Katastrofa natyrore bashkon politikën, PS, PD dhe LSI sot në Fier

December 2, 2017 10:55

Katastrofa natyrore bashkon politikën, PS, PD dhe LSI sot në Fier

Situata kaotike e krijuar nga reshjet e dendura të shiut të dy ditëve të fundit ka bashkuar politikën shqiptare.

Përfaqësues të partive kryesore në vend janë bashkuar këtë paradite në qytetin e Fierit, ku gjendja paraqitet tepër e rënduar, për shkak të daljes së lumit Vjosë nga shtrati, i cili ka përmbytur shumë zona në Fier dhe Vlorë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputeti i PD, Luan Baçi, dhe ai i LSI, Shezai Rrokaj, ndodhen tek “Ura e Mifolit” në Fier, ku gjendja është kritike dhe shumë banesa janë boshatisur, për shkak të rrezikut nga uji.

Ndërkohë, aty pritet të mbërrijë dhe kryeministri Edi Rama.

(Deputetët Shezai Rrokaj i LSI dhe Luan Baçi i PD tek ‘Ura e Mifolit’)

December 2, 2017 10:55
Komento

1 Koment

  1. spartaku December 2, 13:01

    Shyqyr qe u be njehere nga mbara.Shyqyr qe nje dite e kuptuan dhe u bashkuan edhe keta te pd-s dhe te LSI me ps-te, pasi keta e heqin vehten me te “mençem”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*