Katër arsye përse gërricet Nishani…

May 16, 2016 08:39

Katër arsye përse gërricet Nishani…

Nga Bedri Islami

Prej shumë kohëve është pritur një përplasje mes të emëruarit si President i Republikës dhe të zgjedhurit kryebashkiak i Tiranës. Shkaku që është gjetur tani është krejt minor dhe i sajuar nga një staturë politike, në të cilën dimensionet e njeriut politik janë aq të vogëlza dhe të padukshme, sa që në kushte të tjera, pra kur ai do të ishte vetëm një njeri politik, as që duhej marrë mundimi të silleshin në vëmendje. Bujar Nishani, i emëruari si president i Republikës, në një çast kur as ai vetë nuk e kishte menduar, i ka shpallur “luftë” kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj; ndërsa ky i fundit, me të njëjtën monedhë luftarake, i është përgjigjur.

Nuk ndodh për herë të parë dhe nuk ndodh vetëm tek ne që krisja mes dy institucioneve kthehet në një luftë politike, por asnjëherë më parë dhe në asnjë vend për krisjen të jetë gjetur një shkak kaq absurd dhe të jetë angazhuar një personalitet kaq i vogëlz, sa kësaj here.

Me aq sa dinë të gjithë ne, presidenti i një vendi ka detyra më të mëdha dhe më të rëndësishme se sa të mirret me një qendër për fëmijët ose të gjykojë në se një demonstrim ka qenë apo jo i ligjshëm, edhe kur bëhet para pallatit të drejtësisë. Por, duhet thënë se kjo nuk e përjashton që herë pas here, kur agjenda e tij është bosh, të futet edhe në këto rrugë. Ai, në fakt, duke qenë një president thellësisht i angazhuar politikisht, do e bënte këtë edhe nëse do të kishte qenë fjala për një çerdhe zogjsh, për të cilën proteston opozita. Në këtë derexhe që është institucioni i tij dhe si ai vetëdijshëm e ka katandisur, as mund të pritet që të ketë diçka tjetër. Nishani ka hyrë në këtë luftë me vetëdije të plotë se vazhdon të jetë njëri ndër kapterrët shqupas dhe, edhe nëse nuk duam të ndodhë kjo, ai këtë rrugë do të ndjekë deri në ditën e fundit të mandatit të tij. Për të nuk ka rrugë tjetër. Kërkesa e tij për ndjekje ligjore dhe vënia në lëvizje e prokurorisë, aty ku i përcaktoi ai dhe vetë zoti i tij, Berisha, është një shkak më shumë për të shkundur që nga rrënja e deri në majë këtë sistem drejtësie, i cili, më shumë se kurdoherë tjetër, është bërë një pushkë e mbushur në duart e antiligjit.

Përse ndodh kjo përplasje dhe aë është rastësi që ajo është përshkallëzuar në kohët e fundit?

Në përplasjen mes dy institucioneve asgjë nuk është e rastësishme: as koha e zgjedhur, as objekti i përcaktuar, as njerëzit e vënë në lëvizje. Më shumë se një përplasje me Veliajn kjo është një provë force. E cila nuk ka filluar tani, por menjëherë pas qershorit 2012, e si duket do të vazhdojë deri në fundin e mandatit të tij presidencial, të cilin, edhe sot e kësaj dite, nuk e beson se e ka mbi vete.

Përse është një provë force?

Nishani është njeriu që deri më tani, nga të gjitha figurat e shkallës së lartë, ka qëndruar në shkallaren e fundit, kur është fjala për ligjin e shumëpërfolur të drejtësisë. Njeriu që do të duhej të ishte primari i gjithë kësaj lëvizjeje të madhe institucionale dhe kushtetuese, në fakt ka qëndruar më i heshturi, ndaj edhe zyra e tij , deri më tani nuk është pyetur, si i thonë, “as për osh, e as për balosh”. Nishani heshtjen e ka të porositur, si një instancë që në momentin e fundit mund të bëjë ngadalësimin sa më të mundshëm të reformës dhe për këtë edhe ai është i vetëdijshëm. Ai, si ish ministër i Drejtësisë, si ish ministër i Brendshëm, e di fare mirë se cilat mund të jenë akuzat e ardhshme të të gjithë piramidës ku ka bërë pjesë dhe, mundësia që një ditë të bukur, edhe ai vetë mund të hetohet për bërjet e zhbërjet e tij, të njohura tashmë, jo vetëm e bën agresiv, sa më shumë afrohet dita e largimit, (deri në naivitet); por shton edhe drojën e të qenurit objekt i një sistemi të ri të drejtësisë së pavarur.

Por, nuk është vetëm ai peng i një të shkuare që duhet të gjykohet. Në 25 vite janë bërë aq shumë zullume, sa që një piramidë e tërë drejtuese do të duhej të ishin, jo vetëm larg politikës, por edhe larg njerëzve. Mundësia që ky vend të ishte një copëz parajsore është humbur në tri dekadat e fundit pikërisht nga një shumësi njerëzish, pranë të cilëve është edhe Nishani e që kanë droje se duke humbur parajsën e krijuar për vete, do të jenë një ditë në një gjendje të tjetër, jo vetëm politike, por edhe njerëzore.

Nishanit i duhej një objekt politik për të thënë se jam në lojë, nuk jam krejtësisht i mënjanuar nga shqupasit, ku ka vështrimin të jetë përsëri një ditë, njëra nga violinat berishiane. Ai e di se tani, në këtë lojë politike shpejt gjërat mund të zhvendosen dhe kjo rezistencë e tij është si një lloj deklarimi i besnikërisë, ose një lloj tatimi politik i paguar ndaj dërguesve të tij në presidencë.

Shkaku i dytë është po ashtu politik në të gjithë këtë përplasje.

Nishanit as i bëhet merak se ndërtohet një qendër për fëmijët në parkun e madh të kryeqytetit. Nuk i është bërë merak për gjëra më të mëdha se sa kjo. Atij i duhej afishimi si figurë politike për të dhënë shenjën e re të rezistencës ndaj qeverisjes së vendit.

Ne kemi një president që është më në opozitë se sa vetë opozita me qeverinë. Këtë ai e nisi menjëherë, duke mbledhur krerët e varur të institucioneve të pavarura dhe duke u bërë thirrje për rezistencë politike e ligjore kundër pushtetit të ri ekzekutiv. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë e nuk do të ndodhë as më pas. Veprimi i tij i parë pas ndërrimit të pushtetit ishte thellësisht antikushtetues dhe, në një shtet normal, me një qeveri normalisht tolerante, ai duhej dërguar në shtëpi, qoftë edhe me patericat e politikës. Ajo thënia e njohur se “presidenti është simbol i unitetit të shtetit”, në këtë rast ka shkuar për lesh dhe nuk e beson as vetë ai. Lëre që nuk kemi pasur kurrë një president uniteti dhe, dorën në zemër, sado të bëjë ky i fundit, nuk mund të bëjë kurrë se sa ustai i tij.

Opozita në këtë moment është në krizën më të thellë të saj politike. Me gjithë gabimet e qeverisjes, sidomos në mosndëshkueshmërinë, opozita, me bariun de jure që ka dhe bariun de fakto, është nën nivelin e detit politik dhe, si duken bathët, ajo ka filluar të ngrijë deri në qelizat e saj. Duke qenë në një krizë të tillë ajo po vë në lëvizje të gjithë aksesorët e saj politikë, mes tyre edhe Nishanin. Urdhri ndaj tij është krejt i zakonshëm dhe nuk duhet të përsëritet dy herë: edhe ti pas nesh. Nishani këtë urdhër e ka marrë seriozisht dhe mendon se serioziteti i tij do të merret seriozisht edhe nga të tjerët. Pikërisht ky ishte edhe gabimi që bëri zoti Veliaj; ai e trajtoi seriozisht një njeri që nuk ka asgjë serioze në të gjithë qëndrimin e tij, qoftë politik, qoftë njerëzor. Edhe ai, si shumë nga shokët e tij, familjarisht, i është turrur shtetit si shushunjat për t’i thithur edhe atë pikë energjie që i ka mbetur. Ata nuk e kanë probem të të përzënë nga shtëpia, të të marrin tokën, të të qëllojnë për një copë buzë detit dhe të të heqin fare, kur mendohet se një copë e parajsës së tyre financiare po del në dritë. Rasti i gjykatësit Konomi dhe i bankierit Santo janë shenjat e një konklikti mes politikës dhe të së vërtetës, ku Nishani po bëhet pjesë e së parës, megjithëse është deleguar për të qenë pranë së dytës.

Shkaku i tretë është edhe më ordiner në pamjen e parë, por i kuptueshëm për ata që janë nën të njëjtin hall si nishanët e shqupasve. Testimi i besueshmërisë.

Si duket, pas një presioni të pazakontë dhe një zgjatjeje të parashikuar, më në fund do të mund të kemi një reformim të sistemit të drejtësisë dhe ndryshimet e domosdoshme kushtetuese. Megjithëse kjo reformë po bëhet me arnime dhe, duhet thënë, në disa raste me lëshime të ndjeshme ndaj krimit, përsëri ajo do të jetë më e mirë dhe ndoshta më e besueshme se sa kjo që kemi tani. Kjo reformë po pritet si ujët e paktë nga ata që kanë halle dhe duan vendosjen e drejtisisë, dhe nga ana tjetër, nga ata që duan të thithin  edhe këtë pakicë uji. Problemi mbetet: Njerëzit që do e zbatojnë.

Është e ditur dhe askush të mos presë ndryshe: Nuk do të mund të hiqen për një ditë a dy, as për një vit a dy, të gjithë gjingjonistët e drejtësisë sonë. Edhe ata që besojnë se sistemi do të sjellë reformimin e njerëzve, shpejt do të ndjehen të gabuar. Sistemi mund të shtojë ose të heqë pjesë të kontrollit, mund të bëjë më efektiv ndëshkimin dhe ndalesën, por nuk mund të bëjë njëkohësisht edhe ndërrimin e mentalitetit. Tek ne, më shumë se sa sistemi, është botëkuptimi që ka përmbysur vlerat dhe raportet. Këto njerëz do të jenë përsëri, po ata që me proçedurë mbyllën të gjithë çështjet që ishin si patatet e nxehta të drejtësisë, dhe tani, përmes testit nishanian, ata po dëshmojnë se këtë do e bëjnë përsëri. Mjaftoi një fjalë presidenciale, ose një fjalë berishiane, dhe strukturat e drejtësisë u vunë në lëvizje si kurrë më parë, duke dëshmuar se besnikëria e tyre shkon deri në absurd. Ky sistem drejtësie që nuk lëviz nga vendi kur haptas bëhen thirrje për përmbysjen e pushtetit me dhunë, kur bëhen manifestime e protesta të jashtëligjshme nga opozita, kur vandalizohet një qytet sipas traditës shqupase, kur ngjarje të mëdha politike e financiare i mbyll si një rubinet uji, tani është vënë në lëvizje nëse ka apo jo një leje nga policia për një protestë të kryetarit të bashkisë; ky president që nuk merakoset për kullat e larta të një afaristi dhurures ndaj familjes Berisha, nxit trazirat sociale për një qendër argëtimi fëmijësh; ky president që nuk rrudh as fytyrën kur një trupë gjykuese, thellësisht e korruptuar lë të lirë një kriminel të dënuar në një vend evropian si Franca, kërkon me këmbëngulje të gjejë se cili e ku po bën një protestë kundër një gjykate që vetëm drejtësi nuk jep.

Shaku i fundit lidhet me vazhdimësinë: ku do të jetë Nishani nesër. Jo rastësisht, në 25 vite dorë e fortë politike në PD, Berisha ka krijuar politikanët-robotë: ata flasin, qeshin, rrudhen, hidhërohen, pjerdhin, si bën edhe ai. Nishani është njëri prej tyre që e ka mësuar se vetëm besnikëria ndaj shefit i bën vend në jetën politike dhe i rregullon financat e tij familjare.

Koha për të lënë presidencën, ku e di se është gabimisht, po vjen më shpejt se sa është menduar. E di, po ashtu, se shanset për të ardhur PD-ja në pushtet pas një viti janë drejt shuarjes së plotë, megjithë premtimet populiste luliane. Atëherë, ku do të jetë vendi i tij. Ai nuk pretendon të jetë Njëshi, sepse nuk e mbajnë këmbët. Nuk pretendon kaq shumë. Ai do të lejohet të vegjetojë aty ku ishte, në pritje të kalimit të ditëve dhe për të pasur këtë strofull i duhet domosdo dëshmia e sotme e militantit, që nuk përton të përleshet edhe për gjëra që nuk i shkojnë as drejtuesve lokalë.

Ai i takon një stani që bulmetin e hedhin në vatrën e tyre, ndërsa gjithë ditën e gjithë natën çirren për ndershmëri.

May 16, 2016 08:39
Komento

11 Komente

  1. korçari May 16, 10:27

    Z.Islami a nuk mendoni se kjo fare e keqe (Politikanesh,Gjygjtaresh,Prokuroresh)eshte shtuar shume ne Shqiperine e vogel dhe nje levizje e ndergjegjshme e popullit nenkuptoj protesta paqesore por me pjesmarrje masive mund t’i pershpejtoje dhe permiresoje gjerat ?Sigurisht duhet nje elite intelektualesh idealiste ,te ndershem,te afte dhe patriote te jene koka e kesaj levizjeje dhe populli do t’i ndjeke (Shembulli me i mire protesta kunder mbetjeve kimike)

    Reply to this comment
  2. Geg hyseni May 16, 12:18

    Nje qenie besnike deri ne qeneri e te zot.Ai vetem tund bishtin i llastuar kur i hedhin nga ShQUPI ndonje kocke, te cilen e lepin duke u jargavitur.

    Reply to this comment
  3. Gjovalini May 16, 13:52

    E tmerrshme, lemeritese eshte qe jo vetem qe e shkatrruan kete vend, por bejne hesape se si neset te kene ndonje pemendore, shtatore, mundesisht sa jane gjalle.

    Ketu jemi katandisur. Ky eshte nje mallkim i pamerituar.

    Reply to this comment
  4. VANDALET E PD-se May 16, 14:22

    PO PRESIM TE DALE NGA FERRA BAJGA “CLAUS” DHE TE LEHE E TE LEHE , SE PO I SHAJNE COBANIN E DHIVE .

    Reply to this comment
  5. ALBAN DEGA May 16, 14:27

    http://www.albanianamericanvision.com/archives/1237

    Qazim Doda
    NNSB-Worldwide
    Investigative Reporter

    Sent: Thursday, May 12, 2016 at 11:47 PM
    From: “Alban Dega”
    To: [email protected]
    Cc: “Qazim Doda” , [email protected], [email protected]
    Subject: Re: BUJAR NISHANI …. KRYEHAJDUT I SHQIPERISE

    BUJAR NISHANI JO HAJDUT … ESHTE KRYEHAJDUTI I SHQIPERISE

    – Pasi e vodhi Presidencen po orvatet te na vjedhe e sakatoje edhe Shqiperine

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Se pari, Mafia politike qe e zgjodhi Bujar Nishani President te Shqiperise e beri me vota te vjedhura e te trafikuara.
    Se dyti, Bujar Nishani i ka vjedhur Shqiperise postin e Presidentit te shtetit shqiptar duke vepruar ne cdo hap si President i Partise Demokratike te Shqiperise dhe jo si President i Republikes se Shqiperise.
    Se treti, Bujar Nishani ka shperdoruar postin e Presidentit te Republikes se Shqiperise duke e kthyer Presidencen ne nje strehe dhe kazerme per militante dhe fanatike te Partise Demokratike te Shqiperise.
    Se katerti, sot Bujar Nishani doli hapur kunder Kushtetetues se Republikes se Shqiperise duke u hequr shtetasve te saj, qytetareve te drejten per te protestuar kunder Mafias se sterkorruptuar te drejtesise ne Shqiperise, qe eshte kthyer ne nje kancer me qindra metastaza, ne nje kuceder me qindra koke qe po mban peng te asotmen dhe te ardhmen e Shqiperise.
    Se pesti, Bujar Nishani jo vetem orvatet tu heq kete te drejte themelore njerezore per protesten paqesore pa shqye asnje pengese metalike sic veproi ai para dy javesh tek Liqeni, por as nuk u shkel as nje fije bari e nuk u demtua as nje krah fluture.
    Bujar Nishani me karshillekun tipik te Padrinos se tij Berishes po ben rolin dhe funksionin e avokatit te hajduteve dhe kusareve ne drejtesi, qe e kane kthyer Shqiperine ne nje ciflig , ku edhe vete Nishani ka konaket e tij te trasheguar nga gradat, ofiqet dhe shperblimet e pushtuesve turq per familjen e gruas se tij per sherbimet e saj ndaj Portes se Larte.
    Bujar Nishani nuk eshte hajdut… Me qendrimet dhe veprimet e tij ai eshte kthyer ne kryehajdutin e Shqiperise pasi u ka vjedhur dhe po perpiqet te kriminalizoje me deklarata prej Goodfatheri i Mafias politike shqiptare demokracine, te drejten themelore te shprehjes se lire dhe te drejten e protestes paqesore.
    Me rolin e tij prej protektori e tutori te Mafias kusare e vrastare te kryemafiozit Sali Berisha, me mbrojtjen e Shkerdheneve e Argitave, te Gjin Gjoneve dhe Adriatik Llalleve, te Zagarnjoreve e togave te zeza te bera zift nga kusaria dhe vrastaria, te Fullaneve e Ulajve … Bujar Nishani po cjerr edhe masken e fundit te tij si nje ushtar e sherbetor mjeran i saj.
    Bujar Nishani nuk eshte thjesht hajdut…. Bujar Nishani eshte kryehajduti i Shqiperise.
    Deklaratat e tij te sotme jane nje klithme e nje kryehajduti per tu dhene kuraje e nxjerre nga paniku, per te trimeruar Mafian politike te llahtarisur te Berishes dhe Bashes perballe uraganit te Reformes se Drejtesise, qe do tu jepte fund hajnise masive, kusarise, banditizmit dhe vrastarise masive te saj dhe vete Nishanit si nje Shvejk i saj.
    Nuk eshte hajdut vetem ai qe vjedh… Eshte edhe me hajdut ai qe me veprimet apo mosveprimet e tij, mbron dhe inkurajon hajdutet,banditet, mafiozet, kusaret dhe vrastaret e pandeshkuar nga “Ligji jam Une” I Saliqit te 15-te!
    Duke vepruar keshtu, Bujar Nishani shkel dhe dhunon ne menyre flagrante edhe kryeligjin e shtetit ligjor, sipas te cilit, para ligjit te gjithe shtetasit jane te barabarte dhe vete Kushtetuten e Shqiperise.
    A nuk e coi ne gijotine vete babain e ” Ligji jam Une” Luigjin e 14-te revolucioni i pare I mirefillte demokratik ne Bote, ai francez!?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Kuvendi i Shqiperise me procedure urgjente te shkarkoje nga detyra Bujar Nishani per shkelje flagrante te Kushtetutes dhe rrenim te demokracise shqiptare!.
    Pasi e vodhi Presidencen duke ia dhuruar pa tapi PD-se, Bujar Nishani po orvatet te na vjedhe e sakatoje edhe Shqiperine!
    Mision i pamundur si per Nishanin edhe per Berishen!
    Drejtesia vonon por nuk harron!

    .

    Reply to this comment
  6. ALBAN DEGA May 16, 14:41

    AS VETE BEDRI ISLAMI NUK DO TA KISHTE
    BERE ME MJESHTERISHT NJE PERLE TE TILLE

    ESHTE KENAQESI TE LEXOSH XHEVAHIRE TE TILLA O BEDRI SHQIPERIA,O BEDRI KOSOVA,O BEDRI PRESHEVA, O BEDRI KUMANOVA,
    SHKURT BEDRI SHQIPTARIA… HALLALL GJIRI I SAJ!

    Reply to this comment
  7. artan May 16, 16:56

    Bertelsman transformation Index, raporti mbi shqiperine, e thote qarte e skoqur qe Nishani e ka shnderruar pavaresine konstitucionale te pozicionit te tij ne nje vegel politike dhe ka bere shume deme si nje vares I rendomte I PD-se: http://www.bti-project.org/de/4579/laenderberichte/detail/itc/alb/ity/2016/itr/ecse/#political-transformation
    ‘ The election of Bujar Nishani, a member of the inner circles of the Democratic Party (DP), as president of the country was a major blow to what was left of independent institutions. Once in office, the incoming president followed the political line of the majority and replaced most leaders of constitutional institutions…. The president’s positions, moreover, seem to be very much in line with the political family which placed him in that position, thus hampering any claims of his role as a guarantor of “independence” and “symbol of national unity” in the country.’

    Reply to this comment
  8. Devolliu May 16, 21:36

    Sikur ta kishin bërë President Gomarin tim, do të ishte më i saktë sesa ky nishansakati i Sali Kriminelit. E din gjithë Fshati se Gomari im është më i mençëm se ky “bujari judëgjon”. Ngado që e çoj unë Gomarin, në kthim ai e gjen vetë rrugën për në Shtëpi.

    Reply to this comment
  9. DASH CUBAKU May 17, 06:32

    kur kembet se mbajne eshte invalid

    Reply to this comment
  10. Mark uk May 17, 14:06

    Me spiuna e me trafikanta kerkon te mbahet qeveria e kryehajdutit.Edver Rama.Ja si e mbron ish spiuni A Dega shokun e vete po spiun artilullshkruesin Bedri Islamabat.Po ja qe po dalin hapur njeri mba tjetrit.

    Reply to this comment
  11. Hazalli May 17, 17:37

    Ne mbeshtetje te te gjithe komenteve te mesiperme keqardhjen me te madhe e kam qe lakohet keq mbiemri “Nishani”, i nderuar ky ne gjthe treven e qytetit te Gjirokastres,nga nje person vjedhes me mbiemrin “Mehmeti”.Cprisni me teper zoterinj te nderuar?!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*