“4 delegacionet e Kosovës në bisedimet me Serbinë, një komedi!”

February 22, 2019 19:55

“4 delegacionet e Kosovës në bisedimet me Serbinë, një komedi!”

Nga Rexhep Qosja

1.

Ka një krizë dhe ka shumë paqartësi në bisedimet e filluara tash e sa vjet ndërmjet dy shteteve të cilat para nëntëmbëdhjetë vjetësh ishin në luftë: ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në mendjet e përfaqësuesve të këtyre dy shteteve, historia e të cilave është e ngarkuar me shumë drama, tragjedi dhe dhembje të shumëllojshme të mesvetshme, e sidomos me pushtimin serb të Kosovës, me kolonizimin serb të Kosovës, me planet për shpërnguljen e detyrueshme të shqiptarëve në Turqi, me dhunën dhe terrorin e Sigurimit të Brendshëm Shtetëror (UDB-së) mes viteve 1950-1965, me dhunën e terrorin e regjimit të Millosheviqit pas demonstratave të vitit 1981 dhe, mandej, me zhvendosjen e dhunshme të rreth një milion shqiptarëve në vitet 1998-1999, duhet të zotërojë vetëdija për gjendjen e pandryshueshme gjeografike mes tyre: Kosova dhe Serbia janë fqinje dhe do të jenë përgjithmonë shtete fqinje.

Në vetëdijen për këtë gjendje duhet të ndikojnë shumë të dhëna, e njëra prej të cilave është: Serbia kurrë nuk do të mund ta çojë Kosovën të themi, në Indonezi, kurse Kosova kurrë nuk do të mund ta çojë Serbinë, të themi, në Australi.

Fqinjësia është, pra, fati apo fatkeqësia e tyre e përbashkët.

Ky fat apo kjo fatkeqësi duhet të na e mbushë mendjen të gjithëve –shqiptarëve dhe serbëve se duhet të bëhet krejt ç’mund të bëhet, krejt ç’mund të bëhet pa u cenuar interesat shoqërore, kulturore, kombëtare, të përgjithshme, që fqinjësia të bëhet jo fatkeqësi po, në mos jo fat, së paku një gjendje e durueshme, toleruese, ndërsjellshëm e qytetërueshme me kohë, dikur, bashkëpunuese.

Dhe, rrjedhimisht, vetëdija për sa u theksua duhet t’ua mbushë mendjen atyre që marrin pjesë në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit se është mirë të bëjnë çmos që të arrihet marrëveshje me të cilën do të normalizohen marrëdhëniet mes tyre, që të arrihet, më në fund, marrëveshje historike, që do ta përfundojë historinë aq shpesh tragjike mes shqiptarëve e serbëve.

Vetëm ngrirja e marrëdhënieve mes tyre, vetëm ngrirja e marrëdhënieve të sotme mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është në dobinë as të Kosovës e as të Serbisë, në mënyrë të veçantë as të Kosovës.

2.

Pjesëmarrja e Prishtinës në bisedimet me Beogradin prej fillimeve nuk ishte pjesëmarrje përkatëse! Pjesëmarrja e Prishtinës në këto bisedime prej fillimeve në të vërtetë ishte pjesëmarrje diletante dhe ishte e tillë, diletante, sepse ishte e privuar prej vetëdijes për përgatitje politike, diplomatike, shtetërore, të përtashme dhe historike. Dëshmi për këtë nuk është vetëm pajtimi për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, të cilën me të shpejtë, me shumicën e paragrafëve të saj, do ta rrëzojë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Dëshmitë për këtë janë më të shumta dhe ato janë thënë prej disa juristëve, disa historianëve, disa analistëve, por edhe prej disa prijësve partiakë opozitarë. Dhe kjo nuk është dëshmia e vetme. Edhe trajtimi i çështjes së përcaktimit të kufijve ndërfqinjësorë përfushi, fatkeqësisht, shumë dobësi të përfaqësuesve tonë në bisedimet me Serbinë dhe jo vetëm mosnjohje, papërgatitje, diletantizëm e çka jo tjetër, që si të tilla pashmangshëm se do të sillnin dështim e humbje për ne, siç edhe sollën.

Sa e si po tregohet e përgatitur sot Kosova për këto bisedime me Serbinë, që pashmangshëm do të fillojnë, pa shumë vonesë?

Në disa pikëpamje po tregohet më mirë e në disa pikëpamje po tregohet dobët si deri sot!

Në bisedimet me Beogradin, Prishtina, që deri para disa muajsh nuk kishte fare delegacion të pranuar prej Kuvendit të saj, tani do të marrë pjesë me delegacionin e krijuar prej Kuvendit të Kosovës, që e udhëheqin dy kryetarë!

Por, në këto bisedime Prishtina nuk do të marrë pjesë vetëm me këtë delegacion.

Jo.

Në këto bisedime Prishtina do të marrë pjesë edhe me një delegacion njëanëtarësh, të cilin e kryeson kryetari i Kosovës.

Në bisedimet e ardhshme me Beogradin, Prishtina do të marrë pjesë, pra, me dy delegacione dhe me tre kryetarë, të këtyre dy delegacioneve!

Delegacionin e ligjshëm, të krijuar prej Kuvendit të Kosovës, e udhëheqin: kryetari i Lëvizja Nisma, Fatmir Limaj, dhe kryetari i Partisë Social-demokrate, Shpend Ahmeti, kjo domethënë se delegacionin e Kosovës në ato bisedime e udhëheqin përfaqësuesi i partive që përbëjnë Pozitën, në njërën anë, dhe përfaqësuesi i partive që përbejnë Opozitën, në të vërtetë që përbëjnë vetëm pakicën e Opozitës, në anën tjetër!

Delegacionin e pazgjedhur në Kuvend, të përbërë prej një anëtari e udhëheq kryetari i Kosovës, që është njëkohësisht anëtar dhe kryetar i këtij delegacioni!

Domethënë: Kosova shtet merr pjesë në bisedimet me Beogradin me dy delegacione, të udhëhequra prej tre kryetarëve, e kjo domethënë me tri delegacione të udhëhequra prej tre kryetarëve të tyre!!! A është parë kund në botë një këso komedie?!

Le të thuhet se një “delegacion” pothuaj të veçantë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit e përfaqëson edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaratat e të cilit për Kosovën në bisedime dhe për Kosovën pas bisedimeve janë më mospajtuese, më të forta, më jehuese, në Uashington dhe në Bruksel sesa deklaratat e dy kryetarëve, në të vërtetë të tre kryetarëve të tjerë të delegacioneve: sesa deklaratat e kryetarit të Kosovës, sesa deklaratat e Fatmir Limajt dhe sesa deklaratat e Shpend Ahmetit.

3

Çka mund të presë Prishtina, çka mund të presë Kosova prej përbërjes së tillë të Delegacionit, në të vërtetë të katër delegacioneve të saj? Çka mund të presin Kosova dhe shqiptarët nga ky absurd e nga ky joseriozitet e nga kjo papjekuri shtetërore? E nga kjo komedi?

Ndoshta sigurisht më pak të mira e më shumë të këqija.

Në këtë Botë, në këtë planet që i thonë Tokë, delegacioni shtetëror, politik dhe diplomatik, pavarësisht sa mund të jenë shtetet e mëdha a të vogla, zakonisht udhëhiqet prej një kryetari. Kështu, prej një kryetari janë udhëhequr dhe udhëhiqen delegacionet shtetërore, politike e diplomatike të SHBA-së, të BE-së, të Rusisë, të Kinës, të Indisë, të Turqisë, të Brazilit, të San Marinos, të Zelandës së Re, të Xhibutit. E të tjera.

A mendojnë kryetarët e këtyre delegacioneve të Kosovës, a mendojnë delegatët e Kuvendit të Kosovës, a mendojnë ministrat e shumtë dhe zëvendësministrat edhe më të shumtë të Qeverisë së Kosovës çka e si mendohet për ta, për përfaqësuesit tonë në Bashkimin Evropian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kudo tjetër në Botë? Çka mendohet në të vërtetë për institucionet e Kosovës, për Kosovën dhe për shqiptarët?

Po të mendonin nuk do të lejonin që Kosova ta luajë këtë lojë tragjikomike tre-katër ekipore politike, diplomatike, shtetërore, kombëtare në Teatrin e Madh Politik Evropian sot!

Po të mendonin si duhet, çka duhet e sa duhet, nuk do të lejonin që Kosova të punojë kështu siç po punon me katër ekipe delegatësh e kryetarësh me katër-pesë qëndrime kundër vetes!

Të parët, kryetarët e këtyre delegacioneve tona në bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, sidomos kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Kosovës, që japin deklarata aq mospajtuese për kushtet në sajë të cilave do të arrihet marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë, në të vërtetë mes shqiptarëve dhe serbëve, tregojnë, si u pa, pajtim në prapaskena, në ndeja e gosti të ndryshme netëve të gjata të dimrit.

Por, populli e ka një fjalë të urtë për ata që zihen mes vete Ditën e pajtohen (bashkëpunojnë) Natën, që unë s’po e them këtu se e dinë të gjithë.

Kosova duhet të ketë Vetëm një Delegacion dhe Vetëm një Kryetar të këtij delegacioni dhe ky Delegacion me një Kryetar duhet të ketë një Qëndrim për marrëveshjen me delegacionin e Serbisë. Vetëm kështu, me një Delegacion që ka vetëm një Kryetar, që ka vetëm një platformë dhe vetëm një qëndrim të përbashkët, Kosova mund ta përfaqësojë dinjitetshëm Kosovën dhe mund t’i kontribuojë ndryshimit të përfytyrimit të sotëm për të dhe përmirësimit të prestigjit të saj në Botë, sot mjerisht shumë të keqësuar.

Vetëkuptohet se përgjegjshmëria politike i privon nga mundësia për të qenë kryetar apo, madje, anëtar i Delegacionit të tanishëm ata që i kanë vendosur: për marrëveshjen mbi krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, të cilën e shpalli të pavlefshme Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për Marrëveshjen mbi demarkacionin me Malin e Zi me të cilën Kosovës i tjetërsohen dis amija hektarë tokë, dhe për pranimin, shpranimin dhe prapë pranimin e Gjykatës Speciale në të cilën dënohen pjesëtarë të UÇK-së!

v.l/Dita

February 22, 2019 19:55
Komento

10 Komente

  1. Eno February 23, 07:11

    Kjo është esaktë. Përjashto delegacionet shqiptare pas vtieve ’46 që ishin unike , qysh prej 1912 shqiptarët janë përfaqësuar me X delegacione, aq sa grupe i sponzorizonin për interesa të tyre. Dhe gjithmonë, kuptohet, kanë dalë të humbur. Gazetarët bëjnë mirë ta botojnë dhe ti mëshojnë kronologjisë. Do ketë njëmijë herë më shumë efekt, se sa shkrimet sporadike. Le ta ribotojnë kronologjinë edhe çdo ditë.

    Reply to this comment
  2. Mark U.K February 23, 12:35

    O njers nigjoni e merrni vesh.Po flet agjenti i UDB Yugosllave Rexhep Islamik Qose.

    Reply to this comment
    • Lili February 24, 06:42

      O mark uka,èche t’y te njohim si Sherbrooke i kryeagjenti te Udbse ne Shsiperi, Nina e te vomit punoj ne Kosovo te damer serbe..
      Mos u mère me Prof Qosjen se vêtement tréfoncier sa poste je ni j’y.

      Reply to this comment
  3. Guxim Atdhetari February 23, 13:35

    O Baca Rexhep!Po ju pikon zemra gjak jo vetem ju,po edhe ne o Bace.
    Cka kena me ba.Bota dho Evropa na ka vue per fundmi e po luene me vuetjet tona,me hallet tona.
    A spo e shifni qe tash. 7 vjet qe takohen delegacionet tona me ata serbe e kurr nji gja nuk asht ba.Mongerini pasqi merr 250 mije Ero ne muej saper 1000 punetoret e trepces,shkon e vjen e kurr nji send asht ka ban.vec merr me te mira nipin e skllabodanit,vucicin qe shkon ne takim me kape ndonje cope torte ndihma edhe pej Evrope prej asaj Evrope kurve qe nuk ja ka dashte te miren kurre as Kosoves e as Shqipnijes.
    E ne kete siklet e hall te madh qe e ka kaplue Shqiptaret e Kosovaret jane hutue e nuk po dijne cka me ba e jane ba si dele te merrakutuna se po ju msyne uku e pshtillen e sillen rreth vedit se mos po muj me ba doj send per me pshtue nga ky ngerc vrastar.
    Mbaj mend o Bac qi kto fjale te ketij 30 vjecari se kurr nji send per te mire te Kosoves nuk ka me u baas sdhe per 7 vjet te tjera.serbija nuk lshon pe e jo vetem Mitrovicen me minjeren e Trepces me Uraniumin e saj qe aq shume i duhet Rusit me shue boten me bomba ,po serbia don se sban edhe vete Kosoven te gjalle me e ngrane seja ka lane amanet Sllobua.Tash se funit thone ti shofim kufijt! A e dini o Bace se 10 km matane jane ba gadi rraketat per sulm a te tane kriminelat e luftes po shetisin te lire ne Belgrad gadi sulm E cka presim na paqe?Paqe prej kuj ,pej serbit qe po don me na perpi te gjalle .
    Vec ne i dalcim zot vet vedit e kurr nji rruge tjeter nuk na ka mbete.Hala i kam ne kurriz te nximet e kondakeve te pushkeve serbe.
    Me cka po duket Evropa na ka lishue po sic po duken bathet po don me na lishue edhe miku i vjrter i pertej oqesnit. Nuk ka ma Ollbrajt e Klinton si dlkur ku kishte Zot jo.E mos u merzit o Baca Rexhep se te vertetat jane te ithta por jane te verteta si drita e diellit.Kush do me pa i shef perdite se cka po nodhe.
    Si duket Mongerini ja ka lshue ndoj llaf atij Thaqit qe rri si i shushatun e spo cka me bo se do ti kete kerkue me e lshue Trepcen por me cpo duken bathet po duen me kollofite edhe Kosoven. A thue erdhi kot Putini ne serbi?
    Me fal o Bace se e teprova po shpirti ka dhimje.

    Reply to this comment
  4. Iliria e bashkuar February 23, 15:40

    Zoti Qosja, kjo nuk eshte komedi. Kjo eshte per te qare et te vesh duart ne koke.
    Shumica e politikanve shqiptare vazhdojne te jene si te tjeret, te perçare, te trashe, te pa edukuar, vetvrases, frikacak, te pa afte. Kjo eshte e verteta. Ky turp vjen nga nje edukim shkollore dhe shoqeror shume te dobet. Mos u genjeni me master e doktoratura. Edukata shoqerore i kalon te gjitha diplomat.

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE February 23, 15:49

    Nje komedi e edhe tragji-komedi, bile! Por besoni se nuk do te ishte keshtu e nuk do te ndodhte kjo qe po ndodh me shqiperine dhe me shqiptaret po te mos ishte ky krykomediani Rexhep Qosiq me shoke e me shoqe te kallaisura per faqe t’zeze!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. Iliri February 23, 17:25

    Rri ti moj Qose se nuk ke goj me fol. Ke qare si grue kur te perjashtuan nga Lidhja Komuniste Jugosllave per stalinizem. Ty ta di mire Kosova sa te vlen lekura, as 2% votash nuk te dhane ne zgjedhje…

    Reply to this comment
  7. Adih February 24, 01:21

    IIiri @…………
    Nuk kupton nje gja ,more i mjere . Edhe ketu tek ne shqiperi ,njerezit e ndershem ,te kulturuar ,nuk gjejne vend ,ne politiken shqiptare . Me keqeardhje ,e jo interes per ne popullin Eshte koha .Jane ngritjet me keqeardhje te uleta mendore , e kulturore , e arsimore te shume e shume njerezve , ka plot si puna e jote ,,plus eshe bashkimi nen rrogoz , i ish komunistave dhe spiuneve , per mos me dale ,mbi uje njerez te ndershem dhe patriote , sikur edhe nje gjysem deputei i prish pune ketyre banditeve . Keta duan vete ushtare ,te vene ne rresht ,dhe sa here ti nevoiten votat ,te ngrejne duart ..Duhet te jesh budall ,per mos me i kuptu .
    Pr Qosja ,shkruan ,kritikon , jep mendime ,punon per ceshtjen shqiptare ,dhe nuk e ben per lek , kete shkrim,, , por cfare duhet te themi e te bejme ne , ketej nga jugu i shqiperise ,cfare ,ti themi ne Ismail Kadarese ,qe nuk shkruan , nuk komenton ,ku nuk kritikon ,kur nuk ndihmon ,kur as edhe nje here ,nuk eshte pronencu ,me gjithe ketij ,mizerabiliteti qe po heqim ne te mjeret popull ne shqiperi , nga keto tre banda ,,me thuaj ,si tja veme emrin ? Me thuaj sinqerisht , ,si ta bejme krahasimin .A e ndjen ti ,ndryshimin ? Laje gojen me sapun , kur te permendesh PR Qosen , sinqerisht ,kam kenaqesine ti permend emrin ,Pr Qoses , ketij zheniu , e patriot se bashku , e i perulem me rrespekt ,,ketij burri te mencur ,duke e falenderuar per jete .

    Reply to this comment
  8. huti February 24, 03:35

    Europa kurve e vjeter eshte per vehten Jo per tjter

    Reply to this comment
  9. Gofile February 24, 11:02

    Me qendrimin krenar ne kohet e veshtira te fillimit te 80 ve, Profesor Qosja ka mbrojt dinjitetin e kombit shqiptare ne Kosovë, me qendrim te 90-ve ka treguar si duhet ndjekur rruget e veshtira qe te qojne ne liri, me mendime te mençura ka treguar si mbrohet kultura shqiptare atdheu dhe kernaria jone e përbashket.Ju Drenica e Kuqe nuk kini lexuar asgje nga Profesori mos trego paditurin tende se e korit Drenicën kreshnike e te mençur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*