Kathimerini: “Ngrin” marrëveshja me Tiranën, Meta heziton të firmosë

July 7, 2018 15:12

Kathimerini: “Ngrin” marrëveshja me Tiranën, Meta heziton të firmosë

 

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot për një ngrirje të përkohshme të negociatave mes Tiranës dhe Athinës deri sa të zgjidhet çështja kritike me Maqedoninë.

Ndërkohë, duke rreshtuar disa arsye të tjera të “ngrirjes” së negociatave, “Kathimerini” nënvizon se përveç dimensionit politik të çështjes, negociatat me Shqipërinë shpesh janë të komplikuara nga balancat e ndjeshme politike në vendin fqinj.

Por theksohet se negociatat mes Athinës dhe Tiranës do të vazhdojnë, në veçanti, ato mes komisioneve që merren me përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike të të dy vendeve, ndërsa përmendet edhe hezitimi i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për marrëveshjen e detit

Sipas gazetës greke, presidenti shqiptar Ilir Meta duket mjaft skeptik rreth miratimit të kësaj marrëveshje, ndërsa kryeministri Edi Rama është më i gatshëm për të ecur përpara.

Çështja “Çamëria”, është komunikuar në mënyrë të përsëritur nga pala greke, se nuk është pjesë negociatash.

Në këtë kohë, megjithatë, janë ndërmarrë hapa individualë për çështje me prioritet të ulët, siç janë heqja e çmimeve konsullore (për shqiptarët) ose njohja e lejeve të drejtimit.

Ndërkohë që çështja e ushtarëve të rënë gjatë luftës greko-italiane në vitet 1940-41 është në proces.

“Në përputhje me atë që është deklaruar nga udhëheqja e Ministrisë së Jashtme, është bërë përparim edhe në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicës etnike greke në Epirin e Veriut.

Çështjet në pritje përfshijnë heqjen e ligjit të luftës, si në anën greke dhe në anën shqiptare, pasi ajo përfshin disa vështirësi ligjore”, përfundon “Kathimerini”.

a.s/dita

July 7, 2018 15:12
Komento

8 Komente

  1. Arben July 7, 15:18

    Ilir meta, ndoshta e ben see eshte mafioz, DHE kushedi

    Cfare kerkon ne kembim, por fakti eshte qe marreveshja

    NUK duhet te kaloje pa u celur gjykata Kushtetuese.

    Eshte nje marreveshje qe ndoshta do shtrije ndikimin

    Per 50 vitet e ardhshme, NUK mund ta kalojne

    Si derri ne thes. Kush mind te kete kundershtuan

    Duhet te mund ta ankoje ne Kushtetuese para se te hyje

    NE fuqi.

    Reply to this comment
  2. Stuhia July 7, 16:08

    Po ne fillim duhet ngritur Gjykata Kushtetuesse pastaj “Marreveshja me Greqine”.
    Qeveria ka nevoje per nje fre!!!

    Reply to this comment
  3. drini July 7, 18:11

    nese cameria hiqet dhe nga tekstet shkollore me mire mos nenshkruhet…cfaj u patem grekeve qe na masakruan vetem pse ishim shqiptare

    Reply to this comment
  4. Nene Pashako . July 7, 23:11

    Me ato kushte kundertuese qe ka greqia nuk duhe pranuar. Meta te vendosi JO-ne.
    Pa ato qe jane legjitime per shqiperine;Kufiri detar, Gjendia e luftes,Vorezat greke e tj.s’ka mareveshie.
    Nene Pashako.

    Reply to this comment
  5. info analitike July 8, 08:58

    E shikoni more shoke se si po zhvillohen keto “negociata”? Tani me sa kuptohet Likja i ka vene veton dhe do t’ia kete ngritur goxha pazarin. Greket kujtuan se duke u marre vesh me rilindjotet do ta kishin fushe me lule nenshkrimin e nje marreveshje qe i nxirrte goxha te fituar, por ja qe u doli edhe Likja ne pazar e tani cdo gje nderlikohet. Greket kujtuan se duke hedhur ca kocka si heqja e ligjit te luftes, taksat konsullore, dhe ceshtjen e Vorio Epirit do ta ksihin te lehte te kapnin thelat e majme. Nuk e kishin gabim duke pasur parasysh se me cfare delexhinjsh hajdute ordinere negocionin. Karvani i budallenjve te partise le te brohorase si zakonisht.

    Reply to this comment
  6. ganiu July 8, 12:08

    E rëndësishme është të bllokohet, ska rëndësi nga kush, pastaj të veprohet nga shoqëria civile. Që në fakt nuk egziston.

    Reply to this comment
    • Arben July 8, 13:40

      Per tu bllokuar nuk ka shance.

      Kemi 100 e kusur vite qe i themi derrit dajo,

      tani nuk duhet te habitemi nga pasojat.

      nuk kemi pare gje akoma, deri ne anetaresim

      uropian, do te na duhet te ulim deri dhe breket.

      Vetem si skllever na pranon evropa kurve.

      Reply to this comment
  7. Pellazgos July 8, 13:50

    Po zoti Ganiu dhe info analitike,beni bllokade Greqise,mbyllni kufijte mos te arratisen te vijne ne “Parajsen e Erdoganit” te quajturen Alnania,mos i shfrytezoni mundesite tuaja dhe te Grekeve por mbathjani per Ameriqi,ne Gjermania,ne Angli per nje “Jete me te Mire”
    Kur te kuptoni zoti ganiu qe Atdheu “tuaj” i quajture Epir dhe Skenderbeu Epirote dhe jo Arnaut,Arvanos,Alvanos,Arveresh atehere nuk do perpiqeni ta hiqni termin Vorio Epir te krijuar nga Fuqite e Medha.
    Historia dhe nderimi i Saj eshte dinjitet,detyre,nder,dashuri.
    Cfare vlere ka ky vend kur merr udhezime nga Turqia dhe kujton se vendet arkeollogjike te Periodhos Helenike per mijera vjet nuk kane te bejne me popullsine e ketij vendi krenare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*