Katër javë aksion informaliteti, penalizohen 2.450 subjekte

November 3, 2017 09:45

Katër javë aksion informaliteti, penalizohen 2.450 subjekte

Drejtoria e Tatimeve ka bërë të ditur rezultatet e katër javëve të para të aksionit anti informalitet.

Gjatë kësaj kohe janë mbyllur 319 subjekte me shkelje, janë penalizuar rreth 2450 subjekte (22% e subjekteve të kontrolluara).

Ka vijuar fshirja e detyrimeve në bazë të ligjit të faljes, ku janë falur rreth 8.6 miliardë lekë (62 milionë euro), ndërsa nga detyrimet e prapambetura janë mbledhur rreth 1.25 miliardë lekë.

Tatimet njoftojnë se gjatë kësaj periudhe ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura.

Numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 2.035 dhe vlera është 1.25 miliardë lekë. Ndërkohë, ka filluar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin.

Më shumë se 13.210 tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende. Si rezultat i tij, shuma e detyrimit të falur është më se 8.6 miliardë lekë dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën e 1.1 miliardë lekëve.

Në të njëjtën kohë, Tatimet njoftojnë se strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimin në territor të 11.166 subjekteve, 22% e të cilëve kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar.

Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë katër javëve të para të aksionit 506 punonjës dhe janë mbyllur 3.109 subjekte të paregjistruar në organet tatimore, si dhe për shkelje të tjera si mos lëshim kuponi për herë të dytë.

Janë regjistruar gjithashtu 2.941 subjekte të reja dhe janë aktivizuar 645 subjekte.

Në katër javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 8.129 kontrolleve (nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren). Këto kontrolle u shoqëruan me më shumë se 555 milionë lekë gjetje dhe raporti i gjetjeve me penalitete është në masën 73% / 27%.

1.153 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ku Tirana ka numrin më të madh me 641 subjekte, ndjekur nga Durrësi me 154 dhe Vlora me 93.

 

November 3, 2017 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim