KATËR FUNERALE DHE NJË SHPULLË

Alqi Koçiko January 20, 2016 15:53

KATËR FUNERALE DHE NJË SHPULLË

Këtë janar po diskutohet ethshëm për “reformën në drejtësi”.

Janarin e shkuar me të njëjtat ethe diskutohej “dekriminalizimi”.

Në janar 2015 raporti “i forcave” në parlamentin – që rinisi atëkohë punimet për sesionin e ri, duke i mundësuar me duart lart për votën pro, dy komisione hetimore opozitës PD – ishte: Katër funerale dhe një shpullë.

Së pari të sqarojmë shpullën.

Ishte fjala për kërkesën akute të Partisë Demokratike për “dekriminalizimin e parlamentit”, të miratuar me mazhoranca si koncesion që opozita të thyente bojkotin.

Një bojkot që nisi pasi dy deputetë gjaknxehtë të “së majtës” goditën me shpullë një deputet të urtë që s’i ndihet zëri i gojës, të “së djathtës” (terma rutinore përkatësie politike).

Pra, PD-ja e kthye në Kuvend dhe menjëherë mori të drejtën e ngritjes dhe kryesimit të dy komisioneve parlamentare, një për emërimet në administratë dhe tjetri për investigimin e prekjes së serverit të tatimeve.

Dy komisione hetimore, dy ditë para 21 janarit të atij viti.

Një datë që gjithsesi, sërish lidhet me një server. Me serverin e kamerave të sigurisë së kryeministrisë, për të cilin nuk hetoi kurrë askush; ose më saktë, bënë sikur hetuan.

U tha që është prekur, që është fshirë, që nuk ka më regjistrime të pamjeve e zërave të urdhëruesve nga brenda krye-selisë qeveritare, që thanë “Toga, gati për zjarr!”

Dhe pas këtij urdhri, u shkaktuan katër funerale njerëzish krejt pa lidhje as me agresivitetin e protestuesve të tjerë, në një protestë që tashmë është lidhur pazgjidhshmërisht me datën 21 janar.

Ka ndodhur pesë vjet më parë…

Sot, ja ku jemi sërish. Të hidhëron vetëm hipokrizia e asaj që katër funeralet kanë përballë: një shpullë, që vuri në lëvizje ambasadorë e eurodeputetë, emisarë e negociatorë.

Viktima e shpullës ishte deputeti që kryesoi një komision tjetër hetimor, atë për puçin e zi të shtetit të 21 janarit 2011.

Sot e kësaj dite nuk u mor vesh çfarë zbuloi komisioni.

3457812

 

 

Alqi Koçiko January 20, 2016 15:53
Komento

34 Komente

  1. poeti January 19, 22:38

    Edi Rama e ka harruar totalisht kete krim qeveritar te Sali Berishes dhe ka abandonuar totalisht familjaret e viktimave te vrara pabesisht nga garda gjakatare e Saliut dhe Lulit pas tij megjithese i fitoi zgjedhjet me premtimin solemn se do te vendoste Drejtesine.
    Prandaj edhe shoqeria jone e pergjumur qytetare duhet me ne fund te zgjohet dhe te reagoje.

    NJE KRITITE PER ZOTIN THANO DHE PER GAZETEN E NDERUAR DITA

    Pse nje gazete liberale me auditor te shumte nga te gjitha kahet e politikes nuk flet fare dhe hesht totalisht per nje teme te “NXEHTE”, korrupsionin ne Ministrine e Shendetesise?

    Reply to this comment
  2. Lek Dukagjini January 19, 22:46

    Me sa duket drejtesia e shtetit do te vonoje dhe mund te harroje per kete popull amorf! Mbetet drejtesia sipas KANUNIT ose drejtesia e ZOTIT e cila vonon por nuk HARRON kurre!

    Reply to this comment
    • arbeni January 20, 10:27

      si mundet te beje drejtesi ps per 21 janarin kur gjysma e krimit eshte ne qeveri? e mbani mend shkakun se perse u thirr ajo proteste? per vjedhjen ordinere me vetem nje dore prej 700 mije eurosh te ilir hajdutit? e mbani mend sesi lsi i quajti demonstruesit ate dite ? liri dora vete i quajti kokepalaret e ps…ja pra se te gjitha partite ne shqiperi jane te inkriminalizuara dhe se ne shqiperi ka ardhur koha per forca te tjera politike por per fat te keq niveli kulkturor i shqiptareve eshte nen mesataren e njerezve normale. Mos harroni gerdecin kur sali krimineli dhe djali i tij se bashku me fatmir frymeqelbtin ordiner mediu vrane 26 vete, plagosen mbi 300 dhe vetem pas tre muajsh saliu arriti te fitonte shumicen e votave ne gerdec…ja pra kjo eshte shqiperia

      Reply to this comment
      • KATHERINA DIE GROSSE January 20, 18:36

        Thone se shpresa vdes e fundit,
        Neser osht 21 Janari,
        Per mue osht nji dit plot dhimbje qe mbaj ne shpirt,ashtu si mijra shqiptar.
        Sali XHIHADISTI vrau ne mes te Bulevardit ashtu si ata te çmendmit me 11 janar ne Paris…Saliu kishte vite qe vriste duke arrit kulmin ne 1997,…21 janari Ishte vazhdimi i serise se vrasjeve qe i biri, Xeni,hypsi i Amines boni ne Gerdec,Saliu vrau per me mbajt pushtetin te cilin e ndante me Liken.Para 4 viteve Liloja i Monikes ishte Zv Kryeminister dhe videoja e tij ishte shkaku per protesta.Sot gati 4 vite mbas asaj videoje,per çudi KLANI MAFJOZ Meta vazhdon te qeverise akoma ne sherbim dhe mirnjohje per Sal Berishen.Monika,komshija e Argites doli para medjave dhe SHYYR perenis qe nuk do kandidoka per Kryetare Bashkie ,fat i modh se do kishte “fitu” prap Kryetarja aktuale,Lulushe Basha e PD.Monika duhet thon troç, osht munaqi i LSI.
        nersa LSI eshte munaqi i politikes shqiptare qe e bon haptas sa majtas dhe djathtas.
        Per ato bandilla qi sdin gerqisht po jua thom gjermanisht –
        Monika osht MUSCHI qe do e merr ne qafe Edi Ramen po nuk diti te ndaloj L(l)es(h)izimin e administrate shqiptare.
        Lilo dhe Monika jan si çifti CAUSHESKU i Rumanise,po nuk u zhduken ato nga pulitika shqiptare,nuk do ket drejtsi as per Gerdecin dhe as per 21 JANARIN.

        Reply to this comment
    • Devolliu January 21, 01:17

      Këta të katër duhen varrur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

      Reply to this comment
  3. treporti January 19, 23:02

    Ore jane vrare 4 veta,nuk eshte goditur nje hale me shpulle,qe e kishte me hak,se ofendon pa i bere hesap kokes..Azem Hajdari u qellua me 5 plumba ne parlament se ofendoi burrin e botes pa shkak ne tribune dhe nuk u be ndonje marreveshje me kushte per te hyre ne parlament.Kjo partia e Saliut eshte partia qe futi rrugacet ne parlament qe futi krimin e rruges ne politike,jua tregoi Izet Haxhia.Tani qe rrugacet po rrihen me shpulla e me rrip pantallonash,bash ashtu si duhen rrahur,u dashkan bere marreveshje dypaleshe per te mbrojtur rrugacet qe shkaterruan e vodhen Shqiperine.

    Reply to this comment
  4. M A R K O January 19, 23:19

    Vrasesit kane emer e mbiemer Sali BERISHA dhe Lulezim BASHA..

    Reply to this comment
  5. dardan January 19, 23:52

    Ore SALI BERISHA ne foto duket SI ”mut i dhjere’,shikoheni mire kete se coc do kete per te thene ky ”gjarper i zi”.

    Reply to this comment
  6. charlie January 20, 00:11

    Popull leshi…

    Reply to this comment
  7. plaku January 20, 01:09

    M.q.s jetoj jashte shtetit, me lejoni ju lutem te kuptoj me mire problemin. Me sa kuptoj une ligji per dekriminalizimin e parlamentit ka te beje me faktin qe ne te ardhmen ne Parlament te mos zgjidhen njerez qe kane bere krime. Me falni por me sa di une ne se dikush ka bere nje krim dhe ben denimin ai i fiton perseri ( pas denimit ) te drejtat qytetare sipas te cilave ai, si gjithe te tjeret ( pas kryerjes se denimit ) ka te drejte te zgjedhi dhe te zgjidhet. Pra nga ana ligjore si ka mundesi praktike qe te respektohet ky ligj. Sepse kudo ne bote ne se dikush ka kryer denimin ka te drejte te kerkoje te zgjidhet ( duke i bere te kjarte elektoratit historine e tij personale ) dhe ne se elektrorati e zgjedh, gje qe eshte nje e drejte ligjore qe ka te beje me te drejtat e njeriut, atehere del se ky ligj nese behet eshte thjeshte nje flluske sapuni si shume ligje te tjera formale ne Shqiperi. Sepse, ne se une zgjidhem une kerkoj te drejten time prane Gjykates Kushtetuese dhe fitoj te drejten per te qene deputet.
    Kam idene se edhe ky propozim per dekriminalizimin e parlamentit eshte nje nga “mrekullite” e politikes shqiptare.

    Reply to this comment
    • Lleshi January 20, 11:15

      Ketu ka antishqiptarizem te gjalle , te eksituar dhe patetik or ti shok ! Cfare te thuash dhe cfare kerkon ? Ky vend eshte i pushtuar dhe gjthe cfare ndodh eshte thjeshte sjellje pushtuesi !

      Ne kete parlament eshte zgjedhur Azgan Haklaj , dore e Sali Serbit , direkt nga dhomat e izolimit , ka dale dhe ka shkuar ne parlament , se u zgjodh deputet !

      Ndersa ti flet per pasi kane kryer denimin ?

      Eshte rrumpalle pushtimi ! Madje me sa njhim edhe nga pushtimet e fundit itailian dhe gjerman , nuk ka qene fare keshtu , duke perjashtu masakren e 4 shkurtit te Xhfer Deves e kompani !

      Vetem ne Kosove ka qene keshtu gjate sulmeve te Miloshevicit dhe vazhdohet edhe sot , po me kete rrumpalle gjate sundimit te Europeviçit ! Duan ta cbejne kete vend dhe kete popull !

      Jo po i rrejti mendja shqiptaret ! Kane “ndryshu” kohet ?!?!

      Reply to this comment
  8. Pëllumb zaimi January 20, 01:27

    Fraza juaj e fundit thotë gjithçka z. Alqi,-“Mesa duket është ende në pushtet”. Për opozitën e sotme dhe për salinë është fjala. Dhe unë lexuesi i ” Dita-s” përgjigjem,- po saliu dhe partia e tij janë ende në pushtet? Janë sepse dy ditë para 21 janarit terrorist antishqiptar, saliu dhe banda vendosin ç’duhet të bëjë parlamenti shqiptar,ç’komisione duhet të ngrejë, ç’lesh punësh duhet të bëjë!? Dy ditë para krimit të madh butaforikët mazhoritarë mbajnë sehir dhe miratojnë axhendën e vrasësve jo atë të të vrarëve e viktimave!? Dy ditë para ditës së krimit historik butaforikët majtistë ju bëjnë temenanë e radhës terroristëve të saliut dhe puçistëve të saliut. Dy ditë para krimit të madh nuk ju bëjnë terroristëve e puçistëve të saliut as pyetjen më të thjeshtë,- a i gjetët thikat me helm, e çadrat kallashnikov, e mutin me zarinë e dreqin e gjithë gomarllëqeve që tha saliu 4 vjet më parë më 21 janar? Mjerë mileti Alqi? Janë bashkëpuntorë dhe pikë!? Ne grijmë sallatën e radhës? Nderime!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi January 20, 01:30

      Fraza juaj e fundit thotë gjithçka z. Alqi,-“Mesa duket është ende në pushtet”. Për opozitën e sotme dhe për salinë është fjala. Dhe unë lexuesi i ” Dita-s” përgjigjem,- po saliu dhe partia e tij janë ende në pushtet? Janë sepse dy ditë para 21 janarit terrorist antishqiptar, saliu dhe banda vendosin ç’duhet të bëjë parlamenti shqiptar,ç’komisione duhet të ngrejë, ç’lesh punësh duhet të bëjë!? Dy ditë para krimit të madh butaforikët mazhoritarë mbajnë sehir dhe miratojnë axhendën e vrasësve jo atë të të vrarëve e viktimave!? Dy ditë para ditës së krimit historik butaforikët majtistë ju bëjnë temenanë e radhës terroristëve të saliut dhe puçistëve të saliut. Dy ditë para krimit të madh nuk ju bëjnë terroristëve e puçistëve të saliut as pyetjen më të thjeshtë,- a i gjetët thikat me helm, e çadrat kallashnikov, e mutin me zarinë e dreqin e gjithë gomarllëqeve që tha saliu 4 vjet më parë më 21 janar? Mjerë mileti Alqi? Janë bashkëpuntorë dhe pikë!? Ne grijmë sallatën e radhës? Nderime!

      Reply to this comment
  9. Korabi January 20, 03:25

    Po mire mo shqipo a ishin njerz edhe ata qe u pushkatun me pare; po ata qe u maskrune ne kufi te 90 es cfar ishin . Me vjen keq per ata viktima qe u bene mish per top per hire te politikave. Organizatort qe I kane derguar atje e meritojne me I fute ne burg, ja erdhen ne pushtet me rrena dhe brockulla ku jane tani . Shkoni ne Amerike dhe shtete te tjera dhe provoni me sulmu nje godine apo police dhe shifnje se cfar u gjene.

    Reply to this comment
    • Kariz Matik January 20, 10:51

      A ka mundesi qe doumentari televiziv “Shpulla deputetit” te kete qene inskenim politik dypalesh per te “justifikuar” braktisjen e sallen nga gjysma e brekdhjereve e parlamentit ???

      ***

      Sot, kur na ndan vetem nje dite nga pervjetori i katert masakres shteterore te 21 janarit, dhe autoret e pandeshkuar te njerit prej krimeve me makabre te komunizmit, i sheh tek debatojne koke me koke me njeri-tjetrin per ceshtjen e dekriminalizimit te kuvendit, dhe pa u shqetesuar aspak per te qetesuar shpirtrat e plagosur te femijeve jetime, mund te thuhet me plot gojen, se te treja grupet me te medha politike ne vend nuk kane ndryshime ideologjike me njera-tjetren.

      Sot mund te thuhet me plot gojen, se Shqiperia vuan nga mungesa e nje force opozitare pro-demokratike e me peshe te rende ne politike.

      Sot mund te thuhet me plot gojen, se sistemi pluralist “postkomunist” deri me sot ka qene nje farse e vertete, pasi metodat e qevrisjes dhe praktikat e punes te te treja forcave kryesore kane mbetur po ato, dhe i perngjajne njera-tjetres, sikur te ishin tre buçe bulevardi.

      Sot mund te thuhet me plot gojen, se shqiptareve u mungon nje qeverisje per te qene e denje te perfaqesoje interesat kombetare, dhee afte qe te permbushe kerkesat dhe te plotesoje nevojat me minimale te tyre.

      ***

      “Herronjte e rreme te dhjetorit”

      http://www.gazetadita.al/heronj-te-rreme/

      Reply to this comment
  10. dealfa January 20, 03:40

    Banda vrasese,mafioze,trafikante e droges, hajne,plackitese,etj.etj. ende qendron
    ”de facto” ne pushtet , ndersa ”de jure” , jane PS-LSI-ja
    Kjo bande ben ligjin realist ndersa mazhoranza rri e ben sehir ! Lereni pushtetin s’e s’jeni
    prere per te qare hallet e popullit por per te mbushur xhepat me qe populli na solli deri ke-
    tu dhe s’kemi s’i t’ja ”prishim qejfin” atyre qe na dhane voten me 23 qershor …..
    O tempora, o mores !!! Quo Vadis ????

    Reply to this comment
  11. dealfa January 20, 03:44

    Shenim: PS-LSI – iu dhjefshim shtetin dhe ”pushtetin” !!!!!

    Reply to this comment
  12. enri January 20, 07:10

    Shyqyr qe edi rama sa te vime ne pushtet do bejme drejtesine e gerdecit,te te vrareve ne bulqize,te vrareve te 21 janarit etj premtime,dhe ja ku jemi perseri,sipas asaj shprehjes topi eshte i imi penalltine e gjuaj une,keshtu po ta ben saliu o edi,je kot nd ate post,sa lloqe optimizmi,se te tjerat vaten me premtimet e tua,po ta dish ama,qe kush mo nuk te beson,se sic e thua ti,kur me genjen 1 here e ke fajin ti,por po me genjeve per te dyten here e kam fajin une,dheune nuk mendoj te genjehem per te dyten here sepse ti nuk je i zoti te vesh drejtesi,dhe pergj do e kesh me 21 qershor,rrofsh o malo se na mblodhe…..

    Reply to this comment
  13. aaa January 20, 07:31

    BESOJA SE KY VEND DO NDRYSHONTE PAS 23 QERSHORIT PO TANI PO KUPTOJ CDO DIT DHE MESHUM SE KY VEND VAZHDON UDEHIQET NGA SALI HAJVANI???

    Reply to this comment
  14. Aurel January 20, 08:04

    Padiskutim i duhet shkuar deri ne fund. Mund te isha edhe une njeri prej tyre.

    Reply to this comment
  15. Lori January 20, 08:16

    Nuk jemi te paret e as te fundit ne kesisoj historirash z.Koçiku.Ne ç’do koloni keshtu ndodh.Vendoset nga nje hu ne krye te shtetit informal i cili sa here qe eshte nevoja u lexon Biblen apo Kuranin dhe kjo mjafton per te shtyre ç’do vite 21 janaret qe vijne e na lene pas me kater arkivole mbi sup pasi parcelat ne vorreza jane zene privatizuar e mbjelle me barr”ndoshta per lope a bageti” nga fam.qe kane bere emer me karieren e tyre si Hamimi apo Memia!Kjo eshte demokracia qe kerkuam e ndertuam,fale kasafortes Berishjane !Lavdi deshmoreve te demokracise qe erdhen per te protestuar per buken e gojes me thika me helm,pistoleta çader,stilolapsa pistolete e morren plumbat rrikoshete.Thone qe kete vit do te marr pjese ne perkujtim te tyre edhe vete Ai qe dha urdherin per ti vrare,Ai qe urdheroi per ti vrare,Ata qe qelluan per ti vrare.Ky parakalim mortor do jete si ai i Kryeministrit ne Paris me perfaqesuesit e kater besimeve.

    Reply to this comment
  16. Zoti vonon por nuk harron.. January 20, 08:35

    Zoti i madherishem do te vendose drejtesine ne vendin e vet. I Plotefuqishmi vonon por nuk harron.
    Si ka mundesi qe njerez si Berishoviçi apo Bashiçi, jane ende te lire dhe per me teper agresive ne ekstrem kur mbi ta rendojne vrasjet e njerezve te pafajshem ne mes te Bulevardit te Kryeqytetit. Si ka mundesi qe keto mostra kerkojne ende te shkaterrojne jeten e popullit shqiptar.
    Si ka mundesi qe z. Rama, qe u perbetua per te vendosur drejtesine ne vend, nuk vepron.Nese nuk ben dot drejtesi se Nishanlli – Kuçedra ka kapur drejtesine, atehere Rama te jape doreheqjen.
    Iken 4 vjet, dhe femijet e 4 baballareve te vrare padrejtesisht te mbetur jetim presin drejtesi… Por, mesa duket askush nuk ka per te sjelle drejtesi perveç zotit te madherishem. Ai e di me mire se kur do te ndodhe kjo………………….

    Reply to this comment
  17. guri shabani January 20, 08:44

    Heshtja per 21 janarin eshte dobsia me e madhe e mazhorances.
    Nuk paska aty deputet te cilet te lene mandain per tu zbardhur ceshtja,pse bejne fjale Balla Brace etj.Te bashkohen 10 apo 20 vete dhe te dorzojne mandatet.Pse hesht Namik Dokle cer pret ai Majko ,Xhafa Arta Dade Gramoz Ruci e te tjer burra e gra serioz dhe te zgjidhet problemi.

    Reply to this comment
  18. METEH January 20, 08:52

    S.BERISHA po tall menderen me kete maxhorance gjumashe qe nuk po ve ne vend premtimin e dhene.Veç sistemit te drejtesise se korruptuar 99.99%,brenda maxorances ka mosmarveshje mitdis dy titullareve.A ju kujtohet kush i cilesoi protestuesit “KOKE PALARE”?Ky po vonon & reformen ne drejtesi,pasi MD eshte i tij,se per Nishanin “Ka debulese”,se “SB e ka pike te dobet”,Ramen e shau & mandej e lepiu per karrige.Mosdenimi i Fullanit eshte sajes e ketij njeriu qe mban asin nen menge.

    Reply to this comment
  19. Billy January 20, 13:21

    Partia Socialiste, nuk ka bere asgje, po, po asgje per te hetuar mbi vrasjet e 21 janarit.
    As komision hetimor mbi zhdukjen e serverit nuk kerkojne deputetet “DELE”, te PS.
    HARRAM, votat e 23 qershorit 2013. HARRAM besimin qe u dhane njerezit e thjeshte. Po me mire keshtu, sepse dy vjet kalojne shpejt dhe eshte mire ta shihni perseri veten ne opozite. Po pastaj cfare do ti premtoni popullit?

    Reply to this comment
  20. shqiptar sharri. January 20, 16:12

    Or,ALQI,po shkruan mir ti mora gjal,por shteti i formuar ne menyren e grupeve,mafioze kshtu vepron dhe kshtu sundon more gjal.
    A’ i din,grupet NRAGETA,dhe COZANOSTRA,ne itali,mesiguri qe i dine,pra dhe kta tonet jan po te njijtet,por kta jan te ndare me ngjyra-NJERA,ESHTE ROZ,nuk eshte e kuqe,dhe tjetra eshte BLU,pra kta jan vetem me ngjyra,a perndryshe veproin si ata te italis,dhe juve e dini shum mir se ne vitin 1991,patet dofar organizata PELIKAN,nga italja,pra qe atehere shteti dhe pushteti ne shqipri eshte pushteti i mafis.Me,vjen keq shum per te vraret dhe jo vetem per kto te ktertit qe u vran neser nji vit,por per te gjith te vraret qe nga ai dhjetori i zi,i vitit me te zi,dhjetori e dhjetiristve te dhjer,pra per krejt te vrarit e popullit nga dora e zez e sali serbit dhe shokve te tij,por dhe te ktyre te sicialistve qe,nuk jan te ndershem dhe te sinqert,dhe nek jan te afte as sa,shuren e pules me e larre.

    Reply to this comment
  21. Besa January 20, 16:55

    4 vjet kaluan nga dita qe Sali berisha vrau 4 protestues.2 vjet rradhazi qe perkujtohen nga qeveria fituese,por me vrasesit ende me pushtet.Me cfare morali do vendosen lule perseri ne vendngjarje?

    Reply to this comment
  22. fteri January 20, 18:00

    Krime te egra te saliut ,duken sot ne foto pase 4 vitesh qendrimi i tije me ate fytyren e marrosur prej gjelatit qe kur vret viktimen, rrudhos buzet i egrsuar i tmerruar,kerkon me sy te qakerdisur te derdhe e te pije gjake te ri, viktima te reja.,tmerre !!!!!…? Dhe nje magjorance qe i shikone ne keto foto te tmerrshme te krimit qe pergjaken popullin e tije te, pafajshem ;krime te pa ndeshkuara nga drejtesia shqiptare ,dhe nje pushtet tyre lluksoze i ngritur mbi germadha te lotit e te gjakut dhe idealit te demokracise qe na ngriu ne buze !!!;ffoto te tmerrshme krimi do mbeten nje histori e zeze. ,pushkatim!!!…Tyme me,flake dhe zjarre, gaze lotsjelles mbi “ARMIQTE”,,vrasje,plagosje,vdekje te qytetarve te pa fajshem,shkatrrim dhe lote te nje femije per vrasjen e babajt te saje,nje nene e re me dy femije te lene jetim, perkdhele portretin e burrit vrare, nje koke me trute ne asfalte e prgjakur dhe njerez qe ngrene duart lart per ndihme,nje tjeter qytetare me plumbe ne zemer i shembur perdhe ngre doren sikur mallkon vrasesin qe i futi plumbin ne zemer.O’ zoti I MADHE marret hake mbi ju kriminela ,mbasi prokuroria dhe gjykata ,s’ vendosin DREJTESI per 21 janarin

    Reply to this comment
  23. AI... January 20, 18:17

    Ata njerez qe dolen ne shesh me 21 janar dolen kunder Metes e jo Berishes.Ishte videoskandali Meta-Prifti qe coi popullin ne kemb.Dhe pak pike turpi,duke shkelur mbi gjakun e te vrareve Rama beri koalicion me Meten per te ndare pushtetin.Kjo deshmon se sa poshte eshte morali i politikes sone.Me shume se Berisha sot ne fokus duhet te jete Rama.

    Reply to this comment
    • Cœur January 20, 19:45

      Jo ,
      popullin ne kembe e coi partia .
      Partia e Gramozit ,vrases i hershem , e Edvinit ,i panginjur dhe i paduruar per pushtet .Pazaret e Dritan Priftit , i humbi mendja mbas premtimeve qe kurre nuk mban ai miellaxhiu i gjate .Meta nuk filloi vetem me ate vidio te vidhte ,
      Meta hyri ne politike si hajdut ,e dimostroi qysh kur trafikoi votat e te majtes mbasi ulerinte “sali gerdeci” ,dhe mbas ca goditjeve mbas shpine qe i beri po ai piktori i deshtuar ,si kushtetuta ,greva …etj .
      Pra Meta nuk ndryshoi asgje , hajdut hyri , hajdut ngeli dhe ashtu eshte
      Berisha i tha Dritanit mos e publiko vidion
      Berisha lajmeroi ,insistoi ,deklaroi qe pushtetin nuk e linte .
      Thirrjet per protesta nuk ishin paqesore . E di sepse i kam pare .Kam pare nga Fieri se cfare organizonin ,ne krye Gjoleka ,nipi kriminel i kriminelit Ruci
      Thirrjet per protesta nuk ishin paqesore , qelbesira e Shekullit ,e atij mafiozit
      dere prostitutash qysh kur i ka lindur gjyshja, Kokedhimit ,ishin thirrje terrorriste
      e atij qe sot mbahet si krushku i pare ne haleancen e 1 prillit ,
      EDverit i qe ber menda vetem pushtet ,dhe gaboi .Gaboi se u perdor nga ato klane qe dhe sot e qeverisin .
      Gaboi se u perfshi emocionalisht ,nga te gjithe kta zarbot qe sot lehin
      Preci ,Ngjela , Koloneli ,….qe kta vetem lehin se nuk kafshojne
      jua ka q…ethur nenat Enveri dhe Berisha dhe kta mut kane ngrene
      Media pergjithsisht ,i hodhi benxine zjarrit .E donin Edvinin ne pushtet
      se kishin merak se u ngelte Frangaj pa e cuar ne krye te tavolines
      Shoku Alqi nuk me kujtohet se ka shkruar kaq qete ateher …ne fakt nuk me kujtohet hic .
      ah ,dhe ai veterinieri Bamir , leh sot , por kur ndodhi 21 janari mjaftonte doreheqja e tij dhe e krye …prekurores ,qe shteti te binte .
      po nuk e di pse nuk i leverdisi .ne fakt e di , po nuk po dua me ,se as tastieren nuk e shoh nga inati .
      21 janari dhe sikur te gjykohet ndonjeher ,do sjelli vec ca denime “per vrasje ne rrethana cilesuese ” , sepse jane deri ne fyt te gjithe ,jo ne mut jo
      jane ne gjak .nuk ja nxjerrin dot allishverishet njeri tjetrit .
      nje gje nuk i fal dot Berishes
      qe nuk beri qitje te percaktuar .nuk rreshtoi snajperat atje ku qe Ngjela i 13 mij te vdekurve , se nuk na linte as jetim avokati
      Precit qe mos te na shkruaj me libra
      Gramozit qe nuk i duhet askujt as ne ferr
      Kokedhimit dhe do shpetonim sot nga monopoli dhe klanet
      dhe Edvinin e kishte kollaj ,eshte me i gjati .

      po si gjithmone luften e bejne qorrat dhe pastaj frytet i marrin horrat !

      Reply to this comment
  24. AI... January 20, 18:20

    RILINDJA E METES

    RILINDJA E NIPIT TE SHOKUT ENVER

    RILINDJA E LSI-SE

    RILINDJA E PUSHTETIT

    VDEKJA E SHPRESAVE TE POPULLIT

    Reply to this comment
  25. Edi January 20, 19:11

    E kam thene shume here ne kete forum e perseris…….o njerezzzzz nuk ka x tu denuar asnje deri sa te jete ilir metà ne parlamentt haroeniiiiiii….bej thirje duke pare zhgenjimin e popullit x kete rilindje qe vetem rilindje nuk eshte……mos tija japin me vote n as ps..pd…lsi….kujjdo tjeter Po ketyre joooooooooooo

    Reply to this comment
  26. Gregor January 20, 20:02

    Po Alqi, derisa administrata shteterore eshte e PD, ne pushtet eshte PD, pavarsisht kryetarit te qeverise dhe disa ministrave, se nuk kemi siguri se me ke jane ata, kane humbur numurat e kontaktit me qytetaret (votuesit e tyre), ne takime s’presin njeri, kerkojme te marrim pjese ne konkurse per vende pune, por konkurojme per te plotesuar numurin, se vendet jane te zena qe me pare, pra vazhdon administrata e vjeter qe nuk te zgjidh probleme dhe te ve ne opozite me partine tende qe gjoja ka pushtetin. Tani se fundmi kane filluar te na aktivizojne numurat e vjeter te celulareve per ta na mbajtur ne kontakt per zgjedhjet e ardheshme, por besoj se do te kene shume probleme. Se ne nuk punuam e sakrifikuam kohe e djerse per te fituar e majta dhe te rifitonim dinjitetin e humbur (jam inxhinier me profesion, zoteroj te gjitha kerkesat e kohes, gjuhen e huaj, 2-3, kompjuterin e programet e tij….) por e pamundur te gjej nje vend pune, te pakten te shkoj atje ku isha… atje vazhdon te jete i njejti person i vene nga PD qe nga 2005 e ne vazhdim, bile nga kryetar dege eshte bere Drejtor drejtorie. Dhe ti dyshon nese eshte ne pushtet PD. Po, ajo ka pushtetin de fakto akoma.

    Reply to this comment
  27. Cœur January 20, 21:21

    ore Alqi ,se harrova une
    po na i nxirrni ate Beqen te na spjegoje cfare u be me ata mjeket e degjeneruar
    ops nderuar ,ata qe deklaruan se u vrane nga afer ,nga turma .
    Nxirreni Beqen aty , se per dy cica adoleshentet vajten ne burg
    kta quhen bashkepuntor ne krim
    aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    se mos me thote qe e ka ne dore dosjen prekurori

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*