Katari “njeh” terrorizmin, vendos ligj kundër terroristëve

July 22, 2017 15:31

Katari “njeh” terrorizmin, vendos ligj kundër terroristëve

Katari nuk qëndroi shumë gjatë indiferent ndaj presionit të fqinjve. Pas këmbënguljes së një grupi shtetesh të Gjirit Persik duke nisur nga Arabia Saudite, monarkia institucionale njoftoi se ka vendosur të ndryshojë ligjet ekzistuese të anti-terrorit.

Sheiku Tamim bin Hamad Al-Thani nënshkroi një dekret sipas të cilit do të krijohen dy lista kombëtare, njëra me persona të caktuar dhe trejtra me njësi terroriste.

Individëve të dyshuar u rezervohet e drejta e ankimimit nëse përshihen në njërën prej listave. Në dekret, përcaktohen po kështu qartë dhe termat “terrorist”, “krim terrorist dhe njësi terroriste” si dhe “financimi i terrorizmit”. Para pak kohësh, SHBA nënshkruan një marrëveshje me Katarin për luftën kundër terrorizmit, objektivi kryesor i së cilës ishte shterimi i burimeve të tij financiare.

Por për rivalët e Katarit, Arabinë Saudite, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Egjiptin, ujdia mes Uashingtonit dhe Dohas nuk ishte e mjaftueshme ndaj në fillim të qershorit vendosën sanksione tregtare e ndërprenë marrëdhëniet diplomatike.

Që të katërta ato e akzuojnë vendin për mbështetjen e grupeve terroriste dhe për afërsi të tepruar me kundërshtarin e tyre të madh, Iranin. Lista me 13 kërkesa që iu paraqit Doha-s në këmbim të heqjes së sanksioneve përfshinte mbylljen e Al Jazeeras, çka u hodh poshtë nga Katari por dhe nga Kombet e Bashkuara, të cilat deklaruan se një akti i tillë do të përbënte “një goditje të fuqishme për pluralizmin demokratik”.

July 22, 2017 15:31
Komento

1 Koment

  1. pellazgu modern. July 22, 19:43

    hej…. bote e “arsyes”; a ka mundesi te mos ha hapni barkun, me keto idiotizma !?.. arabet; pjella e islamit, lufton islamin . radikalizmi islamik, eshte ne bazen e vete islamit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim