Kastriot Dervishi: Emri i Andrea Stefanit në atë dokument është i shtuar. Ja për çfarë bën fjalë materiali origjinal

October 18, 2015 19:10

Kastriot Dervishi: Emri i Andrea Stefanit në atë dokument është i shtuar. Ja për çfarë bën fjalë materiali origjinal

Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, njohës i dosjeve të Sigurimit dhe autor i botimeve mbi Shërbimin Sekret komenton rastin “Stefani” pas përhapjes në portale online të një dokumenti ku shfaqet emri i tij në një material gjyqësor të diktaturës.

“Kjo fletë nuk ka lidhje me Sigurimin. Kjo është dosja hetimore – gjyqësore nr.10859. Fleta në fjalë është plani i masave i gjyqtarit Sybi Sulçe. Ndihmëse të tij kanë qenë dy gjyqtare, emrat e të cilave dihen tashmë. Ky fakt është thënë edhe nga Bedri Blloshmi në librat e tij, natyrisht pa emrin që rezulton i shtuar mbi emrin e Sybi Sulçes. Për kuriozitet merrni librat e Bedriut apo shkrimet e mëparshme të tij – thotë z.Dervishi.

Ai e njeh mirë gjyqin në fjalë dhe është i sigurtë që emri i Stefanit në atë fletë është i shtuar.

“Unë nuk marr përsipër të flas për Stefanin e jetën e tij, se natyrisht unë di gjërat e mia, por e them me siguri se emri i tij në atë fletë është i shtuar. Mund të ballafaqohet me origjinalin e fletës si dhe me mikrofilmin i cili nuk lëviz. Nëse do të kishte pasur emrin Andrea në atë fletë, natyrisht do të ishte fakt që do ta kisha ditur. Gjithsesi, ka edhe një mënyrë tjetër verifikuese, për të cilën nuk po zgjatem” – thotë Dervishi

Debati nisi pas një emisioni televiziv ku Stefani dhe Preç Zogaj replikuan ashpër dhe Zogajt iu përmend bashkëpunimi i tij me Sigurimin e Shtetit.

Pas emisionit, disa portale afër PD botuan dokumentet e mëposhtme dhe pretenduan se ato provonin se edhe Stefani ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit.

Stefani botoi në Dita sot pasdite përgjigjen e tij për këto publikime, ku deklaronte edhe padinë për shpifje.

Kastriot Dervishi ka dhënë shpjegimet e mësipërme shteruese mbi rastin duke bashkëbiseduar në profilin FB me një koleg gazetar dhe ka përjashtuar përfshirjen e Stefanit.

Ai ka shpjeguar se flitet për gjyqin ndaj Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit.

Poshtë fotos mund të lexohet teksti i kësaj lënde që shfaqet në dokumentat e publikuara. / Dita /

Kastriot Dervishi

Kastriot Dervishi

 

Përmbajtja e fletës së shkëputur nga dosja hetimore – gjyqësore nr.10859, plani i masave i gjyqtarit Sybi Sulçe, ku është shtuar emri i Andrea Stefanit:

I.Problemet organizative

1.U bisedua me shokët e partisë së rrethit. Në mbledhje të sekretariatit mori në analizë organizimin e gjykimit më datë 28 prill 1977. Gjyqtari i çështjes bëri më parë relacionin e çështjes. Në këtë mbledhje veç sekretarëve të Komitetit të Partisë, mori pjesë kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit, sh.Hysen Faqolli, si dhe titullarët e degës punëve të brendshme, prokurorisë dhe gjykatës.

2-U konkludua që gjykimi të bëhet në kinemanë e qytetit me pjesëmarrjen e personave që do të caktohen si kuadrot e kooperativës bujqësore, aparatit të Komitetit të Partisë, Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit si dhe kuadrove e punonjësve të ndërmarrjeve dhe institucioneve qendrore.

3-Për përgatitjen e opinionit shoqëror do të merren këto masa:

Fleta për të cilën u akuzua Stefani

Fleta për të cilën u akuzua Stefani

a-Nën drejtimin e Komitetit të Partisë do të bëhen mbledhjet e organizatave bazë të partisë dhe kuadrove të sektorëve të kooperativës bujqësore Bërzeshtë.

b-Një instruktor i Komitetit të Partisë Librazhd bashkë me një punonjës të gjykatës do të përgatiten disa persona për të diskutuar në gjyq.

c.Diskutimet do të bëhen në këto drejtime:

-Të zhvillojmë drejt e me vendosmëri luftën e klasave. Të rrisim vigjilencën revolucionare ndaj elementëve armiq e keqbërës.

-Mbi problemet e letërsisë është fryma reaksionare e dekadente e letrave dhe shkrimeve të të pandehurve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, lufta që duhet të bëjmë kundër tyre.

-Mbrojtja dhe forcimi i parreshtuar i diktaturës së proletariatit, detyrë e rëndësishme për etapën që kalon vendi ynë. Ku synonte veprimtaria e grupeve të reaksionit.

-Mbi mbrojtjen e bazave ekonomike…

-Mbi ndryshimet e mëdha që janë arritur në vendin tonë, në rreth, kooperativë bujqësore të Bërzeshtës dhe si e kanë paraqitur këtë grupi i sabotatorëve.

-Roli dhe figura morale, aksionet, shkolla revolucionare, edukimi i rinisë. Si i kanë shtrembëruar këto grupi armiqësor.

4.Të përgatitet vendi ku do të zhvillohet gjyqi – kinemaja, të pajiset me gjithë materialet e nevojshme si dhe materialet propagandistike, parulla e citate nga materialet e partisë e sh.Enver, kryesisht mbi luftën kundër armiqve, forcimin e diktaturës së proletariatit, vigjilencën revolucionare, luftën e klasave.

5.Do të bisedohet paraprakisht me prokurorin e rrethit që do të marrë pjesë në gjyq për të:

-Bashkërenduar veprimet që gjykimi të zhvillohet në lartësinë e duhur e të bëhet gjyq politik e ideologjik në radhë të parë.

-Lidhur me ndërhyrjet që prokurori do të bëjë gjatë gjykimit, të përcaktohen momentet dhe përmbajtja e tyre.

II-Problemet juridiko – ligjorë (shpjegohen deri në interpretim pikat kodit penal – shënim)

III-Probleme politiko – shoqërore.

Nuk ka të bëj me Sigurimin dhe emri i Stefanit është shtuar - thotë Dervishi

Nuk ka të bëj me Sigurimin dhe emri i Stefanit është shtuar – thotë Dervishi

1.Pasi u bisedua me sekretarin e parë të KP të Rrethit dhe titullarët e degës, prokurorisë dhe gjykatës, u konkludua që vendimi të punohet në të gjithë rrethin në bazë fshati e lagje. Vendimi do të punohet nga punonjësit e komitetit të partisë, pushtetit në rreth, gjykatës, prokurorisë dhe degës.

2.T’i bëhet relacion Gjykatës së Lartë:

-Zhvillimin e gjykimit dhe përfundimin.

-Pikësynimet e grupit të sabotatorëve dhe përvetësuesve.

-Rrjeti i gjerë i personave që janë përfshirë në veprime armiqësore dhe anormale.

-Ku i kanë drejtuar veprimet armiqësore të pandehurit.

-Mbi komprometimin e shumë kuadrove dhe kuadrove.

-Mbi vigjilencën e ulët që ka ekzistuar në sektorin e Bërzeshtës, zbutje të luftës së klasave.

-Mbi të metat e dobësitë e theksuara në hetimin e përfundimit të çështjes penale të sektorit të Sigurimit dhe hetimit të degës.

-Mbi jehonën që ka bërë ky gjyq në gjithë Rrethin e Librazhdit dhe pjekuria politike e ideologjike që manifestohet në gjyq.

-Mbi kërkimet e pjesëmarrësve në gjyq, për dënimin kapital të Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës.

3.T’i bëhet relacion Komitetit të Partisë së Rrethit:

-Mbi disa të dhëna kryesore që rezultuan në gjyq.

-Mbi vigjilencën e ulët, zbutjen e luftës së klasave që kanë ekzistuar në kooperativën bujqësore dhe sektorin Bërzeshtë.

-Komprometimin e shumë komunistëve dhe kuadrove të kësaj kooperative dhe kuadrove të saj dhe veprimet keqbërëse.

-Mbi personat që kanë bërë veprime kriminale në kuadrin përvetësimeve të kryera që nuk janë proceduar dhe duhet të demaskoheshin e këshilluar prapë.

-Mbi disa të meta e dobësi lidhur me ruajtjen dhe administrimin e prodhimeve bujqësore.

-Mbi disa masa që duhen marrë për të metat e dobësitë që janë vërejtur në këtë kooperativë.

-Mbi të metat e dobësitë e parregullsitë e sektorëve të Sigurimit dhe Hetuesisë së degës punëve të brendshme Librazhd.

Gjyqtari – Sybi Sulçe

October 18, 2015 19:10
Komento

7 Komente

  1. Envi October 18, 19:18

    Cfare mashtruesish te pafytyre jane Pd-istat. Shajne gjoja sigurimin dhe imitojne metodat e sigurimit.

    Reply to this comment
  2. demo October 18, 19:40

    Te dy frontet jane ne terrenin e tyre.Partia demokratike,si parti e ish spiuneve te sigurimit,i njeh mire marifetet e dosjeve dhe manipulimin e tyre dhe ta le dobicin ne preher.Partia socialiste si parti qe trashegoi forumet dhe administraten e diktatures nuk e ha kaq kollaj sapunin per djathe.Ato dosje i kane hartuar sekretaret,gjykatesit,hetuesit e saj,.Dokumenti ruhej ne arkiv me 4 kopje.Ja tre i vodhi ish agjenti Berisha,por nje e ruajten vete administrata.Nxjerrja e origjinalit i sqaron gjerat.Ky Stefani sa vjec ka qene ne 1976,kur u be gjyqi poeteve?Nuk me duket aq i moshuar,sa te kete qene ne moshe madhore ne ate kohe! Cfare lidhje ka ky me Librazhdin?

    Reply to this comment
  3. besi October 18, 19:51

    PER ORGANET KOPETENTE ESHTE FARE E LEHTE INDENTIFIKIMI NEPERMJET KETIJ FALLCIFIKIMI PASI AI QE E KA FALLCIFIKUAR NGA LEHTESIA E TE MENDUARIT KA HEDHUR FITMEN E TIJ E PER PASOJE NEPERMJET KESAJ FIRME ESHTE FARE E THJESHTE TE GJESH AUTORIN!MERNI RRETH 30 FIRMA QE EMRI U FILLON ME GERMEN “A” PRANE PD E DO TE KONSTATONI SE KJO FIRME I PERKET NDONJE PIANECI PRANE KESAJ KULLE!

    Reply to this comment
  4. intelektuali October 18, 21:24

    NJE NGA KRIMET E SHEMTUARA TE ENVERIT ISHTE QE E MBUSHI SHQYPNINE ME SPIUNA TE SIGURIMIT TE SHTETIT

    Sot del ne DITA nje kryespiun enverist dhe cakton se kush ka qene spiun dhe kush jo. Po kush i beson ketij kryespiuni enverist ne deklaratat qe ben? Mesiguri ASKUSH nga Bota e Civilizuar perderisa politika jone mafioze kombetare ka 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe akoma nuk i ka hapur DOSJET famekeqe te Enverit. Po kjo eshte per te vene kujen per nje shtet qe kerkon t’i bashkohet BE-se Antikomuniste dhe qe i ka partite politike plot e perplot jo vetem me kriminele vrastare si Froku me Vellezerit e tij, si Sali Berisha me banden e tij, si ministri i Ramizit, Gramoz Ruci me vule te zeze amerikane ne pasaporte, si prokurori gjakatar i Enverit Spartak Braho, si djali i administratorit te droges dhe cigareve qe Enveri e kontrabandonte ne Bote, gjenerali Mersin Rama, Luan Rama qe ishte minister i brendeshem dhe BOS i mafies se Like Floririt, por edhe me spiune gjakatare te Sigurimit. Po kujt i plas tani per Andrea Stefanin kur spiunet e Sigurimit te Enverit i ke ne krye te Shtetit?

    Reply to this comment
  5. Tami October 19, 08:09

    Mund t’ju rikujtoj se cfare ka thene Kaci Islami per PD, ” te terheqim zvare kafkat e tyre”. Shume e rende kjo ta thuash per bashkekombesit e tu, jane kundershtare por jo armiq. Me duket se ka pasur te drejte, Shume komente ka per PD sot, mban peng gjithe vendin, mafiozlleqe, shpifje, vjedhje, korrupsion etc etc, por asgje s’ndodh.
    Nuk jane engjej keta te tjeret, por jo ne keto permasa.

    Reply to this comment
  6. caci October 19, 08:42

    E cuditeshme qe lodhen disa njerez per te personalizuar zotin Andrea Stefani si ish agjent i Sigurimit te Shtetit, kurr spijunet e vertete te sigurimit, per pak sa nuk mbriten ne Presidence. E vertete qe ra muri i Berlinit dhe shume vende te Bllokut te Lindjes, u futen ne rrugen e Demokracise Perendimore. Ne vendin tone ndodhi e kunderta. Perseri ne pushtet erdhen ata qe dje, ishin jo vetem sherbetoret numur nji, por dhe akuzatoret dhe ekzekutoretaret e qytetareve”armiqve te socializmit”. Ata dje dhe po ata sot, ngaterojne dhe kane ndare qytetaret ne dy blloqe, ne demokrate dhe ne antidemokrate. Ky fenomen eshte ne dobi te sherbetoreve te djeshem per te rruajtur mender bythen dhe koken, duke akuzuar njerez te pa fajshem. Keshtu qe, mos e kerkoni spijunin e rrezikshem tek gazetari dhe analisti Stefani, por hapuni ne bemat e atyre qe sot per nji fjale akuzuese, hidhen ne dy kembe se, na paskan qene te ndershem dhe i kane sherbyer interesit te popullit. Me lind ne ndergjegjen time nji pyetje teper sinjikative. Kurr lufta e klasave ishte shume e fuqishme dje, te gjithe keta politikane qe, deklarohen si te persekutuarit e djeshem si i mbaruan studimet e larta ne ate periudhe, si e siguruan te drejten e studimit, kur ne politiken e P.P.SH.-se asnji nga ata te persekutuarit, nuk mund te futej pa ju sherbyer atyre ne kurriz dhe dem te qytetareve qe, deshin dhe survejonin apo akuzonin ata me nji, dy dhe tre dishmitare dhe ne mungese te provave. Per ceshtjen Stefani, qe te jemi te qarte eshte mire dhe dobishme te drejtojme shikimin nga Jozepina, Saliu, Gramozi, analisti per president dhe shume bythece te socializmit dhe me pastaj te ndalemi tek ” demi” qe ben Andrea Stefanio gje, qe sipas te”pafajsmit” Zogaj qe ta ngul ne balle pa pastruar ballin e tij. Kesaj i thone” Demokraci alla shqiptarshe” qe me shprehjen popullore do te thote:- Hiqja Lenes dhe venja Prenes! Me mire e spegon Preci qe, ben qef me bishta prasi se, hudhra ja ul dhe ja ngre tensionin!

    Reply to this comment
  7. Mark uk October 19, 14:46

    Dihet se ish sigurimsat mbrojn njeri tjetrin,sic eshte ky dervish…

    Reply to this comment
  8. dyli October 25, 20:57

    Po ka kush e mbron ANDREA VLLEH GABEL SIMONIN
    Mos u merzitni se vllehet po drejtojne shqiperine e si pa atdhe qe jane . Jane komunist internacionalist Numeroni sa i keni ne qeveri e sa deputet vlleh ( gabel ) po ju them 1 Kryeministri ZV Kministri deputet . Blushi Dade E dhjetra té tjeré a nuk e kuptoni qe gabelet perdoren nga SOROS si nje rrac e veçante qé mund te djegin shkaterrojne çdo shtet e komb Mbasi nuk jan as komb e asnjeher nuk kan pos shtet . Jane katalizatoret e se keqes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*