Katër shqiptarë arrestohen në Itali, vodhën 25 kuti me kunguj

September 9, 2017 21:58

Katër shqiptarë arrestohen në Itali, vodhën 25 kuti me kunguj

Katër të rinj shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve italianë të enjten në mbrëmje.

Ata ishin në gjendje të vidhnin 25 kuti me kunguj të destinuar për tregtimin e tyre gjatë ditës.

Mediat lokale vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Acerra dhe rastet janë të përsëritur.

Fermerët për disa kohë, janë detyruar të ruajnë produktet e tyre për të shmangur grabitjet, shpesh pa sukses.

Hajdutët pasi vjedhin produktet bujqësore i tregojnë ato me një çmim shumë të ulët, sigurisht duke korrur vetëm fitimet.

Hetuesit po punojnë për të zbuluar nëse grupi është përfshirë edhe në vjedhje të tjera të këtij lloji, që u ka shkaktuar fermerëve qindra e mijëra euro dëme.

September 9, 2017 21:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*