Katari, edhe 48 orë për të pranuar kërkesat e fqinjëve të Gjirit

July 3, 2017 13:17

Katari, edhe 48 orë për të pranuar kërkesat e fqinjëve të Gjirit

Arabia Saudite dhe 3 shtete të tjera arabe e zgjatën me 48 orë afatin vendosur Katarit për të pranuar listën e kërkesave të tyre, në të kundërt do të përballet me sanksione shtesë.

Afati fillestar për 13 kërkesat, që përfshijnë edhe mbylljen e rrjetit satelitor “Al Jazeera” skadonte të dielën. Katari akuzohet nga fqinjët si financues i terrorizmit.

Të shtunën, ministri i Jashtëm i tij, sheiku al-Thani deklaroi se vendi i ka refuzuar pretendimet e parashtruara në letër, por është i gatshëm të hyjë në dialog, nëse krijohen kushtet e duhura. Mbylljen e “Al Jazeera”-s e dënoi ditë më parë edhe OKB-ja, si sulm të papranueshëm ndaj të drejtës së fjalës dhe opioninit.

Katari gjendet prej javësh nën darën e masave të paprecedenta diplomatike dhe ekonomike nga Arabia Saudite e aleatët e saj, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini.

Sanksionet kanë shkaktuar probleme të mëdha në vendin e pasur me naftë, i cili varet nga importet për të përmbushur nevojat bazike të popullates së tij prej 2.7 milionë banorësh.

Por, në krah i ka dalë Irani dhe Turqia, të cilët e kanë rritur nivelin e furnizimit me ushqim dhe mallra të tjera. Situata e krijuar përbën krizën më të madhe, me të cilën përballen prej vitesh vendet e Gjirit Persik.

Katarit i kërkohet ndër të tjera të ndërpresë çdo marrëdhënie me “Vëllazërinë Myslimane”, të mbyllë një bazë ajrore turke, t’i reduktojë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, e të paguajë edhe një shumë të papërcaktuar parash për kompensim.

July 3, 2017 13:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*