Katerina Tikhonova është vajza e fshehtë e Vladimir Putinit

November 28, 2017 22:18

Katerina Tikhonova është vajza e fshehtë e Vladimir Putinit

Agjencia “Reuters” ka raportuar se kolegët e Katerina Tikhonova, nga Konfederata Botërore Rock’n’Roll (WRRC), kanë konfirmuar se ajo është vajza më e re e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Reuters e ka cituar zëvendëspresidentin për çështje juridike të WRRC-së, Manfred Mohab, duke thënë në një intervistë të pardjeshme, se ai e ka ditur këtë gjë duke punuar me Tikhonovën së bashku në presidencën e kësaj konfederate.
I pyetur se nëse e ka ditur se Tikhonova ishte vajza e Putinit, ai tha: “po, e njoh atë, po natyrisht”. I pyetur për të dytën herë ai është përgjigjur “po”. “Reuters” thotë se Kremlini dhe Tikhonova nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.
Në janar të vitit 2015, RBC e Rusisë ishte kompania e parë mediale që ka shkruar për Tikohonvën, përkundër refuzimit të gjatë të Kremlinit për të konfirmuar detaje për familjen e presidentit rus.
Katerina Tikhonova, 31-vjeçare, raportohet se e përdorë mbiemrin e trashëguar nga gjyshja e saj. Ajo ka shërbyer si zëvendëspresidente për zgjerim dhe marketing e WRRC-së dhe është thënë se i ka udhëhequr projektet e financuara publike në Universitetin shtetëror të Moskës.
November 28, 2017 22:18
Komento

1 Koment

  1. Affiliate February 23, 01:35

    It’s going to be end of mine day, but before end I am reading this
    fantastic paragraph to improve my know-how.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*