Katër dëshmi në vetë të parë për 26 majin e vitit 1996

Xhevdet Shehu May 26, 2015 14:30

Katër dëshmi në vetë të parë për 26 majin e vitit 1996

Nëse ka një datë që nxin më shumë në historinë e zgjedhjeve parlamentare dhe administrative në Shqipëri, kjo datë është padyshim 26 maji i vitit 1996.

Është shkruar aq shumë për ato palo zgjedhje, për manipulimin gjigand dhe për dhunën e pashembullt që u ushtrua ndaj opozitës së atëhershme, saqë duket sikur nuk ka gjë për t’u shtuar e për të treguar në atë histori të turpshme.

Mirëpo, nuk është kështu.

Sepse turpi i asaj dite na ka lidhur këmbët dhe po na heq zvarrë sot e kësaj dite. Më 26 maj u hodh helmi që paralizoi demokracinë foshnjarake shqiptare: Ideja se zgjedhjet, votat, vullneti i shqiptarëve mund të grabitet.

Që nga ajo kohë kanë rrjedhur shumë ujëra. Berisha u la, u shpëla, u duk sikur u fundos përgjithmonë por sërish nxori krye, e madje u bë edhe kryeministër për dy mandate rresht.

Dhe për 26 majin, për këtë datë që nuk ka nevojë të shoqërohet me vitin sepse mbahet mend automatikisht (si 21 janari) tani po shkruajmë si një rikujtesë e disa prej dëshmitarëve e protagonistëve… Por kurrë si një akt tragjik që nuk ka marrë ndëshkimin.

Për shkak të këtij atentati të pandëshkuar, vjedhja e votës sot është bërë një frazë gati e institucionalizuar në diskursin politik.

Kanë ndryshuar metodologjitë, janë sofistikuar mënyrat, “vidhet më pak”, vidhet ndryshe; për shembull, duke numëruar vota inekzistente si në zgjedhjet e Tiranës; por ama jemi një vend kandidat për anëtar në BE dhe vjedhjen e votës ende e bluajmë nëpër debate politike si një gjë tonën.

Kjo është dhurata më e poshtër që na ka lënë 26 maji dhe mosndëshkimi. Një pandëshkueshmëri proverbiale që i ka mundësuar autorit të saj, t’i shkaktojë këtij vendi pasoja të tjera deri ditën që po flasim.

Unë vetë, gjithçka ndodhi më 26 maj dhe dy ditë pas zgjedhjeve e kam parë dhe përjetuar maksimalisht si dëshmitar okular, ndërsa isha në shoqërinë e disa gazetarëve të huaj në tarracën e katit të dytë të 15-katëshit.

Pashë një grup prej dhjetëra vetësh, militantë socialistë e të partive të tjera opozitare të udhëhequr nga liderët e tyre që mundën të hynin në shesh, ku u gjendën në një grackë të frikshme, të rrethuar nga të gjitha anët me trupa speciale, gardistë dhe policë.

 

Pëllumbi dhe gazetari i El Pais të rrahur

Pëllumbi dhe gazetari i El Mundo-s, të rrahur

Rrëfimi i Prof. Servet Pëllumbit

E pyeta dje profesorin për intervistën e pak ditëve më parë të Izet Haxhisë për zgjedhjet e 26 Majit 1996. Serveti më tha se i kishte pëlqyer.

“Izeti ka qenë shumë pranë njerëzve që organizuan masakrën e 26 dhe 28 majit 1996. Ajo intervistë vërteton ato që ai ka rrëfyer në një intervistë për gazetën ‘Dita’ dy vjet më parë, më 18 mars 2013.

Atyre që kam thënë atëherë nuk u ndryshoj asnjë presje”, thotë Profesori. Në atë intervistë Prof. Pëllumbi argumentonte se revoltat e përgjakshme dhe tragjedia e vitit 1997 në Shqipëri e ka zanafillën tek zgjedhjet e manipuluara të vitit 1996.

Profesor Pëllumbi i bën një skaner prej politikani të regjur zhvillimeve të këtyre më shumë se dy dekadave të pluralizmit politik shqiptar, pse dhe si ndodhi manipulimi i zgjedhjeve të 1996-s që pollën vitin e zi ’97.

Një fotografi e bërë më 28 maj 1996, ditën e dhunës së pashembullt në sheshin “Skënderbej”, ku shihet Profesori i rrethuar nga gazetari i “El Mundo-s” dhe disa gazetarë të tjerë të huaj të gjakosur, (fotografi që u vu në kopertinën e revistës “Epoca” dhe që bëri xhiron e botës) u bë zanafilla e kësaj interviste.

Duke analizuar me vëmendje skenën politike shqiptare, ai lëshon një paralajmërim që na kujton shprehjen e famshme të Bertold Brehtit tek Arturo Ui, kur klithte se “barku që e polli (nazizmin) ende nuk është shterpëzuar”.

Paralajmërimi i dhënë në këtë intervistë mund të përshtatej kështu: “Barku që polli ‘97-n nuk është shterpëzuar!”.

 

Timo Luto, gazetar dhe dëshmitar i dhunës

Timo Luto, gazetar dhe dëshmitar i dhunës

Rrëfimi i Timo Lutos, gazetar i RTSH-së

Berisha nuk e kishte harruar humbjen e referendumit për kushtetutën dhe nuk do të lejonte kurrë të përsëritej e njëjta gjë. Por ajo që ndodhi gjatë fushatës për zgjedhjet e 26 majit ishte e paimagjinueshme.

Kandidatët e opozitës ishin nën kërcënim të përhershëm, posterat e tyre dhe ato të Partisë Socialiste griseshin menjëherë sapo vendoseshin, nga persona që nuk ndruheshin ta bënin këtë punë në çdo kohë e në prani të kujtdo. Këto falanga dhune vepronin në çdo qytet, duke i terrorizuar qytetarët e thjeshtë.

Opozita e dhunuar keq gjatë fushatës dhe e grabitur ditën e zgjedhjeve, kërkoi të protestonte në sheshin Skënderbej, më 26 maj në orën 12.00. Rreth një orë para u nisa të shihja ç’do ndodhte.

Në krye të bulevardit, midis dy ministrave, një kordon i forcave speciale nuk linin të kalonin as njerëz e as makina. As unë nuk munda të kaloja. Atëherë shkova nga prapa bankës, por edhe ajo hyrje për në shesh ishte e bllokuar.

M’u desh të kaloja nga prapa Muzeut Kombëtar dhe vendosa të shkoja te hotel Tirana… Në të gjitha hyrjet për në shesh kishte trupa të policisë speciale me mburoja e shkopinj gome në dorë.

Kur ora shkoi 12.00, dolën nga hoteli dhe u nisën për në shesh drejtues të Partisë Socialdemokrate dhe të Aleancës Demokratike; pas tyre edhe nënkryetari i Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi. Të parët që guxuan të kalonin trotuarin përpara hotelit dhe që shkelën në shesh ishin Arben Imami e Blendi Gonxhe, dhe pas tyre edhe Gaqo Apostoli. Kur kishin bërë vetëm disa hapa, mbi ta u sulën forcat speciale. Grushte dhe shkelma ranë mbi ta.

Blendi ra përtokë nga goditjet dhe një nga policët e tërhoqi zvarrë drejt shkallëve të pallatit. Arben Imamin e goditën në fytyrë dhe i mbërthyer nga dy policë zvarriste këmbët andej nga e tërhiqnin me forcë.

Mbi kurrizin e Gaqo Apostolit pashë të ngrihej e të ulej një shkop gome dhe Gaqoja me duart pas koke mundohej të mbrohej.

Protestues të rrahur

Protestues të rrahur

Në shesh zbritën edhe të tjerë; Servet Pëllumbi i rrethuar nga disa të rinj socialistë. Policia filloi të qëllonte edhe mbi ta pastaj mbi këdo. Ajo që pashë ishte revoltuese dhe e turpshme.

Prisja me padurim të shihja se ç’kronikë do të jepej në televizion. Ajo që pashë në mbrëmje në TVSH ishte një kronikë poshtëruese e fyese.

Ja ç’thuhej në të: “Opozita u përpoq sot të organizonte një miting proteste në sheshin Skënderbej, por dështoi sepse nuk pati mbështetjen e qytetarëve të ndershëm të kryeqytetit. Pamjet e xhiruara tregojnë se sheshi është i qetë, dëgjohet vetëm zëri i hoxhës që këndon nga minarja e xhamisë”.

 

Rrëfimi i Izet Haxhisë:

Në 26 maj ka pasë një mobilizim të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave që drejtoheshin nga SHIK. Kanë vepruar si Gestapo. Berisha i ndiqte zhvillimet nga vila numër 4.

Aty rreth orës 18 vjen me urgjencë Gazidede në vilën Katër dhe dukej që kishte ndodhur diçka e rëndësishme dhe e pakëndshme. Shumë shpejt u mor vesh tërheqja e të gjithë komisionerëve të majtë nga votimet dhe nga numërimi i votave.

Izet Haxhia

Izet Haxhia

Erdhi Sabri Godo që ishte në koalicion me PD në ato zgjedhje, dhe dukej që ishte i shqetësuar. Pasi doli nga takimi me Berishën, e dëgjova që tha “ishalla do dali për hajër kjo punë, se mua nuk po më ngroh aspak kjo gjë”.

Gjithsesi Berisha kërkoi të hapej fjala që kishim informacione që tërheqja e së majtës nga votimet ishte skenar i parapërgatitur me urdhër nga Nikolas Gejxh, një antishqiptar i njohur.

Sot pas shumë vitesh, nëse më lejoni, unë mendoj që 28 maji është fillimi i kthimit të policisë në një polici partiake. Rrahja që ndodhi ishte e pamëshirshme. Ai grupi i politikanëve të opozitës bashkë me përkrahësit e tyre nuk kalonin as të dyqind vetat.

Kush e kreu këtë akt dhune? U krye nga pjesëtarë të policisë sekrete dhe të atyre të forcave speciale. Si operacion drejtohej nga dy persona: Nga Agim Shehu dhe Bashkim Gazidede. Atë ditë tek sheshi kam takuar ministrin e Brendshëm të asaj kohe (Agron Musaraj). Edhe ai ishte i habitur. Më tha çfarë po ndodh kështu. Ai me gungën në kokë (Agim Shehu) me siguri që ka dhënë urdhër për këtë. Situata nuk ndodhej nën kontrollin e tij. Kjo ishte ajo që kuptova.

Edhe unë jam bërë pjesëtar i kësaj dhune. Kam goditur një gazetar me emrin Shpëtim Nazarko. Për mua gjëja më e turpshme dhe më e rëndë ka qenë rrahja nga ana e policisë dhe SHIK-ut e profesor Servet Pëllumbit. Njëri që ka marrë pjesë në rrahjen e profesor Pëllumbit është sot deputet i Partisë që ka themeluar e drejtuar zoti Pëllumbi. Kjo është ironia e politikës shqiptare…

 

Qëndrimi i SHBA dhe Berisha

The New York Times, gazeta më e madhe amerikane, shkroi me këtë rast: “Vëzhguesit me përvojë të tyre kanë thënë se ishte dhuna më e keqe që kanë parë në ndonjë vend të Europës Lindore apo në ish-Bashkimin Sovjetik, qysh prej fundit të komunizmit… Berisha është duke veshur parzmoren diktatoriale të ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha”.

Më 1 qershor Departamenti Amerikan i Shtetit, në një deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri, nënvizoi: “Fatkeqësisht, këto zgjedhje u shënuan nga parregullsi, gjë që përbën një hap të rëndësishëm prapa nga zgjedhjet parlamentare të vitit 1992.”

Berisha dhe ish-ambasadori Rajerson

Berisha dhe ish-ambasadori Rajerson

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kongresin Amerikan më 19 qershor, ligjvënësi demokrat Tom Lantosh, duke folur për zgjedhjet në Shqipëri, kërkoi që ato të zhvillohen përsëri.

Një ditë më pas, gjashtë kongresmenë të shquar, me në krye Joseph Kenedin, i shkruanin Presidentit Klinton, ku këmbëngulnin që Shtëpia e Bardhë të lëshojë një deklaratë që të dënojë shkeljet elektorale në Shqipëri dhe të bëjë thirrje për zgjedhje të reja të menjëhershme nën mbikqyrjen ndërkombëtare.

Më 28 qershor, në komentin e Qeverisë Amerikane, thuhej: “Qeveria e SHBA është e mendimit se gjatë zgjedhjeve të 26 majit në Shqipëri ka patur parregullsi të rënda për të cilat duhen zhvilluar hetime të paanshme. Për këtë qëllim SHBA do të inkurajojnë qeverinë e Shqipërisë që të pranojë një mekanizëm ndërkombëtar për rishikimin e zgjedhjeve…”

 

Reagimi i palës shqiptare?

Me gjithë këto qortime të rrepta të Amerikës, Presidenti ynë vazhdon të jetë i shurdhët ndaj tyre, ndërsa nuk resht së glorifikuari “fitoren” e 26 Majit. Ai dekretoi mbledhjen e Parlamentit, duke krijuar një precedent të rrezikshëm në marrëdhëniet me Amerikën. Por një lozhë mbeti bosh në atë parlament në pasditen e 1 korrikut!

Për SHBA çështja e zgjedhjeve të 26 majit nuk është mbyllur, deklaroi diplomati amerikan në Tiranë Çarls Walsh, kur e pyetën se përse nuk shkuan të merrnin pjesë në ditën e parë të punimeve të këtij parlamenti.

 

Xhevdet Shehu May 26, 2015 14:30
Komento

20 Komente

  1. emigranti May 26, 14:48

    Prap me kte histori.???Tani ka hyre LEKU ne mesdhe cdo gje perfundon 24 ore perpara dhe nuk ka nevoje per “dajak”, prandaj ky shkrim nuk na ngjall emocione.

    Reply to this comment
    • riti May 26, 18:01

      u mboll,pse u mboll,kosh e mbolli?kjo eshte e pakta por me e keqja eshte se ai helm po vazhdon zgjedhje pas zgjedhjesh te perseritet,shih fotografite e servet pullumbit te erjon braces turp kush i ideoi ,turp kush i zbatoi,turp kur e mendoj ate dite,ditet e meparshme ,ditet e pastajme,u vrane ne lac,u vrane ne kinostudio,urrahen me karrige ne ndroq ,e ku nuk u vrane e rrahen e perse per te vjedhe voten dhe per te mbrojt voten,nje turp i madh qe nuk do te na hiqet nga mendja asnjehere derisa te ikim nga kjo bote,

      Reply to this comment
    • opozitar i sfilitur May 26, 18:14

      Vijimesia dhe kembengulja, gogoli i mendjeve te ceketa.
      Si ky emigranti me siper

      Reply to this comment
  2. realisti May 26, 14:55

    Berisha ka treguar ne shume raste se eshte qefil i pushtetit dhe emrin demokraci dhe demokrat e ka perdorur pa iu afruar fare kptimit te vertete te kesaj fjale qe do te thote pushtet i popullit dhe jo i individit. Pushteti personal ky ka qene preokupimi kryesor i tije. Nje fatkeqesi e madhe per shqiptaret qe dolen nga diktatura me shpresa te medha per nje shtet demokratik

    Reply to this comment
    • fshatari. pafshat May 26, 18:02

      Gjithe sa shkruani
      Perderisa fajtoret nuk jane perpara drejtesise
      Mbeten propagande boshe
      Dhe gjithcka shkon ne favor
      Te ngritjes te mitit
      Te fajtoreve te padenueshem.
      Pra:
      Vrisni se nuk denoheni
      Behuni politikane qe te jetoni jeten
      Behuni shtetare, nuk u hyn gjemb ne kembe
      Beni krushqi me krimin
      E ardhmja tuaj eshte e lumtur
      Flisni per krimin
      Dhe atij i rritet vlera
      Flisni per demokracine
      Asaj i bie vlera
      Mos e duaj popullin
      Ai te puth kembet
      Duaje popullin
      Ai te vret.

      Reply to this comment
      • niazi May 26, 18:02

        Zgjedhjet efamshme te 96 mbollen terorr qe edhe sot e kesaj dite vazhdon…..sa here ka zgjedhje…tregetaret ata qe kane biznese te vogla dhe sigurisht ata qe nuk kane te forte qe mund ti mbroje….mbyllin qepenat…ky ishte sali krimi sali varkari…dhe sot flasin per manipulim…populli duhet ti kujtoje te gjitha menxyrat qe i beri ky kriminel dhe ta bojkotoje….nuk ka rruge tjeter…BOJKOTIMI I KETYRE KRIMINELVE DHE I GJITH KRIMINELVE TE TJERE QE NGA ORDINERE U BENE POLITIKANE……

        Reply to this comment
      • melisa May 26, 18:16

        gabim fshatari pafshat.
        Populli nuk ka faj.
        ky popull eshte i tradhtuar nga klasa e tij politike.
        nuk eshte ndryshe nga popujt e tjere
        po ata kane patur burra me parime ne krye jo ca te shitur e ca medioker si puna e ketyre taneve

        Reply to this comment
  3. Arben May 26, 15:00

    A E PATE VIDEON E KARTAVE TE IDENTITETIT.

    RROFTE RILINDJA.

    KETA KRIMINELA E KAP PAK LITARIN NE FYT.

    Reply to this comment
    • oria99 May 26, 18:15

      per cfare e ke fjalen o zhurmues?
      Ka krim qe krahasohet me keto qe i ka bere ketij vendi Saliu
      Yy sikter ti dhe rilindasit e pjerdhur
      klase politike e degjeneruar

      Reply to this comment
  4. 5/1 May 26, 15:27

    kam qene deshmitar okular ne kete shtypje naziste te nje proteste paqsore ne sheshin skenderbej.

    nqs do te kishte dale ne shesh ai popull, qe u pengua neper kryqzime nga mijra kanibale berishiste besoj se do ishte permbysur berisha pasi nje orteku prej 200-300 mije vetesh nuk do kishte perendi te shpetonte sali bishen.

    keto tregime “horror” te izet haxhise,timo lutes,.. por dhe keto “shiringa” te xhevdet shehut nuk ngacmojne ndergjegjen e asnje shqiptari..PSE ?

    KUSH ESHTE CELESI PSE AMERIKA ZYRTARE KA LEJUAR OSE TOLERON VEPRIMET HITLERIANE TE BERISHES ?

    nqs dipllomcia dhe sherbimet secretete tyre do te benin detyren me sinqeritet atehere berisha do ishte futur ne burg shume kohe perpara..

    ne kete rast shkaterrimi I PD do ishte I pashmangshem dhe e majta do triumfonte mbi 85% gje e cila do krijonte nje distance me ameriken…

    per kete qellim ata e mbajne akoma ne loje gogolin berishe duke I “trembur” shqiptaret me enverin dhe rrezikun e rikthimit komunizmit qe eshte bere bajate..eshte nje loje per interesa gjeostrategjike..

    eshte koha qe gazeta Dita te mos merret me biznes mediatik duke perdorur kufomat dhe gjakun e derdhur..

    eshte koha qe diplomacia perendimore ti kerkoje falje shqiptareve per berishen e tyre qe e pruri rajesoni dhe elez biberaj nga Serbia ne menyre te dyshimte..ne 1992

    boll me keto perralla me gjak zoti xhevdet shehu..

    berisha eshte kriminel por jo fajtor….fajtor je ti I pari dhe ato qe permenda me latr…boll se na i neveritet..

    Reply to this comment
  5. Mark uk May 26, 17:32

    Po shifni se cfar po bejn sot matrapazet e qeveris me meten ne krye.

    Reply to this comment
  6. Emi May 26, 18:40

    Eshte e vertete qe nje prej drejtuesve te policise te asaj kohe qe rihte opoziten ne qender dhe tek sahati eshte sot deputet i Partise socialiste.

    Reply to this comment
  7. sadik malaj May 26, 19:47

    Kete mendje ka perseri SALI BERISHA, mbasi AI dhe PD-ja nuk ka fituar asnjiher mbas fitores se vitit 1992. AI vazhdimisht I ka vjedhe votat me militante dhe vagabonde e rrugaqe te tipit FUFI dhe NDRECA e kompani.

    Reply to this comment
  8. LORA May 26, 22:10

    Vetem shenjterimi dhe paprekshemria e votes se njerezve e shpeton Shqiperine dhe I jep jete dhe frute demokracise.
    Historia e votimeve shqiptare te pas nentedhjetes eshte nje histori e shpifur,dhune,vjedhjeje,percudnimi dhe marrje jete komisioneresh apo kalimtaresh te rastit,,,,dhe nje rituali kurvash politike qe bejne pas votimeve sikur shqyhen,per ate qe e kishin gatuar vete paraprakisht me ligje dhe praktika politike.
    Sa kode zgjedhore jane bere,,,,te cilat kane garantuar ,ne vijimesi,vetem sofistikimin e tjetersimit te vullnetit zgjedhes te njerezve,masakra e 1996,dushku I vogel,dushku I madh,ruzhdija,grabitja transparente e votes se kryeqytetit me 2011-en,,,,?
    Stoicizmi I qytetareve per te votuar,ne keto kushte te llahtarshme te rregullave gangster te lojes politike,eshte per mua shprehje pergjegjshmerie civile dhe civike ,se ata ende shohin vlere tek vota e tyre,,,per te ndryshuar apo cuar ne esfel te gomereve (bash atje ku e kane vendin) nje klase politike imorale,te kalcifikuar dhe perkunder interesave reale te njerezve dhe Atdheut.
    Une kam shume besim tek vota e njerezve,,,,enderroj vetem leximin,respektimin dhe paprekshmerine e saj.

    Reply to this comment
  9. Byth Pambuk May 27, 00:39

    Kur fjala nuk shoqerohet me veprime atehere edhe e drejta nuk zgjidhet dhe permendja e metejshme behet abuzive dhe e neveritshme.
    I permbuz qarramanet njesoj si kriminelet qe i kane bere viktima, aq me teper kur vjen ne pushtet pas krimineleve.Rama u be per mua si Nano.
    Pas 97 Nano me qellim nuk veproi mbi Berishen dhe hapi edhe nje fjale se ca amerikane te famshem u cuditen prej tij duke e quajtur Krishti i ri.
    Mut Nano e mut Rama,
    jane bere te gjithe si putana.
    Uroj qe mbas 26 majit dhe 21 Janarit, Saliu me 14 shkurt ti perdhunoje me turmen e vet te vandaleve keta dhe grate e tyre si mbyllje e pjeses teatrale.

    Reply to this comment
  10. Kris May 27, 03:01

    Lora ,Stalini ka thene populli voton ne numerojme.Me kodin zgjedhor Rama populli voton per hijet e Rames dhe te Saliut.Pra nuk voton direkt deputetin por voton dy karagjoze te cilet caktojne deputetet te cilet nuk jane gje me shume se sherbetore te dy padroneve.Pra vota jone shkon per lesh.

    Reply to this comment
  11. semanjaku May 27, 08:13

    Shkrimi paraqet nje pikez uje nga ajo ngjarje macabre e cila filloi para 24 majit dhe mbaroi ne fund te majit 1996.Une qe po shkruaj keto rreshta jame jame masakruar dhe terrorizuar personalisht dhe familjarisht po si une jane me mijera komisioner, anetar dhe simpatizant te PS kane ndjere mbi kurrizin e tyre dhunen dhe terrorin shteteror. 26 maj nuk duhet harruar kurre,.Rilindja I ka borxh jo vetem votuesve te saje por gjithe popullit te zbardh kete ngjarje dhe te tjerat me rendesi te vecant NQS do te jete gjate ne qeverisje,. Nga reformat prioritet ka drjtesia ndryshe asnje refofm tjeter nuk ecen perpara.

    Reply to this comment
  12. Lleshi May 27, 11:53

    Xhevdet Shehu … , ne rast se do te jesh minimalisht nje gazetar shqiptar , qe te intereson sado pak gjendja e ketij vendi dhe ketij populli , mos na u merr me kufoma dhe plage te hershme , por me kancerin qe kane lene pas keto plage !

    I eshte rrembyer , grabitur dhe dhunuar , sovraniteti i popullit shqiptar , nga nje grup i strukturuar krimiinal , i ndare formalisht ne te gjitha partite e regjistruara ne regjistrin e Ministrise se Drejtesise , por kryesisht nga tre partite kryesore !

    Edhe sot , nuk eshte populli shqiptar ai qe vendos se kush do ta drejtoje , sic nuk ka qene asnjehere keto 30 vjet !
    Eshte zvogeluar gjoja , kerbaci ordiner neper shtepia dhe qendra votimi , por eshte shtuar “largimi i kandidateve” , qe i caktojne vete kryetaret , si per zgjedhjet e pergjitheshme ashtu dhe per ato lokale !

    Ka ikur burgosja pa ligj nga SHIKU , dhuna dhe torturat ne birucat e Komisariateve , por eshte shtuar varferia dhe blerja me nje thes miell , apo genjeshtra per nje vend pune !

    Xhevdet Shehu , populli shqiptar eshte joekzistent ne sovranitetin e tij ! KY ESHTE PROBLEMI !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*