Katër ministra në zyrën e Adriatik Llallës, Tahiri e Manjani: Për t’i dhënë hov luftës ndaj korrupsionit

January 11, 2016 15:10

Katër ministra në zyrën e Adriatik Llallës, Tahiri e Manjani: Për t’i dhënë hov luftës ndaj korrupsionit

Katër ministra të shoqëruar edhe me disa drejtorë ishin sot në zyrën e kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ministri i Brendshëm, Tahiri, ai i Drejtësisë, Manjani, i Financave, Cani si dhe ministri i Mjedisit Koka u takuan me Prokurorin e Përgjithshëm për të diskutuar mbi rolin e forcimit të Policisë Gjyqësore. Pas mbarimit të takimit, Tahiri dhe Manjani thanë se diskutuar për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit ekonomiko-financiar.

“Në mënyrë që procedimet penale ndaj atyre që shkelin ligjin të jenë të shpejta në kohë dhe ata që shkelin ligjin të marrin dënimin e merituar. Takime të tjera do të pasojnë për rakordimin e çështjeve konkrete, veçanërisht korrupsionit dhe krimit ekonomiko-financiar. Fillimisht në linjë parimi biseduam për koordinimin më të mirë të agjencive në tërësi, kualifikimit të burimeve njerëzore për të çuar me sukses para dhe sa më shpejt procedimet penale”, sqaroi ministri Tahiri.

Deklaratat:

-Do pasohet me ndryshime në strukturë kjo gjë?

Tahiri:Ti shohim, këto janë të gjitha çështje tavoline. Do ketë përmirësime strukture, të burimeve njerëzore, por janë të gjitha në funksion të zhvillimit të hetimeve penale në kohë dhe me rezultate konkrete për të çuar para ligjit dhe për të ndëshkuar ata që shkelin ligjin.

-Si e konsideroni ju rolin e OPGJ në proçesin hetimor?

Tahiri: Nuk i kemi hyrë ende vlerësimit analitik të rezultateve për secilën strukturë, do ta bëjmë në vazhdim.

-Reforma në drejtësi, ku është realisht puna për draftin e reformës. A po e luani ju rolin e duhur si Ministri i Drejtësisë?

Manjani: Ministri i Drejtësisë është duke folur nga dera e Prokurorisë së Përgjithshme. Së dyti, ju kam thënë që nuk jam ekspert. Së treti Ministri i Drejtësisë nuk është palë në asnjë diskutim, është kontribues. Së fundmi, kur të ulemi tek reforma në drejtësi flasim për reformën në drejtësi.

-A keni një thirrje për opozitën?

Manjani: Zonjë unë nuk jam Ministër i opozitës, jam Ministër i qeverisë.

-Keni deklaruar se prokurori duhet të ketë një rol të fortë dhe të mos çalojnë hetimet.

Manjani: Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e mia për rolin e Prokurorit.

 

January 11, 2016 15:10
Komento

1 Koment

  1. METEH January 11, 15:55

    Llafe imzot llafe.Saliu nuk leviz nga istikami

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*