4 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, totali shkon në 42 të prekur
Nga Arkiva
Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.
Janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 42 raste:
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 26 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste
Prej tyre:
17 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto moment, informon Ministria e Shëndetësisë.
Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 persona të personelit shëndetësor, kontakt të të sëmurit të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv..
Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 7247 thirrje, prej tyre 4468 me kodin ‘korona’.
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u bëri edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi.
j.l./ dita
Respakte per kete zonjen zevendesministre dhe personelet mjekesore qe kane marre gjithe ngarkesen profesionale te Frontit kunder virusit kinez,
PER PARADA ESHTE MINISTRJA.
Kjo ZONJE mua me kujton ete rreshterin nga Dibra ne posten e Vidohoves,qe mbajti frontin me grekun 24 ore me nje mitroloz Maxim,derisa erdhen gjeneralet me grada,ministrat dhe batalionet rezerve..
Demo je nje koqe e semure. Nuk rri dot pa perfshire politiken cdo here.
Nuk me besohet qe ky eshte numri real paciente me korona virus deri ne keto momente .Kjo zv min nuk eshte e sinqerte ,mendoj .
Por nga ana tjeter ,po te jete ky numur real ne Shqiperi ,na gezon te gjitheve .Zoti i ruajte shqiptaret .
Jane njerezet e detektuar : edhe vetem mana e icebergut ! Pra kemi ma shume shume here ma shume , e kur f do imet sa shpejt kap et ky virus, duhet respektuar regullat e larje ve te duarve cdo ore e veteizolim ne qofte se keni shenja te voglia si zjarmi , pa probleme pulmonar! Tash jemi n’rpidemi dmth duhet sicili te konsiderohen sikur i prekur e duhet te mundohemi me mbrojte njerezet perreth: jo perqafime jo kontakt me duart, 2 m kur flasim me dikend e jo ma shume se 10 minuta karshi karshi: keshtu zvogelojme shpejtesine e e perhapjes se te gjithe kemi me kap e me u immunizuar , po qillimi eshte mos t’a kapim te gjithe ne te njeten kohe se ne qofte se bime n’ato 5% Qe e kalojne keq nuk do e perballojne spitalet tona.