4 vjet pas reformës energjetike, OSHEE mbyll vitin me 64 mln euro humbje

January 15, 2020 17:13

4 vjet pas reformës energjetike, OSHEE mbyll vitin me 64 mln euro humbje

Të ardhurat e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike pësuan një rritje minimale prej 2% gjatë vitit 2019 ndërsa shpenzimet u rritën me 20%, duke sjellë një rezultat final prej mbi 7.7 miliardë lekë humbje ose afërsisht 64 milionë euro, bëri të ditur kompania në aplikimin e saj për çmimin e energjisë elektrike për vitin 2020 të dorëzuar në Entin Rregullator të Energjisë. [Link]

Sipas të dhënave të kompanisë, të ardhurat e pritshme të vitit 2019 janë 58 miliardë lekë ndërsa shpenzimet 65.6 miliardë lekë. Rritja e shpenzimeve i dedikohet në një masë të madhe rritjes së kostos së blerjes së energjisë elektrike për shkak të prodhimit të paktë nga hidrocentralet e Drinit, të cilat janë nën pronësi publike, por një pjesë aspak e vogël e shpenzimeve ishte operative.

Kështu, ndërsa shpenzimet për blerjen e energjisë u rritën me 29% ose 9.7 miliardë lekë, shpenzimet operative të OSHEE u rritën me 36% ose 4 miliardë lekë. Shpenzimet operative përfshijnë pagat e shpenzime të tjera të ngjashme për makina apo karburant ndërsa investimet janë shpenzim tjetër.

“Rezultati financiar i vitit 2019 pritet të jetë një humbje prej 7.7 miliardë Lekë duke shënuar rezultatin e pare negativ pas 4 viteve me performance te suksesshme. Rritja e kostos se blerjes se energjise elektrike per shkak td thatësirës është treguesi kryesor që ka ndikuar në humbjen e pritshme pavarësisht masave të marra për uljen e kostove operacionale të shoqërisë,” shkruhet në dokumentin e aplikimit, pa sqaruar se çfarë kostosh operacionale kompania është përpjekë të ulë. Sipas të dhënave të saj, shpenzimet operacionale ishin në masën 11.4 miliardë lekë më 2018 dhe u rritën në masën 15.4 miliardë lekë më 2019, me një diferencë prej 4 miliardë lekësh ose afro 33 milionë euro më shumë.

Sipas OSHEE, shkaku kryesor i rritjes së shpenzimeve operative janë kamatëvonesat që kompania tjetër shtetërore e energjisë, KESH, i ka faturuar për detyrime të para vitit 2015.

Si pasojë e rritjes së njëhershme të të dyja shpenzimeve, ato për energji elektrike dhe ato operative, kompania pritet të mbyllë vitin me rreth 64 milionë euro humbje ndërkohë që pati realizuar fitime prej afro 15 milionë eurosh në vitin 2018 dhe po kaq, në vitin 2017.

OSHEE mori një rritje çmimi dhe u përfshi në një projekt investimi me kredi nga Banka Botërore në vitin 2015, nën supozimin se reforma, e cila solli burgosjen e mijëra shqiptarëve, do të sillte reduktimin e humbjeve në masën 14% të energjisë së hedhur në rrjet brenda vitit 2019. Por ndërsa viti 2019 mbërriti, humbjet vijojnë të jenë në masën 22% sipas vlerësimeve të OSHEE.

OSHEE ka shënuar gjatë vitit 2019 edhe  një rritje të ndjeshme të detyrimeve të paarkëtuara nga ndërmarrjet publike jobuxhetore duke sjellë një rritje të lehtë të borxheve totale që klientët i kanë kësaj kompanie. Sipas të dhënave të pjesshme të ERE, që reflektojnë situatën e gushtit 2019, borxhi total i klientëve ndaj OSHEE është 72.3 miliardë lekë ose 0.4 miliardë lekë më shumë se sa në dhjetor 2018. Shkaku kryesor i rritjes së borxhit është mospagesat nga sektori publik jobuxhetor, me një fjalë, ndërmarrjet shtetërore, kryesisht ujësjellësa. Në fillim të vitit 2014, buxheti i shtetit mori përsipër pjesën dërrmuese të borxheve të prapambetura të këtyre ndërmarrjeve ndaj OSHEE-së me supozimin se pas kësaj, këto kompani do të ishin në gjendje të paguanin faturat. Por katër vjet më pas, borxhet e këtyre ndërmarrjeve ndaj OSHEE-së kanë arritur në 10 miliardë lekë (80 milionë euro), ose dy herë më shumë nga sa ishin para krizës.

Si pasojë e këtyre vështirësive, OSHEE thotë se ka nevojë për një korrigjim në rritje të çmimit të energjisë me vlerë të përgjithshme prej 12 miliardë lekësh, e cila duhet të ndahet në katër vitet e ardhshme në masën 3 miliardë lekë në vit.

BIRN

l.h/ dita

January 15, 2020 17:13
Komento

19 Komente

  1. Loni January 15, 18:02

    Po pse rri ky drejtor me humbje…..? Sa personel mbi plan kane….sa shpenzime idiote kane bere? Po kujt ja ndjen…..

    Reply to this comment
    • Arben January 15, 19:40

      Përderisa mbush llogarinë Bahamas olsi Rama, nuk e lëviz njeri

      Reply to this comment
    • Leli January 16, 14:27

      Shikoni makinat e reja me zero km qe kane blere, shikoni zyren qendrore tek unaza. U prish ekzistuesja ku u vodhen miliona per zyra e paisje ne kohen e bastardit kriminel sali berisha dhe u rivodh me prishjen e se vjetres dhe ndertimin e se rese me zyra paisje e te gjithe luksin ne kohen e hajdutit kriminel edvin rama

      Reply to this comment
    • VD January 16, 14:56

      Ore zoteri

      Po drejtori eshte krahu i djathte i Vangjushit, dhe nje nga kontribuesit dhe hajdutet me te medhenj te oborrit te Rrahmiut. Kush ta heqi?
      Rrhamiu po ndjek hap pas hapi metodat e Saleh Plehut + Ilir Monika Sharrabajget.
      Ja kane hipur ketij populli dhe po e shkerdhejne para dhe mbrapa.

      Reply to this comment
  2. ciu January 15, 18:13

    Per like floririm peshembull keta jane lek te vogla

    Reply to this comment
  3. Dentisti January 15, 18:14

    Cfare shteti rrumpalle eshte ky i joni,qe vete ndermarjet shteterore nuk paguajne energjine elektrike te shpenzuar,qe nuk paguajne ujin,nuk derdhin kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore,ndersa kryeministri merret me barsaleta dhe mburrje planetare sikur eshte koke e madhe?
    Me vjen turp,qe e kam kryeminister Ramen,se kete lloj shteti qe ka ndertuar ai e ndertojne vetem armiqte e Shqiperise!
    Se shteti i tij ka lene jashte kontrollit mijra biznese private,gati 50% te tyre qe jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze,pra qe bejne kontrabande,nuk paguajne taksa e tatime dhe qe nuk derdhin kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore etj!
    Vetem nje shtet antiligjor dhe i korruptuar mund te katandiset ne kete gjendje skandaloze!
    Prandaj dhe ikin shqiptaret masivisht!

    Reply to this comment
  4. yyyyypppppp Xhixhi January 15, 18:30

    Rrasjani sa me fort ketij populli “idiot” se mban.
    Por, kujdes “thepin”!

    Reply to this comment
  5. Ekonomist January 15, 18:52

    Nuk ka asnje fushe te vetme ne ekonomi ku kjo qeveri te jete e suksesshme. Asnje te vetme. Vetem deshtime , humbje. Absolutisht eshte pergjegjes drejtori perkates se drejtoret e sotem jane realisht pronare qe ndermarrjen e kane prone te tyre. Me shume te drejte eshte pyetja e nje komenti –
    Sa personel mbi plan kane?
    Kjo eshte nje nga skandalet e shtrira gjithandej Shqiperise me fryrje administratash qe paguhen me fondet e investimeve. Pra shkurt, eshte nje ekonomi e shkallmuar keqazi nga nje qeverisje e deshtuar.

    Reply to this comment
    • Ilir January 16, 15:09

      Po sikur ky lajm të jetë i rremë, me qëllim privatizimin e OSSHE-së ?
      Nuk ka mundësi të ndodhë që kjo kompani të dalë me humbje , sepse Ajo doli nga kolapsi i humbjeve, dhe një mëndje e kthjellët do të deklaronte se kurrë nuk mund të falimentojë kjo kompani, kurrë !
      Duket, Edi Rama , që deri dje deklaronte me mburka se , falë ”këmbënguljes” së Tij, u arrit që OSSHE të dalë me fitim të lartë, tashmë Ai ka vendosur ta largojë këtë kompani nga Shteti, nga Publiku dhe ta bëj kurban për ndonjë oligark. Edi Rama po vepron njësoj siç bëri me Naftën, Albpetrolin. (E bëri kurban për të besuarin e vet, Alban Peza).
      V.O. : në Shqipëri po qarkullojnë grupe të monitorimit të gabinave dhe investimeve të OSSHE-së, të Aseteve të Saj, me qëllim final dorëzimin e tyre tek PRIVATI , ndryshe tek Oligarku – mik besnik i Edi Ramës.

      Reply to this comment
  6. Lili January 15, 19:12

    Jo jo, mos u mashtroni me ´humbjet’ e ture! kjo oshee eshte organizata ma fitimpruese e shqiperise per disa: energjia nuk humb sot kurkund se matet kamos pos kur nuk duan me mat! Energjia i shitet me çmim jashteakonisht nen çmimin e tregut EFT e damir fazlicit, i cili ma e rishet kete me çmim jashtezakonisht MBi cmimin e tregut! Differenca eshte per xhepat e nje grusht njereze edhe plus asaj na fakturohen neve ( gjithe keto blerje duhet te perkthehen ne vjedhje) edhe keto vjedhje qe ´nominohen humbje ketu duhet t’i paguajme prape nepermjet taxave tona!
    Sa eshte prodhuar , sa eshte shitur, sa eshteblere e ku?! Sa per fillim per pse kemi keto humbje kur gjithe ´ndryshimet’ ishin qe te permiresojme performancen e osheese!! Sa rrume ka kaluar neper lidhjet nderkombtare ?!
    Ku i kemi deputetet me hetuar kete skandal apo vetem me i ba keto pyetje?!

    Reply to this comment
  7. Lili January 15, 19:16

    Do qendrojne prape n’ate post direktoret ?! Apo Rama nuk ka cka me ba me te paaftete qe ka perzgedhur?!

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic January 15, 21:05

    Po sa eshte humbjet ne raporet te se pares reforme.?

    Reply to this comment
  9. Genti January 16, 00:09

    Kane vetem dy karakteristika: Deshtake dhe hajdute.Profesionalizmi dhe zotesia jane te panjohura per ta.

    Reply to this comment
  10. Arbri January 16, 11:34

    Borxhet e ndermarrjeve/institucioneve shteterore ndaj OSHEE-së kanë arritur në 10 miliardë lekë (80 milionë euro), ose dy herë më shumë nga sa ishin para krizës. Po mire mo keta drejtoret e ketyre institucioneve publike qe nuk paguajne dritat pse nuk I fusni ne burg per shperdorim detyre. Keto institucione a bejne ndonje buxhet te institucionit persa I perket shpenzimeve dhe a parashikojne shpenzime energjie? Pa cfare lesh shtetit eshte ky, pra problemi nuk qenkan qytetaret por vete institucionet e shtetit. Nje qytetar mos ta paguaj energjine e kalbni ne burg, dhe qytetaret shqiptar peshtyjne gjak per te paguar dritat dhe per te qene korrekt me shtetin, ndersa shteti abuzon ne menyren me te keqe dhe me te ndyre duke mos paguar vete dritat. Prokuroria a SPAK-u cfare leshi jane keta duhet ti hetoj keto gjera se jane miliona EURO qe abuzohet.

    Reply to this comment
    • Berati January 16, 13:05

      Arber po i kalove 30 mije leke pa paguar ja hodhe nuk te fut njeri brenda ama po si kalove beje gati litarin. Skini pare gje akoma.

      Reply to this comment
  11. Filoeuropiani January 16, 12:02

    Edhe nje PPP tjeter

    Reply to this comment
  12. shoku January 16, 13:00

    Eshte sa komplekse, aq dhe e thjeshte te menaxhosh nje sistem te tere te energjise elektrike, qe nga hidrocentralet e deri te pagesat.
    E para nuk duhet qe 70% e energjise te merret nga Zoti (shiu), pasi ndryshimet klimeterike, sidomos ne zonen ku gjendet Shqiperia ka rritur ditet me diell, te nxehta dhe te ftohta njekohesisht (presioni i larte i Azoreve, ai Afrikan dhe ai siberian per te ftohtin). Ketu kerkohet menaxhim te baseneve, pasi shirat qe bien kane karakter rrebeshi, te forte dhe ne shkurter ne forme stuhish tropikale. Nje varesi e tille te ben qe te ngresh syte nga qielli.
    E dyta: sistemi i shperndarjes, ka shume probleme. Akoma evidentohen humbje (jo te vogla ne rrjete).
    E treta: arketimi i energjise se konsumuar. Eshte theres te shikosh pensioniste ne rradhe per te paguar ditat, ku akoma ka biznese, individe te “fuqishem” e per me teper shtetin qe paguajne e qe konsumojne 2-fishin e energjise qe konsumon populli.
    E katerta: shpenzimet, qofshin operative, qofshin ne planin e investimeve, apo cilindo ze qe prekin. Duhen te menaxhohen me kujdes dhe me efikasitet.
    Ne nje vend tjeter (jo Shqiperia), probeleme do te kishte, por jo si keto.
    Faleminderit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*