Kavajsë, arrestohen 2 kushërinjtë në kërkim për vrasje në tentativë

March 20, 2016 07:34

Kavajsë, arrestohen 2 kushërinjtë në kërkim për vrasje në tentativë

Janë ndaluar sot nga policia e Kavajës , dy persona të cilët dy ditë në parë, në vendin që njihet si rruga e Qelqit në Kavajë në ambientet e një  palestre,  pas një zënke për motive të dobëta, dy shtetasit David  Xhihani 30 vjeç dhe  Arben Xhihani 29 vjeç , të cilët janë dhe kushërinj të parë , janë konfliktuar fizikisht me  shtetasin S. F.

Në konflikt e sipër, shtetasi Arben Xhihani ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, shtetasin S. F .

Nga të shtënat e armës së zjarrit shtetasi S. F. është plagosur në këmbë dhe është  jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit e dyshuar si autorë , u identifikuan nga policia që në momentin e parë të ndodhjes së  ngjarjes dhe u shpallën në kërkim ku u kapen dhe sot është bërë i munfur ndalimi i tyre.

Nga veprimet  hetimore të kryera rezultoi se përveç kushërinjve Xhihani,  bashkëpunëtor dyshohet të jetë  dhe shtetasi Lorenc Merkoqi 24 vjeç, i përfshirë në këtë ngjarje, i cili u ndalua gjithashtu.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit  pistoletë tip Z-Stava dhe tre fishekë.

Mbi ta rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje’ të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative”  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit“.

March 20, 2016 07:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*