Katalonja: Loja e maces me miun vazhdon

January 31, 2018 09:17

Katalonja: Loja e maces me miun vazhdon

Rreth një mijë gazetarë nga e gjithë Evropa janë akredituar në Parlament në Barcelonë.

Të gjithë presin vazhdimin e dramës politike të Katalonjës: rizgjedhjen e Presidentit Rajonal Carles Puigdemont: ose në mungesë, ose ose (dhe këtë do ta kishin preferuar më shumë) të hapet ndonjë kapak pusete në parkun tropikal para godinës së Parlamentit dhe prej saj të dalë Puigdemonti.

Ai i pati ndezur pritjet e shtypit kur postoi një fotografi të hyrjes së Parlamentit.

Policia spanjolle dha kontributin e saj: automjetet kontrolloheshin në hyrje të kalimeve kufitare franko-spanjolle, kapakët e kanaleve në parlament u kontrolluan me të vërtetë dhe forcat e ndërhyrjes ishin në pozicione, që të pengonin një hyrje të fshehtë të udhëheqësit të Koalicionit të Pavarësisë.

Rreth orës 10 në mëngjes, Presidenti i Parlamentit Roger Torrent i shuajti shpresat për një ditë të madhe lajmesh. Ai e shtyu votimin për një datë tjetër, pa e caktuar atë.

Me këtë ai vërtet që shkeli të gjitha rregullat parlamentare, sepse afati përfundon sot (31 janar). Por me vogëlsi të tilla Independentistat nuk duan të merren – raporton DW.

Çdo pasdite mblidhen nën diellin e bukur të dimrit rreth një mijë mbështetës të Carles Puigdemontit.

“Ne nuk kthehemi pas”, thonë ata. Dhe “ti nuk je vetëm”. Grupi është vërtet i zhurshmëm, por kjo nuk mjafton për një demonstrim të fuqishëm force. Edhe në radhët e demonstruesve duket lodhje.

Pas perdeve përvijohen çarje në frontin politik. Partia e Puigdemont-it rri në sallë dhe disa të majtë të CUP thonë se do ta kalojnë demonstrativisht pasditen në parlament.

Ata duan të tregojnë se nuk janë dakord me shtyrjen e votimit. Ata kanë ardhur për të votuar.

Por Presidenti i Parlamentit, Roger Torrent bën pjesë në koalicionin ERC. Shefi i partisë së tij, Oriol Junqueras ndodhet që prej nëntorit në burg, i akuzuar për kryengritje dhe secesion.

Thuhet se dy palët nuk flasin me njëri-tjetrin.

b.m. / dita

January 31, 2018 09:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*