Katër etapa lavdie të një veterani

October 2, 2019 11:45

Katër etapa lavdie të një veterani

Nga Sevo Tarifa

(Një portret i për ish-pionierin partizan Ymer Meto Bejko në 75-vjetorin e çlirimit të atdheut)

E njoh që në vogëli. Lindur e rritur në Dunavat të Parë Gjirokastër. Në një shtëpi karakteristike, në fasadën e së cilës dy luanë dhe zbukuriome të tjera. Me mjedis të gjelbëruar. Me pozicion nga ku sodit qytetin e gurtë muze. Familje patriote e punëtore në breza. Stërgjyshi tij Vesel Efendi Bejko shok me Ismail Qemalin, i vlerësuar dhe nga Bajo Topulli, kur u mbyllën shkollat shqipe në vitet 1909-1912 e ktheu shtëpinë e tij për shkollimin e rinisë, u fua dhe mori pjesë në Kuvendin e Pavarësiaë në Vloë. Ymeri me dy vëllezër veteranë, njëri nga të cilët partizan, oficer. Ymeri ëshë nderi organizatës së veteranëve. Këto ditë do zhvllohet 90 vjetori i lindjes së tij, me organizator Komitetin Kombëtar tëVeteranëve të LANÇ të Populliot Shqiptar.

1

Vitet vraponin. Njohja zgjerohej. E pashë në rresht pionier partizan 15 vjeçar në Brigadën e VI Sulmuese. Ende pa hequr briskun në faqe. Djalosh dinamik. Me gjatësi sa pushka që mbante në sup. Me faqe që i skuqnin si ylli që kishte në bustinë. I flisnin dhe sytë. E ngacmova me një pyetje: “Ymer, si të pranuan, ti je i vogël?”. Më pa në sy dhe me  buzëqeshjen e tij të trëndafiltë më tha: “I vogël është dhe floriri, por kushton shtrenjtë! Pushkën di ta përdor”. Dhe e puthi në tytë! Djalë i zgjuar. I mprehtë.   I sjellshëm. Fytyrëmbël. Zeshkan. Sy patrembur. I urtë. I dalluar në luftime. Plumbit nuk i bënte dredha. Korrekt në llogore, me bashkëluftëtarë, me jetën partizane, me zbatimin e detyrave të kohës, me shembullin e mirë në kapërcimin e vëshirësive të situatave të ndryshme të luftës, sdomos me vullnetn, përkushtimin, guximin  dhe vendosmërinë për në vijën e parë të sulmit kunër pushtuesit fgasjhist italian. Pushkën e mbante të pastër. I kontyrollonte shkëlqimin e vijaskave të tytës.

2

Pas çlirimit do ta shihja skënderbegas. Ecte me hap. Trupdejtë. Kokëlartë. Përshëndeste të njohur dhe e përshëndetnin. Një shëtitje bashkë në Sheshin “Çerçiz Topulli”. Ishe me leje dhe çmallej me qytetin dhe me shokët moshtarë. Pashë Qazim Tuqin që zbriti nga makina dhe e takoi, e përqafoi, e uroi. Kalimtarët e shikonin.  I tërthiqte uniforma, që e zbukuronte më shumë. Shiriti i kuq i pantallonave të jepte përshtypjen e një “gjenerali” trupvogël Sytë e fëmijëve shkollarë në Qafën e Pazarit dhe në rrugët e rrugicat me kalldrëm të qytyetit drejtoheshin te skënderbegasi, pak më i rritur se ata. Ymeri nxësës i shkëlqyer në mësime e në shërbime ushtarake. Mbaroi shkollën e mesme dhe u diplpmua. Po tani? Një surprizë…

U rrit dhe tre vjet. U pranua në rininë e parë, në lulen e këtij brezi të ri, që është “delikat si qelqi, por i fortë si çeliku”. Ymeri ishte me mortal të shëndoshë, kalitja e tij kishte nisur në valët e luftës dhe vazhdoi në fidanishen e kadrove të ushrisë. Do temperohej edhe më shumë. Ato dityë të para të çlirimit iu komunikua se do  dërgohet  në ish Bashkimin Sovjetik për studime ushtarake detare, për inxhinier anijesh, në degën arkitekturë-konstruksion, për projektim ndërtim e riparim të nëndetësve dhe anijeve të mbiujshme. U befasuia. U gëzua. Zemra e tij nisi të hedhë valle. Ymeri e meritonte. I kishte bërë vend vetes. Besim i madh. Konsideratë e lartë. Profesion i këndshëm. Botë e panjohur, gjithë variacione. Student i nderuar. Për herë të parë do të shihte Leningradin e “netëve të bardha”.

…Mbaroi akademinë për shtatë vjet dhe u kthye në Shqipëri krenar. Me mall për mnjerëzit, qytetlindjen, për Atdheun, ushtar i të cilit ishte. Uniforma e skënderbegasit u zëvendësua me atë të marinarit. E bukur edhe kjo. Pamja e jashtme  e Ymerit ndryshoi, por edhe veshja e re nuk ia humbi paaqitjen e pashme.  Ndërsa bota e brendshme mbeti me bukurinë e saj dhe do të zbukurohej e pasurohej më shumë e do të shprehej pasqyrohej në zbatimin e detyrave të reja të rëndësishme. Kjo do matej me arritjet në tokë e në det.

Korrik 1955. Fillon punën kryeinxhinier në Flotiljen Ushtarake Detare në qytetin bregdetar të Durrësit. Gjithë gëzim dhe zell. Me forca mendore, fizike e morale. Cilësore. Binte në sy dashuria për punën e re. Këtu drejtonte dhe punimet në kantierin e vogël për sektorin e tij. Fillim i mbarë. Sukseset e para. Pas Flotiljes për nevoja të vendit transferohet në kantierin detar dhe pedagog në Universitetin e Tiranës, dega e inxhinieri-ndërtimit. Me zmadhimin dhe zhvillimin e Fllotës, në rendin e ditës dolën detyra të reja, situata të tjera. Ymeri me transferimin e komandës së Fllotës në Vlorë, emërohet në detyrë shefi i degës së riparim armatimit (kryeinxhinier).Kthehej mundësia në realitet. Lidhej aq bukur teoria me praktikën!

3

Pas prishjes së marrëdhënieve me sovjetikët mbajti qëndrim të dejtë atdhetar. Mori pjesë me grupin e riparimit të nëndetësve, bashkë me shokët kinezë. Me përurmin e kantierit të riparimit të anijeve në Pashaliman, po me shokët kinezë, në detyrën e shefit të byrosë teknologjike dhe teknologut të repartit të stafit, në vartësi kishte dokun lundrues, shkallën dhe laboratorin e analizave, merrte pjesë në riparimin kapital të katerave silurues. Dha një ndihmesë të madhe në zhvillimin e vrullshëm të FDL.

Detyrën për nxjerjen e dokut lundrues në shkallë, në vitin 1971, shokët kinezë nuk e morën përsipër. Këtë detyrë si për studim, llogaritje dhe projektim, e mori përsipër dhe i doli për zot inxhinier Ymeri, duke i realizuar me shumë sukses dhe para kohe të parashikuar. Kjo arritje kishte rëndësi të madhe, sepse siguroi autonominë nëndetse dhe vlera të mëdha valutore. Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, ai u propozua nga kolektivi për çmimin e Republikës të Shkallës së Parë. Ky propozim u miratua nga Komiteti i Partisë të Kantierit dhe Byroja e Komitetit të Partsë të Vlorës. Në vizitën që bëri ish ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, pa nga afër punimin e riparimit kapital të dokut lundrues dhe vlerësoi lart rolin e Ymerit për realizimin e një nga detyrave më të mëdha në ushtri.

Në vitin 1976 Ymeri, si inxhinier i aftë dhe i talentuar, mori përsipër nxjerjen në shkallë të anijes çisternë “Patosi” për riparim kapital. Kjo anije ishte me peshë mbi kapacitetin e shkallës. Për këtë nevojiteshin studime e llogaritje dhe me projekte të veçanta. Këtë detyrë të madhe për ushtrinë, Ymeri e realizoi me shumë sukses dhe për herë të dytë u propozua për “Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë”, por këto dy propozime i mbuloi buirokatizmi si gjarpri vezët, mbetën në sirtaret e Ministrisë së Mbrojtjes.

Përmes punës studimore e shkencore që ka përballuar Ymeri janë dukur qartë cilësi të karakterit të shëndoshë të tij: vullneti  dhe këmbëngulja për punë, aftësitë për studime, projektime e zbatim; guximi për të ngritur probleme e për të bërë kritika kundër burokratizmit deri në Ministri të Mbrojtjes, korrektesa në marrëdhënie me njerëzit; urtësia dhe gjakftohtësia në ndjekjen e problemeve që nuk ecnin si duhet, fjala e ëmbël e tij, optimizmi për arritje të reja në progresin teknik e shkencor.

Detyrat që ka kryer Ymeri kanë qenë të rëndësishme. Ato kanë dashur punë me orar e pa orar, rendiment dhe cilësi, disiplinë e zgjuarsi, operativitet dhe vendosmëri. Ymeri njeri i tokës, i detit dhe i nëndetit! Për figurën e tij më kanë thënë fjalët më të mira bashkëpunëtorë e bashkëkohës te tij me pozita të larta. Detyrat  kanë qenë voluminoze. Për realizimin e tyre i është dashur që shpeshherë të mos mblidhej në shtëpi. Në punë “shtronte gunën”, midis njerëzve.

4

Në arritjet e tij ka gjetur mbështetje e ndihmë tek bashkëpunëtorët ushtarakë e civilë, kuadro e specialistë të lartë. Që të përballonte detyrat e kohës dhe rritjen e tyre në përspektivë, është ndhmuar nga bashkëshortja, Lali, një grua e papërtuar, punëtore, gojëmjaltë, e qeshur, e cila është kujdesur veçanërisht për mirërritjen dhe edukimin e tre djemve, njëri më i mirë se tjetri: Arbeni, inxhinier mekanik, martuatr me Anilën, mjeke-pediatre, me dy vajza të mrekullueshme, Amandën dhe Enolën për arkitete; Araniti, teknik i mesëm dhe mjeshtër, martuar me Fatbardhën, me vajzën, Lejla, me arsim të lartë, mbaruar për ekonomi-biznes, djali Fladio mbaruar për elekronikë. Djali i tretë, Imiri, Inxhinier për kimi-industriale, shumë i suksesshëm në Itali, ku punon, martuar me Morenën, me arsim të lartë, ekonomi-financë, me vajzën Ana, djali Daniel. Këta filiza të familjes “Bejko” janë të dashur, të mirë, të sjellshëm, me rezultate të shkëlqyera në mësime. Ymeri ka qenë dhe është i rrethuar prej tyre dhe zemrat rrahin me respekt të ndërsjelltë.

5

Duke qenë në pension, Ymer Bejko, i mësuar me punë, nuk  mund që qëndronte në rehatllëk e në pasivitet. Ka ruajtur tiparet e njeriut të punës, të veprimtarit shoqëror. Ështhë aktivizuar e aktivizohet sidomos në aktivitete atdhetare e kulturore me organizatën e veteranëve të LANÇ. Ruan modestinë dhe korrektesën, marrëdhëniet shoqërore në Durrës ku banon prej vitesh dhe në Tiranë, pa u shkëputur dhe me bashkëluftëtarë partizanë, bashkëstudentë, bashkëpunëtorë e bashkëkohës të ish FLD. Ka fituar respektin qytetar. Merr pjesë në përvjetorë të  festave të  Brigadës VI Sulmuese Heroinë  Popullit.

***

Koloneli Ymer Bejko ka lënë gjurma të thella e kujtime të mira jo vetëm në kolegët e tij, por më gjerë, horizontalisht dhe vertikalisht, në bashkëpunëtorë të bazës e deri në drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes. Në profilin e inxhinierit ka qenë i vetmi në FLD dhe në Ushtri. Me figurën e pastër të tij krenohet ai, familja dhe gjithë ata që e kanë  njohur në punë e sipër. Ai pionier partizan, skënderbegas, student, inxhinier, është tani gjashtë herë gjysh, megjithse duket më i ri se mosha që ka:  hyri në dekadën e dhjetë. I ri qoftë kurdoherë!

 

October 2, 2019 11:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*