Katër histori të mençurisë shqiptare në mbrojtje

February 15, 2018 13:32

Katër histori të mençurisë shqiptare në mbrojtje

Nga Moikom Zeqo

Shkrimi mbi lëvore druri që e hasëm në tregimin mbi Pirron (kliko KËTU) është vetëm një nga shembujt e mençurisë popullore në shekuj.

Më poshtë, 4 motive të tjerë:

1-Shpatat e fshehura në amfora

Një dijetar tjetër i lashtë Polibi ka shkruar mbi një ngjarje të çuditshme në vitin 229 para erës sonë.

Disa anije ndalojnë në limanin e Durrahut dhe u luten vendasve, që t’i lejojnë për të hyrë brenda portave të qytetit, për të mbushur amforat me ujë të pijshëm.

Në fillim durrahasit nuk dyshuan. Por ardhësit kishin fshehur brenda amforave shpata të tyre.

Kjo të kujton menjëherë diçka homerike – motivin e Kalit të Trojës.

Por vendasit syçeltë e kuptuan menjëherë rrezikun dhe me armë në dorë i nxorën e i hodhën jashtë mureve të kështjellës së qytetit. Amforat me shpata të fshehura nuk arritën të luanin rolin, që luajti në mënyrë fatale kali i drunjtë.

Durrahu nuk pati fatin tragjik të Trojës.

2- Motivi i dytë: Forca e qëndresës

Në shekujt XI-XII ushtri të panumërta normane rrethuan kështjellën e Durrësit.

Rezistenca e arbërve të qytetit qe madhështore. Forca e kësaj qëndrese qe edhe në mençurinë e syçeltësinë e vendasve.

Prijësi i normanëve, Robert Guiskardi në fillim deshi t’i mashtrojë durrsakët. I paraqiti përpara mureve të kështjellës të veshur me rroba ceremoniale një perandor të rremë të Bizantit.

Një nga njerëzit e Robertit luante kështu një rol teatri. Asokohe Durrësi përfshihej në kufijtë e perandorisë bizantine.

Durrsakët u treguan indiferentë e u tallën me perandorin e rremë.

Asnjë dinakëri e pushtuesit norman nuk do t’i detyronte ata që të dorëzonin qytetin e tyre.

Durrsakët rezistuan. Kronikat flasin për shumë mençuri të tyre, që i përdorën në mbrojtje.

3- Motivi i tretë. Kursimi i ujit

Kronikanti bizantin Laonik Halkokondili ka shkruar për luftërat e shqiptarëve në shekullin XV kundër pushtuesve osmanë.

Për një kështjellë të shqiptarëve ky kronikan tregon faktin e mëposhtëm.

Jeniçerët e sulltanit arritën të pushtonin burimin e vetëm të ujit që gjendej jashtë mureve të kështjellës. Kështjellarët vendosën të luftojnë deri në fund.

Por rezervat e ujit brenda kështjellës ishin të pakta. Nga ana tjetër nuk duhej vetëm ujë për të pirë, por edhe për të gatuar.

Atëherë mbrojtësit therën dhentë që i kishin për ushqim dhe me gjakun e tyre gatuan bukën.

Kështu ata kursyen ujin.

4- Motivi i katërt: Kali i ushqyer me grurë

Në një legjendë popullore të kohës së Skënderbeut bëhet fjalë për një nga rrethimet e kështjellave shqiptare. Këtë herë mbrojtësit përdorën një mençuri tjetër.

Rrethuesit qenë të lodhur nga lufta, por vazhdonin të besonin te fitorja, sepse kishin të dhëna që rezervat ushqimore brenda në kështjellë qenë shumë të pakta dhe kështu shqiptarët do të dorëzoheshin nga uria.

Po shqiptarët me grurin që u kishte mbetur ushqyen një kalë, të cilin e lanë të dilte nga porta e kështjellës. Turqit e vranë kalin, i hapën barkun dhe panë se ishte ushqyer me grurë.

Duke menduar tani se shqiptarët kishin rezerva aq të mëdha gruri sa ushqenin me to dhe kafshët i ranë daulleve të tërheqjes dhe lanë rrethimin e kështjellës.

 

February 15, 2018 13:32
Komento

9 Komente

  1. Gjrgj February 15, 18:10

    Tek shembulli i pare, ai i mare prej Polibit, ne fakt banoret e Dyrrahut atekohe ishin kolone greke, ndersa anijet dhe luftetaret qe sulmonin qytetin ishin ilire.
    Po e shtremberoni historine ne menyre qesharake duke e paraqitur kete episod si mencuri shqiptare ne mbrojtje ?!

    Reply to this comment
  2. betixho February 15, 20:18

    Kush te tha që ishin Grek,Gjergj?
    Jo koolnët grekë nuk erdhën në një vënd pa popull.Qyteti me gjithë popullin e tij Ilir ishte aty.Mos i keq interpretoni faktet.
    Kolonët Grekë erdhën në një vënd të banuar,ata -kolonët-ishin sikurse përfaqësitë tregëtare,grupe që mbartnin kulturën dhe shkrimin një ngjarje epokale e asaj kohe,si edhe një mjet utilitar i rrallë në epokën e asaj kohe,që nuk egzistonte shkrimi.Me këtë kuptohet pranimi dhe përhapja e tyre gati në të gjitha qytetet bregdetare të Mesdheut të asaj kohë.Ishte një përhapje shkrimi e qyteterimi i mbështetur nga kushqo popull i asaj periudhe historike.
    Historia Greke nuk ka qënë historia e një kombi por historia e një qyteterimi.
    Shkrimi qe ai që aty u derdhën mëndjet më të ndritura të botës mesdhetare për ta mësuar gjuhen e shkruar dhe për të derdhur më pas atë kulture që quhet kultura Greke.
    E ka thënë SOKRATI:” Ellines ine i Metekondis tis elliniks pedhias” ose Grekë janë pjesëmarrësit në shkollimin Grek.
    Kështu duhet kuptuar kultura geke dhe shtrirja e saj në botën mesdhetare e europiane të asaj kohe
    .Eshtë Qyteterim, jo rracë, jo komb.

    Reply to this comment
  3. Gjrgj February 15, 22:24

    Kush ma tha qe ishin greke? Ata qe kane shkruar per Epidamnin ne ate kohe: Tukididi, Pseudo Skilaksi, Skymini, te gjithe thone se ishin greke. emrat e banoreve qe permenden nga historianet ishin greke. Jane pastaj mbishkrimet e kohes ne greqisht ne vend, fakti qe banoret e ketij qyteti merrnin pjese ne lojerat olimpike, etj Gjithe historia e kolonive greke neper europe e azi ma thote.. Historia nuk behet me hamendje, por me fakte.

    Reply to this comment
  4. betixho February 15, 23:41

    Faktet i ke interpretuar gabim.Iliret ishin zot të vëndit.Pse si mendoni ju Gjergj se erdhën grekerit dhe ndertuan qytetet,dhe pastaj mbritëm Ne për të banuar?,atëhere pse do vinin grekërit këtu,kush ish interesi?.Interesi Gjergj ishin lidhjet ekonomike.Këtë tjhotë teoria ekonomike.Kur Tuqididi,Herodoti etj. thonë e shkruajnë për qytetet e Epirit se ata-popullsitë e bregut të Jonit-e quanin veten Chimerium apo Chimara a Chimaria dhe ishin vënde të lulëzuar me porte nuk mendon se ata historianë flisnin për Ilirët epirotas?Pra ta kuptosh Gjergji se nuk na i kanë themeluar ata qytetet, ata,po,kanë avantazhin se i kanë shkruar dhe i kane dokumentuar,dhe këjo na vë ne në dileme se meqë i thonë e i shkruajnë ata,edhe i paskan bërë grekërit.Jo i dashur Gjergj,ne e kemi bërë vetë historinë tonë,fati ynë i madh ishte se në atë kohë ishte zhvilluar shkrimi dhe kultura në atë nivel që u përjetuan dokumentarisht edhe disa të dhëna për ne.Por edhe mund të mos ishte shpikur shkrimi dhe si rrjedhim edhe nuk do të shkruheshin fare këto histori,por këjo nuk të çon në konkluzionin se jeta pra popujt,përfshi edhe grekërit edhe Ilirët,Thrakët,Maqedonasit,Hititët,Jonët etj.nuk kanë jetuar.Do na mungonte informacioni por jo se Toka ishte pa njerëz dhe rrjedhimisht edhe pa ne popujt që citova më lart.Kështu mendoj unë Gjergji.Të uroj shëndet.

    Reply to this comment
  5. Onkezmi February 16, 03:58

    More GJrgj,kolonet nuk jane gjithe qyteti,por 50-te apo 100-nde vete.Lexoje mire Moikomin qe te mesosh se me hunden ne qiell dhe bythen ne diell nuk meson gje.

    Reply to this comment
  6. Gjrgj February 16, 09:35

    Une nuk e di ku i gjete ti lart 50-100 vete, por di cfare thone autoret e kohes. Ata qe citova tek mesazhi lart e thone sa nuk ka me troç qe banoret e Epidamit ishin helene dhe qe qyteti ishte koloni helene. Historia keshtu ka qene, nuk e ndryshon dot sipas deshires, une dua qe te ishin ilire ndaj jane ilire. Fakti qe merrnin pjese ne olimpiade tregon se te gjithe greket i konsideronin helene. Fakti qe qyteti ishte mbrojtur nga roje dhe mure dhe iliret nuk munden ta pushtonin ta tregon po ashtu qarte se kolonet nuk ishin vendosur ne menyre te shkujdesur mes vendasve. Polibi ta thote qarte. Iliret derguan keto anije te merrnin qytetin duke u hequr sikur kishin nevoje te mbushnin uje, por megjithese vrane nje pjese te rojeve ne fund banoret e qytetit fituan. Behej fjale per iliret e Teutes dhe Mbreteria e Teutes ishte fqinje e qytetit. Moikomi mund te thote cfare te doje, edhe ti mund te interpretosh cfare te duash. Mua me intereson e verteta, vecanerisht kur behet fjale per parardhesit e mi, te cilet jane pikerisht ata qe sulmuan qytetin. Nuk e kuptoj perse duhet te quash ilire ata qe nuk ishin,?

    Reply to this comment
    • L.F. February 16, 20:16

      Me 229 para eres sone Dyrrachium ishte qytet Ilir nen administrimin Roman. Ndersa eshte e vertete qe Helenet rreth viteve 600 para eres tone kishin krijuar nje koloni ne zonen e Durresit te sotem, te quajtur Epidamnus, e cila kishte mardhenie tregetare e njerezore me Iliret lokale. Keto jane te dhena te lena nga ditaret e atyre koheve, transformimet e zbukurimet apo interpretimet tona jane fare pa vlere.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*