte per argetimin e popullit, pasi donte ta mbante popullin ne erresire.Funde vuajtjeve te popullit i dha vetem fitorja mbi fashizmin dhe Nazizmin,me ardhjen e sistemit socialist ,me vendosjen e pushtetit popullor ,me heqjen e zgjedhes shfrytezuese mbi popullin dhe vendosjen e prones pergjithshme mbi ate vetjake,u punua toka ,u çlirua vendi,u prodhua buka,u ngriten fabrikat u punesuan te gjithe populli I afte per pune,u ngriten universitetet dhe academia e shkencave ,u forcua vendi dhe uniteti veri jug,u ngrit roli i gruas si nene,si shoqe ,si organizatore e talentuar ne drejtimet e vendit ne fabrika dhe uzina ,ne ushtri ,ne bujqesi,ne arsim e kulture.Vendi ishte i lire dhe i qete ,shteti drejtonte me ligje qe zbatoheshin me korrektesi ,populli nuk kishte frike se po e vriste dikush te dera e shtepise ,nuk kishte droge dhe arme si sot .SHqiperia ishte shtet autoritar ne bote.Por ajo do mbetet histori suksesi ,JO si kasta dhe qeveria raksionare zogiste ,dhe ase si klasa e ardhjes ne pushtet pas 90 -tes,vjedhese .

    Reply to this comment
    • ELIOT January 6, 12:02

      NE KOHEN E ZOGUT …NENA IME FOLTE 3 GJUHE TE HUJA … ISHTE ME BUKE DHE ME KAROCA …. DHE TIRONA SKiSHTE SPIUNA SKISHTE KOMUNISTA TE PISET ..POR POPULLI PO E GJENTE RRUGEN PER NE EUROPE … GRUJA E ZOGUT NUK ISHTE NEXHMIJA NJE SPIUNE NGA FSHATRAT E QELBETE ..QE HANTE PULA GURE ..JO POR ISHTE NJE PRINCESHE INTELEKTUALE ..NE KOHEN QE ZOGU MORRI VENDIN NE EUROPE KISHTE MIZERJE ..NE FRANCE MBAS LUFTE SE PARE BOTERORE …PLASI MJERIMI NJEREZIT HANIN NJE PATAE NE DITE DHE NE ITALIE NE GJERMANI QE SKISHIN TE HANIN … DHE NUK FLAS PER KRIZEN E MADHE NE AMERIKE …. BANKAT BEN FAJIT DHE POPULLI VUANTE NGA MIZERJA … …ISHTE NE VITIN 1929 PER DISA QE E NJOHIN VETEM MESIMET E BOLSHEVIKEVE …. DHE ZOGU E MBAJTI BARRAKEN NE KEMBE …. I LA JEREZVE DEMOKRACINE … I LA POPULLIT LIBERTENE EGALITEN … .. CDO NJERI SHKONTE PER STUDIME JASHTE ..NUK ISHTE E NEVOJSHME TE ISHE CUN ENVERIT OSE MEHETI HEKURANIT APO I RAMIZ ALISE .PER STUDIUAR JASHTE …DHE SA PER SHKOLLAT … KESHTU NA LA TURKU ??DHE VENDI KISHTE PAK VITE QE LULEZONTE PA TATIMET E TURQEVE ….. DHE ENVERI I BERI FAKULTETE SHKOLAT PER TE BERE PROP KOMUNISTE ..PER TI MARRE TRURIN SHQIPTAREVE …. PERNDRYSHE PERSE I PUSHKATOI INTELEKTUALET QE I BENE SHKOLLAT JASHTE SHQIPERISE ..????? KU DONTE CIVILIZMININ E VENDIT PERSE I PUSHKATOI KETO EMBLEMA ..KETO NJEREZ TE CULTIVURAR ? ….. DHE CDO GJE QE U BE MBAS 1945 E BERI POPULLI ME PUNE VULLNETARE .. JO ENVERI PARTIA …SE ATO VETEM FUSNIN NE BURGJE …E KENI PARE JU PRANVEREN ILLIRIN FEMIJET E ENVERIT NE PUNE VULLNETARE ..APO FEMIJET E RAMIZIT DHE TE TJEREVE ..ATO I KALONIN PUSHIMET NE EUROPE NE PLAZHE ..TE BOTES DHE NE ….DHE PE TEFTEN …. E PASKE LEXUAR RRENAT E KOMUNISTAVE ….. PERSE SI HAPI ENVERI KUFIJTE KUR NUK DONTE .ERRESIREN …. ????? MA THUAJ TI .FTERI NGA FSHATI ….PERSE SI LEJONTE DISA LIBRA TE HUAJ ????? MEQE DONTE HAPESIREN DONTE NDRICIMIN E VENDIT . ????? ….MERCI

      Reply to this comment
  26. bernardin January 1, 14:42

    per komentuesin “shqiptari athine”

    Eshte e vertete ajo cfare ke shkruar deklaratat e Berishit per Fan Nolin si patriot dhe Zogun si tradhetar,,
    .
    Po aq e vertete eshte dhe incidenti ne 1993 ne hotel Dajti qe do perfundonte ne gjkderdhje nese tropojani Mulosmani nuk do kerkonte ndihmen e tropojanin Azem hajdari dhe ky ma koqe.
    .
    Kthesa e Berishes nga antizogist agersiv ne turbozogist nuk eshte bere me deshiren e tij por nga ata qe e komandonin atehere qe nuk eshte sekret..Rajerson biberaj wisner & Company..
    .
    Me shume glorifikimi i zogtradhetarit dhe kurvarit behet per te poshtruar enver hoxhes..
    .
    Jam nga ata shqiptare qe jo ne dhjetor 1990 u cova kunder enver hoxhes por shume me perpara kuptohet jo si “gangsterr tropoje” dhe e them me force se nuk e hodha Enverin per te ngritur Zog matherfuck-erin

    Eshte per te vene duart ne kohe qe kanibali tribal i burgajetit ka bere keto masakra..dhe lapidari akoma nuk eshte rrezuar

    Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “speciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”.
    .
    Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme:“Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë:

    “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’ Europa orientale, Boulder, 1984.)

    Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 Dom Gjoni u zgjodh deputet.
    Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta,
    “Ky babën gjaks,
    gjyshin katil,
    stërgjyshin mizuer…
    hasëm të kulturës…”;
    ata nuk përfaqësonin
    asnjë interes të popullit shqiptar,
    po një interes të ngushtë bejlerësh
    që donin me ruejtë ato previlegje
    që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik:
    Ahmet Zogu,
    nipi i Esat Pashë Toptanit,
    dhandrri i Shefqet Verlacit,
    kunati i Ceno bej Kryeziut,
    një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.
    Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë.
    Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrtë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, Katolikët e Maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”.
    Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit.

    Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli:
    Të digjet Puka, s
    ikur edhe për shtatë vjet
    atje të mos mbijë ma bar!
    .
    Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit!

    Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar.
    Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen.
    Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë.
    Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të Fesë, por si politikanë.
    PROCESI I VARJES TE DOM GAZULIT ME URDHER TE ZOGUT
    Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij Prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun!– Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927”
    ZOGU I FAL JETEN NJE TE VARURI NE LITAR
    Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, pasi u sigurua që prifti dha shpirt dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën…..Ky ishte Ahmut Zogu qe I ngriten shqyptaret e Nastradin turkoshakut I ngriten nje permendore qe duhet kthyer ne shurrtore

    Reply to this comment
    • SHQIPTARE January 3, 15:25

      bernardin ,
      me bere te ndjej t’me levize me shpejtesi gjaku me kte rrefim para Zotit ,dhe tunde fort shpirtin e shqiptarit te vertete .
      Rrespekt … Te jam shume mirenjohes per kte Drite qe hedh ne erresiren rropsise anadollit ,e rraces kancerogjene qe po helmon ne shekuj Trupin e Shqiperise kombit tone.Flm.

      Reply to this comment
  27. h January 1, 17:36

    Zogu ishte negativ por 100 here me i mire se berisha.

    Reply to this comment
    • 21 January 2, 18:28

      i nderuar “h”

      6-7 fjale ke shkruar por ke folur sa disa rromane

      burrat e shtetit qe kane qeverisur shqiperine si Ismail Qemali..Ahmet Zogu apo Enver Hoxha duhen pare ne lidhje me rrethanat e kohes.

      Kurse berisha eshte nje “bure antishtet” qe ekonomine e konsoliduar qe la enver hoxha e shkaterroi sa as serbi me grekun nuk e kishin imagjinuar..

      Nese do klasifikoja me 10 pike vitet 1921 deri 2013 do jepja keto pike si burrashteti ( mos e ngaterroni me ideologjine)

      enver hoxha …9 pike

      ahmet zogu..1 pike

      kurse mendermethene berisha jo vetem qe nuk ka qene burre shteti…por shtetar muti qe vetem nje ambasador
      antiamerikan i tha burre shteti kur vrau kater veta ne bulevard

      .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*