Katastrofa me tërmetet, FSHF: Këtë javë nuk ka ndeshje futbolli

November 27, 2019 12:48

Katastrofa me tërmetet, FSHF: Këtë javë nuk ka ndeshje futbolli

Tragjedia natyrore që ka përfshirë Shqipërinë, ka prekur edhe futbollit.

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp lajmëron të gjithë lëvizjen futbollistike në vend se të gjitha aktivitet që ishin programuar për t’u zhvilluar fundjavën e ardhshme janë anuluar.

FSHF thekson se në një moment të dytë, gjatë ditëve në vazhdim, do të mësohet se kur do të zëvendësohen datat e kësaj fundjave.

Kjo do të thotë se as skuadrat e Kategorisë Superiore nuk do të zbresin në fushë këtë fundjavë.

Njoftimi i FSHF-së:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë.

Sektori i Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar.”

j.l./ dita

November 27, 2019 12:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*