Katalonja nuk tërhiqet: Pavarësia do të shpallet brenda pak ditësh

October 4, 2017 11:38

Katalonja nuk tërhiqet: Pavarësia do të shpallet brenda pak ditësh

 

“Katalonja do të deklarojë pavarësinë nga Spanja brenda pak ditësh”. Deklarata u bë nga Presidenti i rajoonit autonomy, Carles Puigdemont në një intervistë për BBC-në.

Ai tha se qeveria e tij do të vepronte në fund të kësaj jave apo fillimin e javës së ardhshme.

Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse qeveria spanjolle do të ndërhynte dhe do të merrte kontrollin e qeverisë së Katalonjës, Puigdemont tha se ky do të ishte një gabim që ndryshon gjithçka.

Lideri i Katalonjas tha se nuk kishte kontakt midis qeverisë në Madrid dhe administratës së tij të transferuar, si dhe u shpreh se nuk pajtohej me deklaratën e Komisionit Europian të hënën, se ngjarjet në Katalonjë ishin një çështje e brendshme për Spanjën.

Ndërkohë, në një fjalim të mbajtur në Madrid, mbreti Felipe VI i Spanjës tha se organizatorët e referendumit dolën jashtë kornizave të ligjit.

Ai pranoi se situata në Spanjë ishte jashtëzakonisht serioze dhe bëri thirrje për unitet.

Qindra mijëra njerëz në të gjithë Katalonjën kanë protestuar kundër dhunës së policisë spanjolle gjatë votimit dhe si rrjedhojë, u lënduan rreth 900 njerëz e u plagosën 33 policë.

October 4, 2017 11:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim