Shkodër, 4 emrat e rinj të Rilindjes për të zëvendësuar Pjetrin

August 28, 2019 12:12

Shkodër, 4 emrat e rinj të Rilindjes për të zëvendësuar Pjetrin

Mbledhja e sotme e kryesisë se Partisë Socialiste do të ketë në fokus zgjidhjen e ngerçit për bashkinë Shkodër.

Sipas tch. që citon burime nga PS janë katër emra potencialë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin.

Ata janë: ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, Megi Ajtyresa e afërt me Tom Doshin, Zef Çuni,  ish-zëvëndësministër dhe Astrit Beci, mjek ish-deputet i PS.

Megjithatë do të jetë kryesia e PS që do të vendosë mes këtyre kandidatëve potencialë.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut pas publikimit të dokumenteve kur rezultonte se kishte qenë vite më parë i dënuar në Itali për shpërndarje narkotikësh.

Këtë fakt, Pjetri nuk e kishte paraqitur në formularin e vetëdeklarimit.

o.j/dita

August 28, 2019 12:12
Komento

6 Komente

  1. bart72 August 28, 13:16

    Matera kurvat komuniste hahahahahhah

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati August 28, 14:13

    Po perse te mos vendosi Ditmir Bushatin , qe eshte emer i njohur ne politiken tone por edhe ne BE ,
    dhe kjo gje do e ndihmonte shume Shkodren

    Keta emra qe ka vendos Rama per kandidat jane njerez medioker qe nuk i njef askush

    Shkodra esht qytet i madh dhe me Bushatin ne krye do krijonte lidhje me te mira me vendet e BE

    Reply to this comment
  3. Dardan August 28, 15:03

    Ajo ështe: ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, asnje tjeter.

    Reply to this comment
  4. kris 1 August 28, 17:26

    Mire per popullin eshte we kryetar bashkie te emerohet Rama dhe ai te delegoje V.Pjeprin.

    Reply to this comment
  5. Ymer August 28, 23:01

    A mund ta na sqaroni gazeta Dita se cfare do te thote fjala “e afert” me tom doshin kjo megi ajtyresa?
    Se popull ne s’marrim vesh shume nga keto pune! Rrofte partia qe na e ndrit mendjen!

    Reply to this comment
  6. hyseni me biciklete bianki.... August 29, 02:40

    Kto emna Shkodra i njeh por per cfare i njeh
    Senida Mesi familje marionete….
    Tom Kodoshi vade retro satana!!!!!
    Megi Atedhjesha!!
    Zef cuni asht familje e Vjeter Shkodrane me tradita socialiste nuk jam fort isigurte por mund te jete nhe opsion
    itelektual menaxher aftesi drejtuese,afer mesatares kandidature e vaket .
    Okulisti dr.Astrit Beci familje e mire e Shkoders, njihet si doktor afte e djale i mire, socialist , sma mer mendja se ban per lider nuk ka dhane fort prova se mund te jete menaxher
    i mire , i bindet qendres, por mundt te jete ma i miri ne kete liste . Medoj se edhe shkodranet e respektojne!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*