Katër gjëra që i dinit ndryshe mbi Turqinë

February 24, 2015 16:18

Katër gjëra që i dinit ndryshe mbi Turqinë

Është si një lojë fëmijësh. Unë nuk e di nëse janë dy apo tre fëmijë, që kolliten gjithmonë me prindërit e tyre aty përpara në hyrje të metrosë, ndërsa shkoj përditë në zyrë. Ndoshta është një familje refugjatësh sirianë, pasi janë nga 120.000 deri në 350.000 syresh vetëm në Stamboll. Ata ulen në pllakat e bardha e të zhveshura të metrosë, të cilat ndryshojnë mes atyre me motive, dhe atyre të mbuluara nga akulli. Janë dy apo tre fëmijët që nxitojnë vazhdimisht – e vëzhgohen kësisoj nga Qemal Ataturku.

Turqia është më e dixhitalizuar se sa mendohet

Pasi përballë tyre gjendet një ndër dyqanet e shumta të smartfonëve në Stamboll dhe Qemal Ataturku është një ndër motivet më të preferuara për një kapak iPhone. Çfarë do të thoshte themeluesi i shtetit modern turk në këtë rast mbi zhvillimet aktuale në Turqi, nëse do të vijonte të ishte gjallë? Për dixhitalizimin e vendit? Apo për atë që gjithnjë e në më shumë vende publike në Stamboll tashmë gjenden dyqane smartfonësh, pasi përqindja e celularëve që mbajnë në duar 9-vjeçarët e ka kaluar tashmë edhe 100%. Çfarë do të thoshte ai për mbi një milionë refugjatët sirianë, që ndërkaq po jetojnë e strehohen në Turqi? Ndoshta ai nuk do të thoshte asgjë, por do të niste të shkruante në Twitter.

Në Turqi protestohet më shumë nga sa mendohet

“Krahasuar me të tjerët, ka një numër më të vogël të shoqatave joqeveritare në Turqi, e mungon disi besimi në to”, thotë Yörük Kurtaran, themelues i “Social Incubation Centers” i Universitetit “Bilgi” në Stamboll. Yörük ndihmon në ndërtimin e besimit nga poshtë lart. Ai mbështet aktivistët të ndërlidhen mes tyre, të bëhen më të mëdhenj, më me peshë, të organizohen më mirë.

“Ne këtu mendojmë në fakt me metrin, ‘para Gëzit dhe pas Gezit’”, tregon ai. Në atë kohë u kryen protestat e para kundër prishjes së parkut Gezi pranë sheshit qendror të Stambollit, “Taksim”, protesta të cilat u përhapën masivisht nëpërmjet rrjeteve sociale. Numri i përdoruesve të Twitter-it u rrit ndjeshëm, me gjithë ndalimin e përkohshëm që i bëri qeveria.

Dhe edhe aktualisht shumë tema e beteja të polarizuara politike në vend po mbarten online. Mes kemalistëve dhe islamikëve. Kundër akuzave për korrupsion të drejtuara ndaj funksionarëve të Klubit të Futbollit “Fenerbahçe” për shembull.

Kështu po ndodh edhe në ditët e fundit pas vrasjes së tmerrshme të një studenteje të re nga një shofer autobusi. Qindra mijë nënshkruan një peticion online, që i kërkonte me ngulm sistemit të drejtësisë të aplikojë një dënim të ashpër respektiv me krimin – dhe të ulë njëkohësisht diskriminimin ndaj grave. Qindra mijë shkruajnë në Twitter gjatë këtyre ditëve nën hashtag-un #sendeanlat (“trego historinë tënde”) ose që shfaqin selfie në veshje të zeza, për të përkujtuar vajzën e vrarë.

“Turqia po ndryshon me vrull aktualisht”, thotë Yoruk. Për mirë, apo për keq, edhe kjo duket se po vendoset nga verdiktet online. Presidenti aktual Erdogan, meqë ra fjala, edhe ai herë pas here hedh diçka në Twitter. Ka 5,84 milionë fansa. Dhe madje ka dy profile në të.

Turqia ka më shumë angazhim në rrjetet sociale nga sa mendohet

Çfarë të bësh, nëse NGO-ve klasike shpesh u mungon vetëbesimi, dhe fushatat online ndikojnë në ndryshime vetëm në ndonjë rast sporadik? Të rinjtë po i përdorin teknologjitë e reja, për të bërë lidhjet mes komponentit social dhe atij të biznesit. Agata Fortuna dhe Kenan Dursun janë dy prej atyre, të cilët po i çojnë përpara këto komunitete sociale me anë të teknologjisë së lartë.

Ato dhe të tjerë si to kanë ndërmarrë iniciativën apo garën e quajtur “Things“. Atje ata prezantojnë me anë të teknologjisë, idetë e tyre për një botë më të mirë, e në fund aplikohen ato më të mirat e përzgjedhura. “Ne donim që në fakt të mos e quanim garë, pasi njerëzit duan të punojnë së bashku, pasi ne duam që të ndërtojmë një komunitet më të mirë”, thotë Agata.

Pak më tej gjendet Beybin Esen. Në faqen e saj “Evim Tut”, ndërmjetësohen prona imobiliare pa pasur nevojë për sekserë – një gjë e rrallë në rrethinat e qytetit të stërmadh të Stambollit.

Problem i njohur është ai që kemi hasur edhe në vende të tjera, pra hendeku i madh mes atyre që “kanë njohuri nga IT” dhe atyre që nuk ia thonë shumë në këtë aspekt. Dhe Beybin, në këtë rast, duket se e ka një zgjidhje duke ofruar një koncept interesant. Ata ndjekin konceptin e “startup with your lover”, siç e quajnë ata. Beybin zhvillon ide për Evim Tut – ndërsa shoku i saj i programon ato.

Në Turqi bie më shumë borë nga sa mendohet

Prej ditësh, Stambolli gjendet nën borë e akull, të tillë që s’e ka parë prej 28 vjetësh, thonë mediat në vend – e natyrisht se e gjitha kjo e parë në retrospektivë. Metropoli me 17 milionë banorë, po kërkon që ta kalojë sa më mirë këtë mërzi. Shumë rrugë transporti që lidhin pjesën aziatike me atë europiane të qytetit për ditë me radhë u paralizuan. Edhe nëse ndonjëra prej tyre funksiononte, mjeti që kryente transportin, në brendësi ishte shumë më i nxehtë se sa zakonisht. Një gotë çaj turk kushton 40 cent, e thuajse gjithkush e pi një gotë në traget.

Përveç librit të shënimeve dhe çajit të nxehtë në javën time të parë në Stamboll, pajisja ime më e rëndësishme tashmë u bë një palë çorape, që duhej mbajtur gjithmonë gati. Gati për ndërrim, për shkak se uji i akullit e dëborës mund të depërtonte në to dhe i ftohti t’i mërdhinte këmbët aq shumë, sikurse edhe një udhëtim mbi një hekurudhë alpine 140-vjeçare që lidh lagjen “Beyoglu” me stacionin e trageteve-raporton Shqip.

“Çfarë problem luksi”, mendova unë për një çast kur po kaloja sërish me nxitim në metronë, në të cilin kishin kollitur si gjithmonë dy apo tre fëmijë dhe që unë duhej të mendoja sërish për një milion refugjatët sirianë, që jetojnë momentalisht në Turqi. Edhe atyre po u vjen në ndihmë teknologjia dixhitale, për shembull ajo e organizatës “supporttolife”, por për këtë mund t’ju tregoj një herë tjetër. Për momentin, le të ndërrojmë pak çorapet.

Marrë nga “Huffington Post”

February 24, 2015 16:18
Komento

6 Komente

  1. Arben February 24, 16:37

    KUSH THA QE I DINIM NDRYSHE????!!!

    Reply to this comment
  2. isi February 24, 16:53

    Pordhe me grese.

    Reply to this comment
  3. Miku February 24, 17:11

    Oh cna kenaqet me kuriozitete Turke.
    Fick Turkei, Serbien, und Griechenland

    Reply to this comment
  4. Mark uk February 24, 18:16

    Po i kemi pare sherrin tash 600 vjet a e dini.

    Reply to this comment
  5. luli February 24, 19:27

    Mos te degjoje xhampulati o Mark .

    Reply to this comment
  6. Mark uk February 25, 09:20

    Kush asht xhampulati se nuk kam ndigju ndonjeher.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*