Katër anëtarë të AMA-s kërkuan shkarkimin e tij, Sala: Deklarata, jo korrekte!

September 12, 2018 17:37

Katër anëtarë të AMA-s kërkuan shkarkimin e tij, Sala: Deklarata, jo korrekte!

Katër anëtarë të AMA-s kanë kërkuar shkarkimin e kreut të këtij institucioni Gentian Sala, pas situatës së krijuar me fikjen e sinjalit analogë për transmetuesit televizivë.

Ata i janë drejtuar Komisionit Kuvendor të Mediave me një letër ku kërkojnë nisjen e procedurave për shkarkimin e Salës.

Bëhet fjalë për anëtarët Sami Neza, Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj.

Në mbledhjen e AMA-s ka pasur debate të ashpra mes këtyre anëtarëve dhe kreut të Autoritetit.

Në argumentin e tyre ku kërkojnë shkarkimin e Salës, anëtarët e AMA-s pretendojnë se kryetari Sala nuk është konsultuar me bordin e institucionit për fikjen e sinjalit analog në Tiranë e Durrës dy ditë më parë.

Sipas tyre, vendimi për fikjen e sinjalit analog sjell cënim të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim.

Por nga ana tjetër, kreu i AMA-s deklaroi për News24 se deklarata nuk është korrekte.

Në bord folën për shkeljen e të drejtës kushtetuese, por argumenti për mungesë informimi nuk është korrekt” – tha ai.

Sipas Salajt, kthimi i sinjalit erdhi pas ankesave të qytetarëve dhe radhëve të gjata që u shkaktuan në dyqanet e tregtimit të dekoderave.

“Unë nuk e shoh kur është shkelur rregullorja e bordit sepse nuk është mbledhur. Nuk e kërkuan të hidhej në votim kërkesa sot por e shtynë dhe më pas dolën me një deklaratë. Mbledhja e bordit nuk bëhet për këto çështje. Nuk ka asnjë shkelje në procesin e dixhitalizimit. AMA nuk merret me çështje administrative”, përfundoi ai.

l.h/ dita

September 12, 2018 17:37
Komento

1 Koment

  1. Arbeni September 13, 11:09

    Ky Sal kok bolja duhet rrasur ne burg pa le shkarkimin nga detyra. Mbare rrjetet sociale jane thyer me dysh duke e mallkuar kete pleher qe kerkon te rrjepe qytetaret duke i imponuar ca dekoder plehra si ai vete te marre kush e di se ku e kush e di se nga kush.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*