Kathleen Imholz: Reforma në Drejtësi jo për buzëqeshjen e Brukselit

November 21, 2015 18:39

Kathleen Imholz: Reforma në Drejtësi jo për buzëqeshjen e Brukselit

Juristja amerikane Kathleen Imholz, që ka jetuar dhe ka punuar në fushën e Drejtësisë në të gjithë vitet e tranzicionit në Shqipëri,shprehet se Reforma në Drejtësi duhet bërë për shqiptarët dhe jo kënaqësinë e Brukselit.

Qasja e Komisionit Parlamentar ka qenë e duhur, pa përfshirë këtu procesin e “ekspertëve” vendas si dhe të organizatave ndërkombëtare (OSBE, OPDAT, EURALIUS, Komisioni i Venecias etj.,), por me gjithë avantazhet e kësaj qasjeje, ajo krijon një produkt të “mjegullt”. Kur merremi me diçka, që ka aq shumë rëndësi për popullin shqiptar, jo vetëm që nevojiten thjeshtësi dhe qartësi, por edhe drejtimi nga përfaqësuesit e popullit, d.m.th., Qeveria, duhet të jetë i duhuri. Përfituesi kryesor i “Reformës” duhet të jetë pa tjetër populli shqiptar, i zhgënjyer nga Drejtësia, e cila që nga fillimi i tranzicionit ka sjellë probleme. Ndaj, kënaqësia e Brukselit, si dhe miratimi i organizatave ndërkombëtare, nuk ka asnjë lidhje me këtë”, thekson Kathleen Imholz për BIRN.

Drejtësia shqiptare ka shumë korrupsion, pak profesionalizëm dhe nepotizëm dhe këto tre fjalë të bëjnë të kuptosh më së miri mendimin e znj. Kathleen Imholz për sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.

Nuk mund të mohohet se ka shumë korrupsion dhe mungesë profesionalizmi, si dhe nepotizëm, ‘akrobacillëk’, klientelizëm dhe pandershmëri në sistemin e drejtësisë (por e shmang fjalën tuaj “degjenerim”, e cila më duket shumë emocionale dhe jo e saktë). Por, n.q.s. vetëm Parlamenti miraton një seri të gjatë (dhe të mjegullt) ndryshimesh të ligjeve si dhe Kushtetutës, me ose pa referendum popullor, asgjë nuk do të ndryshojë ose do të ndryshojë për të keqen (duhet koha e nevojshme për ndryshimet dhe institucione të reja)”, tha juristja amerikane Kathleen Imholz.

November 21, 2015 18:39
Komento

11 Komente

  1. rita November 21, 19:18

    mesazh i drejte per gjithe forcat politike ne vend per te mos e konsideruar me sistemin e drejtesise si prone te tyre, kjo teme jetike per te ardhmen e vendit kerkon bashkepunim te madh politik vullnet dhe deshiren e madhe per te ndertuar nje sistem te mirellifte dhe ekuivalent me ate te nje shtetit te mirefillte demokratik, i cili pretendon te jete pjese e strukturave mbi europiane.

    Reply to this comment
    • bani November 21, 19:21

      Te shpresojme qe do behet me e mira per drejtesine shqiptare duke qene se kjo reforme jetike ka mbeshtetjen edhe te figurave te rendesishme te politikes nderkombetare

      Reply to this comment
      • tiku November 21, 19:25

        Reforma ne drejtesi eshte imediante dhe e lidhur ngushte me integrimin ne Bashkimin Europian. Kjo ceshtje kaq e rendesishme eshte kthyer ne nje tematik prioritare per qeverine prej se ciles nevojitet nje impenjim me i madh per ta cuar perpara dhe drejt zgjidhjes perfundimtare ref. ne drejtesi.

        Reply to this comment
        • tirana November 21, 19:31

          me sistemin e drejtesise shqiptare duhet shume pune pasi te gjithe jemi koshiente per nivelin e larte te korrupsionit, nje ore e me pare duhet te marre jete kjo reforme jetike per te ardhmen e vendit

          Reply to this comment
  2. LORA November 21, 23:12

    Kjo juristja amerikane qe paska punuar ne fushen e dreqesise ,ne te gjitha vitet e tranzicionit,,,po n’a tregoka ate qe shqiptaret e dijne dhe vuajne pothuaj te gjithe dhe qe artikulojne qarte si nje shqetesim madhor edhe ketu ne Dita,sa here qe hyjne lajme per reformen ne drejtesi.
    Me kaq sa thote lajmi ,nuk kuptoj se perse qenka paguar kjo zonje ,per me shume se dy dekada,,,,apo per te bere rojtaren vigjilente te ruajtjes se statukuose se llallerise dhe te korporates kriminale “gjin gjoni”.
    TUNG.

    Reply to this comment
    • Lleshi November 21, 23:56

      Per te implementuar padrejtesine shqiptare , planin Rajerson – Berishovic-Beogradovic ! Per kete ka punuar ! Per drejtesine e plepave dhe te krimit !

      Por sarkazma me e madhe eshte ne ate , se Imholzet dhe Lu-te flasin per drejtesine dhe kriminalizimin , per te cilat jane kujdesur vete me aq kembengulje dhe hollesi !

      Reply to this comment
  3. Pellumb Zaimi November 21, 23:57

    Reforma ne drejtesi nuk mund dhe nuk do te behet realitet me institucione dhe ligjvenes te korruptuar dhe me moral jashte tradites me te mire te shqiptarizmit .E drejta nuk mund ta gjeje vendin e vet nga politikane te korruptuar dhe jo patriote. E drejta nuk mund te vendoset nga njerez te shtrember. E drejta mund te buroje vetem nga populli. E drejta nuk eshte kategori politike dhe akademike por piksepari dhe mbi te gjitha kategori patriotike dhe morale. Njerezit me moral te dobet nuk mund ta bejne drejtesine te forte. Njerezit pasanike te politikes dhe te drejtesise nuk mund tja servirin te drejten te varfrit . Do shohim vetem nje reforme te qepur me copa te reja dhe nuk do te shohim kurre nje drejtesi te veshur me kostumin e se vertetes . Mos u ngopni me iluzione te rreme nga ata qe kane frike te verteten dhe nga ata qe jane bere milionere duke u fshehur nga e verteta e krijimit te pasurise se tyre ?Tung !

    Reply to this comment
  4. Pellumb Zaimi November 22, 00:08

    Te pasurit nuk mund ta japin drejtesine per te varfrit sepse nuk mund te shesin lirine e krijimit te pasurise se tyre mbi kurrizin e te varferve? Reforma ne drejtesi nuk mund dhe nuk do te behet realitet me institucione dhe ligjvenes te korruptuar dhe me moral jashte tradites me te mire te shqiptarizmit .E drejta nuk mund ta gjeje vendin e vet nga politikane te korruptuar dhe jo patriote. E drejta nuk mund te vendoset nga njerez te shtrember. E drejta mund te buroje vetem nga populli. E drejta nuk eshte kategori politike dhe akademike por piksepari dhe mbi te gjitha kategori patriotike dhe morale. Njerezit me moral te dobet nuk mund ta bejne drejtesine te forte. Njerezit pasanike te politikes dhe te drejtesise nuk mund tja servirin te drejten te varfrit . Do shohim vetem nje reforme te qepur me copa te reja dhe nuk do te shohim kurre nje drejtesi te veshur me kostumin e se vertetes . Mos u ngopni me iluzione te rreme nga ata qe kane frike te verteten dhe nga ata qe jane bere milionere duke u fshehur nga e verteta e krijimit te pasurise se tyre ?Tung !

    Reply to this comment
  5. Kris 1 November 22, 14:30

    sakt zoti Pellumb,
    Pasi ngjyrosi fasadat e ministrive rilindja do ti fuse nje dore boje uji dhe fasades se drejtesise.Me shiun e pare kjo bojatisje reformuese do te shplahet.Ne prape do kenaqemi Nen higjenes e plepave

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim