Katër ulërimat e çështjes “Llalla”

February 17, 2018 10:54

Katër ulërimat e çështjes “Llalla”

Bedri Islami

Sikur korrupsioni të ishte shmangur në 70 për qind të rasteve, sot do të kishte në Shqipëri 230 mijë vende pune më shumë. Korrupsioni i ka kushtuar Shqipërisë buxhetin e shtatë viteve të marrë sëbashku. Nëse gjysma e konkluzioneve, vendimeve, sugjerimeve dhe delegimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit do të gjenin rrugëzgjidhjen e tyre në drejtësi, korrupsioni do të ishte ulur mbi 45 për qind. Këto janë disa nga konkluzionet e Institucioneve Europiane që monitorojnë Shqipërinë.

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pasi kërkoi të mos jetë më pjesë e sistemit tonë të drejtësisë, megjithëse për të desh u ndez parlamenti, jo rastësisht e jo papritur hyri në Listën e Zezë të Departamentit të Shtetit Amerikan, duke përmbysur njëkohësisht edhe alibinë e opozitës se e gjithë mëria amerikane ndaj tij ishte në fakt vetëm e Donald Lu-së.

Familjarisht, si nuk ka ndodhur kurrë, ai nuk do të mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ndoshta më pas edhe drejt Europës, duke qenë shembulli i parë i një figure të lartë zyrtare që merr pas vetes një dënim dhe shenjë të tillë.

Duke kërkuar të mos jetë nën shqyrtimin e Vettingut, ai bëri përpjekjen e tij për të dalë nga loja pa humbje të ndjeshme dhe për të gjetur kohën tjetër e riardhjes së tij, qoftë përmes politikës, qoftë përmes një gjetjeje tjetër. Shanset e tij ranë marramendshëm shpejt. Ai do të mbetet edhe më tej i dëbuari i parë, që mund të marrë me vete edhe të tjerë, si ai guri që fillon e rrokulliset.

Por, jo gjithçka është vetëm tek një emër. Qoftë edhe prokurori i përgjithshëm i Shqipërisë. Është shumë më tepër se kaq. Pas saj janë katër ulërima të sistemit tonë dhe të gjendjes së tashme, që ose duhen zgjidhur, ose do të ketë gllabërim të të gjithë pushteteve.

Ulërima e parë: Rasti Llalla tregoi se drejtësia jonë është e prishur nga maja dhe se, denoncimi i Departamentit të Shtetit ndaj prokurorit të përgjithshëm nuk është asgjë më pak se sa denoncimi i të gjithë këtij sistemi.

Në sistemin e drejtësisë ka depërtuar njëkohësisht mafia politike dhe oligarkia e drejtësisë. Llalla ishte emërimi i drejtpërdrejtë i Sali Berishës, pasi me forcën e kartonit dhe manipulimin e ligjit, dëboi Ina Ramën, që po ashtu, e kishte vendosur vetë dhe që i doli jashtë kontrollit. Politika, duke ndërtuar kupolën e saj mafioze, shumë shpejt ndërtoi një oligarki të sistemit të drejtësisë, që mori nën mbrojtje krimin politik dhe financiar, duke përfituar edhe vetë njëkohësisht. Oligarkë të kësaj kupole janë sot në Këshillin e Lartë aktual të Drejtësisë dhe rezistenca ndaj ligjit fillon që aty. Sqetullat e kësaj oligarkie janë ende të pranishme. Mjafton vetëm mbledhja e fundit e këtij Këshilli për të patur një vizion më të qartë se ku kanë përfunduar tentakulat e oktopodit mafioz të drejtësisë.

Fakti që njëri nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i shmanget vetingut, që prokurori i përgjithshëm i deri pak javëve kërkon të mos jetë pjesë e shqyrtimit të dosjes së tij, që oligarkë të llojit gjingjonër nuk japin llogari për milionat dhe gjyqësia i ruan ato, për të ruajtur veten, janë më se të mjaftueshëm për të dëshmuar se ku është sot ky sistem. Për të zënë vend në sistemin e drejtësisë, deri para pak muajve, pagesa ishte rritur deri në 200 mijë euro, në rastin më fatlum dhe shumë më tepër në një rast të zakonshëm. Të gjitha çështjet më të bujshme janë mbyllur nga ky sistem i prapshtë, që deri tani nuk ka pasur asnjë lloj frike nga ndëshkimi.

Ulërima e dytë: Në rastin e largimit apo mos largimit të zotit Llalla nga pushteti i tij prokurorial opozita iu përvesh pushtetit me të gjithë forcat e saj. Më mirë se vetë ajo askush nuk e ka ditur thellësinë e zhytjes së drejtësisë, në këtë rast të kryeprokurorit në batakun e korrupsionit, qoftë pasiv, qoftë aktiv. E kanë ditur, sepse e kanë vënë vetë aty dhe se, në një përqindje dërmuese sistemi i drejtësisë është përcaktuar prej tyre.

Do të thotë se opozita është e gatshme të mbrojë çdo të keqe që është në themel të shtetit të së drejtës, vetëm që ajo të vegjetojë edhe më tej, duke pritur ditën e ardhjes në pushtet.

Opozita sot, jam i bindur, se e ka harruar Adriatik Llallën dhe një ditë do të jetë e gatshme ta shesë atë. Ai ishte një gur i vendosur aty, në atë post, për të bërë një pjesë të detyrës që i ishte deleguar dhe pikë.

Kur u synua heqja e tij opozita sulmoi me gjithçka kishte në duar. Ajo u përpoq të bënte një puç kushtetues dhe dhunim të strukturave të shtetit, duke synuar përmbysjen. Më tepër se frikë nga institucionet shqiptare opozita ndjeu frikën e strukturave jashtë shtetit shqiptar. Është ndër ato rastet e veçanta që, ndërsa gjithë muajin kërcënon me përmbysje dhe tërheqje zvarrë, në ditën e fundit, me dashuri dhe qetësi bën thirrje për të shkuar rehat – rehat në punën e tyre.

Opozita, duke e ditur shembullin e saj, që, kur ishte në pushtet, synonte të dërgonte drejt gjyqit opozitën, tani mendon se është koha e saj të përgjigjet. Zullumet e viteve të fundit, por jo vetëm të fundit, janë të shumta. Që nga familja ish kryeministrore e deri tek ish policë që kanë në zotërim restorante e resurse luksoze. Disa prej tyre u bënë edhe deputetë.

Edhe më tej opozita do të synojë t’i heqë gurin e parë sistemit të drejtësisë. Loja ka filluar me kërkesën për largimin e zonjës Arta Marku. Figura e saj po bëhet makthi i opozitës, dhe, jam i bindur, se nuk do të jetë e largët dita kur do të bëhet edhe makthi i një pjese të shumicës qeverisëse.

Me zonjën Marku do të ndodhë si në atë shprehjen e njohur të Edi Ramës, “prisni, se nuk keni parë gjë akoma”.

Tani për tani ajo është ndër njerëzit më të besuar të shteteve partnere në luftën kundër krimit e korrupsionit. Të heqësh sot atë, përmes kërcënimeve apo lojërave me ligjet, është njëlloj sikur të kërkosh dëbimin e strukturave që e mbështesin.

Ulërima e tretë: Po bëhen gati pesë vite që qeveris një pjesë e së majtës, socialistët me simbolin e tyre të rilindjes. Në pesë vite është bërë pak ose aspak për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe krijimin e domosdoshëm të klimës së ndëshkimit, qoftë të së djeshmes, qoftë të tashëm.

Fjetja kaq e gjatë e saj nuk mund të jetë vetëm si shkak i zgjatjes së reformës në drejtësi. Mazhoranca e vitit 2013 erdhi në pushtet përmes sloganit të ndëshkimit të krimit. Katër vitet e para, edhe me atë strukturë të çoroditur të drejtësisë që ishte, dosjet e fjetura në departamente, mund të zgjoheshin dhe, në mos përmes drejtësisë, duhej të bëheshin publike.

Në katër vite asnjëra nga dosjet e mafias politike dhe oligarkisë së drejtësisë nuk morën rrugën e tyre. Ndoshta edhe nga vazhdimi i lojës së vjetër politike, sipas së cilws: kur jam në opozitë do të denoncoj, por kur të jem në pushtet do të bëj një amnisti të heshtur.

Në fakt, alternimi i pushtetit nuk ka sjellë asnjëherë ndëshkimin e krimit, qoftë politik, njerëzor apo financiar.

Çështje të mëdha, të nxehta deri në përvëlim, kanë fjetur deri tani. Nëse kanë filluar të zgjohen, më shumë se sa meritë e atyre që qeverisin, janë nga ndryshimi i tanishëm në kupolën drejtuese të prokurorisë së shtetit. Numërimi i çështjeve të tilla të merr shumë kohë, kaq të shumta janë.

Droja është se mos, tani për tani, politika po e lë zonjën Marku të sjell në vëmendje gjërat e nxehta, duke i dhënë, mund të themi një lodër argëtimi, e më pas, t’ia heqë nga dora, duke e zbuar edhe atë vetë.

Nëse shumica qeverisëse ende do të shkojë me mendimin e përkohshmërisë dhe faljes së ndërsjelltë, në ditën e pendimit të saj, do të jetë tepër e vonuar.

Ulërima e katërt: Koha e humbur është drejt katastrofës. Gremina ku ka rënë sistemi i drejtësisë tani është aq e thellë, sa që nuk i duhet fundi. Të dhënat e para të Vetingut do të tregojnë se sa pak vetë e meritojnë të jenë në atë sistem.

Tani është koha e fundit.

Duhet nisur fort, pa kohë të humbur dhe pa droje se mund të ndodhë një përmbysje në reformën në drejtësi.

Nëse do të më lejohej do i sugjeroja zonjës Marku një fillesë, e cila prek majën e piramidës, por që do të trondisë jo pak nga themelet e ngrehinës së shtetit, të djeshëm e të sotëm.

Nisjani nga vilat e qeveritarëve. Si janë ndërtuar, kush i ka ndërtuar, sa kanë kushtuar tullat apo betoni, sa është paguar, me çfarë çmimi, si është bërë akomodimi i tyre, me cilin financim janë bërë, si ka qenë raporti i të ardhurave në vite dhe sa ka qenë e mundur ndërtimi i tyre me pagat që kanë marrë si deputetë, shefa partish, artistë apo sekserë. Pastaj me vilat dhe apartamentet e të afërmve të tyre, në të njëjtën rrugë.

E vetme nuk do mund ta bëni dot dhe e di se bashkë me ju, duhet transformuar edhe sistemi ynë i financave, por fillojeni një herë.

Do ju sugjeroja tri vila: të Edi Ramës, aty ku është ndërtuar, të Ilir Metës në Lalëz dhe të Sali Berishës në shumësinë e tyre.

Pastaj, njerëzit do ju mbështesin edhe më shumë..

 

 

February 17, 2018 10:54
Komento

35 Komente

  1. korçari February 17, 11:22

    Falemnderit USA dhe Europes te cilet me se fundmi e kuptuan se popullin shqiptar e kish bllokuar kuçedra me shtate koke (koka me e madhe eshte ajo e Salehut&I biriMeta&kryemadhi,Basha,Llalla,BodeI,Imami,Pollo e bishta te tjere)Vetingu do t’i sjelle Shqiperise DIELLIN e munguar prej 28 viteshPERPARA VETNGU.TIK-TAK

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA February 17, 11:32

    Po Edi Rama pse, o Bedro?…
    Edhe per nje shtepi ku Kryemistri dhe familja e tij te fuse koken, u dashka pare si korrupsion?!…Po nje shtepi e ndertoj dhe e kam ndertuar edhe une dhe cdo emigrant e jo me Kryeministri vendit…Ne se ka vila te tjera, atehere Puna ndryshon, sic kane keta dy sheiket Ilir&Sali…
    Nuk eshte nje lloj si te shohesh vilat dhe apartamentet e sheikve shqiptare Ilir Meta dhe Sali Berisha!…
    Ja shikoi keto vidio dhe do ta kuptosh:
    Ilir Sheiku:

    https://www.youtube.com/watch?v=NFpsSdr-rH4

    Reply to this comment
    • intelektuali February 17, 14:27

      Ja o Neti-Spiuni i Sigurimit te Enverit, ja perse enveristi Bedri Islami qe ka nuhatur te VERTETEN me shpejt se ty, e ka futur ne thes edhe Edi Ramen:

      http://www.panorama.com.al/raporti-sekret-i-osbe-ja-lidhjet-kriminale-te-rames-metes-dhe-berishes/

      Lexoje me vemendje o Neti-Spiuni qe te mos dukesh ne kete forum te nderuar te gazetes DITA si nje BOLE 100 vjecare e Partise se Punes.

      Reply to this comment
      • N.V. February 17, 17:33

        Ore Zagar intelektual Haleja,
        Ciln quan Spiun more Mut bir Muti!…I pandeh te gjithe si vetja jote!…
        Ne ate gazete qe kam punuar une, me ate kualitet gazetari, ka qene e ndaluar rreptesisht te ishe bashkpuntor i Sigurimit!…
        Ka patur nje platforme te caktuar per kete pune!
        Po keshtu edhe per vitet kur kam punuar Pedagog!…
        Spiunet ose informatoret rekrutoheshin nga Soji yt or Bajge !….
        Ja, te hapesh dosjet dhe te shikosh Spiunet e Vertete!
        Por ti je nje Qelbanik qe Shpifjen dhe thashethemet i ke Profesion!
        Prandaj te kam shkruar tek komentet per Nolin…,
        qe ti futesh nje Gozhde te madhe Kaptines, mbase te vjen Mendja ne vend…Ose , po nuk te mjaftoi ne Kaptine, fute me mire ne fund te Kurrizit!…
        E kuptoj qe ti do shume Gozhde se nuk mbyllet Bucja jote e qelbur e nje Genjeshtari Paranojak!…
        E lexova edhe kete shkrimin e Panoremes, per ato qe raportonte OSBE-ja…
        Po ti di te lexosh, por nuk i pertyp dot ato qe lexon….
        E para,
        raporti fliste jo per te dhena zyrtare!
        E dyta,
        ato ishin informacione te shtypit te mbledhura nga Portalet e Xen Sypeshkaqenit dhe Media e Sali Katrahures, 55-sa e Fari Kerpushes, atij Pianecit Rakipit qe merret me breket e Shukriut, shpifjet e Filoserbit Spiun si tyja, Lubonjes dhe Fevzi Kusheririt tend me gjak te zi prej damareve te Esat Toptanit!…
        Te lexosh shpifjet e shtypit shqiptar sidomos e gazetave qe perhapin shpifjet e Saliut dhe Luften e tij te pist politike…ja keto ka parasysh raporti qe e thote shprehimisht se nuk jane te dhena zyrtare!
        Por ti Kameleon i felliqur, i ben me qellim keto shpifje, por edhe se je i rrjedhur komplet!…
        Vetem ki parasysh nje gje.Ne Shqiperi tani monitorohet gjithcka dhe ty dhe langaraqve si ty tashme ju njohin dhembe e dhemballe, sa dhembe te kane rene, sa ke me plumce dhe sa te qelbur!…
        Ah Maskara a maskara!
        Ke qene shume aktiv keto vite kur ne xhunglen shqiptare vesrshoi i gjithe llumi i Tradhetise dhe i Spiunazhit!…
        Sa here te shkruash thashetheme dhe te besh provokime une gati i kam Gozhdet per ty Langaraq !
        Nuk e numeroj dot numrin e komentuesve qe te demaskojne pa meshire , por ti je nje Monster e Vertete,
        sepse je GJAKU I Z I I ESAT TOPTANIT…!

        Reply to this comment
        • intelektuali February 17, 18:18

          Mire mos merr si pushka e jevgut, ja po e kthej timonin dhe po deklaroj se nuk ke qene Spiun i Enverit, mos qaj si kalama tekanjoz, kujt i plas sot per kete teme qe ka 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit qe po mban peng integrimin e Shqypnise ne Boten Demokratike?

          sepse:

          Kjo nuk eshte tema e debatit qe eshte hapur ne gazeten DITA nga shkrimi i njeanshem i Bedri Islamit per 4 ulerimat e tij kunder Adriatik Lalles qe i sherbeu me shume Edi Rames dhe Like Floririt sesa Sali Berishes gjate mandatit te tij nderkohe te anatemuar edhe nga DASH si kurre me pare ne historine e maredhineve dypaleshe,

          por:

          Mua me thene te drejten me vjen mire qe enveriste fanatike si Bedri Islami, por edhe shume te tjere kane filluar te shkoqiten, te shkrythen nga ngurtesia ne gjykimin e situatave dhe kane filluar te kuptojne me ne fund te VERTETEN per Rilindjen Enveriste te Edi Rames qe nga njera ane kerkon te antarsohet ne BE dhe nga ana tjeter dekoron kriminelet dhe xhelatet e Enverit me medalje trimerie, u shton pensionet ketyre xhelateve qe mbushen lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne Shqypni me argumenta Veterani dhe mbron me stoicizem bolshevik Piramiden Famekeqe te Enverit ne mes te Tiranes.

          PO PSE ME ENVERIN NE DORE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

          Reply to this comment
          • Kaçi i zi February 17, 19:22

            Gjaku i Esat Pashes qenka ky biçim intelektuali!?? Ptttt race muti

          • Fuck Mark uk, Crusader, Coeur & LOVE + intelektual February 17, 20:10

            I c’nderuar INTELEKTRUTHARE! Jevgjit dhe rrac gjakprishur i Esat Pashe Toptanit dhe kerpushe mutngrense e Sali Pashe Vicidolit, nuk n’a thua: Si merr flake pushka e jevgut, o jevgjit 24 karatesh?
            PS: Mos harro. FU2

    • Po,Po February 17, 20:02

      Zoti Vjosa , verifikimi i shpenzimeve te bera per vilat ne fjale , duhet bere me pa tjeter , duke filluar nga vete Edi Rama , jo vetem per transparence , por te shohe populli tek Edi Rama njeriun e pa perlyer dhe kurajoz . Ne kete menyre do te rritet besimi tek Ai , ne syte e popullit dhe me pas të vijoje me gjithe te tjeret !

      Reply to this comment
  3. sopiqoti February 17, 11:36

    jete se zonja Marku e fillon zberthimin e se keqes qe na ka pllakosur ne drejtesi me Edi Ramen/ Ilir Meten dhe Sali Berishes do te bej hapin vegan te vendosjes se drejtesise te munguar,te dhenies te grushtit “nokaut” per oligarket,mashtruesit dhe hajdutet qe kane mbire e lulezojne ne shkallen e larte te politikes dhe te qeverisjes.
    E dime shume mire se cfar pasuri e katandi kane patur te tre te permendur me siper dhe si ku kane jetuar.Dhe SOT pasuria e tyre e tundeshme dhe e patundeshme nuk llogaritet dhe pale ,derdhin lote krokodili se “populli vuan per buken e gojes”.

    Reply to this comment
  4. sopiqoti February 17, 11:38

    Po te jete se zonja Marku e fillon zberthimin e se keqes qe na ka pllakosur ne drejtesi me Edi Ramen/ Ilir Meten dhe Sali Berishes do te bej hapin vegan te vendosjes se drejtesise te munguar,te dhenies te grushtit “nokaut” per oligarket,mashtruesit dhe hajdutet qe kane mbire e lulezojne ne shkallen e larte te politikes dhe te qeverisjes.
    E dime shume mire se cfar pasuri e katandi kane patur te tre te permendur me siper dhe si ku kane jetuar.Dhe SOT pasuria e tyre e tundeshme dhe e patundeshme nuk llogaritet dhe pale ,derdhin lote krokodili se “populli vuan per buken e gojes”.

    Reply to this comment
  5. N.V. February 17, 11:42

    Per mua jane shume me objektive keto Vidio te Pamflet AL, qe e thone te Verteten hapur:

    https://www.youtube.com/watch?v=96ZVRe4aZy4

    Reply to this comment
  6. intelektuali February 17, 11:46

    ULERIMA E PESTE:

    Tik Lalla nuk e hapi gojen fare per kanabizimin e vendit nga Sajme Qorri dhe Habilajt e tij dhe nuk i doli ne mbrojtje Komisarit te Policise se Shtetit, Dritan Zagani kur tregoi me gisht si Kapobande te Droges po Sajme Qorrin, Ministrin per shpirt te BOSIT Edi Rama, qe nuk vonoi edhe ky dora vete ta shpallte Komisarin e Policise si ARMIK te popullit njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit. Pyet pastaj pse Mafia i vret Komisaret e Policise si zogj pule.

    prandaj:

    O enveristi Bedri Spahiu mos e trego vetem gjysmen e te VERTETES se behesh i pabesueshem ne gazeten DITA me dacibaot e gjata qe shkruan, te cilat flasin shume pak:

    PSE KOKEKUQJA VLLAHUTIN DHE AMBASADORI LU HESHTEN KUR RILINDJA ENVERISTE E EDVINIT E MBULOI VATANIN ME KANABIS DHE DROGE?

    sepse:

    Korrupsionin ne vendin tone pa fat nuk e krijoi Kryeprokurori i mefshet, pa shkolle, i paafte dhe i frikesuar nga hija e tij, Adriatik Llalla, por Mafia e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen per ta mbajtur Shqypnine si nje CIFLIG personal, si nje LOPE per te mjelur LEKA cdo dite te Zotit.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA February 17, 12:26

      E nxore prape koken ti Hale Intelektual Trapi?!…
      Ka mbaruar Tagjia e antikomunizmit!
      Je maskuar si antikomunist o Krimb Qorr!…
      Je demaskuar keq se kush je ti Gjaku i Zi i Esat Toptanit!…
      Ah Maskara burre a maskara!…
      E pandehe Shqiperine Xhungel dhe ne Masken e antikomunizmit mendove se u be Deti Kos!…
      Tani te ka dale boja dhe Kallaji!…
      Kush te futi tek ajo dhoma e ngrohte qe te perketheje Veprat e Enverit?…, Sillua APO ai Ishoficeri i larte i Sigurimit qe ke takuar ne Kanada?!…Apo eshte tjeter kush!?…Hiqesh si i persekutuar kur te persekutuarit e vertete te ndergjegjes nxirrnin krom e baker galerive te Spacit, ndersa ti spiunoje dhe perketheje Veprat e atij Zullummadhit!…
      Ti kam shkruar shume gjera tek shkrimi per Nolin, tek rubrika “Historia”…, kush te kete kuriozitet ta lexoje dhe do zbuloje kush eshte ky Nastraqdin Hale Intelektuali dhe pi…Semes, se ka nja 100 Nickname dhe nen Masken e antikomunizmit nuk ka lene gazete dhe medje pa komentuar!
      Une u bej thirrje sherbimeve te intelegjences shqiptare te vene nen Lupe… kush eshte ky Dopjo Spiun, nje sternip i Esat Tradhetise, me te cilin e lidh Gjaku i zi Tradhetise, Spiunimit dhe antishqiptarit te eger…Eshte nje Genjeshtar dhe Shpifes i nje specie te vecante, nje Mashtrus dhe Shpifes paranojak dhe antikomunizmin e ka vetem si Maske!…
      Ka ardhur koha qe Shqiperia te dalloje qarte gjithe Llumin qe eshte bere si lesh Arapi dhe vegjeton ne Shqiperi…!
      Nuk te ndahem une ty Krimb Qorr, deri sa te marresh ate qe meriton dhe te kthesh mbrapsh Parat qe u ke marre taksapaguesve shqiptare, kur i maskuar si i burgosur, me lojrat e Sigurimit ke perkthyer ate qe shan me shume,
      per te maskuar Lekuren e Kameleonit ne cdo Koment!…

      Reply to this comment
      • intelektuali February 17, 13:02

        Tema e gazetes DITA nuk eshte biografia e intelektualit, as e nastradinit qe spiunat dhe xhelatet e Enverit e dine permendesh dhe nuk ka asgje te re per te mesuar,

        por:

        A KA TE DREJTE ENVERISTI BEDRI ISLAMI QE TE ULERIJE KATER HERE PER “PESHKUN E MADH”, ADRIATIK LALLA QE KA NGECUR NE RRJETAT E AMBASADORIT LU, APO DUHET TE ULERIJE EDHE PER TE PESTEN HERE KUR KRYEPROKURORI LALLA LA SAJME QORRIN DHE HABILAJT E TIJ TE MBULOJNE ME DROGE GJITHE SHQYPNINE?

        Kjo eshte tema e debatit inteligjent ne gazeten DITA, po te kesh dicka intelektuale per te thene shtrydhe trunin e fishkur te fanatikut dhe fillo te shkruash,

        sepse:

        Bedri Islami thote ne dacibaon e tij qe koka e korrupsionit ne Shqypni qe ka mbyllur 300 mije vende pune eshte per cudi Adriatik Lalla qe eshte shpallur edhe ARMIK i popullit si ne Kohen tuaj te Qepes te Partise se Punes.

        Me kete cilesim enverist nuk jam dakord se me te vertete me kujton mua, intelektualin Kohen e Qepes te Enverit, kur kriminelet dhe xhelatet e Partise si puna jote me shpallen ARMIK te rrezikshem te popullit kur isha vetem 9 vjec.

        Reply to this comment
  7. N.V. February 17, 11:48

    Ja dhe Vidioja tjeter qe akuzon direkt…:

    https://www.youtube.com/watch?v=TG3JNFGjCMw

    Reply to this comment
  8. Duka February 17, 15:41

    S’ka njeri me mentë në kokë,
    përjashto ndonjë gomar,
    të thotë se Edi me Salën,
    janë njëlloj e barabar!

    Reply to this comment
    • intelektuali February 17, 16:10

      UNE PER VETE DUA TE THEM O DUKE GOMARI
      SE EDVINI E SALIU JANE NJE SOJ TAHMAQARI
      SHIKO TEK “ARMO” SI TE DY KANE VJEDHUR
      LIGJI S’I KA KAP BYTHEN KANE PERDREDHUR
      PRANDAJ S’KA NJERI ME PAK TRU NE BOTE
      TE NDAJE SALIUN NGA EDVINI SI MIQ PER KOKE

      Reply to this comment
      • N. February 17, 18:20

        E njejta taktike hileqare e ketij Krimbit Qorr dhe e Krimbave te tjere te Saliut:
        Te barazojne Edin me Saliun!
        Se ndryshe nuk kane si e mbrojne Saliun e diskretituar!…
        Mire thote Duk Poeti:

        S’ka Njeri me mend ne Koke,
        Perjashto ndonje Gomar,
        Te thote Edvini me Salen,
        Jane njelloj e barabar !…
        +++
        Mbase s’jam tamam i sakte
        Ne ato qe poshte do them,
        Saliu eshte nje Hardhuce
        Dhe Edvini nje Zgalem…!

        ***
        Saliu me kohe ka marre
        Diplomen e nje te Marri,
        Dhe me Ramen jane te njejte
        Sa c’jane Akulli dhe Zjarri…!
        ….
        More vesh, o Intelektual Pisqolla!?…

        Reply to this comment
        • intelektuali February 17, 19:30

          Intelektual Pisqolla?

          C’do te thote kjo more?

          sepse:

          Me ke quajtur Spiun te Esad Pashes dhe te Sigurimit ne Burgun e Enverit njekohesisht dhe kjo akuze eshte tejet e ekzagjeruar e e tejstergjatur ne segmentin kohor qe te duket si e vertete,

          prandaj:

          Kur erdhen sigurimsat e Enverit ne qeli per here te pare dhe me thane me nje ze te sigurt dhe te rrepte si ky i yti ne gazeten DITA:

          TI JE SPIUN I AMERIKANIT DHE I ANGLEZIT!

          Po mire jam, po deshet ju jam edhe spiun i Esad Pashes edhe i Ahmet Zogut edhe i Duces edhe i Hitlerit, por po deshet akoma kam qene spiun edhe i Ballaban Pashes, nese kjo mjafton cfare duhet te bej une akoma?

          Nje civil qe rinte ne hije qeshi dhe me tha:

          UNE QUHEM FECOR SHEHU DHE KAM ARDHUR ME NJE PROPOZIM

          E kisha degjuar si emer si nje njeri i besimit te Mehmetit, por nuk e njihja fare dhe i thashe:

          BEJ CFARE TE DUASH TI VETEM ME SHPETO NGA GALERIA.

          Me tha:

          FILLO TE PERKTHESH ATO QE DO TE SJELL UNE DHE E MBEYLLIM KETE MUHABET.

          Qe te dalim ne teme:

          A e mbyllim kete muhabet se une ja u terrhoqa dhe nuk te quaj me si spiun te Sigurimit, ashtu sic veproi para shume vitesh Fecor Shehu me mua kur e mbylli muhabetin me nje te levizur te dores per gardianin e burgut, qe fati rastisi ta shikoj duke kerkuar azil politik ne Kanada.

          Reply to this comment
          • N.VJOSA February 18, 09:34

            Bravo Nastradin intelektuali,
            Ja keshtu ka lezet, kur e ripohon vet se si je rekrutuar tek Sigurimi Shtetit!…
            Por me qe e nise rrefimin, bitise…
            Fecor Shehu atehere ish Minister, zv.Minister APO Drejtor i Sigurimit?…Edhe ai qe ti i thuaj “Gardiani” ma merr mendje se ka qene Drejtori burgut, se helbete Ministrin APO Drejtorin e Pergjithshem, nuk e shoqeronte cdo gardian…!
            Kur Fecorri te tha qe per ty Nastradin ” kam ardhur me nje propozim”…, po ti si i the?…
            Vetem kaq:
            – BEJ CFARE TE DUASH TI, VETEM ME SHPETO NGA GALERIA!?…
            Dmth, bej cfare te duash ti, si ta kuptojme?!…dmth ti ishe gati ti lepije edhe Menderen, vetem te shpetoje nga Galerija…?!
            Ne fund Fecorri te tha:
            -Fillo te perkthesh ato qe do te sjell une dhe e mbyllim kete muhabet…
            P E R F E K T…!
            Rekrutim spektakolar!…
            Thone se Fecorri, kur ish ne Shkoder, i doli perpara nje Gop i mire… Dhe ja prishi mendjen, se Fecorrit, para Gopit i shkonin jarget nga Goja….
            Apo, Gopi thuaj, i prishte mendjen edhe Anshtajnit dhe jo me Fecorrit!…
            Thone gjithashtu se ai Gopi Fecorrit punonte per UDB-ne, dhe kthetrat i kish te gjata…Po nejse ta leme ketu kete Histori, se e dine se si ka rrjedhur ajo…
            Qe ti Nastradin Toptani do terhiqeshe , une e dija kete, se,
            E Verteta eshte aq e fuqishme dhe ajo qendron e patundur, sic qendron Dajti para Tiranes!…
            Bravo Nastadin Intelektual Toptani, ketu ne kete koment ke folur te Verteten!…

          • intelektuali February 18, 10:26

            Cinizmat e Spiuneve te Enverit nuk kane kufi dhe nuk ka force morale ne Bote qe t’i fshije nga historia,

            por:

            A I BERE TE FALA PRANDVERA HOXHES, MIKES TENDE, QE KUR SULO GRADECI VRAU MEHMET SHEHUN ME NJE PLUMB PAS KOKE E DHA E PARA SIHARIQIN: “VDIQ QENI!

            dhe:

            Na trego ku eshte fshehur shoku yt i klases, krimineli i Saliut, Ilir Kumbaro qe vrau me tortura Remzi Hoxhen se keshtu Zoti do te fale per te keqiat qe ke kryer ne jete.

            Atehere mund ta rihapim muhabetin per Fecor Shehun dhe propozimin e tij kur urdheroi gardianin Demi dhe hetuesin Barjaktari per te me krijuar kushte krijmtarie ne burg qe ti kerkon te tallesh dhe te perqeshesh me nje cinizem tipik te Sigurimsit te Enverit.

            DHE UNE KUJTOVA ME NAIVITET SE NUK ISHTE SPIUN I SIGURIMIT.

            Zoti te falte mekatet qe ke kryer!

          • N.V. February 18, 10:54

            Prape me shpifje t ti Hale Intelektual!?…
            E kuptoj coroditjen tende.Te kam shkruar nje here qe Pranveren dhe te Emen, nuk i kam takuar kurre ne jeten time, se nuk me ka lidhur Puna me to.Por dhe po ti kisha mike, nuk do ish mekat…!
            Ndersa per Kumbaron kam degjuar vetem nga Mediet shqiptare, por nuk mund te mendoja kurre qe nje Shpifes Ordiner monstruoz dhe Paranojak te kete guximin te te shpif ne ne kete fare derexheje!…
            Hajde Plehre dhe Krimb Qorr,
            ty te kane ikur Bletet dhe te ka mbetur Kosherja…!

  9. Amerikani February 17, 19:33

    E mban mend Dhadha kur nxori zedhenesen ne koference shtypi dhe i permendi Ambasadorit Lu, Sorrosin!?
    Mjeranet menduan se me ardhjen e Trump, iken dhe ambasadori Lu.
    Politika driteshkurter e mjeraneve qe mendojne se politika amerikane eshte rrumpalla me shume koka e politikes se jashme shqiptare
    Mjerani Dhadha njeriu i Saliut dhe Metes ra pre e driteshkurtesise se politikes, u be pjese e luftes politike te opozites kunder ambasadorit te SHBA. Demaskimin dhe pozicionimin haptas e beri kur permendi Sorros ne koferencen per shtyp te zedheneses se prokurorit te pergjithshem ne ate kohe.

    Reply to this comment
    • intelektuali February 17, 20:28

      O amerikan THUTHUQI po shkruhet dhe lexohet LLALLA dhe jo DHADHA more mavri analfabete, ne shkollen time ne Kohen e Qepes te vinin 2 me xhufke per keto gabime o THUTHUQ amerikoni prej Bathore.

      Reply to this comment
  10. kRIST February 17, 20:54

    Per Bedri Islamin dhe gazeten Dita;Llalla ka shume te meta,as me intereson fare puna e tij,por qe gazeta Dita,te lejoje komente te tilla,sic jane disa extra idiote (nuk po flas per ato qe mund te jene politike),bile edhe te mos i veje ne dukje Bedriut,gabime dhe tjetersime qe ben me disa fakte,kete nuk e kuptoj.Bedriu dhe ndofta edhe shume shoke te tije,te mos ndryshojne faktet:Parlamenti,as nuk e vuri ujet ne zjarr,per Llallen.Llaka perfundoi mandatin dhe priste zevendesuesin.Parlamenti,u ndez ne flake-simbas Bedriut,-per faktin se prokurorja e re (as kjo nuk me intereson )pa kaluar vetingun,simbas ligjit dhe kushtetutes (kete ta mesoje mire Bedriu),dhe me 69 vota vetem te PS,perseri kunder ligjit.,beri betimin.Llafet e tjera jane jo vetem fukaradhek,por dhe idiotdhek.

    Reply to this comment
    • Kris 1 February 17, 22:35

      Ulerimat e Adriatikut jane pjese e teatrit te mafies politike.
      Tashti uleret Joni grek dhe kercen naplonin Joni shqiptar.Nuk kemi pare gje akoma

      Reply to this comment
    • intelektuali February 17, 22:48

      fukaradhek dhe idiotdhek?

      ORE PO NGA MESYNE TE GJITHE THUTHUQET NE GAZETEN DITA MORE DALLKAUKE?

      Po aman MORE dhudhuqe dhe thuthuqe po shkoni dhe gjeni nje gazete tjeter more te fandakepsur se na ngritet tensionin e gjakut dhe na hapet barkun me keto dhudh-lleqe prej thuthuqi.

      Reply to this comment
    • Alban Dega February 18, 00:17

      69 VOTA APO 74 !?

      kRIST ne cfare planeti jeton !?
      Prej ketu ne Nju Jork pashe me syte e mi egersine, cmendurine, panikun sidomos te Monika Kryemadhit dhe cupelinave te LSI-se kur jo vetem hodhen cizme por edhe iu versulen tavolinave te deputeteve te PS-se por edhe PDIU-se duke ua rrembyen kartonat e deputetit nga tavolinat .
      Edhe kryetarin te Komidionit te Ligjeve dhe provomuesit kryesor te zgjedhjet se Kryeprokurores se Perkohshme Ulusi Manjas iu vodh kartoni nga hajdutet me cizme te kryehajduteve me bllok ne dore e me ze e me figure !?
      Kur vjedhin nen kamera ne sallen e mbledhjeve solemne te Altarit te demokracise se Shqiperise, Kuvendit te Shqiperise llogarisni se cfare behet ne prapaskena dhe skutat e erreta te kesaj bande gangsteresh e Mafia te krejt jashte kontrollit !?
      Jo vetem u vodhen kartonat e votimit, por Mona Cizmja genjeu hapur edhe ambasadorin e SHBA Donald Lu duke mashtruar se dy deputete hajdute te LSI-se ishin dhunuar nga deputetet e mazhorances qe vetem mbrojten voten e tyre, qe ate dite nuk u hodh sepse u ishin vjedhur kartonat e votimit !
      Pra vetem de jure ishin 69 por de fakto ishin te pakten 74 vota !

      Reply to this comment
      • Kris 1 February 18, 11:49

        E pashe dhe mendova se eshte terbuar Osumi.Me pelqimin tone dhe me voten plebishitare te rilindjes u be zonje e pare .Por sa rregullohet gunga e gungacit aq mund te hiqen zakonet e ciftit te ngjalave.Shiko me kujdes Alban se brenda cizmes mund te jete fshehur ndonje ngjale per Ramen.Tepsia ka ne oje per ngjala

        Reply to this comment
    • Alban Dega February 18, 00:41

      69 VOTA APO 74 !?

      kRIST ne cfare planeti jeton !?
      Prej ketu ne Nju Jork pashe me syte e mi egersine, cmendurine, panikun sidomos te Monika Kryemadhit dhe cupelinave te LSI-se kur jo vetem hodhen cizme por edhe iu versulen tavolinave te deputeteve te PS-se por edhe PDIU-se duke ua rrembyen kartonat e deputetit nga tavolinat .
      Edhe kryetarin te Komidionit te Ligjeve dhe provomuesit kryesor te zgjedhjet se Kryeprokurores se Perkohshme Ulissi Manjas iu vodh kartoni nga hajdutet me cizme te krye hajduteve me bllok ne dore e me ze e me figure !?
      Kur vjedhin nen kamera ne sallen e mbledhjeve solemne te Altarit te demokracise se Shqiperise, Kuvendit te Shqiperise llogarisni se cfare behet ne prapaskena dhe skutatve erreta te kesaj bande gangsteresh e Mafia te krejt jashte kontrollit !?
      Jo vetem u vodhen kartonat e votim it por Mona Cizmja genjeu hapur edhe ambasadorin e SHBA Donald Lu duke mashtruese se dy deputete hajdute te LSI-se ishin dhunuar nga deputetet e mazhorances qe vetem mbrojten Boten e tyre qe ate dite nuk u hodh sepse u ishin vjedhur kartonat e votimit !
      Pra vetem de jure ishin 69 por de fakti ishin te pakten 74 vota !

      Reply to this comment
  11. MH February 17, 21:30

    O Bedri.Trashigimtari i Lulit te Vocerr!
    Ta dinte Migjeni se cfare trashigimtari hipokrit dhe imoral do trashegonte.Kurr nuk do e bante at krijimtari.Nese e bani,do i shkynte ato dy faqe.
    Si mo i hoqet deklarimet qe ti shtrova ne mbeshtetje te artikullit tend me shmbull konkret e me protagonist kryesor ty ore ty.Ish drejtorin e Kino Punetorit ne Shkoder.Ku pergaditeshe rraportet per eproren tende M.N. nga gjinia.
    Nga ky veprim nuk kuptoj pse shkruan.Per tu shitur i ditur apo budalla.
    Kater ulurimat e Llalles nuk jane asgja me te vetmen ulurim qe do ta perplasi surratit nese shihemi ndonjihere balle per balle.Tue te demaskuar me gishtin tregues se kush je e sa te vlene lekura per karater e hipokrizi.

    Reply to this comment
  12. MH February 17, 23:29

    Bravo Dita!
    Mbi mbrojtjen e kuadrit,te pa karater,dhe hipokrit!
    Keni marre ne mbrojtje Bedriun.Kjo nuk asht demokraci kur tjetri i permbahet te vertetes dhe ju e fshini.

    Reply to this comment
  13. info analitike February 18, 08:41

    Ja dhe pellitjet pas pilafi te Bedriut kishim mangut. Pellit o Bedri pellit, po ka nje shprehje taljoni per keta si puna jote”chi è causa del proprio male pianga se stesso”. Pellit o Bedri pellit se ke heshtur shume gjate mbi maskaralleqet e koalicionit te qelbesirave.

    Reply to this comment
  14. Gezimi February 18, 12:31

    Llalla u be i korruptuar brenda nje nate nga Donald Lu. Tani u vu ajo e perkohshmja Marku. Shpresojme qe me ne fund Shqiperia ta kete gjetur celesin e punesimit te 230 mije veteve nga qe ajo do denoje 70% ( a me shume) te korrupsionit…
    Drejtesia ketu eshte prej se paku 5 vitesh 100% me tutorin Donald Lu mbi koke. Ne se ka kete sistem korruptiv ne Shqiperi, kjo eshte pa dyshim fare merita totale e paternalizmit te Lu-se mbi drejtesi. Ky ka 5 vjet qe jep direktiva ne publik, ka 5 vjet qe flet per reforma, ka 5 vjet qe del perkrah Saimir Tahirit, Adriatik Llalles etj dhe pastaj vjen nje dite kur keta dalin te perfshire ne afera. Drejtesia ketu ka vetem nje njeri qe eshte pergjegjes per deshtimin e saj. Ky eshte Lu. Ka ardhur koha qe kjo mize Ce-Ce te shohe punen e tij brenda ambasades, ashtu si ambasadoret e tjere. Se paku, kjo do na bente te shikonim realisht pastaj kush e ben korrupsionin dhe kush e mbron ate. Me Donald Lu si tutor te sistemit te drejtesise korrupsioni dhe te korruptuarit vetem shtohen. Kush mendon se Lu sjell ketu shqetesimin amerikan per drejesine shqiptare, gabon. Lu sjell vetem nje shembull se si nje ambasador mund te drejtoje nje drejtesi te korruptuar dhe te hiqet njekohesisht dhe shpetimtari i saj.

    Reply to this comment
  15. KRIST February 19, 00:30

    Intelektual-a mos je mesues fshati,sepse intelektuali,karakterizohet nga:Mencuria kur flet,flet pak,e sakt-pra eshte konciz,e jo s ity qe vetem ne kete shkrim ,ke bere 9 komente,nje pjese e te cilave,me te gjata,se vete shkrimi.Intelektuali,eshte i edukuar,nuk fyen,e aq me keq,nuk i perserit fyerjet.Intelektuali,edhe nese gabon,kerkon falje,por ate gabim nuk e perserit me (ndersa ju,ne keto 9 komente disa here premtoni se nuk do i quani spiuna,dhe po kete fjale ja permendni disa here,me vone).Intelektuali eshte me kulture,gje qe tek ty nuk e shohim fare.Ty te flet goja,perpara mendjes-intelektit.Keta njerez populli i quan llafazane,dhe kur nuk kane argument,i quan edhe injorante.Ndersa ju zoti Alban Dega do benit mire t’i lexonit edhe komentet,p.sh te fundit e “Gezimi”sa per orjentim.Altari i demokracise quhet vertet nje parlamen,por tek ne (jo aty ku ti jeton),ky parlament,nga Altar,eshte kthyer,ne nje salle ku vetem demokraci nuk ka.Dhe mesoje mire Alban,se kur demokracia shkelet me kembe ,nga ato kartonat qe na i permend ti,cdo gje mund te ndodhe.Ligjet tona,nuk e di se sa i njeh,apo ndofta i ke ndegjuar nga Zeri i Amerikes,furnizuara me informacione,prej agjentit te saj ne Tirane,Armando Mero.Keto ligje jo vetem jane shkelur,por jane perdhosur,bashke me kushtetuten,pikerisht ne ate altarin tend te demokracise.Me qenese ti shikoke,vetem cfaqjet,ne parlamentin tone,po te shpjegoj ,ku dhe si jane perdhosur,ligjet dhe kushtetuta jone e demokrecise.Prokurori pergjithshem,zgjidhet nga KLD (Po nuk e di,pyet ndonji mik qe mund ta dije).Kjo KLD,qellimisht nuk eshte zgjedhur,megjithese kaloi me shume se nje vit,qe te vinin te rasti i zgjedhjes se tij,ne parlament.Por kushtetuta qarte thekson se ne parlament kryeprokurori,zgjidhet:Me konsensus-gje qe nuk ndodhi,dhe duhet 84 vota,gje qe nuk u siguruan.U votua me 69 vota-lexo deklaraten e kryetarit te parlamentit,mbas votimit.Por edhe sikur te beheshin 74-simbas teje-perseri nuk i afroheshin 84 qe domozdoshmerisht,i kerkon kushtetuta.Pra shkelja e ligjeve si dhe e kushtetutes,”gervishti”plagen e demokracise dhe per pasoje,prej plages natyrisht qe do rrjedhe gjak.Gjak nuk pati,por skenat qe ke pare ti,ishin pasojat se ne Altarin e demokracise,vetem demokraci nuk pati.Po te them thjesht mendimin tim:Reforma ne drejtesi,(bile jo vetem ne drejtesi),eshte e domozdoshme.Por qe reformat te japin rezultain e desheruar te pritshem,duhet te plotesojne te gjitha kushtet ligjore demokratike.Qe te plotesohet kjo,duhet qe te gjitha organet qe do zbatojne,por edhe te kontrollojne reforrmen,duhet te zgjidhen,simbas kerkesave te ligjeve dhe kushtetutes,qe u bene ,per kete reforme.Po vijoj mendimin tim-Me qenese prej fillimit dhe deri me sot,per kete reforme jane shkelur te gjithe sa thashe me lart,kjo reforme,ja dhuron drejtesine,komplet exekutivit-pra qeverise.Prandaj thuhet qe qeverija eshte e kapur me kete reforme.Kjo-perkthehet ne shqip,qe drejtesia do te behet me keq nga c’ka qene,korrupsioni,nuk do te kete frena,nga babezia,qe ti ne Nju Jork-u nuk mund ta shikosh,populli ,jo vetem qe nuk do te marre drejtesi,por do shkaterrohet (deri ne varferimin e tij te plote) dhe po ta mbyll popullorce,na rrofte e motra e burrit, qe i vuri shpatullat ,murit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*