Katër kryediplomatë në Tiranë

September 27, 2018 11:49

Katër kryediplomatë në Tiranë

Vendet e Bashkimit Europian vijojnë të mbështesin negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Këtë radhë në New York u takuan ministrat e jashtëm të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë e Kroacisë në cilësinë e katër vendeve ballkanike anëtare në Union.

Në takim kryediplomatët ranë dakord të vizitojnë Shqipërinë për të ndihmuar në procesin e bisedimeve.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.

Ne sapo përfunduam mbledhjen e katër shteteve të Ballkanit që janë anëtarë të Bashkimit Evropian. Ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin tonë para së gjithash për të stabilizuar rajonin tonë. Planifikojmë që deri në fund të vitit që të katërt të vizitojmë Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore për të parë se si mund t’i ndihmojmë ata në qasjen e tyre evropiane”, tha Kotzias.

Në New York në kuadër të punimeve të asamblesë së OKB pritet dhe një takim dypalësh mes Ministrit për Europën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati me homologun grek Nikos Kotzias.

o.j/dita

September 27, 2018 11:49
Komento

1 Koment

  1. Fidel Kastro September 27, 13:36

    Futja pordhes , gri sallat!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim