Kategoritë që përfitojnë nga rritja me 1.6 % e pensioneve

July 29, 2016 19:21

Kategoritë që përfitojnë nga rritja me 1.6 % e pensioneve

635 mijë pensionistë në qytet dhe në fshat do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për rritjen me 1.6 % të pensioneve. Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar edhe vendimin për barazimin e masës së shtesës së pensioneve të posaçme shtetërore.

Sipas vendimit të qeverisë përcaktohet që të indeksohen në masën 1.6 për qind pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, të invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi, të cilat janë caktuar sipas ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në masën 1.6 për qind është vendosur që të indeksohen edhe të gjithë kategoritë e pensioneve të fshatit, të cilat janë caktuar sipas ligjit “Për pensionet e Anëtarëve të Kooperativave Bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe ato ku bëjnë pjesë ata persona që kanë një vjetërsi pune me ish-kooperativat bujqësore, por që kanë paguar edhe kontribute si persona të vetëpunësuar në bujqësi, nga viti 1994 e në vazhdim.

Po kështu, vendimi përcakton indeksimin në masën 1.6% edhe pensionet për merita të veçanta, pensionet e posaçme shtetërore apo shtesat e pensionit të posaçëm shtetëror, të gjithë llojet e përfitimeve të caktuara sipas ligjit “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve familjare të ushtarakëve të rënë për shkak dhe në krye të detyrës, të cilat rillogariten duke u vendosur në masën 100% të pagës, sa herë rritet paga e personelit në detyrë.

Parashikohet të indeksohen në masën 1.6% edhe të gjitha llojet e trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, trajtimeve të veçanta financiare të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve, trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë dhe pensionet e pleqërisë të caktuara me ligjin “Për trajtimet e veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake dhe pensionet suplementare të punonjësve, të cilët kanë tituj shkencorë.

Së bashku me pensionet dhe në të njëjtën masë indeksohen edhe shtesat mbi pension të përfituara nga ata persona, që kanë shtyrë datën e daljes në pension, duke qenë në punë dhe duke paguar kontribute, të caktuara për shtesat që përfitojnë invalidët me fëmijë të vegjël në ngarkim dhe invalidët e grupit të parë, sipas masës dhe kritereve të përcaktuara të ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” .

Në këtë vendim është parashikuar që në masën 1.6% të indeksohet edhe shtesa mbi pension që përfitohet nga invalidët e luftës. Vendimi i shtrin efektet financiare nga 01.08.2016, çka do të thotë që duke filluar nga data 1 gusht, ISSH-ja ka marrë të gjitha masat me qëllim që çdo pensionist që në ditën e parë të muajit do ta ketë pensionin të indeksuar në masën 1.6%.

Me një vendim të veçantë, krahas indeksimit, Këshilli i Ministrave ka vendosur edhe unifikimin e masës së pensioneve të posaçme shtetërore. Pensionet e posaçme janë përcaktuar për persona që kanë kontribute të veçanta në fushën e ekonomisë, artit, shkencës, sportit etj. Këto pensione janë të vendosura nominalisht nga qeveria dhe sipas ligjit janë sa masa e pensionit maksimal. Por, megjithëse janë përcaktuar e vendosur sipas kritereve të njëjta, për shkak të indeksimit të pabarabartë të pensioneve në vite dhe sidomos për shkak të politikave të rritjes në përqindje me të vogël të pensioneve maksimale ndaj atyre minimale, ishin konstatuar diferencime. Për një rivlerësim dhe trajtim të barabartë të përfituesve, qeveria përcaktoi barazimin në nivelin e pensionit maksimal të të gjithë këtyre pensioneve, duke filluar nga data 1.8.2016.

July 29, 2016 19:21
Komento

2 Komente

  1. mandi July 30, 10:07

    Aq sa i ka rritur pensione aq eshte edhe rritja e cmimit, apo le themi qe i ka rritur 50 leke ne muaj..dhe te mendosh me cfare premtimesh erdhi ne pushtet ne 2013 per rritje rrogash dhe pensionesh, pastaj tha qe nuk e dinte qe ishin marre aq shume borxh dhe i ngriu per 3 vjet. Kur na gjeti ne qe i besuam i lumte..rritja eshte pothuaj 0 per shkak se eshte e thjeshte..eshte i paafte per te zhvilluar ekonomine dhe prandaj i ka varur shpresat te droga duke e kthyer shqiperine ne kolumbi.

    Reply to this comment
  2. Arber I August 1, 00:49

    Nje rritje e vogel per person, shume larg asaj qe duhej te ishte; megjithate, kjo qeveri eshte njeqind here me e mire se e Sali e Lul Mafiozit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim